San Antonio Spurs ka bёrё rikthim nё çerekun e katërt pёr tё mposhtur ekipin e Utah Jazz me rezultat 106-100.Tim Duncan dhe Tony Parker udhёhoqёn ekipin mysafir me nga 24 pikё tё shёnuar secili. Matt Bonner kontribuoi me 20 pikё. Ronnie Brewer shёnoi 23 pikё dhe Mehmet Okur 22 tё tjera pёr Jazz, tё cilёt dёshtojnё nё ndeshjen e katërt nё varg. Kjo ishte fitorja e 30-tё pёr liderin e Divizionit Jugperёndimor, San Antonio Spurs, qё deri tash ka 14 humbe. Utah ka 25 fitore dhe 21 humbje.
Mesfushori bjellorus, Alexandr Hleb, ёshtё i bindur se ai ka dёshtuar tё adaptohet nё klubin e tij tё ri, Barcelona.“Nuk po ia dal mbanё aq mirё sa do tё doja, me sa duket do tё doja tё luaj mё shumё dhe mё mirё. Jam i pakënaqur me veten”, ka thёnё Hleb. “Adaptimi im nё zhveshtore ka qenё shumё i mirё. Ështё e vërtetё se duhet ta pёrmirёsoj gjuhёn, por i kuptoj tё gjitha instruksionet dhe tё gjitha bisedat nё fushё. Nuk kam probleme me kёtё, por ёshtё e vërtetё, nё shtёpi, duhet ta pёrmirёsoj spanjishten”, ka shtuar ish-lojtari i Arsenalit.
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se ai ёshtё i kënaqur me formёn e mesfushorit brazilian Ronaldinho. “Nuk do tё ketë nevojё ta rrotullojmë ekipin, por nuk do tё përjashtoja disa ndryshime. ...... Çdo ditё forma dhe tempoja e Ronaldinhos pёrmirёsohet”, thotë Ancelotti. “Ai nuk ёshtё nё formё tё keqe, ai vetëm ka pasur njё zhytje tё formës lidhur me stërvitjet e vështira mjeshtërore qё i kemi bёrё nё Dubai. Ai ёshtё i qetё si gjithmonë dhe ёshtё i vetёdijshёm se sa i rёndёsishёm ёshtё pёr ekipin”, ka shtuar trajneri italian. Milani sonte pret nё San Siro ekipin e Genoas nё kuadër tё javës sё 21-tё nё Serie A.
Ylli i Manchester Cityt, Robinho, ёshtё arrestuar pёr shkak tё njё rasti tё dhunimit seksual nё njё klub tё natës nё Leeds. Braziliani i ka hedhur poshtё nё mёnyrё kategorike akuzat se kishte marrё pjesё nё incidentin qё kishte ndodhur.
Policia nga West Yorkshire ka pohuar se ka njё tё arrestuar pёr incidentin i cili kishte ndodhur mё 14 janar. Edhe zёdhёnёsi i Robinhos po ashtu ka pohuar se lojtar ishte marrё nё pyetje. “Ai nё mёnyrё kategorike i ka hedhur poshtё akuzat dhe ёshtё i gatshёm tё bashkëpunojё me policinё pёr vazhdimin e hulumtimeve”, ka thёnё zёdhёnёsi i lojtarit.

Konfirmimi i Raymond Domenech ne krye te stolit te kombetares se Frances i ka dhene goditjen perfundimtare sulmuesit Trezeguet per te shpresuar nje vend tek “Les Blues”.Sulmuesi i Juventusit qe po e merr veten nga nje demtim i rende, i ka dhene lamtumiren kombetares se Frances, duke mos lene asnje mundesi per rikthim. Ne nje interviste dhene per “France Football” ai ka bere te ditur se ka deshire ta mbylle perfundimisht kete kapitull.“Gjate demtimit kam pasur shume kohe per te reflektuar. Analizova keto 4 vite me Domenech. Nuk jam nje nga ata qe harrojne shpejt dhe ndryshojne menyren e te menduarit. Federata vendosi te vazhdonte me Domenech, aq me keq per ta. Nuk jam aspak i kenaqur me menyren se si funksionojne gjerat ne kombetaren e Frances. Me kombetaren tashme e kam mbyllur kapitullin”, shprehet shtatelarti.Qe pas boterorit 2010 ku nuk ishte titullar, Trezeguet nuk ka gjetur hapesira ne sulmin e kombetares edhe pse ka shenuar nje lume golash me fanelen e Juventusit. Per kete ai ka fajesuar shpesh here trajnerin Raymond Domenech.
Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Robinho, do të dënohet nga skuadra e tij për shkaka të largimit pa marrë leje nga fusha stërvitore në Tenerife.Trajneri i Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar se braziliani do të dënohet dhe se do të merren edhe masa të tjera disiplinore ndaj tij. Në bazë të disa burimeve, pronari i klubit, sheiku Mansour ka mbështetur dënimin kundrejt Robinhos dhe pritet që braziliani të paguajë 320.000 funte për veprimet e tij.
Sekretari i Shtetit italian, Alfredo Mantica, ka kërkuar anulimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit, e cila është caktuar të zhvillohet më 10 shkurt në Londër, për shkak se Brazili nuk lejon ekstradimin e një terroristi të dënuar italian.Cesare Battisti kërkohet nga Qeveria italiane për terrorizëm, ndërsa është i dënuar katër herë me burg të përjetshëm. Ai aktualisht gjendet në Brazil dhe është duke kërkuar azil politik. Të hënën, gjykatësi përgjegjës për rastin ka vendosur që Battisti të mos ekstradohet në Itali pasi ai ka statusin e refugjatit politik. Ky vendim e ka nevrikosur Qeverinë italiane, të cilët kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë ndeshjen miqësore kundër Selecaos. “Mendoj se duhet ta anulojmë ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit në Londër. Ne nuk mund t’i pranojmë veprimet e Qeverisë së Brazilit. Battisti është një terrorist dhe jo refugjat politik”. “Zhvillimi i ndeshjes mund të nxisë probleme ndërmjet tifozëve, kështu që rrezikojmë ta shndërrojmë sportin në një skandal politik”, ka thënë Mantica për “La Repubblica”.
Zeniti ka lëshuar një deklaratë zyrtare sipas të cilës, skuadra ruse dhe Arsenali janë marrë vesh për transferimin e Andrei Arshavin ne Emirates Stadium.
“Negociatat ndërmjet Zenitit dhe Arsenalit për transferimin e Andrei Arshavin po vazhdojnë. Klubet kanë arritur marrëveshje bazë për vleftën e lojtarit”. “Tash ka mbetur vetëm zgjidhja e çështjeve personale dhe kërkesave të Andrei Arshavin. Arshavin nuk ka në plan t’i zvogëlojë kërkesat e tij, kështu që duhet të pritet derisa të arrihet një pikë e përbashkët ndërmjet tij dhe Arsenalit”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.Mësohet se vlera të cilën do ta paguajnë Topçinjtë për shërbimet e mesfushorit rus është 16 milionë euro. Problemi i vetëm në lidhje me këtë transfer është paga e Arshavin. Rusi kërkon 106.000 euro në javë, ndërsa Arsenali është gati t’i ofrojë 80.000 euro për javë, gjë që e bën atë njërin nga lojtarët më të paguar të Arsenalit. “Jam duke pritur vendimin përfundimtar. Ende nuk kam biseduar me menaxhmentin e klubin dhe ende nuk kam marrë një ‘PO’ ose një ‘JO’ të pastër”, është shprehur Arshavin për gazetën ruse “Sport Express”.