Derbi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, i ka takuar skuadrës së dytë katalunase, e cila ka arritur të shënojë fitore brenda kështjellës së Blaugranëve.
Skuadra lidere në La Liga, Barcelona, është mposhtur nga ekipi i fundit në tabelë, Espanyol, me rezultat prej 1-2. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, mirëpo minuta e 38-të ishte kyçe, pasi që Seydou Keita u përjashtua me karton të kuq, duke lënë Barcelonën me një lojtar më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës. Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), mysafirët kaluan në avantazh me anë të Ivan De la Pena. I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën e 55-të, duke ia vështirësuar punët skuadrës së Pep Guardiolas. Krejt çka bënë vendasit, ishte një gol i shënuar nga Yaya Toure (62’), i cili vlen vetëm për statistika, pasi që Blaugranët nuk arritën të bëjnë më shumë deri në fund të ndeshjes. Kjo humbje i kushton Barcelonës me afrimin e Real Madridit drejt kreut, skuadër e cila pret gabime të tilla të liderit të tabelës.
Skuadra e cila një javë më parë, e ndaloi hovin e Barcelonës, Real Betis, është deklasuar nga Mbretërit e Realit të Madridit.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Real Betisit, ka përfunduar me rezultat 6-1 në favor të Los Merengues. Vendasit ishin të jashtëzakonshëm në këtë përballje duke i dhënë fund ndeshjes që në 45 minutat e para të takimit. Serinë e golave e filloi Gonzalo Higuain që në minutat e para të ndeshjes (7’), për të dyfishuar më pas transferi i ri i Realit, Klaas-Jan Huntelaar (15’). Edhe goli i tretë në ndeshje i takoi holandezit Huntelaar (24’), i cili duket se dalëngadalë po përshtatet te gjigantët spanjollë. Në minutën e 30-të të takimit, mysafirët e Betis ngushtuan epërsinë në 3-1 me anë të Ricardo Oliveiras, por ky gol vetëm sa i nevrikosi më shumë lojtarët vendas. Dy golat e radhës u rezervuan për golashënuesin më të mirë në historinë e Real Madridit, Raul Gonzalez Blanco (36’ dhe 42’), i cili e ngriti epërsinë në 5-1. Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Los Blancos shënuan edhe golin e gjashtë në këtë ndeshje, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos. Gjysmëloja e dytë ishte më e plogësht me ç’rast nuk u shënua asnjë gol. Me këtë fitore, Reali i është afruar Barcelonës në vetëm shtatë pikë diferencë, pasi që liderët e La Ligas janë mposhtur në Camp Nou nga Espanyol.
Roma iu është rikthyer fitoreve, duke mposhtur Sienën në Olimpico me rezultat minimal 1-0, edhe pse ekipi i Luciano Spallettit ishte larg nga forma bindëse, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit.
Një gol nga Rodrigo Taddei i shënuar në minutën e 63-të ishte i mjaftueshëm për t’u sjellë tre pikë gialorosëve, të cilët javën e kaluar u mposhtën nga Atalanta me rezultat 3-0. Fitorja e ngrit Romën në vendin e katërt, edhe pse kjo pozitë kërcënohet nga Fiorentina dhe Genoa, të cilët do të zhvillojnë ndeshjet përkatëse nesër. Siena mbetet në pozitën e 13-të.
Kampionët e Ligës Premier, Manchester United, kanë shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në Old Trafford skuadrën e Balckburn Rovers me rezultat prej 2-1.
Djajtë e Kuq ishin skuadër shumë më e fuqishme sesa kundërshtari i tyre, sidomos pas kthimin e sulmuesit anglez Wayne Rooney, emri i të cilit u shënua në listën e golashënuesve. Ishte pikërisht numri dhjetë i Manchesterit, lojtari i cili e hapi takimin pasi pranoi një pasim nga Nani (23’). Mirëpo mysafirët e Blackburn arritën që t’i barazojnë shifrat duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundojë me rezultat të barabartë. Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’) lojtari më i mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, shënoi golin e dytë për vendasit, i cili rezultoi të jetë i fitores. Në minutat e fundit të takimit mysafirët krijuan presion para portës së Kuszczak, me shpresë për t’i barazuar sërish shifrat, mirëpo nuk arritën të bënin asgjë para mbrojtjes së fuqishme të Djajve të Kuq.
Sulmuesi rus Andrei Arshavin bëri debutimin e pritur për Arsenalin, që u ndalua me barazim pa gola në Emirates Stadium nga Sunderlandi.
Edhe pse Arsenali dominoi në posedimin e topit për shumicën e ndeshjes, dështoi të thyejë mbrojtjen mirë të organizuar të Sunderlentit, të cilët edhe vetë kërcënuan disa herë. E mira në ndeshje ishte fillimi inkurajues i Arshavin, i cili ishte i përfshirë në shumicën e lojës sulmuese të Arsenalit në pjesën e parë të ndeshjes. Ai u zëvendësua pas një ore lojë nga Carlos Vela. Me këtë barazim Arsenali mbledh 45 pikë në pozitën e pestë, dhe nuk shfrytëzon në maksimum humbjen e Aston Villës ndaj Chelseat, për t’iu afruar edhe më shumë pozitës së katërt.
Kampioni i Serie A ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e radhës në Serie A në udhëtim tek Bologna, duke forcuan kreun e tabelës.
Pas një pjese të parë pa gola, nerazurët kaluan në epërsi me golin e mesfushorit argjentinas Esteban Cambiaso (minuta e 57-të), por vendasit barazuan me anë të Miguel Angel Britos (79’). Nuk zgjati shumë dhe sulmuesi i ri i Interit, Mario Balotelli, solli tri pikë për ekipin e Jose Mourinhos, duke shënuar nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt, pas një harkimi të Patrick Vieria nga gjuajtja e lirë. Me tri pikët e reja Interi krijon 12 pikë epërsi në krye të tabelës ndaj të dytit të renditur, Juventusit, që sot në mbrëmje udhëton tek Palermo.
Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, ka pësuar humbje befasuese me rezultat 2-1 në fushë të vet nga Kolni, derisa me të njëjtin rezultat ka pësuar edhe lideri i tabelës, Hertha Berlin, në udhëtim tek Wolfsbourg.
Koln kaloi në epërsi të dyfishtë në Allianz Arena që në pjesën e parë të ndeshjes, me golat e Patrice Ehret (22’) dhe Daniel Brosinski (34’) derisa Daniel van Buyten vetëm arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1 për Bayernin, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes (84’). Fitorja e Kolnit ishte e para në Bayern trajnerit Christophe Daum, që erdhi në ndeshjen e 150-të të tij. Edhe Hertha Berlini nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar në fillim të pjesës së dytë në udhëtim tek Wolfsburg, duke pësuar dy gola në vazhdim, për të humbur me po të njëjtin rezultat si edhe Bayerni, 2-1, dhe duke humbur edhe kreun e tabelës. Hoffenhaim ka barazuar 3-3 në një ndeshje dramatike në fushë të Sttutgard, falë tre golave të shënuar nga Demba Ba, duke rimarrë kështu kreun e tabelës me pikë të barabarta me Herthën, Demba Ba dërgoi në epërsi mysafirët pas 24 minutash lojë, por vendasit barazuan dy minuta më vonë me anë të Cacau, ndërsa pas edhe pesë minutash Mario Gomez solli avantazhin e parë për Stuttgartin. Në fund të pjesës së parë, Ba shënoi golin e tij të dytë për të barazuar. Gomez po ashtu shënoi një gol të tij të dytë dhe të tretin për vendasit në minutën e 63-të, por ishte sërish Ba pas katër minutash që nxorri një pikë për Hoffenheimin (67’). Vendasit patën një shans të artë për të marrë tri pikë, kur në çastet e fundit të ndeshjes, u akordua penalti për Hoffenheim, por Salihovic nuk ishte i saktë, duke çuar topin mbi portën e Jens Lehmann. Hamburgu do të ketë rastin të marrë kreun e tabelës, nëse shënon fitore në ndeshjen e nesërme në udhëtim tek Bayer Leverkusen.
Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Nicolas Anelka, ka qenë i mjaftueshëm për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme ekipit të Chelseat në ndeshjen ndaj Aston Villas në Villa Park.
Blutë dominuan ndaj vendasva në pjesën e parë të ndeshjes, duke treguar një futboll shumë cilësor, që rezultoi me një gol. Pas një loje të mirë të Frank Lampard, Anelka solli epërsinë për mysafirët, që doli të ishte edhe goli vendimtar i fitores. Fitorja ishte një fillim i mbarë për trajnerin e ri të Chelseat, Guus Hiddink, që ngrit ekipin një vend më lartë në të tabelën e Premierligës. Humbja minimale, e cila u jep fund 13 ndeshjeve pa humbje të ekipit të drejtuar Martin O’Neill, bën që Aston Villa të zbresë në pozitën e katërt të tabelës, derisa pozitën e tretë do ta marrë Chelsea.
Sulmuesi rus Andrey Arshavin mund të jetë Diego Maradona i Arsenalit, thotë menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, i cili nuk dyshon në aftësitë e lojtarit, por megjithatë është më shumë i shqetësuar për adaptimin e tij në Premierligë.
“Po, ai është shumë i vogël. Është interesant sepse në futboll njerëzit gjithmonë janë të shqetësuar për madhësinë, por një prej lojtarëve më të mirë në botë ishte Maradona, i cili ishte në madhësinë e Arshavin. Madona ishte 168 cm, derisa Arshavin është 167, andaj kjo nuk është një hendikep”, thotë Wenger. Wenger është më shumë i shqetësuar për aftësitë e Arshavin për t’iu adoptuar lojës angleze, pasi ka zhvilluar vetëm një ndeshje garuese në tre muajt e fundit. “Gjithmonë ka pasur një dyshime nëse lojtarët rus do të mund t’ia dalin këtu ose jo. Nuk është sikur të vijnë nga Uellsi”, ka thënë më tej Wenger. Arshavin pritet që sot të debutojë për Arsenalin, në ndeshjen që topçinjtë do të zhvillojnë në Emirates Stadium përballë Sunderlandit.
LeBron James ka ndihmuar ekipin e tij Cleveland Cavaliers tё mposhtë nё udhëtim Milwaukee Bucks tё me rezultat 111-103, duke shënuar pikёt mё tё larta tё sezonit, 55 pikё.
Kjo ishte ndeshja e shtatë nё karrierë qё James shënon mbi 50 pikё dhe e dyta herë kёtё sezon, pasi shënoi 52 pikë kundër New York Knicks nё Madison Square Garden mё herët gjatë këtij muaji. Mo Williams shënoi 23 pikë pёr Cleveland derisa pikë dyshifrore, 11, shёnoi edhe Zydrunas Ilgauskas. Tek Milwaukee Bucks mё i sakti ishte Charlie Villanueva me 26 pikё, ndërsa Richard Jefferson shёnoi 17 pikё.
Sulmuesi i Blackburn Rovers, Roque Santa Cruz, thotë se ai ёshtё personi i cili do t’i japё fund rekordit tё Manchester United prej 1,302 minutash pa pranuar gol.
“Mendoj se çdo sulmues mendon tё shënojё kundër tyre dhe tё thyejë rekordin. Gjithçka ёshtё nё tё qenit i fokusuar nё pritjen e momentit. Ata luajnë aq shumë ndeshje pa pranuar gol dhe e dini se sa tё mirё janë si nё mbrojtje edhe si ekip”, thotë paraguaiani. “Ata e fokusojnë ndeshjen e tyre nё rruajtjen e rrjetës dhe kjo ju jep shans tё fitojë. Çdo gol ёshtё i njёjtё, megjithatë. Nëse shënoni dhe ende humbni kjo prish gjithçka, edhe nëse ju e thyeni atё rekord”, shton lojtari.
Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ёshtё i vendosur t’i ofrojë kontratë tё re mbrojtësit italian Fabio Cannavaro.
“Nëse ata mё pyesin mua, unё do tё thosha se ne duhet ta rinovojmë kontratën me Fabio Cannavaron. Ai ёshtё nё formë tё mirë, i shёndetshёm dhe i jep ekipit njё siguri, vrazhdësi dhe pёrvojё”, ka thёnё Ramos “Fakti qё ai nё kёtё moshën luan nё njё nivel tё lartё, flet gjithçka pёr tё. Ai ёshtё njё profesionist i shkёlqyeshёm nё tё gjitha aspektet”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, duke folur para ndeshjes sё javës sё ardhme ndaj Manchester United nё Ligёn e kampionëve, ka thёnё se Premierliga ёshtё shumё mё e bukur dhe mё e dashur se Serie A, por se kjo e fundit ёshtё sfida mё e madhe nё karrierën e tij.
“Mund tё them se Premierliga ёshtё mё shumё pёr zemër dhe emocione. Serie A ёshtё mё shumё pёr tru dhe taktika. Çdo ekip nё itali ka njё mbrojtje tё fuqishme. Çdo ndeshje varet nga taktikat”, ka thёnё Mourinho pёr Manchester United TV. “Nuk ёshtё aq e bukur sa Premierliga. Kjo ёshtё njё prej arsyeve pse Premierliga ёshtё aq e dashur nё gjithё botёn dhe Serie A pëlqehet vetёm nё Itali. Ështё mё shumё rreth mentalitetit dhe kulturës. Por kjo ёshtё vërtet njё sfidё e madhe, mё e madhja nё karrierën time”, ka shtuar Mourinho.
Presidenti i kampionit tё Francёs, Lyon, Jean Michel Aulas, ka konfirmuar se Manchester City kishte pasur një përpjekje të dështuar për të nënshkruar me sulmuesin Karim Benzema në muajin janar.
“Largimi im nuk është çështje aktuale. Unë jam në një klub i madh dhe ne do të shohim se çfarë ndodh pas dy ndeshjeve me Barcelonën”, ka thёnё sulmuesi 20-vjeçari Aulas Lyon ka pranuar se ndoshta klubi do tё duhet ta shndërrojë nё para sulmuesin dhe se City kishte qenё ekipi i parё qё kishte bёrё njё lëvizje pёr sulmuesin shumё tё vlerësuar. “Disa mundësi nuk jepen dy herë. Ka disa blerës potencial. Ndarja me një lojtar ёshtё vendim strategjik që duhet të bëhet në kohën e duhur”, ka thёnё Aulas. “Kemi pasur kontakt nga njё klub anglez, njё i ri nё tregun e madh tё transferove. Oferta ishte e madhe. Barcelona, Madrid dhe Manchester United janë po ashtu tё interesuar. Por ai është një lojtar i Lyon pёr momentin”, ka shtuar presidenti.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, beson se suksesi ose e kundërta pёr ekipin e tij, do tё varen nga rezultatet nё dhjetë ditët e ardhshme.
Tё kuqtë do përballen me Manchester Cityn gjatë tё dielës nё Anfield, para se tё mёrkurёn udhёtojnё nё Spanjë pёr t’u përballë me Real Madridin nё kuadër tё Ligёs sё Kampionëve. “Është njё kohë vendimtare, kemi katër ndeshje brenda disa ditësh dhe kjo mund tё jetë njё ndryshim i madh nëse do tё luftojmë pёr trofe nё fund tё sezonit”, ka thёnё Benitez. “Nё kёtё shkallё mund tё mendosh vetëm pёr tre pikё dhe pastaj tё shohësh se si veprojnë rivalët. Nuk mund tё kemi ndikim nё atё çfarë ju ndodh ekipeve tjera, andaj duhet tё përqendrohemi nё sistemin tonё tё punës dhe tё shohim nёse tё tjerёt humbin njё ose dy ndeshje”. “Tash gjithçka varet nga njё ose dy javët e ardhshme. Gjithçka mund tё ndryshojё brenda disa ditёsh”, shto spanjolli.
Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, thotë se ëndërron që të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës aktualisht më të mirë në rruzull, Barcelonës.
Në mesjavën e ardhshme Juventusi do të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë ndërmjet tyre, e cila do të zhvillohet në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma, ndërsa portieri bardhezi tashmë është duke menduar për finalen në Romë. “Ëndërroj të luaj në finale kundër Barcelonës. Mirëpo, nëse dështojmë të shkojmë deri atje, do të kisha dashur që në finale të përballeshin Roma dhe Liverpooli”, ka thënë portieri italian.
"Calciomercato" njofton se superyllli i Milanit, Kaka, gjatë të premtes ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit të Rossonerëve para ndeshjes kundër Cagliarit, e cila do të zhvillohet të dielën në San Siro.
Braziliani ishte lënduar në përballjen me Regginan, duke munguar kështu në miqësoren Brazil-Itali, pastaj në derbin e qytetit kundër Interit, si edhe në ndeshjen e parë kundër Werder Bremenit në Kupën UEFA. 26-vjeçari ishte në gjendje ta përfundojë gjysmën e seancës stërvitore të premten, për të vazhduar me ushtrimet specifike. Njoftimet pranë Rossonerëve pohojnë se Kaka mund të jetë në bankën rezervë në ndeshjen e fundjavës kundër Cagliarit, ose ndoshta Ancelotti do ta pushojë për të qenë i gatshëm në ndeshjen kthyese të Kupës UEFA kundër Werderit që do të luhet në San Siro.
Ndeshja që hapi javën e 21-të të Bundesligës u zhvillua të premten mbrëma në Veltins Arena ndërmjet Schalkes dhe Borussia Dortmundit.
Takimi i zhvilluar ndërmjet skuadrave nga mesi i tabelës, asaj të Schalkes dhe Dortmundit, përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1. Të parët shënuan vendasit duke krijuar epërsinë në gjysmën e parë të ndeshjes (20’), ndërsa golashënues ishte Kevin Kuranyi. Edhe pse arritën ta menaxhonin këtë rezultat në pjesën më të madhe të kohës, lojtarët e Schalkes nuk u mbajtën deri në fund të takimit, pasi që një pikë nga kjo ndeshje për skuadrën mysafire nxori sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë Mohamed Zidan (81’).