"Ky vend është aq i madh, ashtu që mund ti ndajmë ekipet në 12 stadiume", ka deklaruar Blater. Komisioni i posaçëm i FIFA-së, nga e premtja do të fillojë me inspektimet e saja në 17 qytete të cilat janë kandidat për të qenë organizator të ndeshjeve të botërorit. Vendimi përfundimtar se në cilat qytete do të zhvillohen ndeshjet e botërorit të 2014 do të merret në mars

Skuadra e Milanit nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Juventusit për ta arritur me pikë, pasi që ka barazuar në San Siro kundër Genoas me rezultat 1-1.
Rossonerët krijuan epërsinë me anë të mesfushorit anglez David Beckham (31’), i cili pasi shënoi në fundjavë golin debutues kundër Bolognas, arriti që edhe në këtë takim të tregohet vendimtar për Milanin.
Megjithatë, të zgjedhurit e Ancelottit nuk u treguan të vëmendshëm deri në fund të takimit, kështu që u ndëshkuan nga sulmuesi i Genoas i kthyer nga lëndimi, Diego Milito, i cili barazoi në fund të takimit (87’).
Një pikë e fituar e afron Milanin me Juventusin, prapa të cilit gjendet vetëm dy pikë, mirëpo Interi është shmangur në tetë pikë diferencë me fitoren kundër Catanias.
Arsenali ka arritur të nxjerrë një pikë në fund të përballjes shumë të vështirë si mysafir i Evertonit në Goodison Park Stadium, duke barazuar me rezultat 1-1.Në pjesën e parë nuk u shënuan gola, ndërsa Topçinjtë u gjetën në disavantazh në pjesën e dytë të takimit (61’), kur Tim Cahill mposhti portierin Almunia.
Nga humbja Arsenalin e shpëtoi Robin Van Persie, i cili barazoi në minutat shtesë të takimit (90’+2) duke nxjerrë një pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën mysafire.

Agjenti i portierit tё Milanit, Marco Storari, pret qё klienti i tij t’i bashkohet Chelseat kёto ditё.
Storari, 32-vjeçar, aktualisht ёshtё nё pronё tё Milanit, por ka kaluar dy sezonet e fundit nё huazim tek Levante, Cagliari dhe aktualisht tek Fiorentina.
Nёse ai arrin nё Chelsea do tё luftojё me portierin tjetër Hilario pёr pozitën e portierit rezervё, pas largimit tё Carlo Cudicinit nё drejtim tё Tottenhamit.
“Ende nuk ёshtё përfunduar gjithçka. Por ne presim konfirmimin sot”, ka thёnё agjenti i Storarit.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka përqeshur yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, nё triumfin e Topit tё Artё.Çmimi, i votuar nga gazetarёt e sportit nga e gjithё bota, i dhanë Cristiano Ronaldos çmimin prestigjioz pёr sezonin e shkёlqyeshёm me Manchester United.
Anёsori ndihmoi ekipin tё fitonte dy tituj tё rёndёsishёm, atё tё Premierligёs dhe tё Ligёs sё Kampionёve, duke shёnuar plot 42 gola sezonin e kaluar.
“Tash Topi i Artё ёshtё bёrё njё çmim publicitar. E gjitha varet nga ajo se çfarë njerëzit shohin, nё vend se tё gjykojnë. Pёr mua ёshtё e rёndёsishme tё fitoj me ekipin se sa gjithçka tjetër”, ka thёnё sulmuesi suedez.
Kampionët e Italisë kanë shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Catanias në Stadio Massimino, pavarësisht se nga minuta e 31-të luajtën me një lojtar më pak. Mesfushori serb Dejan Stankovic krijoi epërsinë për Inter që në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa asistues ishte Julio Cruz.
Që në pjesën e parë (31’) skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Sulley Muntari u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në Tedescon.
Megjithatë Nerazzurët dëshmuan se pse i prijnë kampionatit të sivjetmë duke arritur ta menaxhojnë lojën deri në fund, madje duke e dyfishuar epërsinë.
Lojtari më i mirë në Serie A për vitin 2008, Zlatan Ibrahimovic, pranoi një pasim të Stankovicit për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij (71’).
Me këtë fitore Interi distancohet me gjashtë pikë nga përcjellësi Juventus, që sonte u mposht në Friuli nga Udinese. Ndërsa edhe Milani mbetet tetë pikë prapa liderit, pas barazimit në San Siro kundër Genoas.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, kishte preferuar ta pushonte njeriun kryesor Alessandro Del Piero, ndoshta për pakënaqësinë e shprehur nga ikona e Juves javën e kaluar në momentin e zëvendësimit kundër Fiorentinës.
Mungesa e kapitenit u reflektua menjëherë në lojën e Juventusit, të cilët në pjesën e parë u humbën në fushë.
Skuadra e vendase, e cila nuk e kishte shijuar fitoren që nga nëntori i vitit të kaluar, kërkoi me ngulm tri pikët nga ky takim, ndërsa dominuan lojën në pjesën e parë dhe u treguan mjaft të rrezikshëm nga kundërsulmet edhe në pjesën e dytë.
Dyshja Fabio Quagliarella dhe Antonio Di Natale ishin fatalë për Juventusin. Quagliarella krijoi epërsinë në pjesën e parë (20’), ndërsa Di Natale e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë (74’) duke shënuar një supergol.
Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë me një gol të shënuar nga Vicenzo Iaquinta (77’) nga pika e bardhë, mirëpo edhe inkuadrimi i David Trezeguet nuk u ndihmoi juventinëve të nxjerrin së paku një pikë nga ky takim.
Me këtë humbje Juventus mbete gjashtë pikë prapa kryesuesve të Serie A, Inter, ndërsa Milani i afrohet në dy pikë.
Blutë nga Londra e kanë mposhtur Middlesbrough në Stamford Bridge me rezultat 2-0 për t’u barazuar me pikë me Liverpoolin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë, ngjiten në pozitën e dytë. Në pjesën e parë të takimit nuk u prekën rrjetat, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan dy gola të cilët mbajnë firmën e një lojtari, Salomon Kalou.
Kalou u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas një gjuajtje nga këndi të Lampard, dhe pas panikut të krijuar në mbrojtjen e Middlesbrough, shënoi golin e parë (58’).
Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja (80’), Kalou dyfishoi epërsinë, ndërsa sërish asistues ishte Lampard.
Kjo fitore e ngrit Chelsean në kuotën e 48 pikëve aq sa ka edhe Liverpooli, por për shkak të golaverazhit më të mirë ngjitet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Manchester United që kryeson në tabelë.
Skuadra e Mançesterit ka arritur të bindë plotësisht në javën e 23-të me fitoren e thellë 5-0 në transfertën e Uest Bromit. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson e sheh veten përkohësisht të vetme në krye me 50 pikë. Mançesteri shpreson në ndonjë hap fals të Liverpulit në ndeshjen e kësaj mbrëmjeje që do të luajë me Uiganin në transfertë.
Aston Vila arriti një fitore minimale 1-0 me Portsmuthin në transfertë. Përkohësisht ajo kalon Çelsin në vendin e tretë, duke pritur ndonjë hap fals të tyre në përballjen me Midellsbroun. Aston Vila ka 47 pikë, aq sa ka aktualisht edhe Liverpuli.
Sandelendi fitoi mbrëmë 1-0 me Fulhamin, ndërsa Totenhemi mundi 3-1 Stok Sitin. Java e 23-të e Premier Ligës angleze do të plotësohet sonte me gjashtë takimet e tjera që do të luhen në orën 20:45 dhe 21:00.
















