Real Madrid do të mundohet të angazhojë Arsene Wengerin nga Arsenal, nëse Florentino Perez fiton zgjedhjet presidenciale në klubin spanjoll në fund të sezonit.

Perez do të kandidohet për mandatin e dytë në postin e presidentit, pasi kishte dhënë dorëheqje më 2006.

Sipas mediave spanjolle, 61 vjeçari do të veçojë angazhimin e Wengerit si premtimin e tij kryesor, derisa bën përpjekje të kthehet në postin e kreut të gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Kaka duket se është bërë që tani një shembull për t'u ndjekur nga yjet e futbollit. Një gjë të tillë e konfirmon edhe deklarata e djeshme e Kristiano Ronaldos, kur portugezi i betohej për besnikëri ...

... Mançester Junajtid, klubit që e bëri të famshëm. Ndërsa në Spanjë vazhdojnë të flasin se me rikthimin e Florentino Perez, Ronaldo do të veshë fanelën e bardhë, fituesi i "Topit të Artë" duket i qetë. "Daily Star" shkruan se Perez, përveç portugezit kërkon edhe Arsen Venger si trajner, ndërsa vetë francezi do të sillte me vete edhe Fabregas. "Unë jam shumë i kënaqur tek Junajtid, sepse këtu jam në shtëpinë time dhe të gjithë më duan", thotë Ronaldo. "Ferguson më ka mbështetur gjithnjë dhe unë ndjehem pjesë e grupit. Mendoj se ky do të jetë momenti i karrierës që do të kujtoj gjithnjë. Është e vërtetë që çdo gjë që bëj ngjall interes, por e vërteta është se jam i lumtur këtu", shton ai. I lumtur, por siç thotë vetë Ronaldo, nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të vishte fanelën e "Djajve të Kuq". "Të jem i ndershëm, nuk e mendoja se do të luaja me Mançesterin, sepse unë ëndërroja Benfikën, Porton dhe Sportingun. Por, ata nuk kanë arritur kurrë në këto nivele", shprehet më tej portugezi.
Skolari
Të gjithë flasin për lidhjen e tij të veçantë me Luis Felipe Skolarin, një "feeling" i lindur në kohën kur braziliani ishte teknik i Portugalisë. "Për mua, ai është si një baba i dytë. Ishte ai, që gjatë një ndeshje me kombëtaren në Rusi, për eleminatoret e Botërorit, më tha se babai Dinis kishte vdekur. Skolari ma ka inkurajuar gjithmonë, duke më shtyrë të jem ambicioz dhe të ndjehem krenar për atë që arrija", deklaroi sulmuesi portugez.
I urryer?
Ndërkohë, një sondazh i kryer në një uebsajt anglez, tifozët e kanë zgjedhur Kristiano Ronaldon si lojtarin më të urryer. Përgjegjësi i këtij uebsajti, Ues Ljuis, ka shpjeguar për "Daily Star" se kjo nuk lidhet me talentin e tij të padiskutueshëm si futbollist, por me faktin se portugezi kërkon gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes. "Të shkosh në stërvitje me një tjetër makinë luksi (këtë herë Porsh Carrera), nuk të ndihmon të bëhesh simpatik në sytë e tifozëve. Sidomos duket pasur parasysh se në fillim të muajit ai shkatërroi një Ferrari që kushtonte mbi 200 mijë euro dhe ditën tjetër, u paraqit në stërvitje me një Bentli që kushtonte 150 mijë. Pikërisht për pasionin e tij për makinat, shokët e skuadrës i kanë dhuruar një makinë me pedale me simbolin e Ferrarit dhe me targë të personalizuar "CR7", për të evituar që portugezi të bëjë dëme të tjera. Vetë lojtari, kur e ka parë këtë dhuratë në parkingun e qendrës sportive, ka nisur të qeshë me të madhe. "Mezi pres të shkoj në shtëpi për të luajtur", ka thënë ai.

Bashkёpronarёt e Liverpoolit, Tom Hicks, raportohet se ka filluar bisedimet me njё familje tё pasur nё Lindjen e Mesme, pёr tё shitur klubin pёr njё shumё tё raportuar 600 milionё euro.

Bisedimet tashmё kanё filluar me familjen nga Kuvajti, Al Kharafi, qё udhëhiqet nga Nasser Al Kharafi, i cili ka njё pasuri prej nёntё miliardё funtesh dhe ёshtё personi i 48-tё mё i pasur nё botё.

Burimet thonё se qё tё dy pronarёt, edhe Hicks edhe George Gillett, tё cilёt ndajnё 50-50 aksionet e Liveproolit, dёshirojnё tё gjejnë njё blerës tё duhur pёr klubin.

Familja Al Kharafi ka pёr fushëveprim ndërtimin si dhe njё numër aktivitetesh sekondare, si shërbimet bankare, tregtinë ushqimore dhe turizmin.

Kjo nё fakt ёshtё hera e dytё brenda 12 muajsh qё pronarёt amerikan bisedojnë me Al Kharafi nё përpjekje pёr tё shitur kampionin e pesёfishtё evropian.

Mediat italiane shkruajnë se mesfushori anglez, David Beckham, dëshiron ta vazhdojё avanturёn e tij me Milanin edhe pas përfundimit tё marrëveshjes sё huazimit, dhe ka filluar tashmё tё mësojё edhe gjuhёn italiane.

Milani nënshkroi me Beckhamin si huazim disamujor nga Los Angeles Galaxy, ndërsa ai pritet tё rikthehet nё Amerikё mё 9 mars, para fillimit tё ligёs aerikane tё futbollit,

Por Gazzetta dello Sport shkruan sot se 33-vjeçari ka filluar ta pëlqejё jetёn nё gadishull dhe duket se ёshtё i gatshёm tё heqё dorё nga njё përqindje e madhe e pagës sё tij me qёllim qё tё mbetet tek klubi italian.

Boston Celtics ka vazhduar marshimin me fitore nё Konferencёn Lindore, duke mposhtur nё udhëtim Orlando Magic me rezultat 90-80.
Mbrojtja e Celtics u rikthye nё formёn qё vitin e kaluar solli titullin e NBA-sё, duke ndaluar Orlando Magic nё vetёm 38% gjuajtje tё sakta, duke i dhёnё fund edhe serisё prej shtatё fitoreve radhazi tё këtij klubi dhe duke e duke e rrëzuar nga kreu i NBA-sё. Boston (36 fitore, 9 humbje), tё udhëhequr nga Paul Pierce me 27 pikё dhe 10 kёrcime dhe Kevin Garnett me 16 pikё, e çojnë nё shtatё numrin e fitoreve radhazi. Glen Davis, i inkuadruar nga stoli, kontribuoi me 16 pikё. Hedo Turkoglu udhëhoqi me 22 pikё, ndërsa Rashard Lewis realizoi 20 pikё pёr Magic, qё
Nё publikun e Australian Open ka shpërthyer dhunё nё mes tё tifozëve serb dhe atyre boshnjakё, pas ndeshjes nё mes tё tenistit serb Novak Djokovic dhe atij boshnjak Amer Delic, i cili mbron ngjyrat e SHBA-ve.
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka nxjerrё jashtë fushave 30 tё tjerё, pasi përkrahësit rival filluan tё hedhin karrige dhe tё goditen me grushta dhe shkelma. Zёnka kishte filluar jashtë qendrave sportive, ndërsa pastaj kishte shpërthyer nё brendi tё Melbourne Park. Ngjashёm ndodhi edhe dy vite mё parё kur po nё Australian Open, 150 tifozё kroat dhe serb u kacafytёn. Ndeshja nё mes tё tenistit serb dhe atij boshnjak u fitua nga Djokovic, 3-1 nё sete (6-2, 4-6, 6-3, 7-6).
Lazio ka arritur tё rikthehet nga disavatazhi 1-0 pёr tё fituar nё fund me rezultat 3-1, nё ndeshjen çerekfinale tё Kupёs sё Italisё, përballё Torinos.
Njё gol i shёnuar nё pjesën e parё nga Cesare Natali kaloi Torinon nё avantazh, pas po thuajse gjysmё ore lojё (29’). Por, qё nё fillim tё pjesës sё dytё maqedonasi Goran Pandev barazoi pёr Lazion (49’). Dy gola tё tjerё tё shёnuar nga Stefano Mauri nё mintёn e 55-tё tё lojës dhe Tommaso Rocchi nё minutat shtesё, vulosёn fitoren pёr biancocelestёt. Lazio iu bashkohet kështu dy ekipeve tashmё tё kualifikuara pёr nё gjysmëfinale, Interit dhe Sampdorias, ndërsa pjesёmarrёsi i katërt do tё dihet mё 4 shkurt nga përballja mes Juventusit dhe Napolit.


Braziliani i Milanit, Kaka, nuk është i vetmi emër i madh, i cili ka refuzuar të kalojë te pasanikët e Manchester Cityt. “The Guardian” njofton se Manchester City ka dështuar t’i transferojë edhe ...
... David Villan, Gianluigi Buffonin dhe Thierry Henryn, para se të bënte ofertën për Kaka.Një delegacion i skuadrës së Cityt në dhjetor kishte udhëtuar në Valencia për të kërkuar shërbimet e David Villas dhe David Silvas. Skuadra nga Liga Premier kishte ofruar 100 milionë funte (106 milionë euro) për yjet e Los Che, ndërsa Valencia ka kërkuar 135 milionë funte (143 milionë euro) kështu që pasanikët janë tërhequr. Delegacioni i Cityt ka udhëtuar edhe në Torino për të nisur bisedimet për portierin e Juventusit, Gigi Buffon. Bianconerët kishin kërkuar afër 105 milionë euro për portierin më të mirë në botë, ndërsa City sërish ka tërhequr negociatat.
UEFA ka publikuar 11 lojtarët më të mirë të vitit 2008. votat e më shumë se 250 mijë tifozëve kanë vendosur në 11 –shen më të mirë, 6 lojtarë spanjoll të cilët në verën e kaluar u shpallën kampion europe me Spanjën.
Portieri më i mirë është zgjedhur Iker Kasijas dhe para tij janë Serxhio Ramos dhe Karles Pujos. Truri i skuadrës më të mirë është sërish spanjoll, me Ksavi Hernandes dhe Cesk Fabregas ndërkohë që në sulm është Fernando Torres. Përkrah El Ninjos është argjentinasi Lionel Mesi. Barcelona është ekipi që ka më shumë lojtarë 3 të tillë në këtë formacion i ndjekur nga Real Madrid dhe Bajern Mynih me nga 2. lojtarët e tjerë më të mirë janë, Xhon Terri, Filip Lam, Frenk Riberi dhe Kristiano Ronaldo. Trajneri më i votuar në këtë sondazh të UEFA-s është skocezi i Mancester Junajtid, Sër Aleks Ferguson.
Rikardo Kaka është shfaqur tepër i nervozuar me gazetarët e të përditshmes spanjollë për shkak të vendosjes së tij në qendër të vëmendjes në ditet e fundit.
Gazetarët ishin të shumtë në aeroportin e Hanoverit ku Milani sapo pati përfunduar miqësoren me skuadrën vendase. Rikardo Kaka' është shprehur përpara gazetarëve: “Për momentin nuk mund të flas, as për merkaton, e as për Realin e Madridit”.Marca shkruan sot se Milani për të lëshuar Kakanë në muajin janar kërkon 80 milionë euro, ndërsa në muajin gusht mund ta lëshojë vetëm për 100 milion euro. Si alternativë e Kakasë për Realin e Madridit është Kristiano Ronaldo ose Karim benzema.Së fundmi gazeta Daily Mirror shkruan se Florentino Perez është i vendosur për të sjellë në Madrid një trajner të ri. Emri i parë që qëndron në listë është ai i francezit Arsen Venger
Manchester City raportohet se do të dërgojë ofertë në drejtim të Barcelonës, për të marrë shërbimet e sulmuesit francez Thierry Henry.
Times ka shkruar se ish-sulmuesi i Arsenalit është superylli i radhës të cilin City dëshiron ta sjellë në radhët e veta.City e ka etiketuar 31-vjeçarin si një lojtar i cili do të risë profilin komercial si dhe do të jetë kontribuues edhe në fushë.Përpjekja e parë do të jetë të shohë nëse ai është në gjendje të rikthehet në futbollin anglez si pjesë e projektit të klubit.