Më në fund është zyrtarizuar transferimi i Andrei Arshavin nga Zenit St. Petersburgu tek Arsenali për një vlerë prej 17 milionë funtesh.
Skuadra e Arsenalit ka konfirmuar të martën që mesfushori rus Andrey Arshavin u është bashkuar Topçinjve nga skuadra e Zenit St. Petersburgut. “Jemi të ngazëllyer që e kemi transferuar Andrey Arshavinin. Ai është një lojtar të cilin e kam admiruar qe një kohë të gjatë. Ai është një lojtar i gjithanshëm me përvojë të madhe, i cili do t’ia shtojë kualitetin skuadrës sonë”, ka thënë trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger. Ndërsa pas kompletimit të transferimit të tij në Londër, në një intervistë për “Sky Sports News”, 27 vjeçari u shpreh para tifozëve të shumtë të cilin thërrisnin emrin e tij: “Jam i befasuar që shoh kaq shumë tifozë, të cilët i falënderoj shumë. Jam i kënaqur që jam këtu. Tash jam bërë një topçi. Dhe prandaj jam shumë i lumtur”.

Siq shihet edhe në foto, Andrei Arshavin do të mbajë fanellën me numrin 23.
Mbrojtësi legjendar i Milanit dhe Italisë, Paolo Maldini, u ka premtuar miliona fansave të tij se do ta vesh fanellën e Përfaqësueses Azzure edhe njëherë, para se të pensionohet si futbollist.
Tifozë të shumtë të Maldinit kanë kërkuar që legjenda italiane ta vesh edhe njëherë fanellën e përfaqësueses së Italisë para se ta mbyll karrierën si futbollist, ndërkaq mbrojtësit të Milanit i ka pëlqyer kjo ide. “Ta vesh edhe njëherë fanellën e Italisë do të ishte kënaqësi për mua. Nuk do të ishte një rikthim në ekipin kombëtar, por moment i shkëlqyer për ta festuar karrierën time të gjatë me Italinë. Prandaj do të isha i ngazëllyer ta bëj këtë gjë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel".
Braziliani i Milanit, Ronaldinho, është kthyer sërish në planet e Manchester Cityt, ndërsa situata aktuale e tij te Rossonerët mund të bëjë që ish-numri dhjetë i Barcës të ndërrojë sërish ambient.
Ronaldinho pati një fillim të mbarë të sezonit që nga transferimi nga Barcelona, mirëpo kohëve të fundit ai është duke e nxehur stolin, pasi që Carlo Ancelotti preferon të luajë me treshen David Beckham, Clarence Seedorf dhe Kaka. Trajneri i Rossonerëve shpesh e ka përsëritur se Ronaldinho është pjesë e rëndësishme e skuadrës, mirëpo për momentin braziliani është ‘jashtë’ skuadre. Sipas “Telelombardia”, Manchester City mund të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar veror, për ta joshur drejt Premier Ligës ish-lojtarin më të mirë në botë.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i bindur se fati i Premierligës tashmë nuk është në duart e tyre, por ai mendon se ekipi duhet të fillojë të fitojë.
“Nëse bëhet fjalë për koncentrim ose jo nuk e di, por duhet t’i japim fund kësaj. Në fillim të sezonit në shumë ndeshje nuk pranuam gola, pastaj që nga dhjetori gjërat u ndryshuan”, ka thënë Cech.“Mund të luani një ndeshje të shkëlqyeshme, por t’i lejoni kundërshtarit të shënojë. Kjo edhe na ndodh dhe na përkeqëson gjërat”.“Gjithë çfarë duhet të bëjmë është të fitojmë, dhe nëse Liverpooli dhe United humbin pikë, ne do të mund t’u afrohemi. Kjo është e vetmja rrugë për ne”, ka shtuar portieri çek.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai është i lumtur nga përforcimet e reja të cilat kanë arritur në afatin kalimtar dimëror.
Robbie Keane mbrëmë e kompletoi rikthimin nga Liverpooli tek ish-klubi i tij, për një shumë që thuhet të jetë 12 milionë funte. Krahas Robbie Keane, Tottenham këtë afat kalimtar e ka angazhuar edhe katër lojtarë të tjerë Jermaine Defoe, Carlo Cudicinin, Pascal Chimbonda dhe Wilson Palacios.“Lëndimi i Jermaine është një goditje serioze për ne, ai filloi mirë dhe shënoi tri gola. Ai sigurisht se do të arrinte edhe shumë të tjerë deri në fund të sezonit, andaj kishim nevojë për një zëvendësues dhe nuk mund të gjenim një më të mirë se Robbie Keane”, ka deklaruar Redknapp për Sky Sports.“Jemi të kënaqur nga rikthimi i tij. Por jemi të kënaqur edhe me Cudicinin dhe Palacios. Ata janë përforcime të shkëlqyeshme dhe unë jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë”, ka përfunduar trajneri i Tottenhamit.
Trajneri i Zenit St Petersburg, holandezi Dick Advocaat, thotë se Andrei Arshavin do jetë sensacioni i Premierligës.
Sot pritet të përfundojë edhe zyrtarisht transferimi i sulmuesit rus në Arsenal, pasi mbrëmë ai i përcaktoi edhe kushtet personale me topçinjtë dhe i kaloi testet mjekësore.“Arsenali ende nuk e din se sa futbollist i mirë është Arshavin. Ai do të jetë sensacion. Arshavin vlen më tepër se shuma që ata paguan”, ka thënë Advocaat.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, beson se forma e tij fizike është duke u përmirësua nga dita në ditë.
Pas ardhjes nga Atletico Madrid, Torres pati një sezon të parë fantastik me Liverpoolin, por këtë sezon ai është shoqëruar nga lëndimet dhe ende nuk ka treguar formën e tij më të mirë.Por kundër Chelseat, ku shënoi dy golat e fitores së Liverpoolit, ai tregoi se ka nevojë për pak hapësirë për të treguar sa i rrezikshëm është.“Ky është një sezon i pazakonshëm për mua, pasi kurrë nuk kam pasur lëndime më herët dhe tash kam tre në seri. Kjo do të thotë se nuk jam ndjerë gjithmonë 100% i gatshëm, por tash ndjehem shumë më mirë, çdo ditë përmirësohem”, ka thënë Torres.“Gara për titullin është e gjatë. E dimë se Manchester United është në krye të tabelës për momentin, por do të luftojmë për këtë deri në fund”, ka shtuar spanjolli.
Klubet e Premierligёs kanё harxhuar njё shumё rekorde gjatё afatit kalimtar tё janarit, e cila raportohet tё jetё afro 178 milionё funte.
Klubi qё ka harxhuar mё sё shumti para ёshtё Manchester City, qё ka nxjerrё nga arka plot 51 milionё funte, ndërsa nё vendin e dytё qëndron menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, qё ka paguar 44 milionё. Nё shumёn e Tottenham përfshihet edhe transferimi i fundit, ai i Robbie Keane, qё rikthehet tek ish-klubi i tij pas gjashtё muaj tё dёshtuar nё Liverpool, pёr njё shumё prej 12 milionё eurosh, e cila mund tё rritet nё 15 milionё nё varësi tё suksesit tё lojtarit. Edhe Arsenali ka kontribuar nё ngritjen e kësaj shume duke transferuar yllin e Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, pёr njё shumё qё thuhet tё jetё nga 12-15 milionё funte. Ndёr klubet qё kanё harxhuar mё sё paku, Chelsea ka qenё mё dorёshtrёnguar. Blutё e Londrёs kanё harxhuar vetëm gjysmё milioni euro pёr tё transferuar Gokhan Tore nga Bayer Leverkusen.

Harxhimet e Premirligёs nё vitet e fundit:
Janar 2009: 178 milionё
Janar 2008: 146 milionё
Janar 2007: 63 milionё
Janar 2006: 70 milionё
Janar 2005: 50 milionё
Janar 2004: 50 milionё
Janar 2003: 35 milionё.
Shpresat e bluve për të fituar titullin kanë pësuar edhe një goditje pas humbjes së fundit ndaj Liverpoolit, por trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari mbetet i pashqetësuar.
Rezultati i fundit nxiti shumë spekulime rreth të ardhmes së Luiz Felipe Scolarit si menaxher i Chelseat. Por braziliani nuk ka frikë nga e ardhmja e tij në Stamford Bridge dhe ka hedhur poshtë rëndësinë e humbjes në Anfield.“Nuk ndjehem nën presion. Kjo nuk është problem në jetën time. Qesh kur fitoj, por ndonjëherë humbasim”, ka thënë Scolari.
Kobe Bryant ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 61 sosh, po thuajse gjysmën e pikëve të Los Angeles Lakers në fitoren prej 126-117 në udhëtim tek New York Knicks.
Numri i pikëve ishte më i larti nga një lojtar i NBA-së këtë sezon, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 60 pikësh të shënuar po në Madison Square Garden nga ish-lojtari i Knicks, Bernard King.Bryant po ashtu ka tejkaluar rekordin e Michael Jordan për pikët më të larta nga një lojtar kundërshtar në Medison Square. Jordan kishte shënuar 55 pikë në këtë fushë në vitin 1995 me Chicago Bulls-in.Shifra më e lartë e shënuar nga Bryant mbetet ajo e 81 pikëve në ndeshjen kundër Toronto Raptors në vitin 2006.Pau Gasol, kontribuoi me 31 pikë dhe 14 kërcime për Lakers. Al Harrington udhëhoqi tek Knicks me 24 pikë, David Lee shënoi 22 pikë dhe 12 kërcime ndërsa Wilson Chandler 20 pikë.
Alberto Gilardino ka lavdëruar shokun e tij të sulmit, Adrian Mutu, për dygolëshit të shënuar kundër Bolognas në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 të Fiorentinës në fushë të Bolognas.
Pas dygolëshit të Adrian Mutu në pjesën e parë, Gilardino në minutën e fundit të pjesës së dytë shënoi golin e tretë në ndeshje dhe të 13-tin në Serie A këtë sezon, duke i dhënë fund mungesës njëmujore të golave.“Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte një fitore e madhe. Ky ishte një gol që më mungonte”, ka thënë Gilardinho pas ndeshjes.“Mutu? Prisja nga ai të shënojë. Adrian na ka dhënë neve një shtytje të fuqishme, kur shënoi për 2-0”, ka shtuar italiani.
Ylli i futbollit anglez i ardhur përkohësisht pranë Milanit nga Angeles Galaxy, David Beckham, mund të qëndrojë në skuadrën italiane. Rritjen e një mundësie të tillë e ka bërë të ditur vetë ...
... tekniku Adriano Galliani i cili pas ndeshjes me Lazion ku skuadra e tij fitoi 3-0, u shpreh se do të bëjë të pamundurën që të mos lejojë largimin e Beckhamit. “Performanca e tij është shumë më e lartë se ç’prisnim. Jemi të vendosur për mbajtjen këtu të tij, por gjithçka varet nga Angeles galaxy”tha Galliani.