Skuadra më në formë në Evropë, ajo e Barcelonës, ka bërë atë që di më së miri, ka shënuar fitoren e radhës, kundër Sporting Gijonit me rezultat prej 3-1.
Blaugranët ishin favoritë absolutë në këtë përballje, e cila u zhvillua në kështjellën e tyre në Camp Nou. Katalunasit shënuan dy herë në pjesën e parë (24’ dhe 40’), ndërsa emri i golashënuesit i ishte i njëjtë: Samuel Eto’o. Në pjesën e dytë (66’), mbrojtësi i krahut të djathtë, Daniel Alves, trefishoi epërsinë e vendasve, të cilët kanë mundur të shënojnë shumë gola po t’i konkretizonin të gjitha rastet. Mysafirët e Sporting Gijonit shënuan golin e nderit në këtë përballje vetëm dy minuta pasi pranuan golin e tretë, ndërsa golashënues ishte Kike Mateo. Kjo fitore e kthen sërish diferencën e pikëve ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në dymbëdhjetë.
Bayern Munich ёshtё rikthyer nga disavantazhi pёr tё mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 3-1, duke u ngjitur edhe nё vendin e dytё tё tabelës sё Bundesligёs, njё pikё prapa liderit, Hoffenheim.

Dortmund tronditi Bayernin me njё gol tё hershёm tё shёnuar nga Nelson Valdez nё minutën e dytё tё lojёs, por kampioni i Gjermanisё u përgjigj me anё tё Ze Robertos, i cili barazoi nё minutën e 23-tё.

Ishte sulmuesi gjerman Miroslav Klose ai i cili solli tre pikё tё rёndёsishme pёr kampionin, duke shёnuar dy gola tё vonshëm. Goli i parё i avantazhit pёr bavaresёt erdhi tre minuta para fundit tё ndeshjes, ndërsa goli i dytё i Klose erdhi nё minutat shtesё, duke vulosur fitoren nё Allianz Arena.

Hoffenheim, qё dje nxorri vetëm barazim ndaj ekipit tё fundit nё tabelës, Borussia Moenchengladbach, grumbullon 39 pikё nё krye tё tabelës sё Bundesligёs, ndërsa Bayerni me tre pikёt e reja mbledh 38 dhe ngjitet nё pozitën e dytё. Hertha Berlin me 37 dhe Hamburg me 36 tash zbresin nё pozitat tre dhe katёr.

Villarreal dhe Atletico Madrid, dy skuadrat e La Ligas spanjolle, të cilat javët e fundit e kanë humbur paksa hapin për të qenë konkurrente për një vend që çon në Ligën e Kampionëve, kanë shënuar fitore kundër Numancias, respektivisht Recreativos.

Villarreali e ka mposhtur Numancian në El Madrigal me rezultat 2-1, me golat e sulmuesit italian Giuseppe Rossi (15’ dhe 68’), ndërsa për skuadrën mysafire shënoi Carlos Reina Aranda (39’).

Atletico Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Recreativo Huelvas në Nuevo Colombino me rezultat 3-0. Sergio Aguero e hapi serinë e golave në fillim të ndeshjes (3’), ndërsa Diego Forlan shënoi dy herë (27’ dhe 34’) për ta fundosur skuadrën vendase.

Kampionët anglezë të Manchester United kanë shënuar fitore si mysafir të West Ham United me rezultat minimal prej 1-0.

Të dyja skuadrat shfaqën një lojë të balancuar, megjithatë falë përvojës së tyre, Djajtë e Kuq dolën fitues.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi mesfushori legjendar i Manchesterit, Ryan Giggs, i cili pas një solo-aksioni në pjesën e dytë (62’) e mposhti portierin Green.

Duhet përmendur se kosovari me pasaportë zvicerane, mesfushori i West hamit, Valon Behrami, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke dalë i suksesshëm në të gjitha përballjet me Cristiano Ronaldon.

Kjo fitore i kthen kampionët aty ku ishin deri të shtunën, në krye të tabelës, me dy pikë më tepër se Liverpooli dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Roma e ka mposhtur në Olimpico skuadrën konkurrente për një pozitën që çon në Ligën e Kampionëve, Genoan, me rezultat prej 3-0.
Giallorossët e fituan më lehtë se sa pritej këtë takim, kur kihet parasysh forma e mirë të cilën e ka shfaqur Genoa këtë sezon. Kryeqytetasit krijuan epërsinë në fillim të takimit (26’) me një gol të iniciuar nga Francesco Totti, i cili gjeti Perrotan që pasoi te Cicinho, dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë ta plasonte topin në rrjet. Dy golat tjerë të verdhekuqëve u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa shënues ishin Mirko Vucinic (47’) dhe Julio Baptista në minutat shtesë të takimit (90’+2). Edhe pse fitoi, Roma sërish mbetet në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Genoan që mban vendin e pestë. Ndërkohë, Fiorentina është ngritur në pozitën e katërt pasi me një gol të shënuar nga Alberto Gilardino në minutat e fundit të takimit (89’), e mposhti Lazion në Stadio Franchi.
Zonja e Vjetër e ka mposhtur Catanian në Stadio Massimino me rezultat 2-1, edhe pse që nga minuta e 12-të e takimit luajti me një lojtar më pak. Me të filluar ndeshja (11’), sulmuesi Vincenzo Iaquinta krijoi epërsinë për skuadrën mysafire pas një krosimi të të kthyerit nga lëndimi, Mauro Camoranesi. Mirëpo, festa e Iaquintas u shoqërua me një karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës, dhe gabimi i dytë i sulmuesit italian ishte një ndërhyrje e menjëhershme, e cila i kushtoi me kartonin e dytë të verdhë duke lënë bashkëlojtarët në vështirësi gjatë gjithë takimit. Bianconerët menaxhuan që pjesën e parë ta përfundojnë me avantazh minimal. Mirëpo në pjesën e dytë vendasit ishin shumë kërkues ndaj golit dhe këtë e arritën në minutën e 51-të me anë të Takayuki Morimoto. Sicilianët krijuan presion të madh para portës së Buffonit gjatë gjithë pjesës së dytë, mirëpo kah fundi i takimit, bardhezinjtë u treguan më të suksesshëm. Pas disa gjysmërasteve të skuadrës mysafire, i inkuadruari në lojë në minutat e fundit të takimit (83’), Christian Poulsen, arriti që në minutat shtesë (90’+1) ta mposhtë portierin Bizzarri, dhe t’ia sigurojë skuadrës së tij tre pikë të arta. Me këtë fitore Juventusi kthehet sërish në pozitën e dytë me një pikë më shumë se Milani që mban vendin e tretë dhe shtatë pikë më pak se Interi që i prin Kampionatit.
Topçinjtё e Arsenalit kanё nxjerrё njё pikё nё ndeshjen përballё Tottenhamit nё White Hart Lane, edhe pse luajtën me njё futbollist mё pak pjesën mё tё madhe tё ndeshjes.
Djelmoshat e Arsene Wenger luajtën me dhjetё lojtarё nё minutat e fundit tё pjesës sё parё dhe gjithё pjesën e dytё, pas përjashtimit tё Emmanuel Eboue pёr shkak tё dy kartoneve tё verdhё, shtatё minuta para pauzës mes pjesëve (38’). Arsenali pёsoi edhe njё goditje tjetër kur nё minutën e 35-tё, sulmuesi kryesor i saj u largua nga ndeshja pёr shkak tё njё problemi me muskulin e kёmbёs sё majtё.
Tё zgjedhurit e Harry Redknapp nuk arritёn tё gjejnë portёn e mysafirёve edhe pse dominuan ndeshjen, nё veçanti pjesën e dytё tё saj. Robbie Keane, Roman Pavlychenko dhe pastaj edhe zёvendёsuesi Darren Bent nuk arritën tё çajnë portёn e Manuel Almunias, edhe krahas rasteve tё shumta. Rastin mё tё mirё nё ndeshje e pati mesfushori kroat Luka Modric, qё dёshtoi nga afërsia nё çastet e fundit tё ndeshjes. Arsenali nё anёn tjetër pati po ashtu disa raste tё ralla, e qё do tё mund tё ndëshkonin vendasit, por nuk arritën tё kontretizojnё asnjërin nga kёto rastet e pakta.
Sulmuesi i Liveproolit, Fernando Torres, beson se kёtё vit ai ‘paguan’ pёr sezonin e parё shkёlqyeshёm qё pati me Liverpoolin.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid sezonin e kaluar shkëlqeu tek Liverpooli duke shёnuar 24 gola nё Premierligё dhe nёntё gola nё garat tjera, ndërsa ishte edhe pjesё e kombëtares sё Spanjёs qё triumfoi nё Euro 2008.

“Kurrё mё herët nuk kam luajtur njё sezon si ai i kaluari dhe ndoshta kjo ёshtё arsyeja e problemeve tё mia. Kurrё nuk kam luajtur njё numër aq tё madh tё ndeshjeve. Nё Atletico luanim vetëm nё La Liga dhe nё Copa del Rey ”, ka thёnё Torres.

“Sezoni i kaluar ishte fantastik pёr mua, pasi nuk i kisha disa probleme, por kёtё sezon ёshtё shumё vështirё pёr shkak tё lëndimeve. Fillimi i sezonit tё dytё nё kёtё mёnyrё vërtet ёshtё dёshpёrues pёr mua”, ka shtuar spanjolli.

Lideri i La Ligёs, Barcelona, raportohet se ёshtё nё kërkim tё tre yjeve tё Arsenalit, Robin van Persie, Cesc Fabregas dhe Emmanuel Adebayor.
Guardian ka shkruar se katalanasit qё nё muajin e kaluar kanё dërguar njё ofertё tek Arsene Wenger, nё tё cilёn ёshtё pёrfshirё Alexandr Hleb dhe njё shumё e parave kesh, me qëllimin pёr tё marrё shёrbimet e holandezit Van Persie. Sipas kësaj gazete, Barcelona nuk do tё heqё dorё nga sulmuesi holandez edhe nё afatin kalimtar tё verёs, ndërsa krahas tij klubi dёshiron edhe dy yjet tjera, Emmanuel Adebayor dhe Cesc Fabregas. Nёse Arsenali arrin tё kualifikohet pёr nё Ligёn e Kampionёve nё sezonin e ardhshёm, vështirё se diçka e tillё mund tё ndodhё, ndërsa nё tё kundërtёn gjithçka ёshtё e mundur.
Milani mund tё jetё i kënaqur pasi Kaka nuk pёsoi thyerje nё shputё, por lëndimi megjithatë mund t’i pamundësojё atij tё paraqitet nё derbin e vikendit tё ardhshёm përballё Interit.
Braziliani, i cili u lëndua nё ndeshjen e mbrëmshme ndaj Regginёs, pritet ta huq miqësoren mes Brazilit dhe Italisё qё zhvillohet tё martën, ndërsa mediat lokale thonё se ai ёshtё nё dyshime edhe pёr ndeshjen e vikendit ndaj Interit. “Kaka ka pësuar njё traumё nё kёmbёn e tij tё majtë. Kontrolli i bёrё pas ndeshjes, nuk tregoi ndonjë lloj frakture”, thuhet nё deklaratën e Milanit, pasi lojtari iu nënshtrua testeve nё spital. Kaka ishe autori i golit tё barazimit pёr Milanin, duke shёnuar nga penaltia nё minutën 67-tё tё ndeshjes.
Rosonerёt ngecën tetё pikё prapa Interit nё garёn pёr skudeton, pasi u frenuan me barazim 1-1 nga Reggina nё ndeshjen e mbrëmshme nё San Siro, dhe trajneri Carlo Ancelotti ёshtё absolutisht i pakënaqur.
“Sonte ne u përpoqëm tё bёjmё gjithçka. Kishte shumё pak hapёsirё, u përpoqëm t’i shkojmë rrotull Regginёs, por nuk menaxhuar tё gjejmë rrjetёn nё pjesën e parё tё ndeshjes”, ka thёnё Ancelotti. “Problemi ishte pranimi i golit i cili shumё lehtё mund tё ishte shmangur. Pastaj, kundër njё ekipi aq tё mbyllur ёshtё vështirё tё rikuperohesh”, ka shtuar trajneri italian. Shpresat e Milanit pёr skudeto mund tё rikthehen, kur rosonerёt do tё përballen me rivalin kryesor pёr titull Interin nё vikendin e ardhshёm.
New Jersey Nets i ka shkaktuar Denver Nuggets humbjen mё tё rёndё tё sezonit, duke i shkatërruar liderёt e Divizionit Veriperёndimor me rezultat 114-70.
Devin Harris ka shёnuar 28 pikё pёr tё udhëhequr New Jersey Nets tё shënojё fitoren e katërt me radhё. Brook Lopez shёnoi 15 pikё dhe nёntё kërcime, Ryan Anderson arriti 13 pikё dhe 12 kёrcime dhe Jarvis Hayes shёnoi 14 pikё. Carmelo Anthony, i cili shёnoi 15 pikё, ishte lojtari i vetëm me pikё dyshifrore tek Denver Nuggets.
Pёrzgjedhёsi i Anglisё, Fabio Capello, ka ftuar mesfushorin David Beckham pёr ndeshjen miqësore ndaj Spanjёs, ndërsa nga lista ka lёnё jashtë Wayne Rooneyn i cili ishte i lënduar nё tri javët e fundit.
Beckham, i cili ёshtё i huazuar tek Milani nga klubi amerikan LA Galaxy, do tё ketë rast ta barazojё rekordin e Boby Moore prej 108 ndeshjesh me kombëtaren angleze, pasi nё ndeshjen e kaluar u la jashtë ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisё. “Beckhami ёshtё njё lojtar shumё i rёndёsishёm. Forma e Beckhamit tash ёshtё OK, e pash nё njё ndeshje nё Milan. Ai tash ёshtё i gatshёm. Çdo lojtar nё pёrbёrje duhet tё luajё dhe jo vetëm tё stërvitet. Kjo ёshtё e rёndёsishme pёr David dhe pёr ne. Ai ёshtё shumё mё i miri se qё ishte para gjashtё muajve”, ka shtuar Capello. Pёr kombëtaren seniore tё Anglisё pritet tё debutojnë edhe sulmuesi i West Hamit, Carlton Cole, dhe mesfushori i Aston Villas, James Milner. Ndeshja miqësore mes Anglisё dhe Spanjёs do tё zhvillohet nё Sevilla mё 11 shkurt. Pёrpёrja e plotё: Portierё: Robert Green (West Ham), Joe Hart (Man City), David James (Portsmouth). Mbrojtёs: Wayne Bridge (Man City), Ashley Cole (Chelsea), Rio Ferdinand (Man Utd), Phil Jagielka (Everton), Glen Johnson (Portsmouth), John Terry (Chelsea), Matthew Upson (West Ham), Luke Young (Villa). Mesfushorё: David Beckham (LA Galaxy), Gareth Barry (Villa), Michael Carrick (Man Utd), Stewart Downing (Middlesbrough), Frank Lampard (Chelsea), James Milner (Villa), Shaun Wright-Phillips (Man City), Ashley Young (Villa). Sulmues: Gabriel Agbonlahor (Villa), Carlton Cole (West Ham), Peter Crouch (Portsmouth), Emile Heskey (Villa).
Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro përballë skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, duke u larguar edhe më shumë nga rivali i qytet, Inter, që mban kreun e tabelës.
Rossonerët u treguan të pafuqishëm përballë Regginës, skuadër e cila hapi rezultatin në pjesën e parë të takimit (33’), me një gol të Davide Di Gennaros, i cili e mposhti Abbitain, pas një krosimi të Costas. Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Leite Kaka, i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje në Paton. Ky gol ishte krejt çka bënë kuqezinjtë në këtë takim duke mos mundur ta mbajnë hapin me Nerazzurët, të cilët me fitoren kundër Lecces janë tetë pikë më larg se Milani. Rossonerët rrezikohen ta humbin edhe pozitën e dytë, pasi që Juventusi të dielën zhvillon takimin e javës së 23-të kundër Catanias, dhe konsiderohet favorit.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu ndërmjet kampionëve të Spanjës, Real Madrid, dhe skuadrës mysafire të Racing Santander, ka përfunduar me rezultat minimal prej 1-0 në favor të Mbretërve.
Los Merengues shfaqën lojë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili pranoi një pasim me kokë të kapitenit Raul, për ta mposhtur portierin Tono (49'), i cili bëri disa intervenime të jashtëzakonshme në këtë takim. Me këtë fitore Los Blancos i afrohen skuadrës së Barcelonës në nëntë pikë diferencë, megjithëse Blaugranët të dielën e zhvillojnë ndeshjen e javës së 22-të kundër Sporting de Gijon, në të cilën ndeshje konsiderohen favoritë.