E dyta e renditur nё tenisin botëror, Serena Williams, ka triumfuar nё finalen e femrave tё turneut Australian Open, duke shkatërruar tenisten e tretё nё botё, rusen Dinara Safina me fitore prej 2-0 nё sete (6-0, 6-3), brenda vetëm 58 minutash.
Williams dominoi tёrёsisht pёrballjen qё nga fillimi, duke fituar setin e parё me rezultat 6-0. Seti i dytё ishte mё i ekuilibruar, por qё megjithatë i takoi amerikanes. Ky ёshtё trofeu i katërt pёr Serena Williams nё Australian Open, pas titujve tё fituar nё vitin 2003, 2005 dhe 2007.

Triumfi nё kёtё turne do t’i mundësojё amerikanes tё marrё vendin e parё nё listёn botërore tё tenisteve, tё cilin aktualisht e mban serbja Jelena Jankovic. Finalja e meshkujve, ku do tё përballen dy tenistёt mё tё mirё nё botё, Rafael Nadal dhe Roger Federer, do tё mbahet mëngjesin e nesërm, 1 shkurt.
Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Dunga, e ka ftuar Amaurin për ndeshjen miqësore me Italinë, pasi Luis Fabiano ka ra nga kombinimi për shkak të lëndimit.
Amauri një kohë të gjatë ka qenë në dyshime se për cilën kombëtare do të luajë, vendlindjen e tij Brazilin, apo Italinë, ku është afirmuar si futbollist.Të dyja kombëtaret një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se do ta ftojnë futbollistin, por Brazili ishte në epërsi për shkak se Amauri ende nuk është pajisur me pasaportë italiane.Amauri nuk u gjend në listën e parë të Dungas për ndeshjen e 10 shkurtit kundër Italisë, por pas lëndimit të Luis Fabianos, i cili do të pauzojë për dy javë, trajneri brazilian ftoi sulmuesin e Juventusit.
Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, e vlerëson Dirk Kuyt lojtarin mё tё rrezikshëm tё Liverpoolit.

Kur ёshtё pyetur nёse do t’i kushtonte vëmendje tё veçantё mbulimit tё Steven Gerrard nё ndeshjen e nesërme nё Anfield, ai ka befasuar duke thёnё se ka frikё nga dikush tjetër.

“Gerrard? Dhe çfarë me Torres, Riera dhe Mascherano? Kjo ёshtё si tё thuash se ekipi im varet i gjithi nga Lampard. Liverpool ka lojtarё fantastik, siç kemi edhe ne”, ka thёnё Scolari.

“Por njё lojtarё mё pёlqen mё shumti, tё cilin as qё e përmendet. Kur ai luante me Holandёn dhe unё drejtoja Portugalinё, thash ‘Ju lutem mos luani me kёtё’,”, ka shtuar braziliani.

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i bindur se sulmi i ekipit tё tij mund ta thyejё barrierën prej 80 golave kёtё sezon.

Ferguson beson se Dimitar Berbatov, Wayne Rooney, Carlos Tevez dhe Cristiano Ronaldo, qё tё gjithё mund tё arrijnë kuotën e 20 golave kёtё sezon.

“Sigurisht, mendoj se ata janë nё gjendje ta bёjnё atё. Pёr momentin kanё qenё mbrojtësit ata tё cilёt kanё rёnё nё pah deri tash. Tash shpresoj se tash do tё jetё momenti i sulmuesve”, ka thёnё Ferguson.

“Ronaldo ёshtё njё shembull i mirё. Vitin e kaluar ai ishte i mrekullueshëm, shёnoi 42 gola si anësor. Ende njerëzit thonё se ai nuk po kalon njё sezon tё mirё kёtё vit, por ai ka shёnuar 13 gola si dhe ka bёrё 11 asistime”.

“Ai pa dyshim do tё përfundojë me mbi 20 gola. Rekordi i Berbatov nё Tottenham ishte 20 gola ose mё shumë nё sezon, dhe presim ta pёrsёrisё kёtё. Dhe sigurisht, nёse do tё kemi gola shtesё nga Carlos dhe Wayne, kjo na jep rast mё tё mirё”, ka shtuar skocezi.


Manchester City ka bёrё njё hap befasues duke dërguar ofertё pёr shërbimet e kapitenit tё Chelseat, John Terry.

Times ka shkruar se drejtori ekzekutiv i Cityt, Garry Cook, ka biseduar me Peter Kenyon, shefin ekzekutiv tё Chelesat, pёr tё pyetur rreth situatës sё Terryt.

Si edhe pёr Kaka, i cili vendosi tё mbetet nё Milan, City kishte planifikuar tё bёnte ofertё tё cilёn rrallё klub do ta refuzonte. Por tё njёjtёn përgjigje ka marrё edhe nga klubi londinez, se kapiteni nuk ishte nё shitje pёr kurrfarë çmimi.

Pas akuzave per kurdisje ndeshjesh, skuadra e Interit ka reaguar me vonesë duke mohuar spekulimet kinse ata janë të përfshirë në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve.

Në numrin e sotëm, gazeta italiane “Il Giornale” ka publikuar një raport sipas të cilit drejtësia italiane është duke hetuar skuadrën e Interit për përfshirje në kurdisjen e disa ndeshjeve, të cilat ia mundësuan fitimin e Scudettos në sezonin e kaluar.

Pas këtij lajmi, prokurorët publik në Milano kanë mohuar spekulimet e “Il Giornale” duke thënë se ata nuk janë duke e hetuar Interin, ndërkohë më vonë edhe vetë Nerazzurët kanë reaguar duke mohuar përfshirjen e tyre në kurdisjen e ndeshjeve.

“Dëshirojmë të theksojmë se ajo që thuhet në gazetën 'Il Giornale' nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. FC Internazionale Milano dëshiron të përsërisë se një gjë e tillë nuk ekziston. Zyra e prokurorit në Milano e ka mohuar këtë gjë dhe ka deklaruar se nuk do të ketë hetime të autoriteteve të Interit për sezonin 2007/2008. Skuadra do ta mbrojë imazhin e saj në secilën mënyrë të mundshme”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vendosur të mos komentojë shkrimet në gazetën “Il Giornale”, sipas së cilës skuadra e tij ka kurdisur ndeshjet në sezonin e kaluar.

Ministria Publike në Itali ka nisur hetimet në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve në sezonin e kaluar, ndërsa “Il Giornale” ka publikuar hetimin, sipas të cilit Nerazzurët kanë kurdisur ndeshjet të cilat ua kanë mundësuar ta fitojnë Scudetton.

Ky lajm ka kryesuar lajmet sportive të ditës së sotme, ndërkohë që Moratti ka refuzuar të komentojë për këtë gjë.

“Dëgjova sot në lajme për këtë gjë. Mirëpo nuk e kam lexuar gazetën prandaj nuk mund të jap ndonjë koment”, ka thënë Moratti për “Sky Sport Italia”.

Raymond 'Ray' Emery, portier i skuadres së Atlant Mytishchi, përvojën e tij nga liga NHL e ka transferuar edhe në ligën ruse të hokeut në akull KHL.

"Ray" është I njohur për atë se si portier shum shpesh inkuadrohej në rahjet, ndërsa viktima e tij e fundit në këto rahje ishte trajneri I skuadrës së tij.
Ish portieri I skuadrës së Ottaëa Senators, këtë verë për 2 milion dollarë fimrosi kontratë profesionale me skuadrën ruse të hokeut profesionist "Atlant Mytishchi". Emeryn pa lidhje nuk e eka marë nofkën " zhilet", pasi që në botën e sportit të hokeut është I njohur par atë se si portier nuk I mungojnë prirjet për boks. Rahje e tij më e njohur ëhstë ajo me dy hokeist të skuadrës së Buffalos. Ekscesi I fundit ëhstë sulmi fizik ndaj trajnerit të tij. Emery, patjetër u desh të braktis terenin pasi që kishte pranuar pesë gola, ndërsa trajneri I tij këtë u desh ta paguaj me dajak.

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë që skuadra e tij do t’ia vështirësojë mundësitë Interit për rrugën drejt titullit, pasi që bardhezinjtë përgatiten për një rikthim që nga ndeshja e të shtunës kundër Cagliarit.

“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Cagliari do të udhëtojë në Torino për të shfaqur formë të mirë siç kanë bërë në ndeshjet e fundit, kështu që duhet të jemi të përgatitur”.

“Duhet të kemi kujdes dhe të tregojmë më të mirën nga vetja në secilën ndeshje të radhës. E dimë se nuk luajtëm mirë kundër Udines dhe pres që lojtarët të rikthehen në mënyrën më të mirë”.

“Ne po përballemi me Interin. Do të japim maksimumin nga vetja për t’ia vështirësuar jetën. Kampionati nuk ka mbaruar dhe së shpejti do të arrijmë momentin ‘e nxehtë’ të kampionatit. Duhet të menaxhojmë gjithçka që në fund të dalim fitues”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.

Manchester City ka pohuar se ka dërguar edhe njё ofertё tjetër pёr sulmuesin e Blackburnit, Roque Santa Cruz, por se edhe kjo ёshtё refuzuar.
City nuk heq dorё nga synimi pёr ta angazhuar Santa Cruz, edhe pse oferta e këtij klubi disa herё ёshtё refuzuar nga Blackburn.

Sё fundi edhe vet lojtari ka deklaruar se dëshiron tё largohet nё drejtim tё Manchesterit, por kështu nuk mendon trajneri Sam Allardyce, qё ka refuzuar edhe ofertёn e fundit pёr tё.

“Mbrёmё dërguam njё ofertё mё tё mirё tek Blackburni pёr Roque Santa Cruz, por u refuzuam. Kemi bёrё ofertё edhe tek Newcastle pёr shërbimet e Shay Given, por ende presim përgjigje”, ka thёnё menaxheri i Cityt, Mark Hughes.