Dy skuadrat zikaltër, Atalanta dhe Inter, janë takuar të dielën në Bergamo për ndeshjen e javës së nëntëmbëdhjetë në Serie A, më ç’rast kampionët italianë kanë pësuar humbjen e dytë të sezonit, pas humbjes në San Siro nga Milani. Vendasit i shokuan Nerazzurët që në pjesën e parë, pasi që arritën të shënojnë tri herë. Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi Sergio Floccari (18’), i cili pranoi një top brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u rrotullua për ta shmangur Cordoban dhe e mposhti portierin Cesar. Dy golat e radhës i takuan kapitenit, Cristiano Doni, i cili u shënua dy herë në listën e golashënuesve (28’ dhe 33’) për t’i fundosur shpresat e Interit që në pjesën e parë të takimit. Edhe në gjysmëlojën e dytë skuadra vendase ishte dominuese në pjesën më të madhe të kohës, mirëpo me gjithë rastet e shumta, Atalanta nuk pati fat të shënonte më shumë gola.
Kaka ka firmosur per te shkuar tek Mancester City. Keshtu shkruan e perditshmja britanike “Daily Star” e cila i referohet drejtorit sportiv te Milanit, Eriedo Braida. Ky i fundit u ka rrefyer dje ne mbremje disa aksionereve te klubit kuqezi kalimin e Kakase tek klubi anglez.
“Ka firmosur”, eshte shprehur Braida sipas gazetes. Nderkohe vete Kaka ka evituar te komentoje kete ceshtje.
Dwyane Wade ka shënuar 32 pikë për t’i ndihmuar Miami Heat të mposhtë me lehtësi ekipin Oklahoma City Thunder, ndeshje që përfundoi me rezultat 104-94. Wade, i cili është edhe shënuesi më i mirë i ligës, kontribuoi edhe me 10 asistime. Udonis Haslem shënoi 11 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Yakhouba Diawara, i cili zëvendësoi të lënduarin Shawn Marion, e përfundoi ndeshjen me 14 pikë.
Kevin Durant arriti 31 pikë dhe Jeff Green 22 për Oklahoma City Thunder, të cilët kanë vetëm tetë fitore këtë sezon dhe 34 humbje.
Bayern Munich dhe Koln kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit gjerman Lukas Podolsky, i cili më 1 qershor do të kthehet tek ish-klubi i tij. Mëngjesin e sotëm marrëveshjen e kanë pohuar të dyja palët, pas disa javësh negociata. Podolski do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë tek Koln deri në vitin 2013.
Sulmuesi gjerman nuk mundi të luftojë për vend të fillestarit tek ekipi aktual i Bayernit, andaj kishte kërkuar të transferohej, sipas mundësive tek ish-kubi i tij.
Asnjëra palë nuk ka dashur ta zbulojë shumën e saktë të transferimit dhe vetëm kanë pohuar se është arritur edhe një marrëveshje që dyja ekipet të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore.
Lideri i La Ligës, Barcelona, raportohet se është tronditur nga kërkesat e portierit Victor Valdes për kontratën e re. Sportivja spanjolle Sport, shkruan se Valdes kërkon 8 milionë paunde në vit, një pagë e barabartë me atë të cilën e merr Iker Casillas tek Real Madrid.
Valdes është në 18 muajt e fundit të kontratës së tij dhe burimet e afërta me negociatorët thonë se dy palët janë “shumë larg” nga arritja e marrëveshjes.
Qëllimi i Diegos ishte kalimi i një nate në hare dhe me shoqërimin e dy miqve të tij. Situata e pa hijshme është mbyllur në natën mes të së shtunës dhe të dielës edhe atë në ora dy pas mesnate, kur tre polic e kishin ndalur Diegon dhe në dorë ia kishin dhënë alkotestin, shkruan Bild.
Braziliani nuk kishte shkëqlyes sikurse në fushën e futbollit dhe në gjakun e tij kishte 0.8 promil alkool. Diego ka tentuar ti arsyetohet policisë duke thënë: " Kam konsumuar disa gota verë. Por jo më shumë se sa lejon ligji". Megjithatë ligji në gjermani lejon 0.5 promil alkool në gjak dhe gjithsesi edhe kalimet në të kuqen, të cilën Diego e kishte bërë në disa raste. Sipas Bildit, krahas asaj se ky kishte kaluar në të kuqen, Diego me miqtë e tij në një shenjë të dritave ishte ndalur dhe këtë e kishte shfrytëzuar që të del nga makina për të vallëzuar në rrugë edhe atë para qytetarëve të rëndomtë të Bremenit. Pasi që ishte legjitimuar Diego ishte lënë i lirë dhe me makinën e tij ishte drejtuar rrugës e cila e shpiente në banesë. "Policia më lejo të mbajë patent shoferin. Bënë një punë të shkëlqyeshme. Më vjen mirë që jetoj në një qytet të sigurt siç është Bremeni", ka deklaruar Diego, të cilit e pret një gjobë me të holla dhe dënimi me pikë ndëshkuese si dhe mos pasje një muaj të drejtë të drejtojë makinën.
Skuadra e Interit ka vendosur të luftojë me Manchester United dhe Real Madrid për të fituar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo. “Sportmediaset” njofton se Nerazzurët dëshirojnë ta rrëmbejnë Ronaldon, ndërsa për këtë punë e kanë angazhuar Jorge Mendes, i cili është edhe agjent i tij dhe i Jose Mourinhos.
Javën e kaluar, “Il Corriere Dello Sport” njoftoi se Mourinho dhe Ronaldo kishin pasur një takim sekret për të diskutuar planet e tyre në të ardhmen.
Sido që të jetë, trajneri Sir Alex Ferguson ka thënë se cilado skuadër që e dëshiron superyllin portugez duhet t’u paguajë 120 milionë euro Djajve të Kuq.
Presidenti i skuadrës zikaltër, Massimo Moratti, do të bëjë gjithçka për ta sjellë fituesin e Topit të Artë në Giuseppe Meazza nëse dëshiron Ligën e Kampionëve.
Ndërsa për ta bërë këtë duhet të luftojë edhe me skuadrën e tij aktuale edhe me Mbretërit nga Madridi, të cilët janë preferenca kryesore e lojtarit.
Dy figurat kryesore të Milanit, presidenti Silvio Berlusconi dhe menaxheri gjeneral Adriano Galliani, janë takuar të bisedojnë për shitjen e superyllit brazilian Kaka te Manchester City për një vlerë prej 110 milionë eurosh.Së shpejti pritet edhe arritja e babait të lojtarit, Bosco Leite, ndërsa në bisedime do të përfshihen edhe vetë lojtari dhe agjenti i tij, Oscar Damiani Ndërkohë tifozët e Milanit kanë dërguar mijëra letra në shtëpinë e Kaka, me shpresën që idhulli i tyre të mos largohet. Një grup protestuesish kanë marshuar përpara zyrave kryesore të skuadrës në Via Turati. Pritet që ky numër të shtohet edhe më shumë, pasi që është caktuar që sot në orën 18:00 të dilet në protesta kundër shitjes së Kaka.

















