Dy yjet e Serie A nga skuadrat rivale të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan, Zlatan Ibrahimovic, respektivisht Kaka, janë dy lojtarët më të paguar në botë.
“Futebol Finance” njofton se braziliani Kaka dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic janë dy lojtarët më të paguar në botë. Në bazë të shifrave, Kaka paguhet 9 milionë euro në sezon, që do të thotë 750.000 euro për muaj, 1.024 euro në orë, ose 17.36 euro në minutë. Vlerë të ngjashme parash merr edhe Ibrahimovic. Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në vendin e tretë dhe ai merr 8 milionë euro në vit. Lojtari më i mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, është lojtari i tetë më i paguar me 6.76 milionë euro në sezon, ndërkohë top-dhjetëshin e lojtarëve më të paguar e mbyllin Ronaldinho dhe Shevchenko, të cilët marrin afër 6.5 milionë euro për sezon.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, e ka përkujtuar Interin se Scudettoja e sezonit 2005/2006, e cila iu dha në gjykatë Interit, i takon Zonjës së Vjetër, pasi që bardhezinjtë i kanë fituar ndeshjet në fushë.
Njëra nga trofetë të cilat iu morën Juventusit si pasojë e skandalit Calciopoli, iu dorëzua Interit, ndërkohë sulmuesi francez ende mban hidhërim me Nerazzurët të cilët jondershmërisht pranuan trofeun, i cili nuk u takonte. “Të gjithë lojtarët e Interit e dinë se ne i fituam këto Scudetto në fushë. Nëse arrijmë të dëshmojmë të vërtetën, atëherë ata që vendosën kundër nesh duhet të na kthejnë të dy trofetë”, ka thënë Trezeguet për “Tuttosport”. Javët e fundit, bardhezinjtë kanë dështuar duke humbur pikë kundrejt rivalëve nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, megjithatë Trezegol konsideron se Juve është ende në garë për titull dhe po ashtu është konkurrent i fuqishëm në Ligën e Kampionëve. “Juventus vazhdon të jetë në garë për Scudetto. Lojtarët të cilët po kthehen nga lëndimet do të jenë ndihmë shtesë për të luftuar kundrejt Interit dhe Milanit. Ëndrra e madhe është Liga e Kampionëve. Shpresoj të jemi në top-formë kur të përballemi me Chelsean”, është shprehur francezi.
Mesfushori anglez David Beckham ka aq dëshirë të qëndrojë më gjatë te Milani, saqë është i gatshëm të heqë dorë nga paratë vetëm e vetëm që të qëndrojë në San Siro.
“Aktualisht Milani është më i rëndësishëm për mua sesa paratë, sepse në radhë të parë duhet të mendoj për futbollin dhe karrierën time”. “Për mua është e rëndësishme të më mundësohet qëndrimi i përhershëm te Milani me ç’rast do ta kisha mundësinë të luaj rregullisht dhe do të isha pjesë e skuadrës së Anglisë për Botërorin 2010”. “Personalisht ende nuk kam biseduar me drejtuesit e Galaxy, mirëpo dikush tjetër është duke e bërë këtë në emrin tim. Vërtet shpresoj se do të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Skuadra e Romës dëshiron ta përforcojë sulmin para fillimit të sezonit të ardhshëm, ndërsa dy sulmuesit në formë, Sergio Floccari apo Fabio Quagliarella, janë njerëzit e duhur për kryeqytetasit.
Sipas “Il Messaggero”, Giallorossët janë duke kërkuar një sulmues i cili do t’u bashkëngjitet në fund të këtij sezoni, ndërsa dy emra të cilët lidhen me verdhekuqtë janë 27-vjeçari i Atalantas, Floccari, dhe 26-vjeçari i Udineses, Quagliarella. Quagliarella, i cili kërkohet edhe nga Juventus, vlen 14 milionë euro, ndërsa Floccari është një lojtar i dëshiruar nga shumë skuadra falë formës së shkëlqyer që ka treguar në Bergamo. Sulmuesi i Udineses mund të largohet në qershor nga Friuli për shkak të problemeve që ka me drejtuesit e klubit, ndërkohë që Floccari po kërkon një skuadër më të madhe, dhe kjo mund të jetë pikërisht Roma. Megjithatë për të fituar shërbimet e tyre kryeqytetasit duhet ‘ta mposhtin’ Zonjën e Vjetër.
Skuadra e Juventusit dëshiron ta plotësojë boshllëkun në mesfushë dhe tashmë ka vënë në listë disa emra të cilët do të mund ta vishnin fanellën bardhezi në fund të këtij sezoni.
Tre muajt e fundit janë përmendur tre emra, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e Alessio Seccos dhe zyrtarëve tjerë të Zonjës së Vjetër, këto janë: Marek Hamsik (Napoli), Riccardo Montolivo (Fiorentina) dhe Gaetano D'Agostino (Udinese). Bardhezinjtë e kanë më të lehtë transferimin e Gaetano D'Agostinos, i cili së fundmi ka tërhequr edhe interesimin e Romës dhe Interit. Ndërkohë që Hamsik konsiderohet hero te Napoli, dhe është vështirë për t’u larguar nga San Paolo. Derisa Viola do të bëjë gjithçka për të penguar kalimin e Montolivos te Juventusi.
Të enjten është raportuar se Manchester United është gati të nënshkruajë një kontratë me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez, e cila do ta lidhte atë për Old Traffordin, mirëpo sot mediat njoftojnë se Real Madridi do ta pengojë nënshkrimin e kësaj kontrate.
Numri i të premtes i gazetës “The Daily Mirror” njofton se Los Merengues janë të gatshëm të konkurrojnë me Djajtë e Kuq për ta transferuar Tevezin në Santiago Bernabeu. United janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë funte (34.5 milionë euro) për shërbimet e argjentinasit, ndërkohë që pronarët e tij MSI (Media Sports Investments) kërkojnë shtesë prej 75.000 funtesh (86.000 eurosh) në javë për lojtarin. Mësohet se Mbretërit janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e MSI me qëllim që të kenë edhe një sulmues në skuadër.
Skuadra e Manchester Unitedit po vazhdon të ketë sukses në katër fronte, ndërsa trajneri Sir Alex Ferguson ka frikë se lëndimet mund t’u kushtojnë kampionëve në fuqi me mosfitimin e trofeve.
Djajtë e kuq kanë arritur në finalen e Kupës së Ligës, vazhdojnë më tutje ne FA Cup, janë të parët në tabelë në Ligën Premier dhe duhet ta mposhtin Interin në Ligën e Kampionëve për të vazhduar garën. Sido që të jetë, Ferguson mendon se skuadra e tij ka kualitet dhe forcë për t’i fituar të gjitha këto trofe, ndërsa frika e vetme vjen nga lëndimet. “Duhet të kemi fat dhe duhet t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Nëse janë të gjithë në dispozicion, atëherë mund të them me plot bindje se mund t’i fitojmë të gjitha trofetë”. “Derisa je në një garë, kjo do të thotë se e ke mundësinë ta fitosh atë. Ne kemi arritur të luajmë mirë përkundër lëndimeve që kemi pasur”. “Mirëpo realisht mendoj se kemi pasur fatin t’i kompensojmë gjërat, se nëse do të kemi lëndime në të ardhmen, atëherë është vështirë t’i menaxhojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë skocezi për radion “Sirius”.
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, pranon se ёshtё i pakënaqur me numrin golave dhe dëshiron tё shënojë mё shumë gola deri nё fund tё sezonit.
Sulmuesi i Togos ka shёnuar 12 gola kёtё sezon, pёrfshirё edhe njё hat-trick kundër Blackburnit mё herët gjatё sezonit. Por nё shtatё ndeshjet e fundit ai ka vetëm njё gol. “Tё jem i sinqertë nuk jam i kënaqur pasi jam sulmues dhe kam vetëm 12 gola deri tash. E di se kam lëshuar disa raste dhe duhet tё përpiqem mё shumё, por ky ёshtё futbolli dhe nuk ekziston asnjë futbollist i cili mund tё shënojë 10 herё nga 10 raste, nuk mundet as Pele”, ka shtuar sulmuesi. “Pёr mua mё e rёndёsishme ёshtё tё vazhdoj tё besoj se mund edhe t’u ndihmoj bashkёlojtarёve tё mi pёr tё fituar. Pёr kёtё arsye edhe jemi kёtu dhe mendoj se pёr momentin po përballem shkёlqyeshёm me kёtё”, ka shtuar Adebayor.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, nuk e ka hequr ekipin e tij nga gara pёr titullin e Premierligёs, edhe pse ёshtё i vetёdijshёm se kjo do tё jetё shumё e vështirё.
Edhe pse blutë kanё ngecur mjaft nё raport me Manchester United dhe Liverpoolin, Anelka llogarit se ata ende kanё gjasa pёr ta fituar titullin. “Ne nuk jemi jashtë garës pёr titullin, por do tё jetё shumё vështirё. Nuk luajmë mirё kundër ekipeve tё mёdha qё nga fillimi i sezonit. Kundёrshtarёt tanё janë po aq tё mirё sa edhe ne, por duhet tё pёrmirёsohemi nё duele dhe teknikë”, ka thёnё Anelka. “Duhet tё luajmë njё futboll mё tё mirё. Kundёr ekipeve tё mёdha ende nuk e kemi parё Chelsean e vërtetё”, shton francezi.
Barcelona u mundua mjaft pёr tё siguruar njё fitore nё ndeshjen e parё gjysmёfinale tё Kupёs sё Mbretit ndaj Real Mallorcas, por Guardiola ёshtё i kënaqur me fitoren.
“Ne jemi njerëz dhe nuk jemi aq perfekt apo aq tё mrekullueshëm sa tё fitojmë gjithmonë me rezultat 5-0. Ndonjёherё i bёjmё gjёrat mё keq. Por nё pёrgjithёsi, mendoj se po ia dalim mirё”, ka thёnё Guardiola. “Doja tё fitonim me diferencё prej tre golash, por jam i kënaqur. Kemi bёrё njё hap përpara pasi nuk kemi pranuar gol. Ndeshja e kthimit ende pritet tё luhet dhe Mallorca mund tё na shkaktojë probleme”, ka shtuar spanjolli.
Sulmuesi malazias, Mirko Vucinic, ka zbuluar se ai ёshtё përshtatur nё mёnyrё perfekte nё Romё dhe mezi pret ndeshjen e Ligёs sё Kampionёve kundër Arsenalit.
Sulmuesi i Romёs ёshtё nё kryeqytetin italian pёr 3 vite, por sezonin e fundit ai ёshtё bёrё pjesё e pandashme e ekipit duke gjetur rregullisht edhe rrjetën kundërshtare. “Mendoj se kjo ёshtё pёr faktin se kam kaluar po thuajse tre vite nё Romё. Kjo mё jep ndjenjën sikur jam nё shtёpi tash dhe e njoh ambientin, bashkёlojtarёt dhe taktikat tona”, ka thёnё Vucinic. “Duhet tё vazhdojmë me kёtё mёnyrё nё ligё; nuk po caktojmë qëllime pёr momentin. Duhet tё ngjitemi nё tabelё dhe pastaj do tё shohim çfarë do tё ndodhё deri nё fund tё sezonit”. “Sa i takon Evropёs, Arsenali ёshtё njё ekip i fuqishëm. Ata kanё shumё lojtarё tё cilёt mund ta rikthejnë ndeshje nё çfarëdo momenti, por mendoj se kjo ёshtё njё sfidё pёr ne”, ka shtuar malaziasi.
Pёrzgjedhёsi i kombёtares italiane, Marcelo Lippi, beson se mbrojtësin e ri tё Interit, Davide Santon, e pret njё e ardhshme e ndritur me kombëtaren.
18-vjeçari ёshtё njё freski nё mbrojtjen e Interit. Santon e shfrytëzoi rastin qё i dha Mourinho dhe shkëlqeu duke u vërejtur edhe nga Marcelo Lippi. “Duhet tё them se nuk e dija Santon para debutimit tё tij para disa javës. Hera e parё qё e kam vёrejtur ishte kur ai luajti pёr Interin nё Kupёn e Italisё kundër Romёs dhe isha i befasuar”, ka thёnё Lippi pёr Sky Sport Italia. “Sipas meje, Santon ka tё gjithё potencialin qё ёshtё i nevojshëm pёr tё qenё njё lojtar i madh dhe sigurisht se do tё ketë rast tё luajё edhe pёr Italinё njё ditё”, ka shtuar italiani.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, shpreson se Liverpooli do tё qëndrojё nё garё pёr titullin e Premierligёs edhe pa tё lënduarin Steven Gerrard.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do tё jetё jashtë fushe pёr tri javё, pas lëndimit qё morri nё ndeshjen kundër Evertonit. Gerrard nuk do tё luajё nё ndeshjen e nesërme kundër Portsmouth nё Fraton Park, si edhe nё disa ndeshje tё ardhshme, ndoshta edhe nё pёrballjen e parё ndaj Real Madridit nё Ligёn e Kampionёve. “Ai ёshtё njё futbollist i rёndёsishёm pёr ne. Gjithmonё ёshtё vështirё tё luhet pa tё. Nuk mundёm t’i ndryshojmë gjёrat, andaj mё mirё ёshtё tё koncentrohemi nё ndeshjen e radhёs”, ka thёnё Benitez. “Jemi jashtë kupës andaj ndoshta do tё kemi mё shumё kohё dhe do jemi mё tё përgatitur pёr ndeshjen e Ligёs sё Kampionёve dhe Premierligёs. Jemi nё njё pozitё tё mirё dhe duhet ta fitojmë Portsmouthin dhe tё vazhdojmë mё tej”, ka deklaruar Benitez.
Gjuajtjet e lira tё Lamar Odom, 16 sekonda para fundit tё ndeshjes, kanё ndihmuar ekipin e Los Angeles Lakers t’i japin fund serisё sё suksesshme tё Boston Celtics pёr tё dytёn herё kёtё sezon.
Lakers mposhtёn Celtics me rezultat 110-109 nё Boston Garden, qё ёshtё fitorja e dytё kёtё sezon ndaj kampionit tё NBA-sё, nga i cili sezonin e kaluar u mposhtёn nё gjashtё ndeshje nё play-off. Kobe Bryant shёnoi 26 pikё dhe 10 kёrcime dhe Odom shёnoi 20 pikё pёr Lakers, tё cilёt shënuan fitoren e 40-tё tё sezonit, përkundёr nёntё humbjeve. Ray Allen shёnoi 22 pikё pёr Boston Celtics, qё vazhdon tё mbetet me 41 fitore, ndërsa e çon nё 10 numrin e humbjeve. Lakers po ashtu i dhanë fund serisё prej 19 fitoreve radhazi tё Celtics nё Ditёn e Krishtlindjeve nё Los Angeles. Kёsaj here seria e fitoreve e kampionit ishte 12.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai ka frikё nga ekipi jo nё formё Arsenali, qё ёshtё i aftё tё bёjё gjithçka.
Para ndeshjes sё tё dielës nё White Hart Lane, Redknapp ka pranuar se topçinjtë e Arsene Wengerit nuk luajnë aq mirё si zakonisht, por ёshtё gabim tё nënçmohet njё ekip aq i fortё. “Nuk ka gjasa qё Arsenali tё jetё nё krizё. Ai ёshtё njё klub fantastik dhe ka bёrё njё nënshkrim tё madh me Andrei Arshavin. Arsene Wenger ёshtё njё top-menaxher dhe ka bёrё njё punё tё pabesueshme atje”, ka thanё Redknapp. “Por sigurisht se do tё ketë njё shtytje tё madhe nё klub, nёse ne mposhtim Arsenalin tё dielën. Gjithmonё ka pasur ndeshje tё mёdha kundër topçinjve. Pёr momentin rekordi i tyre tregon se ata nuk luajnë mirё, siç luanin sezonin e kaluar. Megjithatё atje ende ka lojtarё fantastik, dhe do tё jetё njё ndeshje e vёshtirё”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.
Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma kundër Real Mallorcas.
Takimi i parë gjysmëfinal ndërmjet Barcelonës dhe Mallorcës në kuadër të Kupës së Mbretit i zhvilluar në Camp Nou i takoi skuadrës vendase. Blaugranët shënuan dy herë në rrjetin portierit mysafir Lux. Thierry Henry krijoi epërsinë në pjesën e parë (35’) pasi pranoi një krosim nga Bojan Krkic, ndërsa Rafael Marquez dyfishoi në pjesën e dytë (73’) nga një gjuajtje e lirë.