Pas ofertës së Manchester Cityt prej 107 milionë funtesh për yllin e Milanit, Leite Kaka, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar rivalët e qytetit, por edhe klubet tjera, se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje për asnjë çmim.
Ditë më parë filluan të qarkullojnë spekulime se Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 115 milionë euro për transferimin e yllit portugez. Mirëpo, Ferguson është i vendosur të mbajë 23 vjeçarin në Old Trafford. “Nëse Kaka vlen 100 milionë funte, atëherë Ronaldo dhe Lionel Messi vlejnë po aq.Por, Cristiano sapo është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë para atyre dy, andaj mund të themi se vlen më tepër – 120 milionë funte.Megjithatë, nuk ka shans për ndonjë marrëveshje dhe ky është qëndrimi i pronarëve dhe i imi. Cristiano ndihet shumë mirë me ne”, deklaroi Ferguson të hënën për tabloidin anglez Daily Star.“Kemi punuar shumë për të arritur sukses dhe mendoj se edhe Ronaldo e kupton se ka fituar çmimet individuale, pasi është futbollist i Manchester Unitedit”, përfundoi ai.
"AS" shkruan se David Beckham ka thënë që arsyeja që Kaka nuk ka pranuar të transferohet te Manchester City, është se superylli brazilian dëshiron të luajë për Mbretërit e Real Madridit.
E përditshmja sportive ka nxitur spekulime të radhës për diçka që tashmë duket e pamundur duke llogaritur refuzimin e milionave që e bëri Kaka për të qëndruar në San Siro.Sipas “AS”, braziliani e ka pyetur Beckhamin për kohën të cilin e ka kaluar në Real Madrid dhe se mesfushori anglez është i bindur që Kaka dëshiron të luajë për Los Merengues.“Kaka dëshiron të shkojë në Real Madrid dhe jo te City. Mendoj se në qershor ai do të luajë për Realin. Mendoj se dikush i ka bërë telefonatë dhe ai e ka marrë vendimin”, është cituar t’i ketë thënë një miku Beckham.
Amerikania Serena Williams ka bërë një start të shkëlqyeshëm në Australian Open duke mposhtur kinezen Yuan Meng 2-0 në sete (6-3 6-2).Williams, e cila është kampione e trefishtë e këtij turneu (2003, 2005 dhe 2007), siguroi fitoren brenda 75 minutash, duke u treguar tepër e mirë për Yuan e cila bëri 31 gabime të padetyruara.Edhe Venus Williams i është bashkuar motrës më të re në rundin e dytë, pas fitores në dy sete ndaj gjermanes Angelique Kerber (6-3 6-3). Venus është në kërkim të titullit të parë në Melbourne Park.
Roger Federer ka bërë hapin e parë drejt arritjes së rekordit për titullin e katërmbëdhjetë Grand Slam me një fitore kundër italianit Andreas Seppi në raundin e parë të Australian Open në Melbourne.Federer dëshmoi se është në formë të mirë duke fituar të tria setet ndaj Seppit. Zvicerani 27-vjeçar e filloi turneun e sivjetmë me një fitore bindëse të setit të parë (6-1). Seppi bëri një performancë më të mirë në setin e dytë dhe të tretin, megjithatë në fund Federer doli fitues (7-6 dhe 7-5). Ish-tenisti numër një në botë, në raundin e radhës do të ndeshet me rusin Evgeny Korolev, i cili e mposhti spanjollin Carlos Moya (6-3, 6-1 dhe 7-6).
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte fituesi kryesor në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Calcio Oscars” të hënën mbrëma, është shprehur shumë i kënaqur për çmimet individuale që ka fituar.
Ibracadabra fitoi tre trofe, për golin më të mirë të vitit, lojtarin më të mirë të huaj dhe lojtarin më të mirë në Serie A për vitin 2008. Votimin për këto çmime e kanë bërë të gjithë lojtarët në Serie A, ndërsa 27-vjeçari është shprehur i kënaqur dhe i ka falënderuar kolegët e tij për votat. “Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët të cilët votuan për mua. Pastaj trajnerët e mi Jose Mourinho dhe Roberto Mancini, me të cilët jam stërvitur gjatë vitit që shkoi”. “Jam shumë i lumtur për këto çmime dhe shpresoj të vazhdoj të fitoj me Interin”, ka përfunduar suedezi.
Vetëm disa orë pasi Kaka refuzoi një kalim në Estlands për një shumë rekorde 108 milionë funte, Manchester City, po përballet me probleme me yllin tjetër brazilian, Robinhon.
Manchester City ka zbuluar në mëngjesin e hershëm se superylli brazilian Robinho nuk është më pjesë e kampit të tyre stërvitës në Tenerife.Por, klubi por nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e brazilianit, duke refuzuar të komentojnë spekulimet se lojtari është ndarë i pakënaqur për shkak të mosnënshtrimit të Kaka për klubin anglez.Siç shkruan Telegraph-i britanik, Robinho është larguar në drejtim të Brazilit, për të festuar ditëlindjen e 25-të të tij, edhe pse klubi kishte refuzuar kërkesën e tij.

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paratë e majme që ofrohen për blerjen e lojtarëve, sidomos për rastin e fundit në lidhje me ofertën Cityt për blerjen e Kaka.
Secco ka thënë se nëse vlera e një lojtari llogaritet të jetë kaq e madhe, atëherë kjo shkon në dëm të futbollit. Ndërsa, po t’i bëhej ofertë Juventusit për superyllin e skuadrës, Alessandro Del Piero, drejtori sportiv do të vepronte duke mos e shitur as atë për këtë vlerë pasi që kjo nuk shkon në favor të vetë lojës së futbollit. “Ta vlerësosh një lojtar me 120 milionë apo ta shesësh atë për këtë shumë, mendoj se nuk është mirë për futbollin”. “Madje nuk do ta shisja as Del Pieron për këtë vlerë të madhe parash, ose cilëndo figurë kryesore të futbollit botëror”, ka thënë Secco.




Kaka do tё qëndrojё nё Milan dhe nuk do tё kalojё nё Manchester City, pavarësisht ofertës sё ‘parefuzueshme’ rekorde tё klubit mё tё pasur tё Premierligёs. Lajmi vjen nga klubi i Milanit.
Lajmin e ka bёrё tё ditur edhe vetё zёdhёnёsi i klubit i cili ka deklaruar: “Kaka do tё qëndrojё nё AC MILAN. Zyrtarisht”. Mediat angleze raportuan se City kishte ofruar njё shumё rekorde prej 120 milionё euro pёr tё marrё shërbimet e mesfushorit dhe se klubi dhe përfaqësuesit e lojtarin ishin nё bisedime gjatё gjithё ditës sё sotme, nё pritje qё oferta tё pranohet. Por, mediat italiane pak çaste mё parё kanё cituar edhe vetё pronarin e klubit, kryeministrin italian Silvio Berlusconi, duke thёnё se ёshtё e pamundur tё shitet njё lojtar i rёndёsishёm. “Pёr Kaka, paratё nuk janë asgjë. Kaka ёshtё dhe do tё mbetet me Milanin”, ka thёnё kryeministri italian. Vetё Berlusconi gjatё vikendit pati thёnё se ёshtё vështirё tё ruhet lojtari, pёr tё cilin janë ofruar aq shumё para.