Skuadra e Fiorentinës është mposhtur në Stadio Franchi të Firences nga ekipi i famshëm holandez, Ajax, me rezultat minimal prej 0-1, në ndeshjen e vlefshme për Kupën UEFA.
Viola nuk e shfrytëzoi terrenin vendas dhe praninë e tifozëve për të shënuar fitore, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Holandë. Golashënues i vetëm në këtë takim ishte Kennedy Bakircioglu (60’), i cili e dërgoi skuadrën e tij në shtëpi më të qetë. Me të njëjtin rezultat, 0-1, është mposhtur në Velodrome edhe skuadra e Lorik Canës, Olimpique de Marseille, nga skuadra tjetër holandeze, Twente. Përkundër se marsejezët konsideroheshin favoritë në këtë takim, ata u mposhtën në shtëpi me një gol të shënuar nga Arnautovic (23’).
Ekipi italian Udinese edhe pse avancoi me dy gola, nuk arriti tё shënojё fitore, duke barazuar 2-2 nё fushё tё ekipit polak Lech Poznan, ndërsa me po tё njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja mes Copenhagen dhe Manchester Cityt.
Sulmuesi italian Fabio Quagliarella hapi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (50’), para se një autogol nga mbrojtësi i Manuel Arboleda tё dyfishoi epёrsinё pёr vizitorët, pesë minuta më vonë (50’). Megjithatë, Udinese u kapën nё befasi, pasi polakët shënuan dy herё nё 10 minutat e fundit tё ndeshjes. Sulmuesi Hernan Rengifo ngushtoi disavantazhin nё minutën e 81-tё, para se Arboleda tё pёrmirёsojё gabimin, pёr tё barazuar, gjashtë minuta para fundit tё kohës sё rregullt (84’). Edhe Manchester City dy herё kaloi nё epërsi nё udhëtim tek ekipi danez Copenhagen (golat: Onuoha, 30', dhe Ireland, 61'), por vendasit dy herё arritën tё barazojnë rezultatin, tё dytёn herё nё kohёn shtesё (Almeida, 56', dhe Vingaard, 90').
Yevgen Seleznov dhe Jadson shënuan qё tё dy nё pjesën e dytë tё ndeshjes për t’i siguruar fitoren prej 2-0 tё Shakhtar Donetsk ndaj Tottenhamit, nё kuadër tё Kupёs UEFA.
Kjo ishte fitorja e parё e trajnerit tё Shakhtar, Mircea Lucescu, ndaj njё klubi anglez nё 10 tentime. Seleznov zëvendësoi Olexandr Gladkiy në minutën e 78 dhe menjёherё shёnoi me kokё pas njё harkimi tё Jadson nga njё goditje e lirë nga e djathta. 10 minuta më vonë, Jadson shëtiti nëpërmes mbrojtjes sё Tottenhamit pёr tё mposhtur sёrish portierin Heurelho Gomes me anё tё një goditje nё kёndin e djathtё tё golit (88’). Ndeshja e kthimit ёshtё nё plan tё zhvillohet javën e ardhshme (tё enjten) nё White Hart Lane tё Londrёs.
Ylli i Werder Bremenit, Diego, ka thënë se Liga italiane është liga më e fuqishme në botë duke treguar edhe më shumë dëshirën e tij për të luajtur për Juventusin.
Njëri nga favoritët e Zonjës së Vjetër për ta zëvendësuar legjendarin Pavel Nedved, është Diego, i cili kohë pas kohë e ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e Juves. Ndërsa komentet e fundit, gjithnjë e më shumë lënë të kuptohet se ai dëshiron të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar veror. “Më pëlqen futbolli italian dhe Serie A është liga më e mirë në botë. Mirëpo tash për tash jam duke menduar vetëm për skuadrën e Werderit”, ka thënë Diego për Sportmediaset.it.
Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, i ka paralajmëruar lojtarët e Chelseat, në veçanti mesfushorin Frank Lampard, mos të harrojnë se ai do të jetë në fushë në përballjen e tyre në javën që vjen.
“Tash po ndihem mirë. Jam stërvitur mirë dhe tash nuk kam dhimbje. Jam i gatshëm për Chelsean. Do të jetë një super-lojë dhe ne dëshirojmë ta fitojmë “. “Duhet ta mbaj në shënjestër Lampardin, sidomos kur afrohet pranë zonës së rrezikut. Megjithatë, ai nuk është rreziku i vetëm, pasi që Chelsea i ka edhe Drogban dhe Anelkan”, ka thënë mesfushori nga Mali për “Il Giorno”.
Mësohet se dy yjet e Romës, Alberto Aquilani dhe Mirko Vucinic, do të mungojnë në përballjen e të shtunës kundër Sienas në Stadio Olimpico.
“ANSA” njofton se dy lojtarët po vuajnë nga lëndimet dhe nuk do të jenë në gjendje të luajnë këtë vikend, por pritet që të dy të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, të martën. Simone Perrotta dhe Daniele De Rossi, janë të suspenduar, prandaj trajneri Luciano Spalletti do të ketë kokëçarje për mesfushën. Ndërkohë njoftohet se kapiteni Francesco Totti do të jetë në gjendje të luajë. Përkundër një lëndimi që kishte pësuar, simboli romak ka arritur që ta përfundojë seancën e sotme stërvitore.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka njoftuar se ndjehet krenar që luan për bardhezinjtë dhe shpreson ta përfundojë karrierën me gjigantët italianë.
Trezegol është njëri nga sulmuesit më të mirë të huaj të të gjitha kohërave te Juve dhe shpreson të qëndrojë sa më gjatë në Torino. Ndërkohë që mësohet se ai mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Palermos të shtunën. “Të jem pjesë e historisë së Juventusit, si Zidane dhe Paltini, më bën shumë krenar”. “Kjo skuadër është si një familje e madhe dhe njëra nga më të rrallat në Evropë, pasi që ka shumë lojtarë që kanë luajtur këtu nga më shumë se një dekadë”, i ka thënë francezi gazetës franceze “Le Figaro”.
Pas rikthimit sensacional që bëri të hënën sulmuesi i Arsenalit, Eduardo Da Silva, duke shënuar dy gola në FA Cup, ai do të mungojë sërish në dy javët e ardhshme.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar të enjten se sulmuesi kroat nuk do të jetë sërish në formacionin e Topçinjve për shkak të një tendosjeje muskulore. “Eduardo do të mungojë dy javë. Ai ka pësuar një tendosje muskulore dy minuta para se ta largoja nga ndeshja”. “Pas mungesës aq të gjatë askush nuk pret që ai të luajë menjëherë. Megjithatë, për ne kjo është një goditje e madhe pasi që, të hënën (kundër Cardiffit) ai tregoi sa i rëndësishëm është për skuadrën”, ka thënë Wenger për “Arsenal TV Online”.
Mesfushori i ri i Juventusit, Albin Ekdal, ka thënë se ai është i lumtur që vesh fanellën e Juventusit duke pohuar se dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, sikurse idhulli i tij Alessandro Del Piero.
“Jam shumë i lumtur me progresin tim këtu. Këtu të gjithë të përcjellin dhe të ndihmojnë të përparosh. Tash jam i aftë që të bëjë pasimin e duhur në kohë të duhur dhe më pëlqen që po përparoj vazhdimisht”. “Që nga momenti kur kam filluar të stërvitem me skuadrën e parë, Marchisio dhe Del Piero më kanë ndihmuar shumë”. “Del Piero është një njeri shumë i mirë, një lider i vërtetë dhe është ëndërr të luash me të”, ka thënë suedezi për “Tuttosport”.
Pasi ka munguar në disa ndeshje për skuadrën e tij si pasojë e këndimit të gjurit, kapiteni i Olympique de Marseille, Lorik Cana, pritet të luajë sonte përballë Twentes në Kupën UEFA, dhe e ka bërë të ditur se ai e dëshiron këtë trofe me skuadrën franceze.
“Është e kuptueshme se në një garë të këtillë si Kupa UEFA ne dëshirojmë të shkojmë sa më lartë që mundemi. Dëshirojmë të arrijmë në finale. Vitin e kaluar patëm një skuadër shumë të mirë, e cila i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar trofeun, mirëpo u eliminuam nga Zeniti”. “E dimë se edhe këtë vit është shumë vështirë për të vazhduar më tutje, mirëpo kemi vullnet dhe dëshirë për të progreduar sa më shumë”, ka thënë 25-vjeçari për “Football365”. Megjithatë, pavarësisht se trajneri i Marseille, Erik Gerets, e ka vënë kosovarin në listën e lojtarëve që do të përballen me Twenten, mesfushori i Kombëtares shqiptare, pohon se ende nuk i ndjehet i gatshëm për të luajtur një ndeshje të plotë. “Është kënaqësi të kthehem në stërvitje me skuadrën, mirëpo nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj në këtë ndeshje”, ka përfunduar Cana.
Lideri i kampionatit Spanjoll, Barcelona, ёshtё e interesuar pёr shёrbimet e mbrojtësit brazilian tё Romёs, Juan.
Braziliani vlerësohet shumё nga trajneri i Barcelonёs, Pep Guradiola, i cili ёshtё i etur ta sjellё atё nё Camp Nou pёr sezonin e ardhshëm. Roma ёshtё nё dijeni pёr interesimin e Barcelonёs dhe tashmë i ka ofruar Juan një kontratë të re tre-vjeçare, shkruan Gazzetta dello Sport.
Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, është i bindur se Barcelona, tashmё e ka tё siguruar titullin e La Ligёs.

Pavarësisht dy pikёve tё humbura nё ndeshjen e fundjavës, Messi thotë se dhjetë pikë diferencё nga vendi i dytё, ku gjendet Real Madrid, është ideale.

“Dhjetë pikë është njё diferencё e rëndësishme, dhe ne duhet të mendojmë ta rrisim kёtё diferencё dhe tё fitojmë nё të gjitha ndeshjet qё na kanë mbetur, por do të jetë e vështirë”, ka thёnё Messi.

“Edhe nёse pёsojmё humbje dhe ata (Real Madrid) fitojnë, shtatë pikë ende do të po aq tё rëndësishme pёr ne”, ka shtuar argjentinasi.

Kapiteni i Romёs, Francesco Totti, dëshiron të shohë klubin e tij derisa zhvendoset nё stadiumin e vet.

“Do të doja në të ardhmen të luaj një ndeshje futbolli në stadium qё ёshtё nё pronësi të Romës dhe të dedikuar vetëm për futboll”, ka deklaruar Totti.

Rreth planeve tё tij pas daljes në pension, Totti ka thёnё se edhe mё tej dëshiron tё mbetet nё futboll.

“Dua që të mbetem në futboll, ndoshta si një figurë e menaxhuese”, ka thёnё legjenda e klubit romak.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ёshtё i gatshëm tё heqë dorё nga shërbimet e Emmanuel Adebayor, nëse njё ofertë e bujshme vjen nё adresë tё klubit.

Daily Star shkruan se Wenger kishte bllokuar transferimin kur Barcelona u përpoq të nënshkruajë me Adebayor verën e kaluar.

Por pas një sezoni jo aq bindës nga Adebayor, menaxheri i Arsenalit mund të jetë nё gjendje tё zvogëlojë shpenzimet duke kërkuar një zëvendësim tё tij.

Trajneri i Barcelonës njё kohë tё gjatë ёshtё adhurues i Adebayor dhe me Samuel Eto'o dhe ish-legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, qё mund tё largohen kёtё verë, klubi spanjoll do të ketë nevojë për një sulmues tё ri.

Presidenti i Barcelonёs, Joan Laporta, thotë se ai nuk shqetësohet pёr deklaratat e Samuel Eto'o rreth të ardhmes sё e tij me klubin spanjoll.

Eto'o ka dhënë disa intervista në lidhje me angazhimin e tij për Barca dhe dashurinë e tij pёr ish-klubin, Real Mallorca.

“Eto'o është një person pa tё meta dhe ka disa cilësi qё rrallë kush i ka. Ai duhet të respektohet. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2010 dhe natyrisht se ne duam qё ai tё qëndrojë këtu si sulmues, si sulmuesi më i mirë pёr momentin”, thotë Laporta.

“Shumë varet nga ajo çka ai dëshiron, pasi ne duam vetëm lojtarët qё angazhohen me dёshirё në klub dhe të cilët duan vërtetë të jenë këtu”, ka shtuar presidenti i Barcelonёs.