Mediat angleze pёrcjellin lajmin se Liverpooli njё kohё tё gjatё ёshtё duke e përcjellё tё riun e Barcelonёs, Gerard Deulofeu dhe ёshtё i gatshёm ta angazhojё talentin e ri.Daily Mail ka shkruar se vëzhguesit e Liverpoolit me muaj janë duke e përcjellё tё riun Gerard Deulofeu. Anёsori i Barcёs llogaritet si njё prej talenteve mё tё mëdhenj tё Evropё dhe nga ekspertët ёshtё paralajmëruar si Ronaldinho i ri. Deulofeu edhe nё tё kaluarën kishte tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Anglia, para sё gjithash Arsenalit dhe Cheleat, por tash tё kuqtë duket se janë favorit pёr shkak tё ndikimit tё madh spanjoll tek ky ekip. I riu ёshtё vetëm njё prej shumë talenteve tё rinj qё kanë dalë nga akademia e Barcelonёs, si edhe Xavi, Iniesta, Fabregas dhe Messi. Katalunasit pritet tё refuzojnë interesimet e top ekipeve evropiane dhe tё parandalojnë njё rast tё ngjashëm me atё tё vitit 2003 kur Arsenali “vodhi” mesfushorin Cesc Fabregas.
Legjenda argjentinase dhe trajneri aktual i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, beson se skuadra e tij ka luajtur aq mirë në fitoren e të mërkurës mbrëma kundër Francës në Velodrome, saqë i kanë bërë francezët të duken si të marrë në fushë.“E dinim se duhej të luanim futboll të nivelit të lartë dhe këtë e arritëm. Madje për një kohë i bëmë francezët të dukeshin qesharakë në fushë”. “Mendoj se e kontrolluam Francën më mirë në pjesën e dytë. Ata varen shumë nga Ribery, dhe ne u munduam ta neutralizojmë atë gjatë gjithë kohës”. “Të gjithë lojtarët e mi luajtën mirë, gjithçka ishte pozitive. Skuadra e kuptoi se ne duhej ta kontrollonim topin duke ditur se kundërshtari është i rrezikshëm”, ka thënë Maradona.
Skuadra e Juventusit ka dëshmuar besimin që ka në drejtorin sportiv, Alessio Secco, duke ia zgjatur kontratën deri në vitin 2011.“Juventusi ia ka zgjatur kontratën Alesso Seccos edhe për dy vite shtesë. Ai është drejtor sportiv në skuadër që nga viti 2006”, shkruan në faqen zyrtare të Juventusit.Secco ishte përgjegjës për sjelljen e Amaurit, Momo Sissokos dhe Christian Poulsen, ndërsa kohëve të fundit është kritikuar nga tifozët për zgjedhjet e tij. Megjithatë shefi ekzekutiv i Bianconerëve, Jean Claude Blanc, ka thënë fjalë të mira për të.“Gjatë kohës së tij këtu, Secco ka treguar kualitetet e tij si menaxher me profesionalizëm në rolin e drejtorit sportiv. Rinovimi i kontratës së tij do të kontribuojë në krijimin e stabilitetit më të madh drejt objektivave tona”, ka thënë Blanc për “Il Corriere Dello Sport”.
Këtë fundjavë Roma udhëton në Bergamo ku do të ndeshet me Atalantan, ndërsa mesfushori italian, Alberto Aquilani, është në dyshim për këtë ndeshje, pasi nuk arriti ta përfundonte seancën e sotme stërvitore.Aquilani ishte pjesë e përfaqësueses së Italisë, e cila u ndesh me Brazilin në Londër, dhe gjatë asaj ndeshje pësoi një lëndim, i cili mund t’i kushtojë me moslojë këtë javë.Giallorossët janë në pozitën e pestë në Serie A dhe dëshirojnë të sigurojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Juventusi aktualisht bënë gara në tri fronte, në Serie A, në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve ku ka përballë Chelsean, ndërsa Trezegol është shprehur se primare për të është Liga e Kampionëve.“Edhe kompeticionet tjera janë të rëndësishme, mirëpo vetëm Ligën e Kampionëve nuk e kam fituar kurrë, prandaj më mungon kjo medalje në sirtarin tim”, ka thënë sulmuesi francez.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se mbrojtja e trofeut të Ligës së Kampionëve është më e rëndësishme për të, sesa triumfi i radhës në Ligën Premier.Djajtë e Kuq janë duke luftuar për katër trofe: Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Carling Cup dhe FA Cup, ndërsa nëse edhe këtë vit e fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve, ata do të jenë skuadra e parë, e cila e ka fituar dy vjet rresht këtë trofe (që nga formati i ri). Po ashtu nëse arrijnë të shpallen kampionë në Ligën Premier, atëherë ata do të barazohen me Liverpoolin duke fituar 18 tituj. “Nëse flasim për prioritet, atëherë duhet të them Liga e Kampionëve”. “Mendoj se e kemi mundësinë të barazohemi me 18 tituj me Liverpoolin. Megjithatë nëse shikoni suksesin tonë në Evropë, atëherë mendoj se duhet të jetë më i mirë”. “Askush nuk ka arritur ta mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve që nga formati i ri, prandaj mendoj se kjo është sfida kryesore për ne”, ka thënë Ferguson.

Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, i cili ka qenë jashtë aksioni që nga lëndimi që pësoi në takimin përballë Palermos (28 janar), është i bindur se do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
“Rikuperimi po shkon mirë dhe besoj se do të kthehem më herët saqë është menduar”. “Nuk ndjej dhimbje në gju dhe jam i bindur se pas pesëmbëdhjetë ditësh do të jem në dispozicion të trajnerit”, ka thënë norvegjezi. Nëse gjërat shkojnë mirë, Riise do të kthehet në ndeshjen kundër Sienas në Olimpico (21 shkurt) dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Romës që do të udhëtojë në Londër për t’u ndeshur me Arsenalin më 24 shkurt.
“Rikuperimi po shkon mirë dhe besoj se do të kthehem më herët saqë është menduar”. “Nuk ndjej dhimbje në gju dhe jam i bindur se pas pesëmbëdhjetë ditësh do të jem në dispozicion të trajnerit”, ka thënë norvegjezi. Nëse gjërat shkojnë mirë, Riise do të kthehet në ndeshjen kundër Sienas në Olimpico (21 shkurt) dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Romës që do të udhëtojë në Londër për t’u ndeshur me Arsenalin më 24 shkurt.
Juventusi ka shtuar interesimin për mesfushorin e Valencias, David Silva, në misionin për të gjetur një zëvendësues të denjë për legjendën çeke Pavel Nedved.“Tuttosport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, kishte udhëtuar për në Sevilla të mërkurën për të përcjellë ndeshjen miqësore ndërmjet Spanjës dhe Anglisë, ku në pjesën dytë u inkuadrua “gjahu” i tij, David Silva. Bianconerët dëshirojnë zëvendësimin ideal për Nedvedin, i cili pritet të pensionohet në fund të sezonit, mirëpo ata njëkohësisht janë duke e përcjellë edhe mesfushorin e Werder Bremenit, Diego. Secco fillimisht do të provojë ta bindë brazilianin 23-vjeçar që të transferohet në Torino, ndërsa nëse ky plan dështon atëherë të gjitha forcat do të orientohen kah David Silva, i cili vlen afër 30 milionë euro.
Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka vendosur ta zgjatë karrierën e tij si futbollist dhe dëshiron të luajë së paku edhe një sezon me Djajtë e Kuq.“Nuk do të pensionohem. Nuk ka të vërtetë në shkrimet që e pohojnë pensionimin tim”. “Jam duke biseduar për një marrëveshje të re dhe shpresoj që së shpejti do ta nënshkruaj atë”. “Jam duke e shijuar futbollin më mirë se kurrë më parë. Po luaj në një skuadër me lojtarë të talentuar dhe me shpirt. Qëllimi im është që të vazhdoj të luaj për Unitedin më gjatë”, ka thënë 35-vjeçari për “Daily Mirror”.
Barcelona dhe Real Madridi janë dy skuadrat më të popullarizuara në Evropë.Në bazë të një sondazhi të realizuar nga kompania hulumtuese “SPORT+MARKT”, në të cilin janë përfshirë 9.600 tifozë, të moshave ndërmjet 15 dhe 69-vjeçarë, anembanë Evropës, është llogaritur se Barcelona ka afro 44.2 milionë mbështetës në Evropë. Ndërkohë Mbretërit nga Madridi janë skuadra e dytë më e famshme në Evropë dhe grumbullojnë 41 milionë tifozë anekënd Evropës.
Sundimit të Carlo Ancelottit mund t’i vijë fundi te Milani nëse ai dështon edhe këtë sezon ta fitojë Scudetton, ndërsa njoftohet se njëri nga zëvendësuesit potencialë të tij, është ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni.Rossonerët aktualisht mbajnë pozitën e tretë në Serie A me tetë pikë diferencë nga lideri Inter, derisa Derby della Madonnina që zhvillohet të dielën ndërmjet dy skuadrave rivale mund të jetë vendimtari për Milanin, i cili ka nevojë vetëm për fitore. Ndërkohë, Ancelotti është në planet e Chelseat, të cilët pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit kanë angazhuar përkohësisht Guus Hiddinkun, ndërsa mediat italiane dhe ato britanike spekulojnë se ish-trajneri i Juventusit është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin Chelseat në qershor. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani tashmë ka përpiluar listën me emrat e trajnerëve, të cilët mund ta zëvendësojnë Ancelottin, ndërsa listës i prin Roberto Donadoni.
Mesfushori gjerman Michael Ballack thotë se metodat e menaxherit Luiz Felipe Scolari nuk përputheshin me lojën e Chelseat.“Çdo menaxher ka metodën e tij të stërvitjes dhe Scolari ka qenë mjaft i suksesshëm me mënyrat e tij në të kaluarën. Ai ka dëshmuar se është një trajner i shkëlqyer, por së fundi pati mungesë të suksesit në Chelsea”, ka thënë Ballack.Ballack, së bashku me Didier Drogban dhe Petr Cech, ishin tre yjet të cilët mendohet se ia kanë “ngulë” thikën brazilianit, por 32-vjeçari thotë se ai ka qenë i befasuar nga shkarkimi i trajnerit.“Isha i befasuar nga shkarkimi i Scolarit. Nuk e kam pritur atë dhe kisha raporte të mira me të. Diçka si kjo gjithmonë është e pakënaqur. Është turp që ai nuk është më me ne”, ka shtuar gjermani.
Mehmet Okur ka shënuar trepikësh 42 sekonda para fundit të ndeshjes për të ndihmuar ekipin e tij Utah Jazz të mposhtë ekipin më në formë të NBA-së, Los Angeles Lakers me rezultat 113-109.Deron Williams ka shënuar pikët më të larta në ndeshje, 31, dhe ka kontribuar me 11 asistime, ndërsa Okur ka shënuar 22 pikë dhe tetë kërcime, derisa Utah Jazz i dha fund serisë prej shtatë fitoreve të LA Lakers.Kobe Bryant shënoi 37 pikë, ndërsa Lamar Odom 19 pikë dhe 19 kërcime për Lakers që pësuan humbjen e 10-të të sezonit, kundrejt 42 fitoreve.
Sipas gazetës britanike "The Independent", Arsenali është vënë pas ish-mesfushorit të Juventusit dhe Udineses, Stephen Appiah.28-vjeçari është pa skuadër qëkur u largua nga Fenerbahce vitin e kaluar, ndërsa skuadra të shumta janë shprehur të interesuar për të. Portsmouth dëshironte ta angazhojë mesfushorin si zëvendësues të Suley Muntrait, i cili u largua drejt Interit, mirëpo ata nuk arritën të nënshkruajnë nj marrëveshje. Muajin e kaluar ai është stërvitur me Tottenham Hotspur, mirëpo nuk arriti ta bind trajnerin Harry Redknapp. Megjithatë, duket se Arsene Wenger dëshiron t’ia ofrojë ganezit mundësinë për të luajtur me Topçinjtë, duke pasur parasysh se Arsenali ka mungesë të fuqisë dhe përvojës në mesfushë.
Në kundërshtim me atë që pritej, trajneri i Përfaqësueses shqiptare Arie Haan është shprehur i kënaqur me barazimin e skuadrës kuqezi përballë përfaqësueses më të dobët në grup, asaj të Maltës.Duke folur për SuperSport, Haan nuk ka hezituar edhe t’i kritikojë futbollistët e tij. Holandezi tha se sulmi dhe mesfusha qëndruan shumë larg në pjesën e dytë dhe kjo ishte një e metë e madhe për Kombëtaren tonë. “Jam i kënaqur me rezultatin duke parë ndeshjen që luajtëm në 45 minutat e dyta, dhe gjatë 45 minutave të dyta u munduam ta ruajmë rezultatin”, ka theksuar Haan. Trajneri ka bërë edhe një koment për paraqitjen pozitive të Gilman Likes, ndoshta më i miri i kombëtares kuqezi. “Sot ishte në një pozicion të mire në një ndeshje të vështire. Në pjesën e dyte menduam më shumë për barazimin. U kam thënë lojtarëve që duhet të stërviten sa më shumë për të qenë në një gjendje sa më të mire fizike”, përfundoi holandezi.

Mesfushori anglez David Beckham është shprehur i zhgënjyer pas humbjes prej 2-0 që pësoi Përfaqësuesja e tij në përballjen e të mërkurës mbrëma përballë kampionëve të Evropës, Spanjës.
“Ata vazhdimisht shkaktonin presion dhe vazhdimisht e kontrollonin topin. Lojtarët e tyre po ashtu pasojnë mirë”. “Ata shënuan dy gola të bukur. Goli i parë pati një përfundim të mirë, ndërsa i dyti erdhi nga gjuajtja e lirë, dhe mbi të gjitha mendoj se merituan. Sido që të jetë ne duhet të vazhdojmë tutje”. “Jemi të zhgënjyer që humbëm, megjithatë vazhdoj të jem i nderuar që përfaqësoj Anglinë”, ka thënë mesfushori i Milanit për ITV.
“Ata vazhdimisht shkaktonin presion dhe vazhdimisht e kontrollonin topin. Lojtarët e tyre po ashtu pasojnë mirë”. “Ata shënuan dy gola të bukur. Goli i parë pati një përfundim të mirë, ndërsa i dyti erdhi nga gjuajtja e lirë, dhe mbi të gjitha mendoj se merituan. Sido që të jetë ne duhet të vazhdojmë tutje”. “Jemi të zhgënjyer që humbëm, megjithatë vazhdoj të jem i nderuar që përfaqësoj Anglinë”, ka thënë mesfushori i Milanit për ITV.
Sulmuesi i brazilian i Manchester Cityt, Robinho, thotë se skuadra e ‘pasanikëve’ do të jetë në krye të futbollit botëror pas dhjetë vitesh.“Pas dhjetë vitesh e shoh Cityn si një skuadër të respektuar ku secili lojtar do të ketë dëshirë të luajë”. “Besoj se deri atëherë klubi do të ketë fituar shumë tituj, përfshirë Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve”. “Objektivat tona janë të mëdha, mirëpo duhet të punojmë shumë, sepse mund të jemi më të mëdhenj duke fituar tituj”. “Pronarët janë duke investuar në skuadër dhe besoj se kjo do të sjellë dobi”, ka thënë Robinho për “The Daily Star”.
Skuadra kampione e Evropës, Spanja, ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 kundër përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillës.Spanjollët ishin skuadër më e fuqishme në fushë duke bllokuar të gjitha repartet e anglezëve, të cilët në pjesën më të madhe të ndeshjes nuk mund të gjenin hapësira për të arritur deri te porta kundërshtare. Sulmuesi i Valencias, David Villa, krijoi epërsinë për kampionët duke shmangur dy mbrojtës anglezë për ta mposhtur portierin James (36’). Epërsinë e dyfishoi i inkuadruari në vend të Torresit, Fernando Llorente, i cili kërceu më së larti brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas krosimit të Xavit, dhe me kokë shënoi në portën e portierit Green (83’). Rastin më të mirë për Tre Luanët e pati debutuesi Carlton Cole, i cili pranoi një superpasim nga David Beckham, megjithatë dështoi të shënonte në portën e Spanjës, pasi Marchena shpëtoi gol të sigurt. Edhe pse takim miqësor, kjo përballje dëshmon se pse Spanja vazhdon të kryesojë në rangimet e FIFA-s për tetë muaj rresht.
















