Trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink, ka reaguar shpejt për t’i mohuar spekulimet të cilat e lidhin atë me stolin e Chelsat.
Mediat britanike kanë shkruar Hiddink është njëri nga favoritët kryesorë për pozitën e trajnerit të Bluve pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit, mirëpo holandezi ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk kam asgjë të re për ju. Nuk më intereson se çka është folur për mua gjetiu, unë po punoj këtu”, u ka thënë Hiddink gazetarëve të Reuters.
Gazetat spanjolle shkruajnë se drejtori sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatovic, po përjeton orët e fundit te gjigantët spanjollë.
“Marca” shkruan se ish-sulmuesit të Realit do t’i tregohet dera sonte ose të martën, ndërsa anëtarët e bordit ekzekutiv të Los Blancos po mundohen ta gjejnë mënyrën më të mirë për ta larguar. Mijatovici është kritikuar vazhdimisht për mostransferimin e lojtarëve të duhur dhe për pagesat e larta që i ka dhënë lojtarët aktualë. Malazezi po ashtu nuk është i dëshiruar nga tifozët të cilët këtë verë pritnin transferimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa ai ua solli Rafael van der Vaartin.
Klubi Futbollistik i Chelseat ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari nga përgjegjësitë e tij si trajner i Bluve, për shkak të rezultateve të dobëta, të cilat nuk i kanë mbushur kërkesat e klubit.
Mësohet se përkohësisht rolin e trajnerit do ta luajë ndihmëstrajneri Ray Wilkins, derisa skuadra ta gjejë një trajner të ri. “Të hënën Luiz Felipe Scolari është shkarkuar nga posti i menaxherit të klubit Futbollistik Chelsea. Fatkeqësisht rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës ishin shkatërruese në këtë moment thelbësor të sezonit dhe me qëllim që të mbetemi konkurrent për trofe vendosëm që këtë ndryshim ta bëjmë tani. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe shpresojmë që së shpejti ta gjejmë atë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit. “Sky Sports” ka spekuluar se trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink, dhe ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant, janë dy emrat kryesorë për ta marrë postin e trajnerit të Bluve.
Sulmuesi i Interit, Adriano, thotë se fitorja nё derbin e vikendit përballё Milanit do tё ishte njё hap mё tej drejt titullit nё Serie A.
Braziliani ka treguar disa paraqitje tё mira nё fillim tё këtij viti, por pastaj u suspendua nga Federata Italiane dhe mungoi tre ndeshje. Por braziliani do tё rikthehet pёr ndeshjen kundër Milanit dhe kërkon fitore nё kёtё derbi, “Jam i lumtur qё do tё mund tё luaj kundër azurёve (nё miqësoren Brazil-Itali). Pas pauzës nё kampionat tash mund tё luaj sёrish. Pas kësaj do tё kthehem kah ndeshja e tё dielës dhe derbi i qytetit”, ka deklaruar Adriano. “Qёllimi ynё ёshtё fitorja ndaj Milanit, me tё cilёn do t’i afrohemi edhe njё hap titullit”, ka shtuar sulmuesi brazilian.
Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka njoftuar se ylli francez Franck Ribery mund të largohet nga bavarezët në afatin kalimtar veror dhe t’i bashkëngjitet mbretërve të Real Madridit.
Presidenti i kampionëve gjermanë është i vetëdijshëm që skuadra e tij nuk e ka mundësinë ta mbajë anësorin francez nëse ai dëshiron të largohet, derisa spekulohet se madrilenët e kanë angazhuar legjendën Zinedine Zidane që t’ia mbush mendjen ish-lojtarit të Marseille. “Ribery mund të shkojë në Madrid nëse dëshiron. Bayerni do të bëjë gjithçka për ta mbajtur, mirëpo nëse ai dëshiron të largohet, atëherë mund të shkojë para përfundimit të kontratës së tij (e cila zgjat deri në vitin 2011)”. “Klubet nuk mund t’i mbajnë lojtarët kundër dëshirës së tyre, sepse janë pikërisht lojtarët ata që vendosin për fatin e tyre. Prandaj nëse ai vërtet dëshiron të shkojë te Reali atëherë mund ta bëjë këtë”, ka përfunduar Beckenbauer.
Mbrojtësi i Real Madridit, Gabriel Heinze, ka thënë se një ditë ai mund të kthehet te ish-skuadra e tij Paris Saint-Germain, nëse ata e dëshirojnë.
Është spekuluar kinse Heinze, i cili ka edhe dy vite kontratë me Mbretërit, ka kontaktuar me drejtuesit e PSG-së për një kalim të mundshëm, mirëpo pavarësisht se ka mohuar këto spekulime, argjentinasi ka thënë se do të kthehej te skuadra e tij e dikurshme po të kërkohej. “Nuk kam kontaktuar me asnjë zyrtar të PSG-së. Mua më pëlqen ajo skuadër dhe një ditë do të më pëlqente të luaja sërish për PSG-në, do të më pëlqente t’i takoja sërish ata tifozë’, ka thënë Heinze, i cili ka kaluar tre vite te PSG para se t’i bashkëngjitej Manchester Unitedit në vitin 2004.
Braziliani i Bayern Munichut, Ze Roberto, dëshiron të qëndrojë edhe një vit te gjigantët bavarezë.
Më herët është spekuluar se 34-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni nga Allianz Arena, për të luajtur në MLS-në amerikane, mirëpo në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Ze Roberto ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë më gjatë te Bayerni. “Po, do të më pëlqente të qëndroja. Familja ime ndihet mirë këtu, ndërsa unë kam mjaft ambicie për të realizuar me klubin”, ka thënë braziliani.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, nuk është i shqetësuar për shkak të periudhës së vështirë që kalon klubi i tij dhe thotë se ata shumë shpejt do t’u rikthehen fitoreve.
Blutë janë duke kaluar një periudhë të vështirë së fundi, duke zbritur në pozitën e katërt të Premierligës.“Për momentin jemi në një periudhë të vështirë, por do të gjejmë një mënyrë për t’iu rikthyer fitoreve”, ka thënë Drogba.“Shpresoj se do të kemi një paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve. Nuk mund të luani gjithmonë në mënyrën më të mirë gjatë gjithë karrierës, dhe unë jam në një periudhë të tillë kur luaj dobët”, shton sulmuesi i Bregut të Fildishtë.
Portsmouth ka pohuar se ka shkarkuar trajnerin e ekipit Tony Adams dhe ndihmësin e tij Johnny Metgod.
Mediat angleze qysh dje paralajmëruan se Adams do të largohet për shkak të serisë së dobët prej rreth nëntë ndeshjeve pa fitore. Si pasojë e rezultateve të dobëta Porsmouth gjendet vetëm një pike mbi zonën e rrezikut.“Kjo është një vendim i vështirë për klubin dhe Tony ka punuar me ngulm për ta kaluar formën e dobët. Ai me të drejtë është respektuar në botën e futbollit dhe na ka ndihmuar shumë vitin e kaluar për ta fituar Kupën FA. Duam ta falënderojmë atë dhe John dhe t’u dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se nerazurët me shumë lehtësi do ta fitojnë skudeton edhe këtë sezon.
Mancini i solli Interit tre tituj radhazi në Serie A, por për shkak të paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kampionëve dhe pamundësisë për të arritur në 1/8 e finales, presidenti Massimo Moratti e shkarkoi dhe solli në vend të tij strategun portugez Jose Mourinho.“Inter nuk ka probleme reale për të fituar titullin në Serie A. Pa marrë parasysh cili do të jetë rezultati i derbit të qytetit, skudeton do ta fitojë Interi”, ka deklaruar Mancini.“Patjetër se mungesa e Kaka do të jetë një problem i madh për Milanin në derbin, pasi ai gjithmonë mund të jetë faktor ndryshimi. Megjithatë derbit janë ndeshje të veçanta dhe mungesat e lojtarëve kyç mund edhe të mos llogariten shumë” ka shtuar italiani.
Los Angeles Lakers janë rikthyer nga disavantazhi nё pjesёn e dytё pёr t’i dhёnё fund suksesit perfekt nё shtёpi tё Cleveland Cavaliers, tё cilin ekip e mposhtёn me rezultat 101-91.
Cavaliers, tё cilёt udhëhiqnin me 10 nё gjysmёlojё, kishin fituar 23 ndeshje radhazi nё shtёpi, para se tё humbnin mbrёmё ndaj Lakers. Kjo ёshtё fitorja e gjashtё radhazi e Lakers nё udhëtim. Me Kobe Bryant tё prekur nga ftohja, Lamar Odom mori drejtimin Lakers duke shёnuar 28 pikё dhe 17 kёrcime. Bryant përfundoi ndeshjen me 19 pikё, ndёrsa Pau Gasol, shёnoi 18 pikё tё tjera dhe 12 kёrcime. LeBron James pati 16 pikё dhe 12 asistime pёr Cleveland, nё njё paraqitje dёshpёruese nё tё cilёn ai realizoi vetёm pesё nga 20 gjuajtjet nga podiumi. Zydrunas Ilgauskas udhëhoqi tek Cavaliers me 22 pikё, ndërsa Mo Williams arriti 19.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, paralajmëron se ende asgjë nuk ka pёrfunduar pavarësisht se ekipi i tij ka rimarrё kreun e tabelës me njё ndeshje mё pak.
Pёrvojat e kaluara me Manchester United, e kanё bёrё skocezin tё tërhiqet nga besimi se titulli tashmё ёshtё formalitet. “Gabime mund tё bёhen. Ne kishim 11 pikё avantazh ndaj Arsenalit nё vitin 1998, dhe e humbёm ligёn, andaj nuk jemi duke i numëruar zogjtё”, ka thёnё Ferguson. “Ende nuk duhet pasi nёse mendoni kështu, loja mund tё vijё dhe tё ju pickojё. Ky ёshtё njё rezultat dhe paraqitje fantastike. Ështё koha tё ecim mё tej”, ka shtuar skocezi.
Mesfushori holandez i Real Madridit, Wesley Sneijder, thotë se ai ёshtё i pakënaqur me formёn tё cilёn ёshtё duke e treguar sё fundi tek klubi spanjoll.
“Nuk jam i lumtur, pasi nuk jam nё nivelin nё tё cilin do tё dëshiroja tё luaj. Pas lëndimit qё pёsova, ende nuk jam nё nivelin qё isha vitin e kaluar dhe pёr kёtё nuk kam arsye tё jem i lumtur dhe tё qeshem shumё”, ka thёnё Sneijder. “Dua tё luaj mirё dhe pastaj do tё jem i lumtur. Sinqerisht nuk e meritoj tё jem pjesё e 11-shes shartuese. Vёrtet besoj nё kёtё”, ka shtuar holandezi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar lojtarёt e tij, pavarësisht se mendon se dy pikё iu ikёn nga duart gjatё ndeshjes kundёr Tottenhamit.
Francezi ishte i kënaqur me mёnyrёn me tё cilёn topçinjtë performuan edhe pasi mbetёn me 10 lojtar nga minuta e 38-tё, pas përjashtimit tё Emmanuel Eboue. “Kishim njё qëndrim elastik, bindёs dhe krenar pёr kёtё. Por ndjej se kemi humbur dy pikё pasi kishim shansat mё tё mira”, ka thёnё Wenger. “Duhet tё vazhdojmë. Kemi njё moment vrulli, ёshtё e vërtetё, por nuk shënuam. Nuk kemi humbur pёr 11 ndeshje dhe duhet tё vazhdojmë kështu”, ka shtuar francezi.
Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, ka lavdëruar kualitetet mbrojtëse tё Manchester United.
Pas humbjes prej 1-0 ndaj Djajve tё Kuq, Zola ka thёnё se ёshtё befasuar se sa mirё mbrohet ekipi i Sir Alex Ferguson. “E dija se do tё ishte vështirё nёse ata shёnojnё tё parёt. Kurrё nuk pret njё ekip tё tillё tё jetё aq i fortё nё mbrojtje. Pret qё ata tё jenё tё mirё nё sulm. Por, Alex ka bёrё njё punё tё shkëlqyeshme si gjithmonë dhe ata duken shumё, shumё tё fuqishëm”, ka thёnё Zola. “Pёr mua ka qenё njё ndeshje pozitive, e di se humbёm por kemi luajtur kundër ekipit mё tё mirё nё Evropё, nёse jo nё botё, dhe kemi humbur vetëm me njё gol. Jam i lumtur pёr ekipin. Ka qenё njё hap para pёr ne, edhe pse e humbёm ndeshjen”, ka shtuar italiani. “Ata shfrytëzuan tё vetmin gabim qё bёmё. Portieri ynё ka bёrё vetëm njё pritje. Kur mund ta fitosh njё ndeshje nё kёtё mёnyrё, jeni shumё tё fuqishëm”, përfundon ish-lojtari i Chelseat.
Ekipin pejan, Peja, ka fituar derbin basketbollistik përballё kampionit Sigal Prishtinёs, tё cilin e mposhti me rezulat 85-79, nё ndeshjen e zhvilluar nё palestrën e qytetit nё Prishtinё.
Lojtari mё meritor i pёr kёtё fitore tё Pejёs ka qenё ylli Samir Shaptahovic, qё shkëlqeu duke shёnuar 36 pikё, gjysmёn e tё cilave, 18, i shёnoi nga gjuajtjet e lira. Nga takimet tjera tё javës sё dytё tё Technomarket Superligёs A sё Kosovёs, Trepça ka shёnuar fitore nё udhёtim ndaj Progresit me rezultat 89-80, ndërsa edhe Bashkimi ka mposhtur RC Cola Dritёn me rezultat 111-76. Takimet e javës sё tretё qё do tё zhvillohen mё 14 dhe 15 shkurt janë kёto: