Xhirimet për golin e Adrianos në derbin e të dielës mbrëma të zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Milanit, do të studiohen nga gjykatësit e sportit, ndërsa të martën pritet të merret një vendim përfundimtar.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Adriano mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës në Serie A, për shkak të golit të shënuar me dorë në përballjen kundër rivalit të qytet Milan, të cilën e fituan zikaltrit me rezultat 2-1. Në fakt, gjatë të hënës zëvendësprokurori i përgjithshëm Stefano Palazzi ia ka raportuar këtë ‘incident’ gjykatësit të sportit Gianpaolo Tosel, i cili do të vendosë nëse Adriano do të dënohet. Dënim të ngjashëm kishte marrë Alberto Gilardino, kur kishte shënuar me dorë në ndeshjen Palermo-Fiorentina. Një pjesë e madhe e vendimit do të bazohet edhe në raportin e gjyqtarit të ndeshjes, Roberto Rosetti. Nëse Rosseti nuk e ka parë ‘incidentin’ atëherë sulmuesi brazilian do të dënohet me dy ndeshje moslojë. Por nëse Rosseti e ka parë prekjen me dorë dhe e ka konsideruar si aksidentale, atëherë mund të mos ketë ndëshkim.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Adriano mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës në Serie A, për shkak të golit të shënuar me dorë në përballjen kundër rivalit të qytet Milan, të cilën e fituan zikaltrit me rezultat 2-1. Në fakt, gjatë të hënës zëvendësprokurori i përgjithshëm Stefano Palazzi ia ka raportuar këtë ‘incident’ gjykatësit të sportit Gianpaolo Tosel, i cili do të vendosë nëse Adriano do të dënohet. Dënim të ngjashëm kishte marrë Alberto Gilardino, kur kishte shënuar me dorë në ndeshjen Palermo-Fiorentina. Një pjesë e madhe e vendimit do të bazohet edhe në raportin e gjyqtarit të ndeshjes, Roberto Rosetti. Nëse Rosseti nuk e ka parë ‘incidentin’ atëherë sulmuesi brazilian do të dënohet me dy ndeshje moslojë. Por nëse Rosseti e ka parë prekjen me dorë dhe e ka konsideruar si aksidentale, atëherë mund të mos ketë ndëshkim.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili ka qenë jashtë fushe që nga lëndimi të cilin e pësoi kundër Wiganit më 14 janar, pritet të kthehet në ndeshjen e mesjavës kundër Fulhamit.Rooney ka qenë jashtë fushe për më shumë se një muaj kur u lëndua në përballjen me Wigan Athletic, pasi shënoi golin e fitores, ndërsa nga atëherë nuk është paraqitur në shtatë ndeshje për Djajtë e Kuq. “Jemi të sigurt që Rooney do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës kundër Blackburnit. Ndërsa shpresojmë që ai të jetë në bankën rezervë edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Fulhamit”, ka thënë trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, për faqen zyrtare të klubit.
Sipas "SkySport24", avokatët e David Beckham dhe të skuadrës LA Galaxy kanë arritur marrëveshje për prishjen e kontratës me skuadrën nga MLS, ndërsa tani mbetet që Milani të nënshkruajë një marrëveshje me anglezin.Qëndrimi i Beckhamit te Milani duket gjithnjë më i afërt, pasi që “SkySport24” njofton se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për ta realizuar transferimin. Mesfushori 33-vjeçar, i cili është i huazuar te Rossonerët deri më 9 mars, vazhdimisht ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në San Siro, dhe falë formës së mirë që ka treguar që nga ardhja e tij, drejtuesit Milanit kanë vendosur që ta mbajnë më gjatë. Tashmë duket se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje, ndërsa e vetmja që mbetet për t’u finalizuar është marrëveshja e Beckhamit me Milanin.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se pavarësisht barazimit të së dielës kundër Sampdorias, bardhezinjtë nuk do të heqin dorë nga gara për Scudetto.Pas javës së 24 në Serie A, Interi është shmangur për nëntë pikë nga përcjellësi i parë Juventus. Zonja e Vjetër barazoi kundër Sampdorias në Torino, ndërsa Interi e mposhti rivalin e qytetit, Milan, në Derby della Madonnina. Sido që të jetë, mbrojtësi i portës së Juvës, është i bindur se skuadra e tij do të vazhdojë presionin ndaj zikaltërve në garën për titull. “Gjërat janë vështirësuar për neve, sepse nëntë pikë janë shumë. Mirëpo, nuk ka asnjë arsye për t’u dorëzuar. Juventusi është një skuadër që ka lojtarë luftarakë dhe asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë Gigi për “Il Corriere dello Sport”.
Sportmediaset.it njofton se në fund të sezonit zikaltrit do të bëjnë një ofertë të re dhe shumë më të favorshme për ‘Perandorin’. Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian përfundon në vitin 2010, ndërsa kampionët e Italisë planifikojnë t’ia zgjatin atë me qëllim që të largojnë interesimin e skuadrave tjera. Njoftohet se Nerazzurët planifikojnë ta mbajnë Adrianon, përkundër spekulimeve që pohonin se Interi do ta shesë atë, për të lejuar hapësirë që ta transferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
Mesfushori i L.A. Galaxy, David Beckham, i cili aktualisht po qëndron në formë huazimi te skuadra e Milanit, ka përsëritur dëshirën e tij për të mbetur në San Siro, duke shtuar se skuadra nga MLS do ta ketë vështirë për ta kthyer atë në Amerikë.“Marrëveshja ende nuk është arritur. Dy skuadrat do të flasin sërish këtë javë dhe javën e ardhshme, kështu që duhet të presim se çka do të ndodhë”. “Shpresoj që gjërat të shkojnë në favorin tim, dhe siç e kam përsëritur tash e disa herë, unë dëshiroj të qëndroj te Milani”. “Unë e kam bërë të qartë se dëshiroj të mbetem këtu dhe do të jetë vështirë të më kthejnë në Amerikë”, ka thënë mesfushori anglez.
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka deklaruar se kapiteni i Real Madridit Raul ёshtё heroi i tij.Raul u bё golashënuesi mё i mirё i tё gjitha kohërave tek Real Madridi dhe Cesc ёshtё i impresionuar me arritjen e bashkёkombasit tё tij. “Pёr gjeneratën time tё futbollistëve nё Spanjё dhe ata qё vijnë, Raul gjithmonë ka qenё njё shembull. Golat e tij, vendosmëria dhe puna e cila vazhdon me tё njёjtёn disiplinë pёr shumё vite, paraqesin zakonet e sulmuesit”, ka thёnё Fabregas. “Raul ёshtё njё referencё pёr tё gjithё futbollistёt. Ai ёshtё i lidhur çdo kund me imazhin e Real Madridit. Ai ёshtё njё shembull dhe e uroj qё ka bёrё histori duke arritur aq shumё gola”, ka shtuar mesfushori spanjoll.
Sulmuesi i Barcelonёs, Samuel Eto'o, ka shpjeguar se pse nuk i ka lejuar fotografët ta fotografojnë me fanellën e Barcelonёs, dhe ka thёnё se ai tashmё ka marrё vendim pёr tё ardhmen por nuk e ka zbuluar atё.Eto'o refuzoi tё pozojё me fanellё tё Barcelonёs pёr njё intervistё pёr sportiven franceze Sportsweek dhe e ka shpjeguar arsyen. “Nuk e kam bёrё kёtё sepse nuk i dua ata lojtarё tё cilёt e puthin fanellën pas njё goli tё shёnuar dhe pastaj ditёn tjetër nuk e bёjnё kёtё duke menduar tё ndryshojnë ekip, nёse njё ofertё vjen pёr disa milionё mё shumё”, ka thёnё Eto’o. “Klubi i zemrës time ёshtё Real Mallorca dhe unё aktualisht luaj nё Barcelona. Kjo ёshtё”, ka thёnё sulmuesi kamerunas. “Nёse do tё qëndroj ose largohem? Vendimi tashmё ёshtё marrë, por nuk do t’u them asgjë rreth kësaj”, përfundon Eto’o.
Menaxheri i Romёs, Luciano Spalletti, nuk ka ankesa pas humbjes qё ekipi i tij pёsoi nё fushё tё Atalantas.“Ështё njё humbje qё duhet tё pranohet, pasi Atalanta luajti mё mirё se ne dhe meritoi tё fitojё. Duke luajtur me mё shumё shpejtësi dhe intensitet, ata po ashtu kishin avantazhin e fushës, nё tё cilёn kurrë nuk jemi adaptuar”, ka thёnё Spalletti. Humbja do tё thotë se Roma do tё mbetet nё pozitën e gjashtё, edhe pse pati rastin tё ngjitet nё pozitën e katërt, qё dërgon nё Ligёn e Kampionёve. “Si edhe nga Catania, ne u rikthyem nё shtёpi pa pikё, por nё mes tё këtyre dy humbjeve ishin shtatё ndeshje dhe ёshtё shumё normale qё tё ngecim ca”, ka shtuar trajneri italian.
Edhe pse i pakënaqur me humbjen ndaj Interit, menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, kishte fjalё tё mira pёr paraqitjen e dyshes braziliane Alexandre Pato dhe Ronaldinho.Pato shёnoi njё gol tё vonshëm pёr tё ruajtur shpresat e rosonerёt, por qё nuk arritën tё barazojnë. “Ai duhet tё vazhdojё tё luajё kushtu dhe do tё bёhet njё prej sulmuesve mё tё mirё nё botё”, ka thёnё Ancelotti. Ronaldinho ishte pjesërisht i inspiruar nё mungesё tё Kakas, duke i dhёnё fund paraqitjeve tё tij tё dobëta dhe inkuadrimeve nga stoli. “Ai ёshtё rikthyer sёrish nё nivelin e tij tё zakonshëm, mënyrёn se si luajti nё pjesën e parё tё sezonit dhe gjithmonë ka qenё nё mes tё aksioneve”, ka shtuar trajneri italian.
Kobe Bryant ka shёnuar pikёt mё tё larta tё ndeshjes, 27, dhe ёshtё ribashkuar me ish-shokun e Los Angeles Lakers, Shaquille O'Neal, pёr tё udhëhequr yjet e Konferencёs Perёndimore tё shёnojnё fitore me rezultat 146-119 ndaj yjeve tё Lindjes nё ndeshjen vjetore tё NBA-sё, All-Star.“Jam ndjerё si nё kohёt e vjetra. Kobe ёshtё lojtari mё i mirё nё ligё”, ka thёnё O’Neil, i cili tash luan pёr Phoenix Suns. Shaquille shёnoi 17 pikё nё ndeshjen e mbrёmshme. LeBron James udhëhoqi tek Lindja me 20 pikё dhe ka pasur fjalё tё mira pёr 36-vjeçarin O'Neal, pёr tё cilin kjo ndeshje mund tё ishte edhe e fundit nё ndeshjet All-Star.
“Kurdo qё do tё vendosё tё heqё kёpucёt, ndeshja do tё jetё e mangёt pa njeriun e madh. Ai ёshtё njё argëtues, njё sportist gjithmonë i qeshur, ai vërtet i sjell gjithçka tё mirё lojës sё basketbollit”, ka thёnё James. Pesё lojtarё tё tjerё tё Konferencёs Perёndimore iu bashkuan Bryant dhe O’Neil pёr tё shёnuar pikё dyshifrore. Amare Stoudemire përfundoi me 19 pikё, derisa Chris Paul shёnoi 14 pikё dhe po aq asistime. Pau Gasol, Tony Parker dhe Brandon Roy po ashtu shënuan nga 14 pikё. Krahas LeBron James, nё grupin e yjeve tё Konferencёs Lindore tё spikatur ishin edhe Paul Pierce dhe Dwayne Wade, tё cilёt secili shënuan nga 18 pikё.
Van der Vaart dёshtoi tё tregojё veten nё sezonin e parё tё tij nё Spanjё dhe ёshtё lidhur me njё largim nga klubi madrilen. “Do ta mirëpresim me krahё tё hapur. Ai ende ndjek zhvillimet nё Hamburg dhe po ashtu ka shumё vite përpara tij”, ka thёnё Jol.
Dy golat e kapitenit e bёjnё atё shënuesin mё tё mirё tё klubit. “Jam i lumtur. Mё nё fund arrita ta tejkaloj Alfredo Di Stefanon. Tash do tё vazhdoj tё shënoj gola pёr tё ndihmuar Real Madridin. Jam ndarë i kënaqur me fitoren”, ka thёnё Raul. “Ishte njё fitore shumё e rёndёsishme, e cila na lejoi neve tё marrim pikё nga Barcelona. Ishte njё prej fitoreve ekipore qё kemi arritur kёtё sezon. Jam i kënaqur qё edhe bashkёlojtarёt Klaas Jan Huntelaar dhe Marcelo po ashtu shënuan”. “Duhet tё vazhdojmë nё kёtё mёnyrё. E dimё se edhe kemi ngushtuar diferencёn pёr dy pikё, por dhjetë janë sërish shumё. Barcelona po kalon njё sezon tё shkёlqyeshёm, por mbetet edhe shumё kohё dhe ёshtё e rёndёsishme qё po vazhdojmë tё luajmë mirё”, ka përfunduar kapiteni i klubit spanjoll.
Sulmuesi brazilian Adriano ka thёnё se ai e ka mbajtur premtimin duke shёnuar mbrёmё nё fitoren 2-1 tё Interit ndaj Milanit, gol tё cilin ia ka dedikuar njё tifozi tё tij tё veçantё, djalit tё trajnerit Jose Mourinho.“Gjithmonё kam pasur besim. I premtova djalit tё Mourinhos se do ta shënoja atё gol dhe jam i lumtur qё sot luajtëm mirё. Treguam njё lojё tё bukur dhe shpresoj tё vazhdojmë kështu”, ka thёnё Adriano. Edhe Mourinho thotë se goli i Adrianos ёshtё njё gol mё i veçantё pёr tё dhe se lojtari ёshtё favorit i djalit tё tij. “Goli i Adrianos ishte mё i veçanti nё karrierën time, pasi ishte hera e parё qё njё lojtar ia dedikon golin djalit tё trajnerit! Djali im gjithmonë shkon nё shkollё me fanellën e Adrianos, ai ёshtё shumё krenar. Ai po ashtu gjithmonë e luan atё nё Playstation!”, ka qeshur Mourinho.
Ish-menaxheri i Chelseat, Avram Grant, ka lavdëruar veten pёr sukseset e tij si menaxher i Chelseat.“Shikoni faktet, lojtarёt ishin shumё tё mirё vitin e kaluar, ndërsa para se tё vija unё nuk ishin aq tё mirё. Shpirti i tyre ishte shumё i mirё dhe nuk mund tё thoni se ndonjëri prej lojtarёve vitin e kaluar nuk dha 100% pёr Chelsean. Nuk ka qenë vetëm puna ime, por ka qenë angazhim ekipor”, thotë Grant. “Struktura e Chelseat ёshtё e mirë edhe nëse njerëzit nuk mendojnë kështu. Kur kemi pasur sukses, kjo ishte njё punё e pёrbashkёt”, ka shtuar izraeliti. Sё fundi flitet pёr njё rikthim tё Avram Grant tek Porsmouth, ku ishte angazhuar si drejtor sportiv para se tё kalonte nё Chelsea.
Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, thotë se ёshtё i gatshёm tё luajё njё ndeshje qё nga fillimi i saj.“Jam gati tё dal nё fushё. Kam folur me menaxherin (Wengerin) pёr kёtё dhe do tё jetё vendimi i tij. Vetёm do t’i them se tash kam nevojё pёr ndeshje”, ka thёnё da Silva i cili kaloi mё shumё se njё vit jashtë fushe. Arsenali sot do tё përballet me ekipin e divizionit tё dytё tё futbollit Anglez, Cardiff, nё kuadër tё rundit tё katёrt tё Kupёs FA, qё mund tё jetё njё rast i mirё pёr rikthimin e brazilianit me nёnshtetёsi kroate.
Ylli i Evertonit, Mikel Arteta, beson se ekipi i tij ka gjasa tё mёdha pёr tё fituar trofeun e Kupёs FA, pas fitores sё djeshme bindëse prej 3-1 ndaj Aston Villas, qё e kualifikoi kёtё ekip nё çerekfinale.“Mendoj se kemi shanse, nёse vazhdojmë tё jemi nё formё tё mirё dhe vazhdojmë tё luajmë me mёnyrёn si kemi luajtur nё muajt e fundit”, ka thёnё Arteta. “Mendoj se kemi luajtur shumё mirё, edhe pse nuk dolëm nё fushё me 11-shen e parё pёr shkak tё lëndimeve dhe suspendimeve. Por, sёrish atmosfera e ekipit ishte e pabesueshme”. “Ështё gjё e madhe tё arrish nё çerekfinale, pasi ndeshja me Liverpoolin ishte njё ndeshje e madhe pёr ne, por tash duhet tё vazhdojmë tё luajmë nё kupё, pasi kjo ёshtё e vetmja mёnyrё me anё tё sё cilës mund tё fitojmë trofe me Evertonin, andaj edhe duhet tё vazhdojmë”, ka shtuar mesfushori.
Nate Robinson i New York Knicks ka mposhtur kampionin Dwight Howard pёr tё fituar garёn e ngulitjeve qё u zhvillua nё kuadër tё vikendit All-Star tё NBA-sё nё Phoenix.Robinson, i cili ёshtё i lartё vetëm 175 cm, ka kërcyer mbi shtatlartin (211 cm) Howard, i cili qëndronte para koshit, pёr tё fituar votat e tifozëve tё cilёt vendosёn fituesin. Robinson kishte qenё fitues i ngulitjeve edhe tri vite mё parё (2006). Fituesi i vitit tё kaluar, Dwight Howard, i cili ishte lojtari mё i votuar pёr ndeshjen e sotme All-Star nё mes tё Konferencёs Lindore dhe asaj Perёndimore, ishte relativisht mё i butё nё rundin e fundit tё ngulitjeve, edhe pse ishte shumё mё kreativ nё rundet e mëhershme. Gjuajtёsi mё i mirё i tresheve ёshtё lojtari i Miami Heat, Daequan Cook, i cili ishte i saktё nё 19 nga 25 tentimet e tij (7 dёshtime) pёr treshe brenda njё minute, duke mposhtur lojtarin e Orlando Magic, Rashard Lewis, i cili realizoi gjysmat nga 30 tentimet (15 treshe, 15 dёshtime).
















