Juventus ёshtё nё kёrkim tё anësorit tё Real Madridit, Arjen Robben. Corriere dello Sport shkruan se Juventusi e sheh mesfushorin holandez si njё opsion pёr tё qëndruar nё krah tё kapitenit Alessandro del Piero.
Robben do tё arrinte nё Torino si njё pasues i Pavel Nedved, i cili pritet tё luajё edhe sezonin e ardhshёm.Juve ёshtё kthyer kah Robben pasi ёshtё tmerruar nga çmimi qё ka kërkuar Bayern Munich pёr francezin Franck Ribery.
Menaxheri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ka pasur një fjalosje me sulmuesin kamerunas Samuel Eto'o gjatë stërvitjeve të djeshme.
El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola ka pasur njё konflikt me sulmuesin kamerinas gjatё njё seance stërvitore me dyer tё mbyllura.Eto’o dhe pjesa e tjetër e ekipit ёshtё urdhëruar tё bёjё tendosje, diçka qё Guardiola beson se ёshtё një ushtrim i fuqishëm. Trajneri ka qenë i pakënaqur me përpjekjet e Eto’o dhe ka kërkuar ta bёjё edhe mё mirё.Por, lojtari ia ka kthyer Guardiolёs dhe pas njё fjalosje, Eto’o ёshtё larguar mё herët nga stërvitja.
Mediat mbrёmё shkruan pёr interesimin e Tottenham dhe Portsmouth pёr mbrojtësin e nerazurёve, ndërsa kёto shkrime sot i ka pohuar edhe vet agjenti i lojtarit, Claudio Vigorelli.
Agjenti i mbrojtësit italian Marco Materazzi, ka pohuar se Tottenham ka dërguar ofertё tek Interi pёr klientin e tij.“Ka interesim nga Anglia dhe mund tё them se Tottenham nё disa ditët e kaluara ka shprehur interesim pёr Marcon. Ne jemi nё njё fazё tё hershme, ata kanë biseduar me Interin dhe i kanë prezantuar diçka futbollistit”, ka thёnё Vigorelli.“Mbetet qё klubi dhe Marco tё vendosin nёse do ta pranojnë ofertën”, ka përfunduar agjenti për Calciomercato.Materazzi ka marrëveshje me Interin deri nё fund tё sezonit tё ardhshëm, ndërsa interesim pёr tё krahas Tottenham kanë shprehur edhe Manchester City dhe Portsmouth.
Mediat italiane kanё përcjellё lajmin se Juventusi planifikon tё bёjё ofertё pёr shërbimet e mesfushorit tё Napolit, Marek Hamsik.
Sllovaku ёshtё njё prej lojtarёve mё tё mirё tё Napolit dhe pёr shkak tё paraqitjeve tё tij tё mira ёshtё cak i tё gjithё gjigantёve tё Serie A. Mediat italiane kanё bёrё tё ditur se Hamsik nuk do tё qëndrojё nё klub nёse nuk sigurohet pjesëmarrje nё Ligёn e Kampionёve kёtё sezon. Besohet se ish-lojtari i Brescias ёshtё i lumtur nё Napoli, por gjithçka ёshtё e mundur. Tuttosport ka shkruar se Juventusi ёshtё duke e përcjellё situatën e tё riut dhe tashmё ka përgatitur ofertё nё tё cilёn do ta përfshijё edhe sulmuesin Vincenzo Iaquinta.
Drejtori sportiv i Realit, Pedja Mijatovic, raportohet se ёshtё drejt largimit tё tij nga Real Madridi, para fundit tё sezonit.
El Mundo Deportivo shkruan se presidenti i ri i Real Madridit, Vicente Boluda, ka përjashtuar qё tё ketë mё shumё nënshkrime kёtё muaj, dhe me kёtё vendim pёrfundojnё edhe pёrgjegjёsitё e Mijatovic. Serbi raportohet se ka kërkuar 1 milionë funte kompensim. Mendohet se Boluda do t’i shkarkojë edhe Mijatovicin edhe asistentin e tij Carlos Bucer dhe do t’ia japë kёtё detyrë Miguel Angel Portugal.
Mediat angleze dhe ato gjermane përcjellin lajmin se mesfushori i Weder Bremenit, Diego, ёshtё caku i ri i Manchester Cityt.
Pas njё përpjekje tё pasuksesshme pёr tё angazhuar mesfushorin e Milanit, Kaka, ekipi i Manchester Cityt ёshtё kthyer kah caqe tё tjera transferimi, dhe ai i radhës ёshtё njё brazilian tjetër, ai i Werder Bremenit, Diego. Braziliani ёshtё njё ikonё e Werderit dhe tashmё ёshtё lidhur me njё kalim nё disa klube tё tjera, si Juventus, Inter dhe Real Madrid. Spekulohet se City do tё përpiqet ta shfrytëzojë përforcimin e verёs, Robinhon, si negociator gjatё transferimit tё Diegos. Tё ty lojtarёt njihen shumё mirё qё nga koha e kaluar nё Santos dhe nё kombëtaren e Brazilit dhe janë miq shumё tё mirё. City tashëm ka nё radhёt e veta Vincent Kompany, ndërsa ёshtё nё rrugё pёr marrё edhe njё lojar tё Hamburgut, Nigel De Jong. Diego mund tё jetё lojtari i tretё i kampionatit gjerman i cili do tё mund tё kalojё nё Manchester City.
IFFHS ka zbuluar listën e trajnerëve mё tё mirё nё 12 vitet e fundit dhe si zakonisht ka disa befasi, ndërsa nё krye tё saj gjendet menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave ka bёrё listёn e re tё mё tё mirёve dhe kёtё herё ajo pёrbёhet nga trajnerët mё tё mirё tё 12 viteve tё fundit. Sir Alex Ferguson kryeson listёn pasi ka fituar plot 21 trofe gjatё kohës sё tij me Manchester United, derisa Marcelo Lippi ёshtё i dyti falё shumё trofeve me Juventusin, pёrfshirё titujt e Serie A dhe tё Ligёs sё Kampionëve, dhe sigurisht falё triumfit nё Kupёn Botёrore me kombёtaren e Italisё nё vitin 2006. Arsene Wenger ёshtё i treti, edhe pse ai ka fituar dukshёm mё pak trofe me Arsenalin se sa dy kryesuesit, por ai e ka shndërruar Arsenalin nё njё prej ekipeve mё me stil dhe mё sulmuese nё Evropё, tё shumtёn e rasteve me lojtarё tё rinj. Por, mungesa e Carlo Ancelottit nё top 10, edhe pse ky fitoi çdo trofe tё mundshёm me Milanin, ёshtё befasi. Edhe trajneri aktual i Anglisё, Fabio Capello, ёshtё vetëm i 20-ti, pavarësisht titujve tё fituar me Romёn, Juventusin dhe Real Madridin, Mё poshtё ёshtё lista e top 10 menaxherёve nё 12 vitet e fundit, e shpallur nga IFFHS:
  1. Alex Ferguson, 78 pikё
  2. Marcelo Lippi, 58 pikё
  3. Arsène Wenger, 53 pikё
  4. Guus Hiddink, 45 pikё
  5. Sven-Goran Eriksson, 41 pikё
  6. José Mourinho, 40 pikё
  7. Ottmar Hitzfeld, 39 pikё
  8. Luiz Felipe Scolari, 38 pikё
  9. Frank Rijkaard, 34 pikё
  10. Marcelo Bielsa, 34 pikё