Gjermania turpërohet nga Norvegjia

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Kombёtarja gjermane e ka filluar me humbje vitin 2009, pasi u mposht me rezultat minimal prej 1-0 nё miqësoren përballё Norvegjisё.
Djelmoshat e trajnerit Joachim Low nuk arritën tё gjejnë portёn edhe pse kishin përballё njё kundërshtarё jo shumё tё fuqishëm. Fati i ndeshjes sё zhvilluar nё Dusseldorf u vendos nga njё gol i shёnuar nga Christian Gindheim nё minutën e 6-tё tё ndeshjes. Nga ndeshjet tjera interesante, Bregu i Fildishtё ka arritur tё barazojё përballё Turqisё nё çastet e fundit tё ndeshjes. Turqit kishin kaluar nё epërsi me golin e Gokhan Unal pas 11 minutash lojё, ndërsa rezultatin e barazoi sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba. Barazim 1-1 kanё luajtur edhe Zvicra përballё Bullgarisё dhe Holanda ndaj Tunisisё. Kroacia ka arritur tё mposhtё Rumaninё me rezultat 2-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...