Fernando Torres ka bёrё mrekullinë duke i sjellё fitoren Liverpoolit nё çastet e fundit tё ndeshjes sё vështirё nё fushё tё Portsmouth, fitore kjo qё e ngrit ekipin e Rafa Benitez nё vendin e parё tё tabelës, sё paku deri nesër kur Manchesteri mund tё rimarr kreun.Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epërsi pas 17 minutash lojё nё pjesën e dytё me anё tё David Nugent pas njё asistimi tё ish-lojtarit tё Liverpoolit, Peter Crouch (62’). Por mysafirёt barazuan pas shtatё minutash me anё tё Fabio Aurelio.
Minutat e fundit tё ndeshjes ishin edhe mё spektakolaret. Dymbёdhjetё minuta para fundit, Hermann Hreidarsson riktheu epёrsinё pёr ekipin e drejtuar nga Tony Adams (78’), por pas shtatё minutash tjera (85’) holandezi Dirk Kuyt barazoi gjithçka.
Ishte sёrish sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili u fut nё fushё si zёvendёsues, ai qё solli tri pikё tjera tё rёndёsishme pёr Liverpoolin. Torres, i cili vendosi fitoren edhe nё ndeshjen e kaluar ndaj Chelseat, shёnoi me kokё pas njё asistimi tё Benayoun.
Me kёtё fitore Liverpooli grumbullon 54 pikё, njё mё shumё se Manchester United qё megjithatë ka dy ndeshje mё pak. Djajtё e Kuq nesër mund tё rikthehen nё krye tё tabelës nёse nxjerrin pikё nё ndeshjen nё udhëtim tek West Ham United.
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, hapi serinё e golave pёr nerazurёt, duke shёnuar pas 11 minutash lojё, e qё doli tё ishte goli i vetëm i pjesës sё parё.
Pjesa e dytё u dominua po thuajse tёrёsisht nga djelmoshat e Jose Mourinhos, qё gjetёn rrjetёn edhe dy herё. Luis Figo shёnoi nё minutën e 72-tё tё lojës pёr tё dyfishuar rezultatin, ndërsa serbi Dejan Stankovic vulosi rezultatin me anё tё njё goli me kokё, tetё minuta para fundit.
Me kёtё fitore, Interi krijon nёntё pikё epёrsi ndaj Milanit, qё sonte pret Regginёn nё San Siro. Juventusi tash mbetet 10 pikё prapa, ndërsa do tё ketë rastin ta ngushtojё kёtё nё ndeshjen e nesërme, qё e zhvillon nё udhëtim tek Catania.
Skuadra e Chesleat ka barazuar pa gola në Stamford Bridge përballë skuadrës së papërshtatshme të Hull Cityt dhe në këtë mënyrë ka humbur një pozitë në tabelë.Vetëm një pikë nga ky takim nuk i ka mjaftuar Chelseat për të qëndruar në pozitën e tretë, pasi që atë pozitë me fitoren e sotme e mban Aston Villa. Aston Villa e mposhti me rezultat prej 2-0 skuadrën e Blackburnit për t’u ngritur në kuotën e 51 pikëve, dy më shumë se Chelsea që tash mban vendin e katërt.
Në takimet e zhvilluara të shtunën në Bundesligë, skuadrat të cilat i prijnë tabelës kanë dështuar të fitojnë.Lideri i tabelës, Hoffenheim, ka barazuar në udhëtim kundër skuadrës së fundit në tabelë Monchengladbach, me rezultat 1-1. Karlsruhe e ka mposhtur Hamburgun me rezultat 3-2, ndërsa sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani nuk u inkuadrua aspak në këtë fitore. Bayer Leverkuseni është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Stuttgartit me rezultat 2-4. Schalke e ka mposhtur Weder Bremenin me rezultat minimal prej 1-0. Ndërsa duhet të përmendur se të premten barazoi edhe skuadra e dytë në tabelë, Hertha Berlin, përballë Arminia Bielefild.
Skuadra e Manchester Cityt e ka poshtuar ekipin e fundit në tabelë Middlesbrough, me rezultat minimal prej 1-0.Të vetmin gol në ndeshje e shënoi sulmuesi Craig Bellamy, shtatë minuta brenda pjesës së dytë (52’). Ky ishte goli i gjashtë i Bellamy në shtatë ndeshje, gjë që e bën sulmuesin më në formë në Premeirship.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do t’i ketë në dispozicion në ndeshjen miqësore kundër Brazilit të martën në Londër, ndërsa menjëherë u vërejt mungesa e emrave të Alessandro Del Pieros dhe Antonio Cassanos.Gianluigi Buffon dhe Andrea Pirlo kthehen në përfaqësuese pas mungesës si pasojë e lëndimeve. Po ashtu kthehen lojtarët që munguan në miqësoren e fundit, Alberto Aquilani, Antonio Di Natale dhe Gianluca Zambrotta. Lista e plotë e lojtarëve: Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Palermo), Morgan De Sanctis (Galatasaray) Mbrojtës: Daniele Bonera (Milan), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Dossena (Liverpool), Alessandro Gamberini (Fiorentina), Fabio Grosso (Olympique Lyonnais), Nicola Legrottaglie (Juventus), Gianluca Zambrotta (Milan); Mesfushorë: Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Simone Pepe (Udinese), Simone Perrotta (Roma), Andrea Pirlo (Milan); Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Udinese), Giuseppe Rossi (Villarreal), Luca Toni (Bayern Munich).
Agjenti i mesfushorit spanjoll David Silva, ka pohuar se Zonja e Vjetër është e interesuar për shërbimet e klientit të tij, por shton se anësori është ëndërr e çdo klubi të madh të Evropës.Lista e lojtarëve për të zëvendësuar veteranin Pavel Nedved tek Juventusi është e gjatë, ndërsa David Silva është një prej shumë emrave të përmendur për një kalim në Torino.“Gjendja ekonomike e klubit është kritike, por mund të zgjidhet me shitje të stadiumit Mestalla. Nëse Valencia e zgjidh krizën ekonomike, David nuk do të largohet nga klubi. Ai ka marrëveshje deri në vitin 2013 dhe dëshiron ta respektojë atë”, ka thënë agjenti i lojtarit.“Juventus? Ai është cak i shumë ekipeve tjera të mëdha në Evropë dhe fjalën e fundit do ta ketë Valencia. Për momentin ata nuk dëshirojnë ta shesin Silvan”, ka shtuar agjenti.
Mjeku i mesfushorit spanjoll Cesc Fabregas, beson se lojtari i Arsenalit do të mund të jetë i gatshëm për lojë për ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë Romës.Kapiteni i topçinjve i dëmtoi ligamentet gjatë një përballje me Alonson në muajin dhjetor dhe parashikimet ishin se ai do të duhet të pauzojë rreth katër muaj, por mjeku i tij mendon se ai do të rikthehet shumë më herët, që do të thotë se ai mund të jetë i gatshëm për përballjet me Romën. “Mendoj se mundet. Mjekët e Arsenalit kanë thënë se një periudhë normale për një rikuperim të tillë është tre muaj e gjysmë. Por unë besoj se ai mund të rikthehet më shpejt”, ka thënë mjeku spanjoll i lojtarit.“Ai i ka kaluar testet, ka përmirësime të dukshme dhe pret të ketë një rikthim më të shpejtë”, ka shtuar mjeku.
Drejtori ekzekutiv i kompanisё AEG, Tim Leiweke, qё ka nё pronё klubin LA Galaxy ka zbuluar se ata e kanё refuzuar ofertёn e parё tё Milanit pёr shёrbimet e mesfushorit anglez David Beckham, pasi kjo ka qenё shumё larg nga pritjet e tyre.Beckham nё mars do tё rikthehet nё LA Galaxy nёse Milani nuk dërgon njё ofertё tё duhur pёr anglezin, mё tё madhe se kjo qё aktualisht ёshtё nё tavolinën e negociatave. “Kemi marrё ofertё nga Milani. Por kjo ёshtё refuzuar”, ka thёnё Leiweke. Spekulohet se oferta e parё e rosonerёve ka qenё diçka nёn kufirin e 6 milionё funteve. Mediat amerikane shkruajnë se Galaxy kërkon sё paku 10 milionё funte pёr tё lejuar anglezin tё qëndrojё edhe mё tej nё Itali, ndërkaq ata angleze përmendin njё shumё dyfish mё tё madhe, 20 milionё euro. “Nёse Beckham dëshiron tё mbetet atje deri nё fund tё sezonit dhe Milan i paguan kompensimin LA Galaxy qё ne t’i pёrballojmё dёmet, atёherё do ta shohim propozimin. Por ne shumё qartё kemi thanё se presim qё Beckham tё rikthehet mё 9 mars”, ka shtuar Leiweke.
Sulmuesi i Portsmouth, Peter Crouch, ka qenё i ashpër nё deklaratën e fundit kundër ish-menaxherit Rafael Benitez, pёr shkak tё sjelljes sё tij ndaj Robbie Keane, gjatё kohës sa sulmuesi luante pёr Liverpoolin.Crouch, i cili sot do tё përballet me ish-klubin e tij, ka deklaruar se tregimi me Keane i ka rikujtuar atij gjithё atё çfarë ka ndodhur me tё derisa ai ishte nёn drejtimin e Benitez. “Ka disa gjёra nё tё cilat tё dyja situatat përputhen dhe mё vjen keq pёr Robbie. Tё gjithё e dimё se ai ёshtё njё lojtar i madh dhe nuk fitoi rast nё Liverpool, por kjo ёshtё mënyra me tё cilёn vepron Rafa”, ka thёnё Crouch. “Ështё pёr tё ardhur keq se edhe unё kur isha pjesё e ekipit nuk vinte tё mё shpjegojё pse nuk luaja. Mё sё shumti u hidhёrove nё finalen e Ligёs sё Kampionёve kundër Milanit, kur Benitez doli me njё sulmues, Dirk Kuyt, ndërsa unё isha i etur tё tregoj se çfarë jam i aftё tё bёj nё njё ndeshje tё madhe”, ka shtuar Crouch.
Njё ditё pas humbjes ndaj Los Angles Lakers, kampioni i NBA-sё Boston Celtics iu ёshtё rikthyer fitoreve duke mposhtur nё udhëtim ekipin e New York Knicks me rezultat 110-100.Paul Pierce kryesoi nё radhёt e fituesve me 26 pikё, Ray Allen shёnoi 22 pikё nё kёtё ndeshje, derisa Bostoni shёnoi fitoren e 42-tё kёtё sezon nё NBA. Al Harrington kryesoi tek New York Knickst me 27 pikё, derisa David Lee shёnoi 18 pikё dhe 18 kёrcime. Knicks çojnë nё 28 numrin e humbjeve, ndërsa kanё 21 fitore deri tash.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thёnё se blutë nuk dinё se si t’i mposhtin rivalёt e tyre pёr titull dhe se kjo veçanërisht ёshtё parё nё vikendin e kaluar ndaj Liverpoolit.Javёn e kaluar blutë e Londrёs u mposhtёn nga Liverpooli me rezultat 2-0, tё dy golat tё shёnuar nga Fernando Torres, dhe tash ekipi i Chelseat mbetet nё vendin e tretё tё tabelës sё Premierligёs. “Nuk dinim si tё luanim kundër Liverpoolit. Qё nga fillimi i sezonit kemi humbur nga rivalёt dhe gjithmonë duket se kundërshtarёt tanё janë mё tё fuqishëm se ne”, ka thёnё Anelka. Chelsea sot do tё përballet me Hull Cityn qё mund tё jetё njё rikthim pёr ekipin e trajnerit Luiz Felipe Scolarit.
Sulmuesi i rikthyer i Tottenhamit, Robbie Keane, nuk arriti tё përshtatet me planet e menaxherit tё Liverpoolit, Rafael Benitez, por ndjen se ai do tё kishte sukses nёse do tё kishte njё menaxher tjetër.“Iu dëshiroj djelmoshave çdo tё mirё, Rafas dhe stafit. Shpresoj se do t’ia dalin. Nuk do tё futem nё zёnkё me asnjërin, jam shumё i rritur pёr kёtё dhe kam shumё respekt pёr njerëzit dhe punёn qё ata bёjnё”, ka thёnё Keane. “E respektoj Rafan pёr mёnyrёn se si ai e zgjedh ekipin dhe mbase nuk jam përshtatur me mёnyrёn se si ai dëshiron tё luajë futboll. Shkova atje dhe pёr çfarëdo arsye kjo nuk funksionoi, shumё e thjeshtё. Me njё menaxher tjetër ndoshta mund tё kishte funksionuar”, ka shtuar irlandezi.

Mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ekipi i tij ёshtё mё i mirё se kampioni i Italisё, Interi.
Kampioni i Anglisë dhe ai i Italisë do tё takohen nё 1/8 e finales sё Ligёs sё Kampionёve dhe ndeshja e parё do tё zhvillohet nё Giuseppe Meazza mё 24 shkurt.
“Inter ёshtё njё ekip i fuqishëm dhe nё pёrbёrje ka disa futbollistë tё shkёlqyeshёm. Por ne jemi mё tё mirë se ta dhe besoj shumё se mund t’i fitojmë. Eliminimi i Interit do tё ishte njё hap i madh drejt titullit”, ka thёnё Ronaldo.
Mourinho nё njё intervistë tё fundit pёr media deklaroi se mё shumё e preferon Ibrahimovic se sa Ronaldon dhe anësori portugez i ёshtё kundёrpёrgjigjur bashkёvendasit tё tij.
“E respektoj mendimin e Mourinhos, por numërohen vetëm trofetë tё cilat janë nё shtёpinё time”, ka thёnё Ronaldo.
















