Alves: Është privilegj të luaj krahas Henry

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka deklaruar se bashkë-lojtari i tij, Thierry Henry, nuk do të rikthehet në Angli.
Sulmuesi legjendar i Arsenalit është lidhur së fundi me rikthim në Premierligë, ku më së shumti është përmendur emri i Manchester Cityt. “Sigurisht se ai është i lumtur që luan në Barcelona, sipas meje ai është një talent i jashtëzakonshëm i cili jep shumë për ekipin. Mendoj se të luaj me të dhe të jem kolegë është privilegj për mua”, ka thënë braziliani.“Nga ajo që di, ai është i lumtur në Barcelona dhe nuk mendon për rikthim në Premierligë. Për momentin ai mendon të mbetet në Barcelona”, ka shtuar Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...