Njëra nga temat më të nxehta në prag të ndeshjeve të Ligës së Kamionëve, është se në tre përballje të këtij raundi do të ndeshen skuadrat italiane kundër atyre angleze.
Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, nuk sheh asnjë favorit të qartë në përballjet italo-angleze në Ligën e Kampionëve, mirëpo ai beson se skuadrat nga Serie A mund t’i eliminojnë rivalët e tyre nga Liga Premier. “Kur arrihet në këtë raund të Ligës së Kampionëve, nuk mund të flitet për favoritë”. “Mirëpo mendoj se kualifikimi në raundin e radhës varet krejtësisht nga skuadrat tona”. “Nëse skuadrat italiane do të jenë në gjendje të mirë psiko-fizike, atëherë do ta kenë mundësinë që të vazhdojnë më tutje”, ka thënë ish-trajneri i Juves për “RaiSport”. Javën e ardhshme Interi, Juventusi dhe Roma, do të përballen kundër Manchester Unitedit, Chelseat dhe Arsenalit, respektivisht.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është kthyer në fushën stërvitore të Bianconerëve dhe tashmë do të jetë i gatshëm para ndeshjeve shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër.
Pasi ka munguar në një numër të madh ndeshjesh në gjysmën e parë të sezonit, David Trezeguet, u kthye në formacionin e Juventusit, mirëpo sërish mungoi. Sido që të jetë, trajneri Caludio Ranieri do ta ketë sërish në dispozicion sulmuesin francez, i cili ka arritur të rikuperohet dhe ta përfundojë seancës e sotme stërvitore. Sipas “Corriere dello Sport”, 31-vjeçari ka mundur ta çojë deri në fund seancën stërvitore të martën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Palermos. Megjithatë ai mund të kursehet që të jetë i pushuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në Stamford Bridge. Në dispozicion të Ranierit janë kthyer edhe Mohammed Sissoko, Giorgio Chiellini dhe Vincenzo Iaquinta, të cilët munguan kundër Sampdorias.
Ndeshja miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Dinamos së Tiranës, e cila u zhvillua sot në stadiumin e kryeqytetit për nder të njëvjetorit të Pavarësisë, është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.
Atmosfera në pjesën e parë ka qenë madhështore, ku të pranishëm kanë qenë mbi 10 mijë shikues, por meqenëse ndeshja filloi me madje 45 minuta vonesë dhe për shkak të ftohtit të madh, pas pjesës së parë shumica e tifozëve braktisën tribunat e stadiumit. Pikërisht në pjesën e parë loja ishte më e zbehtë dhe më me pak raste shënimi, ndërkohë që në pjesën e dytë të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol. Kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Ruben Çeko, në minutën e 63-të, kurse rezultatin në 1:1 e barazoi Tahir Ademi, në minutën e 76-të. Të pranishëm në këtë ndeshje kanë qenë edhe presidenti Fatmir Sejdiu, krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport i Kosovës, Valton Beqiri. Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës.
Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka thënë për “AS” se është i vetëdijshëm që dy ndeshjet përballë Liverpoolit në Ligën e Kampionëve do të jenë shumë të vështira.
Diarra, i cili është zgjedhur para holandezit Klaas-Jan Huntelaar për të qenë pjese Mbretërve për garat e Ligës së Kampionëve ka thënë se Liverpooli është një skuadër shumë e rrezikshme, e cila do t’ua vështirësojë shumë punët Los Merengues. Mesfushori ka thënë se të luash në Anfield përballë Redsave është testi më i vështirë me të cilin duhet të përballesh, megjithatë ka theksuar se është një nder dhe një ndjenjë e veçantë. “Vazhdimisht e them se të luash atje është një moment special dhe kur të hysh në fushë e kupton se je në realitet”, ka thënë Diarra për “AS”.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se ai është i bindur se Jose Mourinho do të vazhdojë ta drejtojë Interin edhe në sezonin e ardhshëm.
“Ai ka marrëveshje me ne dhe mendoj se do ta përmbushë atë. Nëse vendos të largohet, do t’i dëshiroj fat, por mendoj se ai do të mbetet këtu edhe për shumë kohë”, ka thënë suedezi.Mourinho nxiti spekulimet se ai mund të rikthehet në Londër, duke deklaruar se një ditë do të dëshironte sërish të drejtojë Chelsean, por Ibrahimovic mendon se ai për momentin është i fokusuar vetëm tek Interi.“Nëse luajmë si kundër Milanit, do ta mposhtim Manchester United. Mourinho vetëm e ka ndryshuar mendimin tonë dhe na ka mësuar gjëra të reja. Ne jemi bërë më të fuqishëm dhe më të mirë dhe tash jemi të etur për fitore”, ka shtuar Ibrahimovic.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka zbuluar se ai do të rikthehet në stërvitje gjatë javës së ardhshme dhe se mezi pret ta “prekë” topin.
“Dy javët e fundit kam filluar të lëviz që është vështirë, por kjo është e mirë për muskujt. Vërtet jam i kënaqur me përparimin dhe shpresoj që për 10 ditë të filloj të stërvitem me top, ashtu që do të rikthehem më herët se që prita”, ka thënë Fabregas.“Mezi pres që sërish të luaj me top, pasi kaluan tetë javë që kur e kam bërë këtë dhe kjo është periudha më e gjatë në jetën time”, ka shtuar spanjolli.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, beson së bashkëlojtari i tij Franck Ribery mund të jetë zëvendësimi ideal i Pavel Nedvedit te Juventus, dhe ka kërkuar nga bardhezinjtë që ta transferojnë francezin.
“Nedved është një lojtar i madh, por sipas mendimit tim, Ribery është edhe më i mirë. Franck luan në krahun e djathtë në formacionin tij të preferuar 4-4-2 dhe mendoj se së shpejti do të jetë më i miri në botë”. “Ai është një fenomen i vërtetë dhe është shumë normale që skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas tij. Po të isha drejtor te Bayerni do ta lejoja largimin e tij”. “Ai gjithmonë më pyet për Serie A. Ai është i interesuar të luajë atje, dhe është duke e mësuar italishten”, ka thënë Toni për “Tuttosport”.
Ylli i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, thotë se Liverpooli do të jetë i frikësuar nga udhëtimi në Bernabeu gjatë javës së ardhshme.
Të kuqtë do të përballen me Real Madridin në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që zhvillohet javën e ardhshme në Bernabeu.“Ne jemi Real Madrid dhe për këtë mendoj se Liverpooli ka frikë prej neve. Kemi lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë 26-vjeçari.“Jemi të padurueshëm të nxjerrin një rezultat të mirë në Evropë dhe nëse bëhemi kampionë do të jem i aftë për gjithçka. Do të bëj gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka shtuar holandezi, i cili së fundi lidhet me një rikthim tek ish-klubi i tij, Hamburgu.
Derisa të martën pritet që Alessandro Nesta t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, Milani dëshiron ta përforcojë linjën e mbrojtjes në afatin kalimtar veror dhe mësohet se Rossonerët e kanë vënë në listë mbrojtësin serb të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic.
Sipas IlCalciomercato.it, kuqezinjtë i janë vënë pas 27-vjeçarit, i cili që nga transferimi i tij në Old Trafford në vitin 2006 ka qenë në formë të jashtëzakonshme. Megjithatë, për ta transferuar serbin në San Siro, Milani duhet të paguajë së paku 20 milionë euro, sepse nën këtë vlerë Sir Alex Ferguson as që dëshiron të diskutojë.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, beson se të premten do të mund të nënshkruhet kontrata e cila do ta lidhë David Beckhamin me San Siron, megjithatë ka njoftuar se ende ekzistojnë mosmarrëveshje me LA Galaxy.
“Ende ekzistojnë ‘largësi’ ndërmjet kërkesave të tyre dhe ofertës sonë, por dita e premte mund të jetë ditë vendimtare për Beckhamin”. “Lojtari dëshiron të qëndrojë këtu, megjithatë ne duhet të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Galliani për “La Repubblica”.
Presidenti i Olimpique Marseille, Pape Diouf, nuk dëshiron të heqë dorë nga ëndrra e tij për ta rikthyer në Velodrome sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
Drogba shpreson se ardhja e Guus Hiddinkut do t’i ofrojë më shumë mundësi sesa Luiz Felipe Scolari dhe do të luajë më shumë me Blutë. Megjithatë, Diouf vazhdon të shpresojë se 30-vjeçari do ta përfundojë karrierën e tij me një rikthim në Francë. “Sikurse tifozët edhe unë kam dëshirë që Drogba të kthehet, dhe nëse ekziston vetëm një mundësi e vogël që ai të kthehet unë do të bëj gjithçka që ai të vijë këtu. Secilën herë që e takoj, i them: ‘Didier merri plaçkat edhe kthehu prapë te ne”, ka përfunduar Diouf.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se mundësitё e biankonerёve pёr tё fituar skudeton nuk kanё përfunduar.
“Gjërat janë vështirësuar pёr ne tash, pasi jemi nёntё pikё prapa. Sidoqoftë nuk ka nevojë t’i humbim shpresat. Jemi njё ekip i mbushur me luftëtar dhe ende nuk ka përfunduar asgjë”, ka thёnё numri njё i azurёve pёr Corriere dello Sport. “Personalisht kam bёrё disa gabime kundër Sampdorias dhe Cagliarit dhe pres mё shumё nga vetja”, ka shtuar portieri i biankonerёve.
Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, thotë se ai nuk ka ide pёr përforcimin e ri tё topçinjve, sulmuesin rus Andrei Arshavin.
Nёnshkrimi i Arshavin muajin e kaluar ёshtё parё si njё goditje e qёlluar nga Arsene Wenger dhe nga drejtuesit e klubit, por Bendtner thotë se ai nuk ka ide se pёr kёnd ёshtё fjala. “Kurrё nuk e kam parё Arshavin. Nuk e kam përcjellë Euro 2008. Nuk kam idenë se çfarë lloj i lojtarit ёshtё ai”, ka shtuar danezi.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka lavdëruar menaxherin e tij Rafael Benitez, duke thёnё se ai ёshtё ngritur nё mёnyrёn mё tё mirё si lojtar nёn drejtimin e tij.
“Futbolli anglez ka qenё i mirё pёr mua pёr shkak tё karakteristikave tё tij: ёshtё i shpejtё, direkt dhe ka pak ndalime, dhe i ёshtё pёrshtatur lojës time mё shumё se futbolli spanjoll”, ka thёnё Torres. “Kualitetet e mia natyrale, shpejtësia, fuqia, përshtaten nё Premierligё. Rafa kishte kërkuar sulmues me karakteristikat e mia, ndonjë tё shpejtё i cili mund t’i befasojё mbrojtësit dhe tё dalё prapa tyre, por megjithatë mё duhej tё mësoja shumё”. “Pёr shumё trajnerё, aspekti taktik i lojës nuk ёshtё i rёndёsishёm aq, por pёr Rafa ai ёshtё fundamental; ai e din mёnyrёn se si do tё vendosemi ne, lëvizjet dhe organizimin. Kam mësuar shumё. Ka qenё vërtet kënaqësi pёr mua tё punoj me Rafa”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.
Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit, raportohet se ёshtё i interesuar tё marё nёn drejtim Portsmouthin.
Derisa ekipi i Premierligёs nuk po arrin tё gjejё njё zgjidhje me Federatёn Meksikane rreth trajnerit Sven Goran Eriksson, Gullit ka shprehur interesim pёr kёtё post. Ish-menaxheri i Newcastle dhe Chelseat sё fundi drejtoi klubin amerikan LA Galaxy. Si njё opsion i mundshёm përmendet edhe ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, raportohet se e dëshiron ta rikthejё sёrish nё radhёt e veta sulmuesin ukrainas Andriy Voronin.
The Times shkruan se Voronin, i cili aktualisht ёshtё i huazuar tek lideri i Bundesligёs, Hertha Berlini, ёshtё nё planet e trajnerit Benitez pёr sezonin e ardhshёm. Por sulmuesi raportohet se dëshiron tё vazhdojё qëndrimin tek klubi gjerman edhe pas fundit tё këtij sezoni. “Po, ne kemi biseduar pёr tё parёn herё. Ishte njё bisedё e mirё. Mendoj se jemi nё rrugё pozitive ka”, thёnё sulmuesi.
Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur Cardiff Cityn në Emirates Stadium me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.
Në këtë fitore të Topçinjve në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi i rikthyer, Eduardo Da Silva, i cili nuk e ka veshur fanellën e Arsenalit qe pothuajse një vit, qëkur e theu këmbën. Rikthimi i kroatit ishte sensacional pasi që arriti të shënojë dy gola, dhe ishte lojtari më i mirë në fushë. Golin e parë Eduardo e shënoi pas një kombinimi me Velan në minutën e 20-të të pjesës së parë, ndërsa Niclas Bendtner dyfishoi epërsinë pas një goli të shënuar me kokë (34’). Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’), gjyqtari akordoi një penallti për Arsenalin, pas një ndërhyrjeje të gabuar brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në sulmuesin kroat, i cili vetë e mori përgjegjësinë dhe ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë. Rezultatin përfundimtar prej 4-0, e vendosi holandezi Robin van Persie një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’), i cili paraprakisht zëvendësoi pikërisht Eduardon.