Ish-futbollisti i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të rikthehet tek klubi spanjoll si pjesë e kampanjës së ish-presidentit Florentino Perez për të rimarrë drejtimin e klubit.Ramon Calderon dha dorëheqje më herët gjatë këtij muaji dhe edhe më shumë i nxiti spekulimet se ish-presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, është në rrugë për t’u rikthyer në zgjedhjet që do të mbahen në qershor.Siç shkruan AS, Perez dëshiron ta punësojë Zidanin si trajner të ekipit të të rinjve të Real Madridit. Francezi pati deklaruar se dëshiron të rikthehet si menaxher dhe se të jetojë edhe më tej në Madrid.Spekulohet se Perez mund t’ia ofrojë atij edhe pozitën e drejtorit sportiv, të cilën aktualisht e mban Pedja Mijatovic, i cili nuk është aspak i dashur në mesin e tifozëve të Real Madridit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar komentet e Jose Mourinho se skuadra e tij është tepër e ngarkuar.“Kemi një skuadër të ngarkuar. Jo vetëm është më lehtë për trajnerin ta menaxhojë, por është normale për një klub të ketë më pak lojtar. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Moratti.Interi mbrëmë mposhti Romën në kuadër të Kupës së Italisë, duke siguruar vend në gjysmëfinale të kësaj gare.
Manchester City është duke planifikuar të bëjë një ofertë befasuese për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.Daily Mail shkruan se Drogba është i ardhshmi në listën e Manchester Cityt, pas dështimit të këtij klubi për të marrë shërbimet e Kaka. City ka kërkuar nga Chelsea të tregojë çmimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.Drogba nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit kundër Southend dhe Stoke Cityt nga menaxheri Luis Felipe Scolari, por pritet të rikthehet gjatë vikendit kundër Ipswich në ndeshjen e Kupës FA.30-vjeçari, i cili ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në ligë, po ashtu spekulohet se mund të rikthehet tek ish-klubi i tij Olimpique Marseille.
Agjenti i sulmuesit spanjoll David Villa ka zbuluar se Real Madridi kishte qenë afër të nënshkruante me sulmuesin e Valencias gjatë verës së kaluar.Jose Luis Tamargo ka folur për dështimin e transferimit të Villas gjatë gushtit, duke zbuluar se sjelljet e Realit gjatë negociatave e kanë lënë sulmuesin të ofenduar.“Villa nuk luan për Real Madridin për shkak të 4 milionë funteve. Një përpjekje në minutën e fundit nuk ka kuptim. Ai tashmë ka rinovuar kontratën me Valencian dhe ka hequr nga opsioni rastin”, ka thënë Tamargo.
Numri një i botës në tenis, Rafael Nadal, ka bërë edhe një paraqitje të shkëlqyeshme në Australian Open duke mposhtur kroatin Roko Karanusic 3-0 në sete (6-2 6-3 6-2) në rundin e dytë të turneut.Spanjolli shënoi fitore brenda 97 minutash dhe në rundin e tretë do të përballet me gjermanin Tommy Haas.Francezi Gilles Simon ka siguruar vend në rundin e tretë, pasi ka mposhtur australianin Chris Guccione 3-1 në sete (6-7 6-4 6-1 6-2).Kiliani Fernando Gonzalez ka mposhtur argjentinasin Guillermo Canas (7-5 6-3 6-4), dhe në rundin e tretë do të përballet me francezin Richard Gasquet, i cili mposhti uzbekun Denis Istomin (6-3 6-4 6-4).Befasia e rundit të dytë ishte eliminimi i argjentinasit David Nalbandian nga tajvanezi Yen-Hsun Lu
Boston Celtics ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi mposhti në udhëtim ekipin e Miami Heat me rezultat 98-83.Ray Allen ishte shënuesi më i mirë në podium me 27 pikë, ndërsa Eddie House arriti pikët më të larta të sezonit, 25, për të ndihmuar Bostonin të shënojë fitoren e gjashtë në radhë.Dwyane Wade, shënuesi më i mirë i NBA-së, arriti 25 pikë për Heat, që u rikthyen në shtëpi pas shtatë ndeshjeve në udhëtim. Daequan Cook shënoi 20 pikë ndërsa Michael Beasely 17 pikë dhe 11 kërcime për vendasit.Kjo është fitorja e 35-të këtë sezon për Boston Celtics, përkundër nëntë humbjeve.
Manchester City raportohet se do të dërgojë ofertë në drejtim të Barcelonës, për të marrë shërbimet e sulmuesit francez Thierry Henry.Times ka shkruar se ish-sulmuesi i Arsenalit është superylli i radhës të cilin City dëshiron ta sjellë në radhët e veta.City e ka etiketuar 31-vjeçarin si një lojtar i cili do të risë profilin komercial si dhe do të jetë kontribuues edhe në fushë.Përpjekja e parë do të jetë të shohë nëse ai është në gjendje të rikthehet në futbollin anglez si pjesë e projektit të klubit.
Rivali i qytetit, Espanyol, e ka ndaluar marshin e Barcelonës duke nxjerrë një barazim pa gola në kuadër të derbit të vlefshëm për Copa Del Rey.Takimi i parë në kuadër të Kupës së Mbretit ndërmjet rivalëve të qytetit të Barcelonës është zhvilluar në Montjuic ku Espanyoli ka arritur t’i bëjë ballë skuadrës së pandalshme të Barcës, edhe pse Pep Guardiola pjesën më të madhe të ndeshjes luajti me skuadrën e dytë. Ndeshja e radhës e cila do të luhet në kështjellën e Blaugranëve, në Camp Nou, do të vendosë se kush do të vazhdojë më tutje.
Mesfushori holandez Nigel de Jong ka kompletuar transferimin nga klubi i Bundesligёs, Hamburg, tek ai i Premierligёs, Manchester City, pёr njё shumё prej 15 milionё funtesh.De Jong raportohet se ka hedhur poshtë marrëveshjen e re me Hamburgun tё vlefshme 55 mijë funte nё javё, pёr t’u bёrё nënshkrimi i dytё i menaxherit Mark Hughes tek klubi i Manchesterit, pas Wayne Bridge i cili u largua nga Chelsea pёr njё shumё prej 12 milionё funtesh. De Jong pritet tё debutojё pёr Manchester Cityn tё mёrkurёn e ardhshme kundër Newcastle United. Mesfushori defansiv, 24-vjeçar, iu bashkua Hamburgut nga Ajaxi nё vitin 2006 dhe ka luajtur 30 herё pёr kombëtaren holandeze.
















