Wenger: Arsenali do të jetë fitues sezonin e ardhshëm

dardanmiftari | Saturday, June 13, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se ekipi i tij do të sjellë medalje në Emirates në sezonin e ardhshëm, për të parën herë në katër vite.
“Çfarë kanë arritur tashmë këta lojtarë në atë moshë, është e pashpjegueshme. Ata lojtarë janë fitues, ata do të zgjerohen dhe ata janë shumë, shumë të ri. Të jesh në top katërshen evropiane dhe të rikthehesh mbi Aston Villan nga tetë pikë disavantazh, është e mrekullueshme. Besoj se e ardhmja duket shumë e ndritshme”, ka thënë Wenger. “Ne kishim William Gallas, Gael Clichy, Emmanuel Adebayor, Theo Walcott dhe Cesc Fabregas jashtë fushe për një kohë të gjatë. Dhe Tomas Rosicky nuk luajti asnjë ndeshje këtë sezon. Mund ta besoni? Dhe kjo është pse unë besoj se ajo që kemi arritur është e mrekullueshme”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...