Edhe Henrik Larson bëhet trajner
Ish-lojtari i Manchester United dhe Barcelonës, Henrik Larson, do të jetë trajneri i ri i klubit Landskrona, që luan në ligën e dytë suedeze.
Larson ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me Landskrona, ekipi i cili përfundoi në pozitën e tetë të ligës së dytë suedezi.Sulmuesi kishte luajtur për rivalin regjional të Landscrona, Helsingborg, deri në muajin nëntor, kur edhe hoqi dorë nga loja aktive, por vetëm për të ndërruar pozitën.Larson ishte fitues i Këpucës së Artë në Evropë në sezonin 2000-2001 kur shënoi plot 35 gola për Celticun në kampionatin skocez. Suedezi mbajti edhe fanellën e Barcelonës, ndërsa pati edhe një aventurë të shkurtër me Manchester United.
Category: Futboll

















0 Komente