Kampioni i Serie A, Interi, ka shёnuar fitore me rezultat 2-1 nё derbin ndaj rivalit tё qytetit Milanit, duke forcuar kështu kreun e tabelës.Sulmuesi brazilian Adriano çoi Interin nё epërsi pas gjysmё ore lojё nё Giuseppe Meazza, ndërsa rezultatin e dyfishoi serbi Dejan Stankovic pak para fundit tё pjesës sё parё (43’), pёr ta çuar Interin tё qetё nё pauzën mes pjesëve. Alexandre Pato ngushtoi epёrsinё nё 2-1 nё minutën e 71-tё, por kjo ishte gjithё çka arritën rosonerёt.
Kjo fitore e Interit, pothuajse ia siguron titullin, pasi që i largohet 9 pikë Juventusit që është në vendin e dytë, dhe 11 pikë ekipit që e mundi, pra Milanit.
Manchester United ka mposhtur ekipin e divizionit të dytë të ligës angleze, Derby County, me rezultat të thellë prej 4-1 për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA.United kaloi në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Nani hapi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë (29’), ndërsa atë e dyfishoi Darron Gibson në fund të pjesës së parë (44’).
Menjëherë pas fillimit të gjysmës së dytë, fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, fundosi shpresat e vendasve duke shënuar golin e tretë në ndeshje për djajtë e kuq (48’).E gjitha çfarë bënë lojtarët e Derby Countyt ishte një gol i mbrojtësit Miles Adison në minutën e 56-të, por të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson shënuan edhe një gol të vonshëm me anë të zëvendësuesit Danny Welbeck, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.Fitorja e kualifikon Manchesterin për në çerekfinale të Kupës FA, ku do t’u bashkëngjitet dy ekipeve tashmë të kualifikuara Chelseat dhe Evertonit. Ekipet tjera pjesëmarrëse në tetëshen e fundit do të zgjidhen nga ndeshjet e kthimit.
Real Madridi duket se ka marrë stimulim nga barazimi i djeshëm i Barcelonës, dhe ka shkatërruar në tërësi ekipin e Sporting Gijonit me dy gola të Raul dhe nga një të Huntelaar dhe Marcelo.Kapiteni i Los Merengues çoi në epërsi mysafirët me golin e shënuar pas 15 minutash lojë, derisa rezultatin që në pjesë të parë e dyfishoi përforcimi i ri i klubit mbretëror, holandezi Klaas Jan Huntelaar, për të cilin ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri (37’).Me fillimin e pjesës së dytë mbretërit trefishuan avantazhin me golin e Marcelos (49’), ndërsa fitoren e vulosi sërish Raul me golin e dytë të tij, 15 minuta para fundit të kohës së rregullt.Me tre pikët e reja Reali ngushton në 10 diferencën e pikëve ndaj liderit, Barcelonës, e cila dje nxori vetëm barazim 2-2 në fushë të Real Betisit.
Evertoni ka vazhduar me paraqitjet mbresëlënëse duke mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1, në rundin e pestë të Kupës FA të zhvilluar në Goodison Park.Jack Rodwell çoi vendasit në epërsi të hershme në minutën e katërt të ndeshjes, por James Milner barazoi shumë shpejt për Villan duke mos humbur nga pika e bardhë.Lojtari i ndeshjes Mikel Arteta riktheu epërsinë për vendasit duke shënuar po ashtu nga penaltia (24’). Tim Cahill vulosi fitoren e Evertonit me golin e shënuar 15 minuta para fundit të kohës së rregull të ndeshjes.Fitorja e dërgon Evertonin në çerekfinale të Kupës FA.
Përveç gjashtë golave të shënuar, ndeshjen e bëri atraktive edhe fakti se ishte një luftë e vendit të katër dhe atij të pestë. Genoa që luante në fushë vendore kaloi në epërsi të trefishtë, para se violët të rikthehen në lojë, duke shfrytëzuar edhe përparësinë e një lojtari më shumë në fushë.Tiago Motta shënoi pas 12 minutash lojë në Stadio Marassi, para se Giuseppe Biava të përjashtohet në minutën e 31-të për shkak të dy kartonëve të verdhë. E mbetur me 10 lojtarë, Genoa nuk u dorëzua dhe dyfishoi rezultatin me anë të Raffaele Palladino, 7 minuta para fundit të pjesës së parë (38’).Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte në favor të vendasve, që trefishuan rezultatin me anë të penaltisë së shndërruar në gol nga Diego Milito (56’). Por, kur u mendua se fitorja do t’i takonte Genoas, doli në skenë Adrian Mutu.Rumuni së pari shënoi nga penaltia pas një ore lojë, për të ngushtuar disavantazhin në 3-2 dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Mutu vulosi gjithçka vetë, duke arritur të nxjerrë një pikë për Fiorentinën në çastet e fundit të ndeshjes.Pika e fituar e mban këtë ekip edhe më tej në pozitën e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Roma, që pati rastin të marrë këtë pozitë, dështoi duke humbur 3-0 në fushë të Atalantas.Në mbrëmje është ndeshja më interesante e vikendit, derbi milanez mes Interit dhe Milanit.
Roma ka pësuar një ‘goditje’ prej 3-0 në Bergamo në fushë të Atalantas, duke humbur edhe rastin e artë që kishte për t’u ngritur në pozitën e katërt të tabelës së Serie A.
Të zgjedhurit e trajnerit Luciano Spalleti nuk arritën të tregojnë formën e mirë të cilën e gëzuan së fundi, dhe pësuan tri gola në udhëtim në Stadio Azzurri d’Italia, dy nga të cilët i shënoi Cristiano Doni.Gialorosët kishin edhe një varg mungesash, si Cassetti, Riise, Menez, Cicinho, Panuccin dhe Aquilanin, që të gjithë të lënduar, dhe Rodrigo Taddein të suspenduar. Por, Francesco Totti i cili u rendit në krah të Mirko Vucinic, nuk arriti të gjejë portën kundërshtare.Pas një pjese të parë pa gola, vendasit shënuan tri gola brenda shtatë minutash. Daniele Capelli hapi rezultatin për Atalantan me një goditje në minutën e shtatë të pjesës së dytë (52’). Tre minuta më pas Doni dyfishoi rezultatin, për të shënuar edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Atalantas pas edhe katër minutash tjera (59’).Minutat e fundit Roma i luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Simone Perrotas.Me humbjen e sotme gialorosët humbën edhe rastin për të kaluar në pozitën e katërt të tabelës, dhe do të vazhdojnë të mbeten në pozitën e gjashtë me 40 pikë.
Të zgjedhurit e trajnerit Luciano Spalleti nuk arritën të tregojnë formën e mirë të cilën e gëzuan së fundi, dhe pësuan tri gola në udhëtim në Stadio Azzurri d’Italia, dy nga të cilët i shënoi Cristiano Doni.Gialorosët kishin edhe një varg mungesash, si Cassetti, Riise, Menez, Cicinho, Panuccin dhe Aquilanin, që të gjithë të lënduar, dhe Rodrigo Taddein të suspenduar. Por, Francesco Totti i cili u rendit në krah të Mirko Vucinic, nuk arriti të gjejë portën kundërshtare.Pas një pjese të parë pa gola, vendasit shënuan tri gola brenda shtatë minutash. Daniele Capelli hapi rezultatin për Atalantan me një goditje në minutën e shtatë të pjesës së dytë (52’). Tre minuta më pas Doni dyfishoi rezultatin, për të shënuar edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Atalantas pas edhe katër minutash tjera (59’).Minutat e fundit Roma i luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Simone Perrotas.Me humbjen e sotme gialorosët humbën edhe rastin për të kaluar në pozitën e katërt të tabelës, dhe do të vazhdojnë të mbeten në pozitën e gjashtë me 40 pikë.
Bardhezinjtë e Juventusit kanë arritur vetëm një barazim 1-1 përballë Sampdorias në ndeshjen e Serie A të zhvilluar në Olimpiko të Torinos, duke ‘humbur’ kështu dy pikë të rëndësishme që do të mund ta ngushtonin diferencën ndaj liderit të tabelës Interit.Djelmoshat e trajnerit Claudio Ranieri e panë vetën në disavantazh pas vetëm 10 minutash lojë, pas golit të shënuar nga Giampaolo Pazzini, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë të ndeshjes.Rezultatin për Juventusin e barazoi sulmuesi brazilian Amauri, i cili shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes.Me pikën e fituar Juve mbledh 47 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Interi, dhe dy më shumë se Milani, ekipe të cilat sonte do të ndeshen në derbin më interesant të Serie A.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e din mirë se për tifozët derbi do të thotë shumë më shumë se tri pikë, dhe dëshiron që edhe me ndeshjen e sotme përballë Milanit ta vazhdojë serinë e prej 109 ndeshjeve pa humbje në fushë vendore në garat e ligave.“Kam luajtur shumë derbi. Vërtet është kënaqësi në futboll gjatë këtyre përballimeve. Është më lehtë për të punuar pasi nuk duhet të punoni për t’i motivuar lojtarët, sepse motivimi është në vetë atmosferën e ndeshjes”, thotë Mourinho.“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të zvogëlojmë tensionin dhe adrenalinën. Duhet ta analizoj ndeshjen në mënyrë profesionale dhe të luajmë me tru dhe jo me zemër, ose me ndjenja njerëzore”.“Kemi tetë pikë epërsi. Duhet të jemi të mençur dhe inteligjentë. Por mund të mendoj se për secilin tifoz derbi është derbi dhe vlen më shumë se tri pikë”, shton portugezi.Portugezi ka 109 ndeshje në garat e ligave pa pësuar humbje. Në pyetjen nëse i kujtohet ndeshja e fundit e tij e humbur në fushë vendore, Mourinho thotë:“Kjo ishte me ekipin e Portos, në sezonin tim të parë. Arrita në atë klub në dhjetor dhe ndeshja ishte në janar. Bëhet fjalë për janarin e vitit 2002 dhe kjo do të thotë para shtatë vitesh, që është e pabesueshme. Shtatë vite dhe 109 ndeshje janë shumë”.
Superylli brazilian Robinho beson se Chelsea gjatë muajit janar kishte pasur një tentim të dytë për ta angazhuar atë, por shton se ai tash është i interesuar t’i ndihmojë vetëm Manchester Cityt.“Scolari dëshironte të më angazhojë. Më ka telefonuar disa herë për të më bindur dhe mendova se kjo do të ndodhë, por Real nuk ishte i interesuar të më shesë tek Chelsea. Chelsea po ashtu dëshironte të kursejë para dhe bëri ofertë më të ulët se ajo e Manchester Cityt”, ka thënë Robinho.“Kam dëgjuar se Chelsea ka provuar të marrë shërbimet e mia sërish në janar, por këtë herë ishte e pamundur pasi unë dëshiroja të mbetem në City, ndërsa as klubi nuk do të më shiste. Tash jam i interesuar vetëm për Cityn dhe për të siguruar vend për pjesëmarrje në Kupën UEFA”, ka shtuar braziliani.Robinho po ashtu ka thënë se blutë kanë gabuar kur kanë shpejtuar me shkarkimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari.

Ish-menaxheri i Chelseat, Avram Grant, thotë se ai dëshiron të rikthehet në Premierligë dhe thekson se është e mundur ta marrë nën drejtim ekipin e Portsmouth.
Grant u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelseat në fund të sezonit të kaluar edhe krahas asaj që izraeliti arriti në finale të Ligës së Kampionëve, në finalen e Kupës Carling dhe në vendin e dytë të Premierligës.Grant ishte drejtor sportiv i Portsmouth para se të kalojë në Chelsea dhe së fundi është lidhur prapë me një rikthim në Fratton Park, pas largimit të trajnerit Tony Adams gjatë javës së kaluar.“Rikthimi në Premierligës është prioritet i imi, por në jetë kurrë nuk dihet çfarë mund të sjellë dita e nesërme. Portsmouth ishte klubi im i parë kur erdha në Angli. Është një klub fantastik”, ka thënë izraeliti.“Kam kaluar kohë të mira sa kam qenë atje dhe kam shumë miq, por nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar Avram Grant.
Ylli i Arsenalit, Robin van Persie pranon se klubi i tij duhet të fitojë trofe këtë sezon me qëllim që t’ua mbyllë gojën kritikëve.Topçinjtë nuk kanë fituar trofe që nga viti 2005 kur arritën të triumfojnë në Kupën FA dhe presioni mbi ekipin e drejtuar nga Arsene Wenger është shumë i madh.Arsenali është po thuajse pa asnjë gjasë për të triumfuar në Premierligë, andaj Kupa FA dhe Liga e Kampionëve janë dy garat ku topçinjtë do të kërkojnë trofe.“Edhe unë ndjehem si tifozët. Edhe unë dua trofe siç duan edhe ata dhe kjo mund të jetë dëshpëruese nëse nuk ndodh. Mendoj pozitivisht, andaj edhe tifozët duhet ta bëjnë të njëjtën gjë. Klubi një kohë të gjatë është pa trofe dhe ne do të bëjmë gjithçka është e mundur ta ndryshojmë këtë”, ka thënë Van Persie.
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i ka hedhur poshtë zërat të cilat e kanë lidhur atë me një rikthim në Old Trafford.Italiani u largua nga Manchester United në vitin 2007 dhe kaloi tek ekipi spanjoll, por Ferguson kishte përfshirë një pikë në kontratë që klubi i tij do të ishte i pari që do të negociojë me sulmuesin nëse ai vendos të largohet.“Nuk ka kurrfarë lidhje në mes meje dhe Manchester United. Unë jam në Villarreal dhe kjo është e vërteta. Nuk kam fituar rast të luaj në Angli dhe kjo ishte arsyeja kryesore për të cilën dëshirova të fitoj përvojë dhe kjo ndodh në Villarreal”, ka thënë Rossi.“Deri tash jam i lumtur me zhvillimin. Nuk kam plane të rikthehem, por as nuk kam ide se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë italiani.
Drejtori i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ёshtё i bindur se Real Madridi apo Barcelona nuk do tё mund ta marrin francezin Franck Ribery gjatё kësaj vere.“Mund tё jeni tё sigurt 100% se Ribery po ashtu do tё luaj edhe sezonin tjetër me ne. Ju rikujtoj se kemi njё kontratё tё vlefshme edhe pёr dy vite e gjysmё me tё dhe nuk shoh arsye se pse duhet tё mendojmë pёr zёvendёsim tё tij”, ka thёnё Hoeness. “Mendoj se nё disa muajt e fundit klubet e mëdha do tё përballen me probleme tё mëdha ekonomike. Kjo periudhë do tё jetë nё favor tonin. Jam i sigurt se rrogat tona janë shumë mё tё larta se sa ata qё do t’i paguajmë nё vjeshtë”, ka shtuar drejtori i kampionit tё Bundesligёs.
Sulmuesi holandez, Klaas Jan Huntelaar, i cili erdhi si përforcim gjatё afatit kalimtar tё janarit, thotë se ai dëshiron tё qëndrojё tek Real Madridi.Pavarësisht spekulimeve se ai mund tё largohet pёr shkak se nuk i jepet hapёsirё e mjaftueshme loje, holandezi ka thёnё se ai nuk dëshiron tё dorëzohet. “Nuk do tё dorëzohem. Por fakti qё jam lёnё jashtë ekipit tё Ligёs sё Kampionёve ёshtё njё gjё e vështirё pёr mua. Nё Madridi njerëzit janë miqësor dhe tё hapur. Mё pёlqen ky qytet dhe nuk dua tё largohem”, ka thёnё Huntelaar.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se fitorja ndaj Stoke Cityt mё herët ndaj këtij sezoni kishte qenё vendimtare pёr periudhёn e suksesshme tё ekipit tё tij.“Ne jemi nё njё periudhё tё sezonit kur ju prisni qё lojtarёt tё zmbrapsen. E kemi parё kёtё gjё gjatё viteve tё kaluara. Grupi qё kam tash duket se nuk ka tё ndalur”, ka thёnё Ferguson. “Pёr shembull kur udhëtuam tek Stoke ishte njё fushё aktive dhe ne sapo ishim kryer nga Japonia, por arritëm tё nxjerrim rezultat dhe kurrë nuk u dorëzuam”. “Ishte njё fitore e rёndёsishme pas rikthimit nga Kupa Botёrore e Klubeve nё Japoni, dhe duhej ta fitonim atё ndeshje. Pasi e fituam atё, gjithçka shkoi mbarё”, ka shtuar skocezi.
Ish-trajneri i Italisё, Roberto Donadoni, ёshtё duke kërkuar bisedime me pronarin e Portsmouth, Sacha Gaydamak.Siç shkruan Mirror, ai ёshtё i paepur tё marrё njё detyrё nё Premierligё, disa muaj pasi nuk arriti tё marrё drejtimin e West Hamit. Donadoni, 45-vjeçar, dëshiron tё marrё drejtimin e Porsmouth pavarësisht problemeve tё fundit nё fushё tё këtij ekipi dhe me gjasat qё Gaydamak ta shesё klubin. Italiani, i cili ka pasur katёr suksese menaxheriale nё vendin e tij, mund tё marrё detyrёn pa pasur ndonjë kёrkesё tё madhe mbi pagesën.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai mund njё ditё tё rikthehet tek ish-klubi i tij, Chelsea.“Nёse mё pyesni nёse njё ditё mendoj se do tё rikthehem, do tё ju them se po mendoj kështu, pasi ishim aq tё lumtur sё bashku”, ka thёnё trajneri portugez. “Por kur them njё ditё, nuk po ju them se kur”, ka shtuar Mourinho. Mourinho pati njё periudhё tё shkëlqyeshme nё Chelsea duke fituar dy tituj tё Premierligёs, dy Kupa Carling dhe njё Kupё FA, por dёshtoi tё ketë sukses nё Ligёn e Kampionёve.
















