Milani ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 ndaj Lazios nё Olimpiko, duke u ngritur nё vendin e dytё tё tabelës sё Serie A.Mё i merituari pёr dy golat e parё tё Milanit ishte mesfushori David Beckham. Anglezi sё pari asistoi pёr sulmuesin brazilian Alexandre Pato, i cili shёnoi tre minuta para fundit tё pjesës sё parё (42’). Nё minutën e tretё tё pjesё sё dytё, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridit, harkoi nga gjuajtja e lirё duke gjetur kokёn e Massimo Ambrosinit, i cili dyfishoi epёrsinё pёr rosonerёt (48’). Kaka, i cili mё herët huqi njё rast tё mirё, vulosi rezultatin me golin e tretё tё Milanit, shtatё minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes, pas njё loje tё mirё tё Clarence Seedorf. Milan tash mbledh 44 pikё, gjashtё mё pak se Interi dhe njё mё shumё se Juventusi, qё pas humbjes sё djeshme ndaj Cagliarit, zbret nё pozitën e tretё.
Lionel Messi, i futur në lojë si zëvendësues, ka shënuar dy gola në pjesën e dytë, për të rikthyer rezultatin prej disavatanzhit 1-0 dhe për t’i dhënë fitoren prej 2-1 Barcelonës në udhëtim ndaj Racing Santander.Racing iu dha shumë pak hapësirë veprimi mysafirëve dhe kaloi në epërsi me golin Nikola Zigic të shënuar nga penaltia, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë (55’). Përfshirja e Messi në pjesën e dytë elektrizoi Barcelonën dhe argjentinasi arriti të barazojë pas vetëm 10 minutash nga inkuadrimi i tij në fushë (55’), ndërsa shënoi golin e fitores dhjetë minuta para fundit të ndeshjes (80’).Barcelona, e cila në minutat e fundit të ndeshjes mbeti me nënë lojtarë në fushë, për shkak të përjashtimit të Rafael Marquez (88’) dhe Gerard Pique (90’), me këtë fitore rikthen edhe epërsinë prej 12 pikësh ndaj Real Madridit.
Liverpooli ka shënuar fitore në çastet e fundit të ndeshjes me dy golat e Fernando Torresit, njërën të shënuar në minutën e parafundit të ndeshjes dhe tjetrën në minutën e fundit të lojës shtesë. Në këtë ndeshje kishte 8 ndëshkime, i pari u ndëshkua me karton të verdhë Mascherano në minutën e 20, A.Cole në minutën 22, Alonso në minutën 46, Mikel në minutën 53 dhe me karton të kuq në minutën e 60 u ndëshkua lojtari i Chelsea, Lampard, pas këtij ndëshkimi u ndëshkua edhe John Terry me karton të verdhë, Steven Gerrard dhe në qastet e fundit u ndëshkua Arbeloa.
San Antonio Spurs iu ka bërë ballë 38-pikëve të shënuara nga Chris Paul, për të mposhtur në udhëtimin ekipin e New Orleans Hornets me rezultat 106-93.Tony Parker shënoi 25 pikë, Manu Ginobili 22 dhe Michael Finley 20 pikë për Spurs, që renditen në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore. Matt Bonner realizoi 13 pikë dhe Tim Duncan 12 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.Chris Paul shënoi 38 pikë në këtë ndeshje, si dhe kontribuoi me gjashtë kërcime dhe katër asistime. David West ishte vetëm lojtari i dytë tek Hornet, që kishte shënuar pikë dyshifrore, duke përfunduar ndeshjen me 16 pikë dhe 10 kërcime.
Numri një i botës, Rafael Nadal, ka dalë fitues në finalen e Australian Open, përballë rivalit të tij, numrit dy, Roger Federer, pas një drame që zgjati pesë sete.Nadal, i cili erdhi nga ndeshja e vështirë dhe më e gjata në historinë e këtij sporti (5 orë e 14 minuta), ajo përballë bashkëkombësit të tij Fernando Verdasco, triumfoi 3-2 në sete (7-5, 3-6, 7-6, 3-6, 6-2) gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në Rod Laver Arena, e që zgjati plot 4 orë e 22 minuta.Pas çdo seti të fituar nga Nadal (të parin dhe të tretin), Federer kundërpërgjigjej më fuqishëm në setet vijuese (dytin dhe të katërtin), por seti vendimtar, ai i pesti, i takoi spanjollit, duke ia sjellë edhe trofeun e parë në këtë turne të madh.Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Nadal ndaj Federer në një finale Grand Slam. Spanjolli fitoi ndaj zviceranit edhe në French Open dhe Wimbledon dhe e zëvendësoi atë në vendin e parë të listës së tenistëve.Fitorja e 22-vjeçarit Nadal e len në pritje synimin e zviceranit Ferderer për të çuar në 14 numrin e titujve Grand Slam, me të cilën do të barazonte dhe rekordin e Pete Sampras.
Reggina ka arritur të nxjerrë një pikë në fushë të vet ndaj Romës, duke barazuar me rezultat 2-2.Djelmoshat e trajnerit Luciano Spalleti arritën të rikthehen nga disavantazhi 1-0 për të kaluar në epërsi 2-1, megjithatë nuk arritën ta ruajnë këtë duke nxjerrë vetëm barazim ndaj Regginës.Vendasit kaluan në epërsi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë me anë të Bernardo Corradit (43’), por David Pizzaro ka arritur të barazojë për romakët shumë shpejt, në çastet e fundit të pjesës së parë (45’).Pjesa e dytë e pa Romën në epërsi, me anë të golit të dytë të Pizzaros (57’), por në fund vendasit arritën të nxjerrin një pikë, falë golit të Ciccio Cozza të shënuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes (81’).Roma për momentin do të vazhdojë të mbajë vendin e pesë me 37 pikë, e që rrezikohet nga Fiorentina, e cila aktualisht ka 35 pikë, por që luan nesër në fushë të Bolognës.
Kampioni i Italisë, Interi, nuk ka arritur të shfrytëzojë rastin për të krijuar nëntë pikë diferencë ndaj Juventusit, pasi barazoi në fushë të vet në ndeshjen e sotme kundër Torinos, me rezultat 1-1.Pas 45 minutave të para pa gola, mysafirët kaluan në epërsi që në fillim të pjesës së dytë me golin e shënuar nga Rolando Bianchi me kokë (46’). Por nerazurët arritën të barazojnë me anë të Nicolas Burdisos pas 11 minutash tjera (57’). Përkundër presionit të vazhdueshëm nga ekipi i Jose Mourinhos, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët arritën të ruajnë barazimin dhe të nxjerrin një pikë të rëndësishme.Me pikën e fituar Interi forcon kreun me 7 pikë para Juventusit, që mbrëmë humbi në fushë të vet ndaj Cagliarit.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i ngazëllyer me edhe njё ndeshje pa pranuar gol, nё fitoren e djeshme prej 1-0 ndaj Evertonit.Rrjeta e Van der Sar nuk ёshtё prekur pёr dymbёdhjetё ndeshje nё ligё dhe holandezi tash ka kaluar 1122 minuta pa pranuar gol, duke thyer rekordin e mёhershёm prej 1103 minutash qё mbahej nga ish-portieri i Reading, Steve Death, i vendosur nё sezonin 1978-79.
Lojtari i fundit qё ka shёnuar nё rrjetёn e Van der Sar ishte mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, nё fitoren 2-1 tё topçinjve nё Emirates, mё 8 nёntor.
“Ështё fantastike. Nuk mund ta besoja kur lexova se goli i fundit qё kemi pranuar ishte kundër Arsenalit qё nё nëntor. Kjo ёshtё e jashtëzakonshme”, ka thёnё Ferguson.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ёshtё i paepur t’i japё fund mungesës sё golave nё Anfield, nё ndeshjen e sotme kundër Chelseat.“Kjo përballje ka qenё edhe ndeshja ime e parё nё Anfield para tifozëve tё Liverpoolit, andaj ёshtё shumё e veçantё pёr mua. Unё po ashtu shënova golin tim tё parё nё atё ndeshje, dhe ishte fillimi i gjithçkaje”, ka thёnё Torres.
“Pёr kёtё arsye nuk do tё kishte ndeshje mё tё mirё pёr mua pёr tё shёnuar sёrish nё Anfield. E di se ndeshja do tё përcillet nga shumё njerëz dhe tifozёt do ta dёshirojnё aq shumё njё fitore, andaj shpresoj tё luaj lojën time mё tё mirё dhe tё shënoj”, ka shtuar spanjolli.
Superylli i basketbollit, Kobe Bryant, raportohet se ёshtё njё tifoz i klubit spanjoll Barcelona.Nё edicionin e fundit tё magazinës ESPN, Bryant flet pёr faktin se e pёlqen Barcelonёn si dhe flet edhe pёr miqёsinё qё ka me Lionel Messi dhe Ronaldinhon.
Bryant ishte rritur duke pasur pёr idol ish-trajnerin e blaugranёve, Frank Rijkaard, i cili aso kohe shkëlqente me Milanin, ndërsa po ashtu ka treguar edhe aftёsitё e tij futbollistike me veshje tё Barcelonёs.
Raul dhe Arjen Robben kanё shёnuar nё fitoren 2-0 tё Real Madridit ndaj Numancias, pavarësisht se kampioni nё fuqi luajti me njё lojtar mё pak nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes. Pas njё pjese tё parё pa gola, kapiteni Raul hapi serinё e golave nё fushё mysafire qё nё minutën e tretё tё pjesës sё dytё (48’), duke shёnuar golin e tij tё 10-tё kёtё sezon. Robben dyfishoi epёrsinё nё minutën e 56-tё tё lojës, pas njё asistimi tё Raul.
Nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes, Reali luajti me 10 lojtari, pasi Fernando Gago u përjashtua nga loja nё minutën e 79-tё pёr shkak tё dy kartonëve tё verdhё, por kjo nuk i solli asnjë avantazh ekipit vendas.
Me kёtё fitore, Madrid i afrohet nё nёntё pikё liderit tё tabelës, Barcelonёs, qё luan tё dielën nё fushё tё Racing Santanter.
Cagliari befasoi Juventusin në Torino, duke e mposhtur me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 22-të Series A. Ja detajet dhe pese golat e shenuar ne kete ndeshje... Mysafirët kaluan në epërsi në minutën 16’të të takimit përmes Biondinit. Të gjithë menduan se Bianconerët megjithatë do ta fitojnë këtë ndeshje pasi me golat e Sissokos (31'të) dhe Pavel Nedved (38'të), rikthyen rezultatin.
Mirëpo, Cagliari fillimisht barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Jeda në minutën e 54'të ndërsa në të 78'tën Matri i dha Juves goditjen përfundimtare.
Juventus ka 6 pikë më pak se lideri Inter, por kjo diferencë mund të rritet të dielën kur Nerazurët do të takohen me Torinon.
Një penalti e shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo ka mjaftuar për t’i sjellë tri pikë të reja kampionit në fuqi, Manchester United, në ndeshjen ndaj Evertonit në Old Trafford. Evertoni vizitoi Old Traffordin pas dy barazimeve kundër Liverpoolit dhe një barazimi tjetër kundër Arsenalit, dhe tregoi organizim dhe prirje për ta përsëritur këtë sukses.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi dy minuta para fundit të pjesës së parë, pasi Mikel Arteta ndërhyri lehtas ndaj Michael Carrick, edhe pse rasti nuk u duk të ishte aq serioz për penalti. Ronaldo nuk huqi nga pika e bardhë, duke i sjellë kështu edhe fitoren 1-0 Manchesterit.
Me tre pikët e fituara, ekipi i drejtuar nga Sir Alex Ferguson ngrihet pesë pikë mbi ndjekësit, Chelsea dhe Liverpool. Dy ekipet do të mund ta zvogëlojnë diferencën e pikëve kur nesër do të përballen mes tyre në Anfield, në derbin më të rëndësishëm të javës në Premierligë.
Dy ekipet tjera, Aston Villa dhe Arsenali, sot barazuan pa gola në fusha të veta në ndeshjet kundër Wigan Athletic, respektivisht West Ham United.
Ndeshja mes Manchester United dhe Everton u karakterizua edhe me një rekord tjetër. Portieri Edwin van der Sar ruajti edhe kësaj here portën e pa prekur, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 1,103 minutash pa pranuar gol.
Blater tha se Komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka vendosur të mos pranojë oferta të përbashkëta derisa të ekzistojnë ofertat individuale për organizimin e botërorit. Ky vendim do të ndikojë në ofertën e përbashkët të planifikuar nga Belgjika dhe Holanda për organizimin e kampionatit botëror në vitin 2018-të. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve për të paraqitur kandidaturat për organizimin e kampionatit botëror është të hënën e ardhshme. Kandidatë potencialë për organizimin e botërorit janë vende të mëdha e të fuqishme si Anglia, Indonezia, Katari, Rusia, Australia, SHBA, Kina si dhe Meksika.
Me këto pikë të humbura Topçinjtë ia pamundësojnë vetes garën për titull.
Me rezultat të ngjashëm ka përfunduar edhe takimi ndërmjet skuadrës që mban vendin e katërt, Aston Villa, e cila është përballur në terren vendas kundër dhe Wigan Athletic.
Mёngjesin e sotëm mediat nё Itali publikuan se mbrojtësi Souleymane Diamoutene ёshtё transferuar nё Romё, pas dështimit tё Lecces tё angazhojë Marco Mottan nga Udinese. Transferimin e ka bёrё zyrtare ekipi i Lecces.
“Ekipi i Lecces dëshiron tё bёjё tё ditur se ёshtё arritur marrëveshje huazimi me mundësi tё shndërrimit nё transfer tё pёrhershёm me Romёn pёr lojtarin Souleymane Diamoutene”, thuhet deklaratën e klubit.
Lojtari nga Mali luan nё pozitën e mbrojtësit tё qendrës, por mund tё luajё edhe nё anёn e djathtё tё mbrojtjes.
Një sondazh i organizuar nga të përditshmet kryesore të sportit në Itali ka treguar se legjenda e Rossonerëve është inspirimi pas ëndrrave të shumë futbollistëve të Serie A. La Gazzetta dello Sport ka pyetur 100 futbollistët më të mirë për emrin e njeriut që i ka inspiruar ata për të vazhduar karrierën e futbollit.
Mbrojtësi i Milanit, Paolo Maldini mori shumicën e votave, para ish heroit të Napolit
Diego Maradona dhe ish yllit të Juventusit Roberto Baggio.
Maldini është bërë një idhull në qytetin e Milanos, pasi ka zhvilluar mbi 600 ndeshje me Rossonerët, duke bërë një karrierë të jashtëzakonshme që pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Dollapi i mbrojtësit legjendar përmban pothuajse të gjitha trofetë e mundshëm në botën e futbollit, me përjashtim të triumfit në Kampionatin Botëror, pasi ai u pensionua nga kombëtarja pas aventurës në Japoni e Kore të Jugut në vitin 2002.
















