Përkundër spekulimeve të mëhershme, sipas të cilave sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ishte afër Interit, mediat britanike njoftojnë se Djajtë e Kuq ia kanë bërë një ofertë të re.

Kampionët anglezë kanë vendosur ta sigurojnë të ardhmen e argjentinasit, të cilit do t’i ofrojnë një kontratë trevjeçare me vlerë prej 11.7 milionë funtesh (75.000 funte në javë).

Sipas “The Daily Mirror”, pas takimit ndërmjet menaxherit Sir Alex Ferguson dhe përfaqësuesit të lojtarit, Kia Joorabchian, duket se argjentinasi do të qëndrojë në Old Trafford, ndërkaq pronarët e tij do të përfitojnë afër 30 milionë funte.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka aq besim të madh te trajneri i skuadrës së tij, Jose Mourinho, nga i cili pret t’i fitojë tre trofe: Scudetton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

“Kemi pasur sukses në të gjitha frontet dhe do ta japim më të mirën nga vetja në secilën ndeshje”.

“Objektivi ynë kryesor mbetet Scudetto, prandaj duhet të vazhdojmë të luajmë mirë në Serie A”.

“Ndërkaq, Liga e Kampionëve do të ishte diçka e veçantë për tifozët, të cilët janë duke e pritur qe shumë vite”.

“Mourinho ka arritur t’i menaxhojë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme deri më tani. Ai është i përgatitur mirë dhe jam i sigurt që puna e tij do të shpërblehet”, ka thënë Moratti për faqen zyrtare të klubit.f

Më 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës skuadra e Dinamos së Zagrebit do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Prishtinë përballë Trepçës 89, njofton "Sportske Novosti".

Kërkesën për këtë ndeshje e ka bërë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërsa skuadra nga Zagrebi e ka pranuar me kënaqësi.

Është e qartë që kjo ndeshje sportive do të nxit edhe konotacione politike, mirëpo anëtari i bordit për komunikim me media, Sinisha Jagodiq, u ka thënë gazetarëve se “kjo nuk ka të bëjë me politikën” dhe se “Dinamo udhëton për në Prishtinë në mision paqeje”.

Ndërkohë, i pyetur për këtë ndeshje miqësore, ish-portieri kroat, aktualisht menaxher te Dinamo, Marijan Vlak, ka thënë: “Është mirë që Dinamo do të paraqitet në Kosove, pasi që kjo do të ndikojë pozitivisht, jo vetëm atje, por edhe në Zagreb ku jetojnë shumë shqiptarë. Nuk e kuptoj shumë politikën, mirëpo gjithmonë më ka pëlqyer të luaj në Prishtinë, sepse atje ka pasur shumë tifozë të Dinamos”.

Fabio Capello thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin dhe është lojtari i dytë argjentinas pas Maradonës, i cili do të marrë statusin e legjendës.
Trajneri i Anglisë ka shprehur admirimin e tij për superyllin e Barcelonës, duke thënë se ai është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo apo Arjen Robben. “Ai mund të bëjë gjëra të mahnitshme dhe është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është pasuesi i Maradonës”. “Ronaldo dhe Robben janë lojtarë shumë të mirë, mirëpo askush në botë nuk e ka talentin e Messit”, ka thënë Capello për “Sport”.
Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrad, ka dëmtuar tejzat e gjurit, kështu që ai nuk do të mund të luaj në tre javët e ardhshme.

“Sky Sports News” njofton se përveç disa ndeshjeve të rëndësishme ku nuk do të mund të paraqitet mesfushori anglez, ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Bernabeu.

Gerrard nuk do të paraqitet në përballjen e fundjavës kundër Portsmouthit, pastaj në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Spanjës, po ashtu do të mungojë kundër Manchester Cityt, ndërkohë që mjekët do të bëjnë gjithçka që ai të kthehet për përballjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Realit.

Mësohet se skuadra e Interit është favorite për ta transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Carlos Tevez.

Në verë përfundon kontrata e Tevez me kampionët e Ligës Premier, e cila është nënshkruar nga Djajtë e Kuq dhe pronarët e tij, Media Sports Investment, dhe sipas të gjitha gjasave argjentinasi do të largohet nga Old Trafford pas skadimit të kontratës.

Sportmediaset njofton se sulmuesi ka refuzuar disa oferta nga Sir Alex Ferguson, sepse dëshiron të largohet nga United dhe dëshiron të luajë në një skuadër ku do të jetë sulmuesi kryesor.

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e dëshiron Tevezin te zikaltrit, ndërsa presidenti Massimo Moratti e ka dëshiruar atë që nga koha kur luante për West Hamin.

Nerazzurët e konsideroj Tevezin se partner kryesor të Zlatan Ibrahimovicit në sulm, ndërkohë që sulmuesit tjerë të Interit, Mario Balotelli, Julio Cruz, Adriano dhe Hernan Crespo, nuk e kënaqin trajnerin e tyre.

Inter duhet të konkurrojë me Manchester Cityn, Chelsean dhe Real Madridin për të fituar shërbimet e Carlos Tevez.

Juventusi është duke i shfrytëzuar raportet e mira që i ka me Genoan, për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Diego Milito, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro.

Milito ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon që nga transferimi nga Zaragoza, duke arritur të shënojë 14 gola, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A deri më tani, Marco Di Vaio.

Edhe Interi është i interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas, mirëpo Bianconerët i kanë mundësitë më të mëdha falë marrëdhënieve të mira me klubin e tij.

Faqja Leggo.it njofton se bardhezinjtë janë duke menduar për shitjen e njërit nga sulmuesit, Vincenzo Iaquinta ose David Trezeguet, për të grumbulluar paratë e nevojshme dhe për t’ia siguruar një vend sulmuesit të Genoas.

Mika Richards është arrestuar për shkak të zënkës së zhvilluar në një klub në natën e Krishtlindjeve.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, mbrëmë është pyetur nga policia për shkak të dhunës, e cila ka ngjarë më 24 dhjetor në një klub nate në Manchester.“Për shkak të dhunës në një klub nate më 24 dhjetor të vitit 2008, është arrestuar një 20-vjeçar”, ka pohuar policia e Manchesterit.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka mohuar zërat të cilat e lidhin Robin van Persien me një transferim tek Barcelona.
Mediat spanjolle shkruan se Van Persie mund të transferohej në Barcelonë, ndërsa Alexandr Hleb të rikthehej në Emirates, por Guardiola është përgjigjur negativisht në mundësinë e këtij shkëmbimi.“Është mirë t’i kontrolloni mirë burimet, pasi shumë shpesh futbollistët e mi më pyesin për këto gabime. Unë nuk kam biseduar për kurrfarë largimi ose përforcime të reja me drejtorët teknik”, ka thënë Guardiola.
Dy ditё pasi Kobe Bryant shёnoi pikёt mё tё larta nё njё ndeshje nё Madison Square Garden tё New Yorkuyt, LeBron James po nё kёtё fushё ka shёnuar 52 pikё, pёr t’i dhёnё fitoren prej 107-102 Clevelandit ndaj Knicks.
Kobe Bryant shёnoi 61 pikё kundër Knicks tё hёnёn, ndërsa mbarё LeBron James iu afrua kësaj shifre duke shёnuar 52 pikё pёr Cavaliers, si dhe 11 asistime dhe 10 kёrcime. Cleveland Cavaliers tash e çon nё 39 numrin e fitoreve, përkundёr 9 humbjeve kёtё sezon. James, njё favorit i hershёm pёr tё futuar çmimin e NBA-sё, MVP, do tё përballet me MVP-nё aktual, Kobe Bryant, kur Los Angeles viziton Clevelandin gjatё tё dielës.
Ish-menaxheri i Real Madridit, i cili tash drejton kombëtaren angleze, Fabio Capello, thotë se Florentino Perez ёshtё personi i duhur pёr Real Madridin.

“Ai ёshtё njё president tё cilin klubi e meriton. Ai ёshtё i vetmi i cili mund ta çojё Realin nё maje tё futbollit botëror”, ka thёnё Capello nё njё intervistё tё fundit pёr Marca.

Capello po ashtu ka lëshuar lëvdata nё drejtim tё kapitenit tё ekipit, Raul Gonzalez.

“Ka tre simbole nё futbollin e sotëm, Alessandro Del Piero, Paolo Maldini dhe Raul”, ka thёnё italiani.

Para ndeshjes sё Kupёs sё Mbretit ndaj Real Mallorcas, trajneri i Barcelonёs, Josep Guardiola ka thёnё se ekipi i tij nuk varet nga Messi.
Messi ishte sёrish heroi gjatё ndeshjes sё tё dielës kundёr Racing Santander, por Guardiola mendon se ekipi i tij mund t’ia dalё edhe pa superyllin argjentinas. “Ne kemi shumё lojtarё tё aftё pёr t’u përballuar me cilindo ekip tjetër. Golat nga Samuel Eto'o, Thierry Henry dhe Bojan Krkic, tё cilёt mund tё jenё lojtarё shumё vendimtar, po ashtu kanё qenё njё faktor i rёndёsishёm”, ka thёnё Guardiola. “Sidoqoftё, pranoj se jam me fat qё kam njё lojtar tё madh nё shёrbimin tim”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Skuadra e Juventusit e ka mposhtur Napolin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Lazion.
Koha e rregullt e takimit dhe vazhdimet përfunduan pa gola, kështu që gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Megjithatë, duhet përmendur që njëri nga golat e eliminuar të Bianconerëve, ishte i rregullt. Gjyqtari pretendoi që Pavel Nedved e kishte prekur topin dhe konsideroi që David Trezeguet ishte në pozicion jashtë lojë. Mirëpo xhirimet treguan se Nedved nuk e kishte prekur topin dhe pasimi i Del Pieros për Trezeguet ishte i rregullt. Sido që të jetë, vendimet i merr gjyqtari, prandaj kjo ndeshje u përcaktua nga njëmbëdhjetëmetërshat, nga të cilët bardhezinjtë ishin më të saktë duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Coppa Italia ku do të përballen me Lazion. Takimi tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet ndërmjet Interit dhe Sampdorias.
Të mërkurën mbrëma në Goodison Park është zhvilluar ndeshja e dytë e vlefshme për FA Cup ndërmjet dy rivalëve të qytetit Liverpul, Everton dhe Liverpool, të cilën e ka fituar Evertoni me rezultat minimal prej 1-0.
Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me barazim pa gola dhe siç duket Redsat janë skuadër e plogësht përballë rivalëve të Everton, pasi që ata paraprakisht barazuan pa gola edhe në kuadër të Ligës Premier. Përcaktimi i fituesit është bërë pas vazhdimeve edhe atë në minutat e fundit të vazhdimit të dytë. Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Dan Gosling (118’) i cili pranoi një krosim nga lojtari, i cili u inkuadrua në ndeshje në fund të takimit (106’), Andy Van Der Meyde, për ta shënuar golin që e dërgon Evertonin në raundin tjetër.