Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë një deklaratë bombastike duke thënë se po t’i bëhej atij një mega-ofertë e tillë siç iu bë yllit të Milanit, Kaka, ai do të shkonte në drejtim të Manchester Cityt.“Unë do të isha larguar po të më bëhej një ofertë aq fantastike”, ka thënë portieri italian për “La Gazzetta Dello Sport” duke iu referuar ofertës së Cityt për Kaka. Ai më tutje ka mohuar spekulimet e vazhdueshme për një largim të mundshëm nga Zonja e Vjetër, duke shtuar: “Për largimin tim është folur që kur isha 23 vjeçar, mirëpo unë jam një futbollist dhe di si t’i kalkuloj gjërat”.
Juventusi ka njё përballje tё vështirё sonte pasi do tё presё Fiorentinёn nё Olimpiko tё Torinos, nё kuadër tё javës sё 20-tё tё ndeshjeve nё Serie A, por sulmuesi Amauri ёshtё i bindur se ekipi mund ta prekё kreun e tabelës pas kësaj ndeshje.Tre pikё tё fituara sonte nga biankonerёt do ta barazonin ekipin e Claudio Ranierit nё pikё me Interin, por Juve po ashtu do tё merrte kreun nё bazё tё diferencës sё pikёve. “Besojmё se mund ta arrijmë Interin. Juve ёshtё gjallё, por askush nuk ka vendosur bast pёr ne se do tё kryesojmë gjatё sezonit. Gjёja mё e rёndёsishme ёshtё tё mos dorëzohemi dhe tё bёjmё sa mё pak gabime”, ka thёnё sulmuesi brazilian. “Jemi vetëm tre pikё prapa Interit dhe gjithçka ёshtё e mundshme. Nё ndёrkohё, nё pjesën e parё tё sezoni, kemi dëshmuar se jemi kёtu dhe dёshirojmё ta kthejmë Juventusin sёrish nё mbretёreshёn e Italisё”, ka shtuar Amauri.
Dy gola tё Michael Ballack dhe njё nga Frank Lamard i kanё sjellё fitoren prej 3-1 Chelseat ndaj Ipswich, nё ndeshjen e rundit tё katërt tё Kupёs FA.
Ballack hapi rezultatin pas 16 minutash pёr vendasit, para se mbrojtësi i Ipswich, Alex Bruce, tё barazojё 10 para fundit tё pjesё sё parё. Por Chelsea vazhdoi me sulmet e furishme nё pjesën e dytё qё ishin tё pandalshme pёr mysafirёt. Ballack risolli avantazhin pёr blutë me njё goditje tё bukur nga gjuajtja e lirё nё minutën e 58-tё. Rezultatin e vulosi Frank Lampard me njё tё bukur, po ashtu nga gjuajtja e lirё, pesё minuta para fundit tё ndeshjes.

Menaxheri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ka hedhur poshtё thashethemet se ai mund ta humbё Lionel Messin nё drejtim tё Real Madridit.Kandidati i ri pёr president tё Real Madridit, Florentino Perez, e ka Messin nё listёn e blerjeve, por Guardiola ka hedhur poshtё çdo mundësi tё tillё. “Nuk e di kush do tё jetё president i ri i Madridit, dhe edhe nёse ofron 120 milionё euro, sa ёshtё kushti i lirimit tё argjentinasit me kontratё, Messi nuk do tё largohet. Mё sё shumti shqetësohem qё ai tё jetё i lumtur nё Barcelona”, ka thёnё Guardiola. Por, ka qenё mu Perez, ai i cili dikur solli Luis Figon nga Barcelona nё Real. “Nuk e di nёse Perez ka arsye tё bёjё njё veprim tё tillё. E vetmja gjё qё e di ёshtё se Messi ёshtё i lumtur me familjen e tij dhe ekipin. Dhe se ekipi do tё vazhdojё ta dojё atё po aq sa tash”, ka shtuar trajneri.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS), Barcelona është skuadra me e mirë në botë në tetëmbëdhjetë vitet të fundit.
IFFHS të premten ka publikuar listën e skuadrave më të mira që nga viti 1991, me ç’rast gjigantët katalunas kanë zënë vendin e parë, të përcjellë nga Manchester Unitedi dhe Juventusi, të cilët kanë zënë pozitat dy dhe tre, respektivisht. Në vendin e katërt është renditur Milani, ndërsa top-pesëshin e ka mbyllur Real Madrid. Duhet përmendur se Anglia dhe Italia kanë nga katër skuadra në listën e top-pesëmbëdhjetë skuadrave më të mira në botë.
Rangimi zyrtar i IFFHS:
1. Barcelona (Spanjë) 757 pikë
2. Manchester United (Angli) 678
3. Juventus (Itali) 621
4. Milan (Itali) 611
5. Real Madrid (Spanjë) 605
6. Inter (Itali) 567
7. Bayern Munich (Gjermani) 563 8. Arsenal (Angli) 550
9. River Plate (Argjentinë) 503
10. Chelsea (Angli) 442
11. Liverpool (Angli) 435
12. Porto (Portugali) 425
13. Boca Juniors (Argjentinë) 420
14. Roma (Itali) 405
15. Ajax Amsterdam (Holandë) 400
16. Parma (Itali) 373
17. Sao Paulo (Brazil) 367
18. Valencia (Spanjë) 367
19. Glasgow Rangers (Skoci) 364
20. Lazio Roma (Itali) 342