Spanja: Ne jemi kampionët

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Skuadra kampione e Evropës, Spanja, ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 kundër përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillës.
Spanjollët ishin skuadër më e fuqishme në fushë duke bllokuar të gjitha repartet e anglezëve, të cilët në pjesën më të madhe të ndeshjes nuk mund të gjenin hapësira për të arritur deri te porta kundërshtare. Sulmuesi i Valencias, David Villa, krijoi epërsinë për kampionët duke shmangur dy mbrojtës anglezë për ta mposhtur portierin James (36’). Epërsinë e dyfishoi i inkuadruari në vend të Torresit, Fernando Llorente, i cili kërceu më së larti brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas krosimit të Xavit, dhe me kokë shënoi në portën e portierit Green (83’). Rastin më të mirë për Tre Luanët e pati debutuesi Carlton Cole, i cili pranoi një superpasim nga David Beckham, megjithatë dështoi të shënonte në portën e Spanjës, pasi Marchena shpëtoi gol të sigurt. Edhe pse takim miqësor, kjo përballje dëshmon se pse Spanja vazhdon të kryesojë në rangimet e FIFA-s për tetë muaj rresht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...