Real Madridi e ka transferuar mesfushorin e West Ham Unitedit, Julien Faubert, i cili do të qëndrojë në formë huazimi në Santiago Bernabeu.

Gazetat madrilene “Marca” dhe “AS” kanë njoftuar për këtë transferim, ndërsa Faubert do të luajë për Los Merengues deri në qershor të këtij viti, për një vlerë prej 1.5 milion eurosh, me mundësinë për t’u bërë lojtar i Realit. Ndërkaq nëse Mbretërit e dëshirojnë këtë gjë, atëherë duhet të paguajnë gjashtë milionë euro.

Nëse është i vërtetë ky transferim, atëherë vjen ‘pa pritur’, pasi paraprakisht nuk ishte informuar për ndonjë interesim të Los Blancos për mesfushorin francez.

Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore minimale kundër kampionëve në fuqi të Bayern Munichut, për t’i prirë Bundesligës së paku deri të shtunën.

Takimi i zhvilluar sonte në HSH Nordbank Arena ndërmjet Hamburgut dhe Bayern Munichut ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të skuadrës vendase.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mladen Petric një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, pavarësisht se bavarezët deri në fund të takimit tentuan t’i barazonin shifrat.

Me këtë fitore Hamburgu ngjitet në pozitën e parë me një pikë më shumë nga Hoffenheimi që zbret në pozitën e dytë, por të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së tetëmbëdhjetë kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus.

Dwight Howard ka udhëhequr ekipin e tij Orlando Magic, drejt fitores prej 99-88 ndaj Cleveland Cavaliers.

Howard kontribuoi me 22 pikё dhe 18 kёrcime, derisa Rashard Lewis dhe Hedo Turkoglu shënuan nga 19 pikё secili pёr Orlandon qё fitoi takimin e parё nё mes tё dy kryesuesve tё Konferencёs Lindore.

LeBron James shёnoi 23 pikё por ishte i saktё nё vetëm nё 10 nga 27 tentimet e tij. Mo Williams, i cili erdhi me pikёt mё tё larta nё karrierё, 43 pikё, tё shënuara nё ndeshjen e kaluar kundër Sacramento Kings, kësaj here dёshtoi duke shёnuar vetëm 12 pikё me katёr gjuajtje tё suksesshme nga 15 tentimet.

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, mendon se Los Merengues do ta arrijnë Barcelonën, pasi që Balugranët nuk do të mund të luajnë kështu deri në fund të sezonit. Ndërkohë që është shprehur i sigurt që skuadra e tij do të arrijë sukses në Ligën e Kampionëve.

“Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, ndërsa është e pamundur që Barcelona të luajë me këtë ritëm deri në fund”.

“Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të jemi të gatshëm kur ata të humbin. Askush nuk duhet t’i mohojë mundësitë tona për t’u rikthyer në garën për titull”.

“Sa i përket Ligës së Kampionëve, për mua do të ishte ëndërr po ta fitonim atë. Ndërsa mendoj se ne vetë e kontrollojmë fatin tonë. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjërin front”, ka përfunduar Pepe.

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, thotë se ekipi i tij duhet tё fitojё nё ndeshjen e ardhshme ndaj Lazios, qё zhvillohet tё dielën nё Olimpiko tё Romёs.
Milani udhëhoqi pjesën mё tё madhe tё ndeshjes përballё Genoas, por Diego Milito nё çastet e fundit shёnoi pёr tё barazuar. Nё anёn tjetër Interi fitoi ndaj Cattanias duke kijuar tetё pikё epërsi ndaj Milanit. “Lazio po kalon njё periudhё tё vështirё pёr momentin. Duhet ta shfrytёzojmё kёtё dhe tё përpiqemi tё luajmë mirё. Shkojmё pёr tё fituar pasi pёr kёtё kemi nevojё”, ka thёnё Pirlo. “Nёse luajmë baras, atёherё do tё ngecim edhe mё shumё pikё mё prapa, pavarësisht qё ka edhe shumё pёr t’u luajtur, duhet tё fitojmë”, ka shtuar italiani.
Shtypi spanjoll sot ka njoftuar se Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar parakontratë me Real Madridin dhe nëse portugezi nuk i bashkëngjitet Realit në verë, atëherë ai do t’u paguajë atyre dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.
“Sport” njofton se agjenti i syperyllit të Manchester United, Jorge Mendes, ka nënshkruar një parakontratë me tashmë presidentin e larguar të Realit, Ramon Calderon, gjatë kohës kur ai është në krye të Los Blancos. Gjithnjë sipas “Sport”, kjo kontratë ka vlerën prej 100 milionë dollarësh, dhe nëse Ronaldo e thyen atë, atëherë ai duhet t’u paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim Mbretërve.
Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur rivalin qytetit, Espanyol, në kuadër të Kupës së Mbretit me rezultat 3-2 për të vazhduar më tutje garën drejt fitimit të këtij trofeu.
Takimi i parë i zhvilluar në Estadi Nou Sarria përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, ndërsa në Camp Nou Barcelonës nuk i konvenonte barazimi. Blaugranët arritën që të krijonin epërsi të trefishtë, para se kundërshtari i tyre të ngushtonte rezultatin. Sulmuesi i ri Bojan Krkic ishte golashënues i dyfishtë. Krkic krijoi epërsinë në pjesën e parë (35’), ndërsa tre minuta brenda pjesës së dytë (48’) e dyfishoi atë. Golin e tretë për katalunasit e shënoi Gerard Pique (56’). Mysafirët arritën që brenda dhjetë minutash të shënojnë dy herë me anë të Ferran Corominas (59’) dhe Callejon (69’), mirëpo nuk arritën ta shënonin edhe golin e tretë, i cili i mbante në garë.
Sipas mediave gjermane sekretari sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, këtë muaj e ka vizituar Munihun për të tentuar transferimin për afatin kalimtar veror të dyshes së Bayernit, Philipp Lahm dhe Franck Ribery.
E përjavshmja gjermane “Sport Bild” njofton se vlera aktuale e mbrojtësit të krahut Philipp Lahm, i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2012, është 25 milionë euro, ndërsa Ribery vlen 35 milionë euro dhe është i lidhur me Bayernin deri në vitin 2011. Edhe pse zyrtarët e Bayernit kanë njoftuar se kataluansit nuk kanë bërë ofertë formale për lojtarët e tyre, “El Mundo Deportivo” njofton se Barca planifikon përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar veror, ndërsa Lahm dhe Ribery do të ishin zgjedhje e përsosur.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka shprehur zhgënjimin e tij me mёnyrёn e lojës sё Wigan Athletic nё barazimin e mbrёmshёm prej 1-1, duke e quajtur lojën e kundërshtarit “tё çmendur”.
Pavarësisht dominimit tё tё kuqve, goli i Yossi Benayoun nuk ishte i mjaftueshëm pёr fitoren. Njё penalti e akorduar pёr Wiganin dhe e shndërruar nё gol nga Mido, pengoi Liverpoolin tё marrё pikё tё plota nga ndeshja. “Lojtarёt ishin okey, sidomos nё pjesёn e parё, kishim kontrollin e ndeshjes, por nё pjesën e dytё kjo ndryshoi, ishte njё ndeshje e çmendur. Kur nuk arrin t’i kontrollosh ndeshjet e çmendura nuk fiton pikё. Nuk e di se çfarë ndodhi. Nё fakt e di, por nuk mund tё them asgjë pёr kёtё”, ka thёnё Benitez pas ndeshjes.