Skuadra e Juventusit ka në listë shumë lojtarë, të cilët dëshiron t’i transferoje, mirëpo dy shënjestrat kryesore mbeten, sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, dhe ai i Atalantas, Sergio Floccari.Të dy sulmuesit kanë qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa “Sportmediaset” njofton se trajneri i Bianconerëve, Claudio Ranieri, është admirues i tyre.
Mësohet se friulanët kërkojnë 14 milionë euro për Quagliarellan, i cili është i pari në listën e Zonjës së Vjetër. Megjithatë, kjo shifër nuk është e pranueshme për bardhezinjtë, të cilët dëshirojnë ta inkuadrojnë në formë këmbimi edhe Vincenzo Iaquintan në këtë transferim.
Nëse dështon transferimi i Quagliarellas, atëherë në planin B është Sergio Floccari.f
Basketbollistët e Clevelandit të martën kanë shënuar fitore kundër Torontos me rezultat 101-83.Në këtë takim LeBron James shënoi 33 pikë duke arritur vlerën prej 12.000 pikëve në karrierë.
Me pikët e shënuara në këtë takim LeBron është bërë lojtari më i ri (24 vjet e 35 ditë) në historinë e NBA-së, i cili ka arritur shifrën prej 12.000 pikëve, duke thyer rekordin e Kobe Bryant, i cili e kishte arritur këtë shifër në moshën 25 vjeç e 220 ditë.
Sherifi i qarkut të Richlandit në South Carolina, Leon Lott, ka deklaruar se mund të ngrihet padi kundër kampionit të tetëfishtë olimpik, notuesit Michael Phelps, për shkak se në vend publik, në Universitetin e Karolinës Jugore, ka pirë marihuanë.Lott ka shtuar se në South Carolina konsumimi i marihuanës konsiderohet si akt kriminal, dënimi për të cilin është 30 ditë burg ose dëmshpërblim në para prej 570 dollarëve, si edhe shpenzimet e gjykimit.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e vlerëson shumë sulmuesin francez Thierry Henry, mirëpo bordi i skuadrës dëshiron të përfitojë para nga shitja e tij në fund të sezonit.Blaugranët janë duke u përgatitur ta shesin Henryn gjatë periudhës kalimtare të verës dhe ta zëvendësojnë atë me Franck Riberyn ose Yoann Gourcuffin, pavarësisht se Guardiola është i kënaqur me performancën e tij. “AS” shkruan se Henry do të qëndrojë në Camp Nou vetëm nëse Guardiola insiston të mos shitet. Katalunasit kanë paguar 27 milionë euro për Henryn kur e transferuan nga Arsenali, prandaj dëshirojnë të fitojnë një vlerë të përafërt duke e shitur atë sërish në Premier League.
Kampionët e Italisë janë shprehur të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Udineses, Gaetano D'Agostino.Mediat italiane sot kanë njoftuar se trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta ketë në skuadër anësorin e Genoas, Giandomenico Mesto, si edhe mesfushorin e Udines, Gaetano D'Agostino, për të cilin janë të interesuar edhe Juventusi dhe Roma. Edhe pse është spekuluar se D’Agostino ka arritur një parakontratë me Bianconerët, faqja Udineseblog.it shkruan se italiani dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në Giuseppe Meazza.
Mesfushori i huazuar te Milani, David Beckham, ka deklaruar se shumë skuadra kanë qenë të interesuara për shërbimet e tij para se t’i bashkëngjitej Milanit, ndërsa pohon se nuk do të luante për ndonjë skuadër tjetër angleze përveç Manchester Unitedit.“Kam marrë oferta nga shumë skuadra angleze dhe nga dy skuadra italiane, mirëpo unë e dëshiroja Milanin që në momentin e parë kur kuptova se janë të interesuar për mua”. “Të luash krahas Kakasë, Ronaldinhos dhe Patos, është një ofertë që nuk refuzohet. Mendoj se Kaka është lojtari më i mirë në botë”. “Nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë në Premier League, mirëpo nëse do të rikthehesha ndonjëherë nuk do të luaja në asnjë skuadër tjetër pos Manchester Unitedit. Ndërsa më duhet të them se United nuk u interesua për mua”, është shprehur Beckham për “Sportweek”.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, dëshiron që skuadra e tij ta mposhtë skuadrën rivale Everton në ndeshjen e sotme në kuadër të FA Cup.Evertoni dhe Liverpooli takohen të mërkurën mbrëma në Goodison Park për të zhvilluar takimin e dytë, pasi që ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1. “Kemi pasur shumë barazime kohëve të fundit në ndeshjet të cilat është dashur t’i fitojmë. Prandaj dëshiroj që fitorja kundër Chelseat të jetë një kthim drejt sukseseve”. “Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment dhe vetëbesimin që kemi fituar me qëllim që në ndeshjet e radhës të dalim fitues, duke filluar nga takimi i mbrëmjes kundër Evertonit”, ka thënë mesfushori anglez.
Numri i sotëm i gazetës italiane "Corriere dello Sport" njofton se Esteban Cambiasso është shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Interin dhe kjo pritet të ndodhë në javët e ardhshme.Kontrata aktuale e argjentinasit me zikaltrit skadon në qershor të vitit 2010, ndërkohë që pritet vazhdimi i saj deri në qershor të vitit 2013. Cambiasso është transferuar te Nerazzurët në vitin 2004 nga Reali i Madridit. Ai ka zhvilluar më shumë se 100 ndeshje për Interin, duke fituar tre Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe tre Super Kupa të Italisë.
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, nuk ka menduar dy herë për t’ia dhënë shiritin e kapitenit lojtarit të kthyer nga Liverpooli, Robbie Keane.“Mendoj se rikthimi i Robbiet dhe caktimi i tij si kapiten do të jetë një shtytje për skuadrën. Ai mund të japë shumë për skuadrën. Ai është një lider dhe ka personalitet për të qenë kapiten i Tottenhamit”, ka thënë Redknapp për “Daily Mail”.
Robbie Keane u kthye te skuadra e Tottenhamit pas gjashtë muajsh qëndrimi në Anfield, ku nuk arriti të tregojë kualitetet e tija, pavarësisht e Liverpooli ishte klubi i ëndrrave të tij.
Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, i ka lëvduar tre nga lojtarët më të mirë në botë, Paolo Maldinin, Alessandro Del Pieron dhe Raulin duke i përshkruar ata si simbole të futbollit botëror.Tre këta lojtarë kanë disa ngjashmëri: gjatë karrierës së tyre profesionale ata kanë luajtur vetëm për klubet e tyre aktuale, secili prej tyre është shndërruar në një legjendë te skuadra përkatëse dhe që të tre kanë fituar një mori titujsh me skuadrat e tyre, si edhe çmimesh personale.
Kapiteni i Juventusit, Del Piero, dhe kapiteni i Real Madridit, Raul, janë golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në skuadrat e tyre, ndërsa kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, konsiderohet si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.
"Maldini, Del Piero dhe Raul janë simbole të futbollit botëror”, është shprehur për “Marca” ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit.
Dy nga lojtarët kryesorë të Romës, Francesco Totti dhe Simone Perrotta, kanë filluar bisedimet për vazhdimin e kontratave, pasi që kontratat aktuale të tyre përfundojnë në qershor te vitit 2010.Sipas “Corriere dello Sport”, simboli i Romës, Francesco Totti, dhe mesfushori italian, Simone Perrotta, sapo kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratave me skuadrën kryeqytetase.
‘Er Pupone’ dëshiron që kontrata e re e tij të jetë valide deri në vitin 2014, mirëpo Roma dëshiron t’ia zgjat vetëm edhe dy vjet kontratën e tij aktuale, në të cilën Totti do të mbajë të drejtat e reklamave, ndërsa paga e tij do të mbetet e njëjtë, gjashtë milionë euro në sezon.
“Corriere dello Sport” njofton se mbrojtësi brazilian Juan dhe mesfushori italian Alberto Aquilani pritet që shumë shpejt të nënshkruajnë vazhdimin e kontratave, derisa e vetmja çështje për t’u zgjidhur mbetet kohëzgjatja e kontratës së Tottit.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka filluar të bëjë trajnim të plotë dhe planifikon të rikthehet në ndeshjen e fundjavës kundër West Ham United.Sipas “The Sun”, 23-vjeçari është në fazën përfundimtare të rikuperimit dhe tashmë po mban seanca të plota stërvitore.
Sulmuesi anglez nuk ka luajtur që nga ndeshja kundër Wigan Athletic më 14 janar kur pësoi një lëndim, prandaj Sir Alex Ferguson ka vendosur që ta inkuadrojë në lojë vetëm atëherë kur ai të rikuperohet plotësisht.
Skuadra e Juventusit e ka mposhtur Napolin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Lazion.Koha e rregullt e takimit dhe vazhdimet përfunduan pa gola, kështu që gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Megjithatë, duhet përmendur që njëri nga golat e eliminuar të Bianconerëve, ishte i rregullt. Gjyqtari pretendoi që Pavel Nedved e kishte prekur topin dhe konsideroi që David Trezeguet ishte në pozicion jashtë lojë. Mirëpo xhirimet treguan se Nedved nuk e kishte prekur topin dhe pasimi i Del Pieros për Trezeguet ishte i rregullt. Sido që të jetë, vendimet i merr gjyqtari, prandaj kjo ndeshje u përcaktua nga njëmbëdhjetëmetërshat, nga të cilët bardhezinjtë ishin më të saktë duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Coppa Italia ku do të përballen me Lazion. Takimi tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet ndërmjet Interit dhe Sampdorias.
Agjenti i sulmuesit nigerian Victor Obinnas ka deklaruar se klienti i tij nuk e ka në plan të largohet nga skuadra e Interit gjatë periudhës kalimtare dimërore.Gjatë janarit është spekuluar se nigeriani do të largohet nga zikaltrit në këtë afat kalimtar, mirëpo siç duket 21-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Giusepe Meazza.
“Klienti im nuk ka menduar kurrë për largimin nga Inter. Ai dëshiron që te kjo skuadër t’i ofrohet mundësia për ta dëshmuar veten”.
“Gjatë pjesës së mbetur të sezonit ai do të luftojë për t’i bindur zikaltrit se ia vlen të luajë për ta edhe në të ardhmen”, ka thënë për TMW agjenti i Obinnas, Patrick Bastianelli.
Dy skuadrat më të interesuara për të fituar shërbimet e Obinnas janë Torino dhe Betis.
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se skuadra e tij është e vendosur që të vazhdojë më tutje në garën për ta fituar Kupën e Italisë.Juventusi dhe Napoli takohen të mërkurën në Torino për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia, ndërsa fituesi i këtij takimi do të përballet me Lazion në gjysmëfinale.
“Kupa e Italisë ka një rëndësi të ngjashme sikurse edhe kompeticionet tjera. Ne dëshirojmë të japim më të mirën në të gjitha frontet”.
“Shpresoj të luajmë mirë kundër Napolit dhe të shënojmë fitore”, është cituar Ranieri nga “Tuttomercatoweb”.
Në këtë ndeshje do të mungojnë Giorgio Chiellini dhe Cristiano Zanetti për shkaka të lëndimeve, ndërsa në dyshim për lojë është edhe Gianluigi Buffon.
I porsa transferuari te Chelsea, Ricardo Quaresma, është i uritur për t’i treguar vlerat e tij me Blutë dhe thotë se dështimi i tij tek Inter është pasojë e mungesës së minutazhit të lojës.Quaresma është konsideruar si njëri nga transferët më të dështuar në Serie A, dhe njëherit nuk është pëlqyer nga tifozët e Interit, kështu që kalimi i tij në formë huazimi te Chelsea më shumë e ka gëzuar portugezin.
“Në të gjitha skuadrat për të cilat kam luajtur, jam munduar që të jap më të mirën nga vetja. Tash që jam në Ligën Premier do të mundohem të tregoj çfarë mund të bëj”.
“Tek Inter nuk kam pasur mundësi që ta dëshmoj veten. Këtu do të dëshmoj se jam lojtari i duhur për Chelsean”, ka thënë Quaresma, i cili e ka falënderuar Scolarin, i cili e ka kërkuar atë në skuadër.
















