Sulmuesi i dikurshëm i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, beson se sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ai i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, dhe superyllli Barcelonës, Lionel Messi, janë sulmuesit më të mirë në botë.“Padyshim që Ibrahimovici është njëri nga më të mirët në botë. Po ashtu më pëlqen shumë Rooney, edhe pse kohëve të fundit nuk ka qenë në formën më të mirë”. “Messi dhe Eto’o janë në grupin e më të mirëve. Mirëpo mendoj se Messi është më i miri në botë në pozitën e tij”, është shprehur Ravanelli, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1996.
Trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, i ka lëvduar futbollistët italianë para miqësores së madhe kundër Brazilit, ndërsa ka pohuar se ai është duke menduar ta thërrasë sërish Francesco Tottin në përfaqësuese.“Ata janë lojtarët më të mirë në botë në saje të mentalitetit profesional. Megjithatë, ata shpesh udhëzohen keq”. “Totti është një lojtar i cili nuk merr vendime pa menduar mirë për një gjë. Prandaj unë e respektoj vendimin e tij. Por edhe mua më duhet mendoj mirë para se të marr një vendim”, është shprehur Lippi për “Il Corriere Della Sera”.
Sipas gazetës britanike “The Daily Mail” dhe asaj spanjolle “Sport”, Barcelona dëshiron ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, në afatin kalimtar veror.Blaugranët nuk mund të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o, i cili nuk ngutet ta vazhdojë kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2010.Kjo është arsyeja që katalunasit janë duke e përcjellë ish-sulmuesin e Atletico Madridit për ta kthyer në La Liga.Barca nuk dëshiron që Eto’o t’u shpëtojë nga dora pa një kompensim të madh, prandaj ata do ta shesin atë para se t’i përfundojë kontrata, dhe me ato para do ta sjellin ‘El Ninon’ nw Camp Nou.
Federata Ruse e Futbollit ia ka dhënë lejen Chelseat që të bisedojë me trajnerin aktual të përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink.Blutë kanë bërë ofertë zyrtare për trajnerin holandez, i cili konsiderohet si zëvendësues potencial i të shkarkuarit Luiz Felipe Scolari, ndërsa “Sky Sports News” njofton se londinezët kanë marrë leje nga zyrtarët rusë për të filluar bisedimet.Hiddink ka thënë se ai do të mendojë për stolin e Chelseat, por me kusht që të bëjë punë të dyfishtë duke mbajtur edhe postin e trajnerit të Rusisë.“Duhet të them se kjo është një situatë e veçantë. Nëse do të ishte cilado skuadër tjetër, pos Chelseat, do të thosha JO. Mirëpo, unë kam raporte të mira me pronarin e Chelseat, prandaj dëshiroj t’i ndihmoj skuadrës që ta tejkalojë këtë situatë”.“Por, nëse caktohem unë do ta drejtoj Chelsean vetëm për tre apo katër muajt e ardhshëm, deri në fund të sezonit”.“Kur Rusia të luajë ndeshjet kualifikuese, unë do të jem trajner i Rusisë, pasi që në atë kohë nuk do të ketë ndeshje të ekipeve”.“Unë edhe më herët i kam kombinuar dy punë, kur isha trajner i Australisë dhe PSV-së, prandaj e kuptoj mirë situatën”, ka thënë Hiddink për agjencinë e lajmeve Reuters.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar rastin e shkarkimit të trajnerit të Chelseat, Luiz Felipe Scolari, duke thënë se dëshirë e tij do të ishte nëse ai do të shkarkohej për shkak të eliminimit nga Juventusi në garën e Ligës së Kampionëve.“Do të ishte mirë sikur ai do të shkarkohej për shkak se nuk do të ishte plasuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Sido që të jetë, sipas meje ndërrimi i menaxherit do të thotë se ekipi nuk luan mirë dhe kjo është normale”, ka thënë Buffon.“Nuk e di nëse Juventus do të ketë dobi nga kjo. Vetëm pas ndeshjes do të kuptojmë. Por, ndërrimi i trajnerit nxit edhe reagim, dhe duke shikuar në lojtarët e Chelseat, mendoj se ndërrimi do të ketë efekt pozitiv”, ka thënë Buffon.
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Fabio Capello e ka ringjallur përfaqësuesen e Anglisë dhe e ka shndërruar në një kandidat serioz për ta fituar Kampionatin Botëror 2010.Para ndeshje së nesërme në mes të Spanjës dhe Anglisë, mesfushori spanjoll ka deklaruar se ai beson se Capello e ka ndryshuar Anglisë për të mirë.“Anglia është tërësisht ndryshe nën drejtimin e Capellos. Ky ekip është bërë shumë më i disiplinuar. Ata mbrohen shumë mirë dhe shumë vështirë mund të shënoni kundër tyre. Ata mbrohen fuqishëm, sikur të ishin italianë”, ka thënë Fabregas.“Capello i ka ndryshuar në çdo aspekt. Tash Anglia është një ekip i klasit botëror dhe do të jetë një kundërshtar i rrezikshëm për Kampionatin Botëror”, ka shtuar spanjolli.Fabregas, i cili mendon se Spanja do të dalë fituese në duelin e nesërm, po ashtu ka thënë se ndjen keqardhje që lëndimi nuk i lejon të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është i bindur se të kuqtë mund ta rikthejnë formën të cilën e kishin në pjesën e parë të sezonit, kur ishin në krye të tabelës së Premierligës.Liverpooli ka luajtur shumë dobët së fundi dhe kjo i ka kushtuar edhe me humbjen e vendit të parë dhe zbritjen në pozitën e dytë prapa Manchester United.“Nëse luajmë edhe në pjesën e dytë të sezonit siç luajtëm në të parin, atëherë kemi më shumë shanse për ta fituar titullin. Por t’ia lejojmë rolin e favoritit Manchester United, le të jetë presioni në ta”, ka deklaruara Torres.
Ronaldinho ёshtё i bindur se Milani mund ta arrijё Interin nё Serie A, ndërsa ka paralajmëruar azurёt edhe pёr ndeshjen e sotme qё zhvillohet nё Londёr, duke u zotuar se do tё shënojё.Italia dhe Brazili nuk janë takuar qё nga viti 1997, sidoqoftë ata do tё përballen sonte nё miqësoren qё do tё zhvillohet nё Emirates Stadium nё Londёr. “Jam nё formё tё mirё. Jam duke punuar mirё nё Milan dhe ndjehem mё i mirё se nё muajt e fundit nё Barcelona. Nёse luaj mё shumё, do tё jem nё gjendje ta dëshmoj veten”, ka thёnё Ronaldinho. “Pёr mё shumё, do tё keni rastin tё shihni formёn time nё pёrballjen me Italisё. Dhe do t’ju premtoj: Do tё shënoj sё paku njё gol”, ka shtuar ish-futbollisti mё i mirё nё botё. Pas miqësores mes Brazilit dhe Italisё nё radhë ёshtё derbi milanez mes Interit dhe Milanit, qё do tё zhvillohet tё dielën, kur rosonerёt do tё kenё rast tё ngushtojnë diferencёn ndaj nerazurёve nё pesё pikё. “Sezoni ёshtё i gjatё, por do tё jetё e rёndёsishme pёr ne ta ngushtojmë diferencёn. Liga italiane ёshtё e vështirё dhe ёshtё vështirё madje tё mposhtёsh edhe ekipet e vogla. Por shpresoj se ne mund t’i arrijmë qëllimet tona”, ka përfunduar braziliani.
Klaas Jan Huntelaar mund tё jetё nё rrugё pёr tё kaluar tek Juventusi, pas dështimit tё tij tё tregojё sukses gjatё muajit tё parё tek Real Madridi.Holandezi 25-vjeçar thuhet se ёshtё i pakënaqur me hapёsirёn qё i jepet, ndërsa sportivja spanjolle AS thotë se sulmuesi nuk ka tё ardhshme me kampionin e Spanjёs. Mediat italiane shkruajnë se Juventusi vazhdon tё jetё i interesuar pёr ish-lojtarin e Ajaxit dhe drejtori sportiv Alessio Secci ёshtё duke e përcjellë situatën e tij nga afёr.
Agjenti i Frank Rijkaard ka zbuluar se ish-lojtari i kombëtares sё Holandёs, nuk e ka përjashtuar marrjen e detyrës sё Luiz Felipe Scolarit nё Stamford Bridge.Pas shkarkimit tё djeshëm tё trajnerit brazilian nga detyra menaxheriale e Chelseat, përmenden njё sёrё emrat pёr tё pasuar detyrёn e tij. Njё prej tyre ёshtё edhe 46-vjeçari Frank Rijkaard, i cili gjatё kohës sё tij s’i menaxher dërgoi Holandёn nё gjysmëfinale tё Euro 2000 dhe fitoi dy herё La Ligёn dhe njё herё Ligёn e Kampionёve me Barcelonёn. Agjenti i ish-lojtarit tё Milanit, ka thёnё pёr Sky Sports se Rijkaard do tё analizojё pranimin e këtij posti nёse ai i ofrohet. Njё opsion tjetër qё përmendet ёshtё edhe kalimi i Carlo Ancelottit nga Milani nё Chelseat, dhe kalimi i Frank Rijkaard nё stolin menaxheria tё klubit italian.
Avram Grant raportohet se ёshtё kandidati kryesor pёr tё zёrё vendin e Tony Adams si menaxher i Portsmouthit.Portsmouth dëshiron tё bёjё njё lëvizje tё shpejtё nё gjetjen e njё trajneri, pas shkarkimit tё Tony Adams tё dielës, pёr shkak tё rezultateve tё dobëta. Klubi raportohet se tashmё ёshtё nё bisedime me ish-trajnerin e Chelseat, Avram Grant, ndërsa nёse do tё arrihet njё marrëveshje mes dy palёve, pritet tё bёhet e qartё gjatё ditës. Grant edhe mё herët kishte shërbyer tek Portsmouth, si drejtor sportiv nё vitin 2006, para se t’i bashkohet Chelseat nё vitin 2007. Dy muaj mё pas ai zёvendёsoi Jose Mourinhon si menaxher i klubit. Sven-Goran Eriksson ёshtё po ashtu ёshtё duke u konsideruar pёr tё udhëhequr klubin nga Fratton Park, dhe ish-trajneri i Anglisё, i cili ёshtё nёn persion nё detyrёn e kombëtares sё Meksikёs, mund tё jetё njё opsion mё bindёs pёr klubin nё telashe tё Premierligёs. Njё emёr tjetër qё përmendet pёr postin e trajnerit tё Porsmouth ёshtё edhe ish-menaxheri i West Hamit, Alan Curbishley.
















