Haan i kënaqur me një pikë

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Në kundërshtim me atë që pritej, trajneri i Përfaqësueses shqiptare Arie Haan është shprehur i kënaqur me barazimin e skuadrës kuqezi përballë përfaqësueses më të dobët në grup, asaj të Maltës.
Duke folur për SuperSport, Haan nuk ka hezituar edhe t’i kritikojë futbollistët e tij. Holandezi tha se sulmi dhe mesfusha qëndruan shumë larg në pjesën e dytë dhe kjo ishte një e metë e madhe për Kombëtaren tonë. “Jam i kënaqur me rezultatin duke parë ndeshjen që luajtëm në 45 minutat e dyta, dhe gjatë 45 minutave të dyta u munduam ta ruajmë rezultatin”, ka theksuar Haan. Trajneri ka bërë edhe një koment për paraqitjen pozitive të Gilman Likes, ndoshta më i miri i kombëtares kuqezi. “Sot ishte në një pozicion të mire në një ndeshje të vështire. Në pjesën e dyte menduam më shumë për barazimin. U kam thënë lojtarëve që duhet të stërviten sa më shumë për të qenë në një gjendje sa më të mire fizike”, përfundoi holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...