Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, do të dëshironte të luajë për Atletico Madrid, ka bërë të ditur babai i tij, Miguel.
“Djali im ka përcjellë ngjyrat kuq e bardh që kur ka qenë i vogël dhe do të dëshironte të luajë për Atleticon. Këtë vikend do të shkoj ta shoh dhe do të bisedoj rreth kësaj”, ka thënë Miguel për Radio Marca.“Pepe çmendet të luajë për Atletico Madrid dhe do të përpiqem ta bind atë që këtë ta bëjë sa më shpejt që është e mundur”, ka shtuar babai i portierit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Weger, ka thënë se William Gallas sërish është në një formë shumë të mirë.
Francezi u shkarkua nga detyra e kapitenit të Arsenalit në muajin nëntor, por duket se tashmë e ka tejkaluar situatën e vështirë me të cilën u përball.“Po, ai luan shumë mirë. Shumë herë kam thënë se pas incidentit ai reagoi si një profesionist i vërtetë dhe u përball shkëlqyeshëm me situatën dhe kjo është ajo që e dëshironim”, ka thënë Wenger.
Trajneri i Zenit St. Petersburgut, Dick Advocaat, ka pranuar se Anatoliy Tymoshchuk do të largohet nga Rusia për t’u transferuar te skuadra e Bayern Munichut këtë verë.
Gjigantët bavarezë së fundmi kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me mesfushorin ukrainas, ndërkohë këtë tashmë e ka konfirmuar edhe Advocaat. “Ai është njëri nga lojtarët tanë më të mirë, mirëpo ne duhet të luajmë pa të nga qershori. Jam mësuar t’i humb lojtarët kryesorë, ky është çmimi që paguan kur je i suksesshëm”, ka thënë trajneri për “Sky Sports”.
Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, është në dyshim për t’u paraqitur në derbin e të dielës mbrëma ndërmjet rivalëve të qytetit të Milanos, pasi që gjatë të premtes është larguar nga fusha stërvitore.
“Sportmediaset” njofton se braziliani u detyrua të largohej sot nga fusha stërvitore Appaino Gentile, pasi ishte lënduar në seancën stërvitore të mëngjesit. Në momentin kur mendohej se Jose Mourinho do ta ketë luksin që t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, duket se do të paraqitet në derbi pa njërin nga lojtarët më të mirë të krahut të djathtë. Nëse Maicon nuk arrin të rikuperohet deri të dielën, atëherë sipas të gjitha gjasave vendin e tij do ta zë kapiteni Javier Zanetti.
Legjenda e mbrojtjes milaneze, Paolo Maldini, ka njoftuar se Derby della Madonina që zhvillohet të dielën në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Milanit, do të jetë i fundit për të, duke lënë të kuptohet se ai do të largohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni.
“Derbi i të dielës do të jetë i fundit për mua. Që nga fillimi i ndeshjeve kthyese në Kampionat, secila ndeshje do të jetë e fundit për mua. Kjo më bën të ndjehem krenar”. “Ëndrra ime është që ta fitoj derbin tim të fundit dhe vetëm kjo ka rëndësi për mua tani. Një fitore do të na ndihmojë që t’i rikthejmë shpresat tona për Scudetto”, ka thënë Maldini për “Il Corriere Della Sera”. Gjatë karrierës së tij mbrojtësi italian ka luajtur më shumë se 50 derbi dhe mban rekordin e paraqitjeve në historinë e Derby della Madonina.
Ish- lojtari i Juventusit, Edgar Davids, ka bërë një vizitë të papritur në fushën stërvitore të Bianconerëve, dhe ka kërkuar nga të gjithë që t’i japin pak kohë Zonjës së Vjetër për ta rikthyer shkëlqimin.
Davids, i cili ka qenë shtylla e mesfushës së Juvës në kohën e Marcello Lippit, aktualisht luan për njërën nga ligat e ulëta të Holandës. Ndërsa në vizitën që ua ka bërë lojtarëve të ish-skuadrës së tij, është pritur ngrohtë, sidomos nga David Trezeguet dhe Mauro Camoranesi. “Unë vazhdimisht e përcjelli Juventusin dhe Ligën italiane. Tifozët duhet të jenë të durueshëm në kohën kur po rindërtohet një skuadër fituese. Nuk mund të ndodh gjithçka brenda dy ditësh”. “Kam ndjekur edhe lojtarët e rinj dhe jam befasuar për paraqitjet e tyre, mirëpo mendoj se edhe ata kanë nevojë për kohë”, është shprehur Holandezi për “Tuttosport”.
Dy rivalët e përjetshëm, Interi dhe Milani, përballën të dielën mbrëma në Giussepe Meazza në Derby della Madonnina, ndërsa mbrojtësi i Rossonerëve, Gianluca Zambrotta, pohon se zikaltrit kanë fat që Kaka mungon, megjithatë ata sërish do të mposhten.
“Cila është e fshehta e Interit? Ata kanë vetëm një: fatin. Secilën herë kur ndeshja shkon në dëm të tyre ata gjejnë mënyrën për të fituar, falë një ‘goli të fatit’”. “Do të jetë vështirë të luajmë në mungesë të Kaka, megjithatë Milani ka edhe lojtarë tjerë. Aty janë Pato, Ronaldinho dhe Seedorf, të cilët në çdo moment mund ta dënojnë skuadrën kundërshtare”, ka thënë ish-mbrojtësi i Juventusit për “Il Giornale”.
Sulmuesi i francez i Juventusit, David Trezeguet, thotë se bashkëkombësi i tij Franck Ribery do të ishte përforcim i përsosur te Zonja e Vjetër.
Bianconerët e kanë përpiluar listën e lojtarëve, të cilën konsiderohen favoritë për ta zëvendësuar legjendën Pavel Nedved, ndërsa njëri prej tyre është edhe anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery. “Ribery është një lojtar i shkëlqyer dhe do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm i skuadrës. Sido që të jetë, mendoj se drejtuesit e skuadrës janë në dijeni se zëvendësuesi i Nedvedit duhet të jetë futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Trezegol.
Paul Pierce ka shënuar 18 nga 31 pikët e tij në çerekun e katërt, për t’i ndihmuar kampionit në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, të shënoj fitore prej 99-92 ndaj Dallas Mavericks.
Rajon Rondo shënoi ‘triple double’ me 19 pikë, 15 kërcime dhe 14 asistime për Boston, që tash ka 44 fitore dhe 11 humbje.Gjermani Dirk Nowitzki shënoi pikët më larta në ndeshje 37 pikë, por ekipi i tij megjithatë dështoi të shënojë fitore, duke pësuar humbjen e 21-të (31 fitore). Josh Howard shënoi 17 pikë për Dallas Mavericks.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, mendon se ekipi i tij tashmë e ka tejkaluar formën jostabile dhe tash është në gjendje të përballet me cilindo ekip në Itali.
“Në rundit e fundit të kampionatit ne u përballëm me Genoan, një prej rivalëve të sezonit. Fitorja ishte e rëndësishme për pozicionin tonë në tabelë dhe duhej të punonim shumë”, ka thënë Totti për Corriere dello Sport.“Edhe në aspekt teknik edhe fizik kjo ishte një ndeshje e vështirë, me një ritëm të lartë. Sidoqoftë ne fituam tri pikë dhe kjo ishte më e rëndësishmja”, ka thënë Totti.Roma do të kërkojë edhe tri pikë të reja kur gjatë vikendit udhëton tek Atalanta.
Sulmuesi kamerunas Samuel Eto'o raportohet se kërkon të jetë lojtari më i paguar te lideri i La Ligës, Barcelona.
Siç shkruan AS, Eto'o ndjen se arritjet e tij këtë sezon i kanë dhënë atij një mundësi të shkëlqyeshme për të bërë pazar.Sulmuesi është në 18 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale dhe do të kërkojë një ngrije të pagës për t’u barazuar ose për të kaluar sulmuesin Lionel Messi, i cili fiton 8 milionë funte në vit.Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron ta mbajë Eto'on, por ende duhet ta bindë bordin e tij t’ia rritë pagën afrikanit.
Kandidati për president të Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron të sjellë në stolin e menaxherit të klubit spanjoll trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti.
AS shkruan se Perez ka një listë të ngushtë të disa prej emrave më të mëdhenj menaxherial, me Ancelottin që kryeson këtë listë.Arsene Wenger (Arsenal), Rafa Benitez (Liverpool) dhe Jose Mourinho (Inter Milan) janë po ashtu në mesin e të dëshiruarve, por është Ancelotti ai të cilin Perez dëshiron ta sjellë në Santiago Bernabeu këtë verë.Trajneri i Milanit po ashtu është dëshirë edhe e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.
Sipas tabloditi britanik “The Sun”, skuadra e Milanit do ta rrisë ofertën në 11.6 milionë euro për yllin e huazuar nga Los Angeles Galaxy, David Beckham.
Mesfushori anglez është huazuar te Rossonerët për një kohë të shkurtë derisa MLS është në pushim, me qëllim që ta rruajë pozitën e tij në përfaqësuesen e Anglisë. Huazimi te Milani zgjat deri në mars, mirëpo vetë lojtari dhe drejtuesit e Milanit dëshirojnë që Beckham të qëndrojë më gjatë në San Siro. Kuqezinjtë kanë bërë një ofertë prej pesë milionë dollarësh të cilën L.A. Galaxy e kanë refuzuar. Ndërsa pas ‘ultimatumit’ që ka vënë skuadra e Beckham dhe vetë liga MLS për zgjidhjen e kësaj çështjeje, drejtuesit e Milanit janë vënë në alarm për të bërë një ofertë të re.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, dëshiron që trajneri i porsacaktuar i Bluve, Guus Hiddink, të qëndrojë në Stamford Bridge edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
“Më pëlqen fakti që Hiddink i ka mbetur besnik Përfaqësueses ruse. Ne kemi kohë për t’iu kthyer suksesit dhe nëse ia arrijmë qëllimit, atëherë atij do t’i ofrohet posti për një kohë më gjatë”. “Ne duhet të tregojmë ndeshje të mia dhe ti ndihmojmë për të nxjerrë rezultate, dhe shpresoj që në verë të vendosë për një qëndrim më të gjatë”, është shprehur mbrojtësi anglez.
Hiddink pranon se nё Chelsea ka ardhur pёr shkak tё miqёsisё me Roman Abramovich. Edhe pse sipas marrëveshjes fillestare ai do ta drejtojë Chelsean vetëm deri nё fund tё sezonit, nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit tё tij pёr njё kohё mё tё gjatё. “Kur ndodhi kjo, unё pranova njё telefonatё nga Abramovich, kuptohet pёr shkak tё miqёsisё tё cilёn e kishim dhe kuptohet ky ёshtё njё klub i madh. Tё jem i sinqertё u pajtova pasi ai kërkoi nga unё tё vij nё klub pёr njё kohё tё caktuar”, ka thёnё Hiddink. Chelsea aktualisht ёshtё nё garё nё tri fronte, Premierligё, Ligёn e Kampionёve dhe Kupёn FA, dhe edhe pse tabela aktualisht kryesohet nga Manchester United me shtatё pikё diferncё dhe njё ndeshje mё pak tё zhvilluar, holandezi mendon se Chelsea edhe mё tej mbetet nё garё. “Ka disa gara. Kupa FA, Liga e Kampionve dhe po ashtu edhe liga. Diferenca ёshtё dhjetё pikё, por nёse shihni nё tё kaluarёn nё ligё, edhe nё ligat tjera po ashtu, disa gjёra zgjidhen mu nё fundin e sezonit”, ka deklaruar Hiddink.
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se e vetmja skuadër, e cila mund ta kërcënojë fitimin e trofeut të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve nga Djajtë e Kuq, është Barcelona.
“Interi është një skuadër e fuqishme, mirëpo nuk besoj se do të kemi problem me ta. Mjafton të shënojmë një gol si mysafir dhe do t’i kalojmë lehtë”. “Këtë sezon Barcelona po i merr të gjitha kreditë. Paraqitja e tyre në Ligën spanjolle ka qenë e jashtëzakonshme”. “Mendoj se Barcelona do të jetë kërcënimi kryesor i Unitedit këtë sezon”, ka thënë trajneri skocez.