Kaka: Reali do të luajë më mirë me Ronaldon
Superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka thënë se ai është i gatshëm të luajë krahas Cristiano Ronaldos, pasi portugezi është rikuperuar nga lëndimi.
Ronaldo kaloi më shumë se një muaj jashtë fushe si pasojë e lëndimit të nyjës, prandaj Kaka është i entuziazmuar që bashkëlojtari i tij do t’u ndihmojë Mbretërve të luajnë më mirë. “Do të luajmë më mirë me Cristiano Ronaldon, kjo është e kuptueshme. Ai i jep një shtytje skuadrës, ai do të na ofrojë më shumë kualitet, dhe një lojtar aq i kompletuar do të jetë shumë i dobishëm”. “Ne jemi miq edhe jashtë fushe- duam të bëjmë të njëjta gjëra, dhe derisa e gjithë bota e di se Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është edhe një mik i shkëlqyer po ashtu”, i ka thënë Kaka televizionit amerikan Gol TV. Braziliani ka thënë edhe disa fjalë për derbin e të dielës kundër Barcelonës, për të cilin konsideron se do të jetë i bukur, ndërsa sipas tij nuk ka favorit. “Në ndeshje të këtilla nuk ka favorit. Barcelona është skuadër shumë e fortë, e rrezikshme dhe ka disa lojtarë të shkëlqyer- nuk ka dyshim për këtë”. “Ne duhet të shfaqim lojën tonë, ne jemi Real Madridi dhe duhet të mundohemi dhe të jemi skuadër dominuese në çdo ndeshje”, ka shtuar Kaka.
Category: Futboll

















0 Komente