Nënkampionët botërorë mposhten në Velodrome

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Takimi miqësor i zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin e Marseille, Stade Velodrome, ndërmjet përfaqësueses së Francës dhe asaj të Argjentinës ka përfunduar me rezultat prej 2-0 në favor të të zgjedhurve të legjendës Diego Maradona.
Përfaqësuesja e Argjentinës ishte skuadër dominuese në këtë përballje duke mos i lënë asnjë hapësirë francezëve, të cilët ishin të pafuqishëm, pavarësisht se luanin në teren vendas. Argjentinasit shënuan nga një gol në të dyja pjesët. Jonas Gutierrez krijoi epërsinë për mysafirët pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’), ndërsa Lionel Messi dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë (83’), pasi pranoi një pasim nga Carlos Tevez. Kjo humbje duhet ta alarmojë Federatën Franceze të futbollit se ka ardhur koha që t’i tregohet dera trajnerit Raymond Domenech, i cili në asnjë mënyrë nuk po e gjen formulën e fitores.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...