Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, thotë se ai njё ditё mund tё rikthehet nё Premierligё.
Ramos ishte nё krye tё Tottenhamit vetëm 12 muaj, pas tё cilës periudhё u shkarkua nga klubi pёr shkak tё rezultateve tё dobëta. Ai u rikthye nё Spanjё ku pёrkohёsisht ka nёn drejtim Real Madridin. “Prioritet i im ёshtё Real Madridi, por po ashtu do tё dëshiroja tё qartësoj tё ardhmen time. Fakti qё u largova nga Tottenhami nuk do tё thotë se nuk do tё rikthehesha nё Premierligё. Nё atё ligё ka shumё sfida pёr mua”, ka deklaruar Ramos.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ёshtё i ngazëllyer me kundërshtarin e Ligёs sё Kampionёve, Manchester United, ndeshja e parё e tё cilës përballje do tё zhvillohet javën qё vjen.
“Kur sё pari shorti u hodh dhe thash dua tё përballem me Manchester United, shumica menduan se isha i çmendur. Por kjo ёshtё saktësisht ajo çfarë dëshiroja, pasi do tё jetё njё sfidё e vështirё, por e këndshme pёr t’u luajtur”, thotë Mourinho. “Nё ndeshje si kjo, nuk keni nevojë t’i motivoni lojtarёt. Kur luani kundër ekipit mё tё fuqishëm, dhe United pёr momentin e ka ekipin mё tё mirё, inspirimi vjen vetvetiu”. “E dimё se do tё jetё njё ndeshje e madhe, por ekipi im ka talent dhe pёrvojё, ata e dinё si t’i luajnë kёta ndeshje. Kjo ёshtё sepse e dimё se mund tё fitojmë”, ka shtuar portugezi.
Edhe pas humbjes sё vikendit ndaj Interit, dyshja e Milanit, Marek Jankulovski dhe Kakha Kaladze, refuzojnë tё pranojnë se skudeto tashmё ёshtё njё ёndёrr e parealizuar pёr ta.
“Ështё ca mё vështirё, por ne do tё vazhdojmë tё përpiqemi. Sigurisht se nuk ka shumё pritje kur humbni”, ka thёnё Jankulovski. “Por disponimi nё dhomën e zhveshjeve ishte i mirë dhe ne do tё vazhdojmë tё shpresojmë”, ka shtuar mesfushori. “Nё futboll ka shumё befasi. Ka ende shumё ndeshje pёr t’u luajtur. Avantazhi i tyre ёshtё i madh, por ne do tё vazhdojmë tё luftojmë”, ka vazhduar Kaladze.
New York Knicks ka befasuar duke shёnuar fitore prej 112-107 nё kohën shtesё ndaj San Antonio Spurs, me Nate Robinson qё udhëhoqi vendasit me 32 pikё.
Robinson, i cili fitoi garёn e ngulitjeve gjatё vikendit nё All-Star, kontribuoi edhe me 10 kёrcime. Wilson Chandler dhe Chris Duhon shënuan nga 17 pikё pёr Knicks, ndёrsa David Lee shёnoi 13 pikё dhe 12 kёrcime. Edhe Al Harrington realizoi ‘double-double’, 11 pikё dhe 10 kёrcime. Pёr Knicksat kjo ishte fitorja e 22-tё, përkundёr 31 humbjeve kёtё sezon. Tim Duncan udhëhoqi tek San Antonio me 26 pikё dhe 15 kёrcime, derisa Roger Mason shёnoi 20 pikё pёr mysafirёt, qё luajtën pa tё lënduarin Manu Ginobili. Kjo ishte humbja e 17-tё e Spurs, tё cilёt kanё 35 fitore kёtё sezon.
Superylli i Milanit, Kaka, thotë se rosonerёt e kanё marrё me seriozitet garёn e Kupёs UEFA kёtё sezon dhe se sё shpejti do tё ketë njё trofe tjetër nё duar.
“Milani do t’u rikthehet trofeve sё shpejti. Nё futboll ka momente tё mira dhe jo tё mira, por nёse jeni nё njё klub tё shkёlqyeshёm, sigurisht se kohёt e mira do tё rikthehen si edhe shanset pёr tё fituar trofe”, ka thёnё Kaka. Rosonerёt kanё udhëtuar nё Gjermani ku sonte do tё përballen me Werder Bremenin nё kuadër tё rundit tё tretё tё Kupёs UEFA. Ndёrkohё, Kaka ёshtё lidhur sёrish me njё kalim nё Manchester City, pasi ditёve tё fundit mediat angleze kanё shkruar se klubi i Premierligёs planifikon tё bёjё ofertё edhe gjatё verёs pёr yllin brazilian.
Legjenda e Real Madridit, Alfredo di Stefano, e ka porositur holandezin e Real Madridit, Royston Drenthe, t’i shkurtojё flokёt dhe tё përqendrohet mё shumё nё fushё.
Drenthe ёshtё fishkëllyer nga tifozёt e Realit nё njёrёn prej ndeshjeve tё kaluara, pёr shkak tё paraqitjeve tё dobëta. “Mendoj se Drenthe duhet ta bindë veten e tij mё shumё me mёnyrёn se si mbron. Dhe, pёr mё shumё, ai duhet t’i shkurtojё flokёt dhe tё heqё argjendaritё”, ka thёnё Di Stefano. Ndёrkohё, disa media holandeze zbulojnë se Feyenoordi ёshtё duke përgatitur njё ofertё tё vlefshme 10 milionё funte pёr Drenthe, pёr afatin kalimtar veror.
Pavarësisht se kryeson tabelën e ligës, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i bindur se ky sezon i Premierligёs ёshtё mё i vështiri me tё cilin ai ёshtё përballur.
United nuk ka pranuar gol nё 13 ndeshje nё ligё, nё shumicën e herёve duke arritur tek fitorja me vetëm njё gol tё shёnuar. Nёntё nga 17 fitoret nё ligё kёtё sezon kanё qenё minimale, 1-0, njё shenjё qё sezoni ёshtё shumё i vështirё. “Kishte shenja sezonin e kalar se liga do tё bёhej mё e ashpër. Ndeshjet filluan tё bёhen mё tё vështira se kurrë mё parё. Ështё e pafalshme. Nёse bёni njё gabim nё kёtё nivel dhe ka mundësi tё ndëshkoheni”, ka thёnё Ferguson. Manchester United sot do tё ndeshet me Fulhamit nё kuadër tё Premierligёs, pёr tё kompensuar njё ndeshje tё mbetur, dhe tre pikё tё reja do tё mund ta forcojnë nё maje tё tabelës me pesё pikё epërsi ndaj Liverpoolit.
Klubi i Premierligёs, Manchester City, ёshtё i gatshёm tё transferojё sulmuesin e Barcelonёs, Samuel Eto'o.
Daily Mail shkruan se Barcelona ёshtё duke pritur njё ofertё 20 milionё euro nga Manchester City pёr Eto’o, pasi sulmuesi kishte bёrё tё ditur se ky do tё jetё sezoni i tij i fundit nё Camp Nou. Liverpool, Chelsea dhe Arsenal thuhet se po ashtu janë tё interesuar pёr golashënuesin mё tё mirё nё La Liga, i cili ka refuzuar bisedimet pёr tё vazhduar kontratën me Barcelonёn, e ka skadon tё fund tё sezonit tё ardhshëm. Eto'o, 28-vjeçar, ishte shumё afёr largimit gjatё verёs sё kaluar pasi trajneri Pep Guardiola nuk ishte i interesuar pёr shёrbimet e tij. Por, Eto'o ka punuar mjaft dhe ka dёshmuar veten duke shёnuar 23 gola deri tash kёtё sezon.
Anёsori i Real Madridit, Arjen Robben, ёshtё i etur tё hakmerret ndaj Liverpoolit nё ndeshjen e radhёs tё Ligёs sё Kampionёve.
Holandezi ishte pjesё e ekipit tё Chelseat qё u eliminua nga tё kuqtё nё tё dy sezonet, 2005 dhe 2007, nё gjymёfinale tё Ligёs sё Kampionёve dhe tash dëshiron njё rezultat mё pozitiv me Real Madridin. “Dua ta mposhti Liverpoolin pasi kam humbur dy herё nё gjysmëfinale. Po ashtu Reina mbrojti njё penalti timen dhe do tё doja tё kem njё rast tjetër kёtё herё”, ka thёnё Robben. “Liverpool ёshtё njё ekip shumё i fuqishëm, ata kanё njё trajner i cili ёshtё shumё i mirё taktikisht dhe e dinë se si tё luajnë ndeshje tё pjesshme”. “Gjёja me e rёndёsishme do tё jetë tё shёnojmё gola nё Bernabeu. Duhet tё fitojmë me diferencë prej mё shumë se dy gola, pasi rikthimi nё Anfield do tё jetё i vështirë”, ka shtuar Robben.