Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore si mysafir i Bayer Leverkusen dhe tani i prin Bundsligës me 42 pikë.Ndeshja e zhvilluar të dielën në LTU Arena ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Hamburg ka përfunduar me rezultat 1-2. Mysafirët e Hamburgut kaluan në epërsi në minutën e 18-të me anë të Marcell Jansen, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin (30’) me anë të Patrick Helmes. Jansen shënoi sërish në pjesën e dytë (67’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për Hamburgun, i cili e ngriti në krye të tabelës me dy pikë më shumë se përcjellësit e parë Hoffenheim dhe Hertha Berlin, të cilët kanë nga 40 pikë, dhe gjenden në pozitat dy dhe tre, respektivisht.
Liverpooli ka dështuar të shënojë fitore kundër Manchester Cityt në Anfield, dhe kështu ka mbetur shtatë pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United.‘Pasanikët’ e Cityt kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të Robinho, Kompany dhe Bellamy, mirëpo topin në rrjet e futi Alvaro Arbeloa (49’) duke shënuar autogol. Vendasit ishin të paaftë ta përmbysnin rezultatin deri në fund të ndeshjes, ndërsa krejt çka nxorën nga ky takim ishte barazimi. Një pikë nga kjo përballje e siguroi Dirk Kuyt (78’), i cili e bëri atë që nuk arriti ta bënte Fernando Torres, pas një krosimi të Benayoun.
Fiorentina ka arritur që në fund të takimit të shënojë fitore kundër skuadrës së Erjon Bogdanit, Chievo, ndërsa Genoa e ka mposhtur me rezultat minimal Napolin në San Paolo.Viola u gjet në disavantazh që në minutat e para të ndeshjes (13’), kur shënoi Santiago Morero. Ndërsa nga momenti i golit të pësuar Fiorentinës iu desh një kohë e gjatë për të shënuar në portën kundërshtare, dhe këtë e bëri Alberto Gilardino në minutën e 74 duke i barazuar shifrat. Në minutat shtesë të ndeshjes (94’+4), sulmuesi rumun i rikthyer në formë, Adrian Mutu, ia siguroi tre pikë të arta të Fiorentinës, të cilat e mbajnë atë në vendin e katërt me tre pikë pas Milanit që mban vendin e tretë. Vlen të përmendet se sulmuesi i përfaqësues shqiptare, Erjon Bogdani, luajti në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të këtij takimi, por nuk arriti të ndryshonte asgjë në rrjedhën e lojës. Nga ana tjetër, ka mjaftuar goli i Bosko Jankovic (69’) që Genoa ta mposhtë Napolin në kështjellën napolitane, Stadio San Paolo. Kjo fitore e mban Genoan në garën për vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve, pasi që gjendet vetëm një pikë prapa Fiorentinës që mban vendin e katërt dhe një pikë para Romës që gjendet në vendin e gjashtë.
Skuadra e Milanit ka shënuar fitore shumë të vështirë në San Siro kundër ekipit të papërshtatshëm të Cagliarit me rezultat minimal prej 1-0.Mysafirët nga Cagliari u treguan skuadër shumë e fortë përballë Rossonerëve, duke u treguar më të rrezikshëm se kundërshtari i tyre në pjesën më të madhe të lojës. Megjithatë, falë përvojës së tyre, kuqezinjtë, të cilët luanin në mungesë të treshes braziliane, Kaka, Pato dhe Ronaldinho, arritën që të shënonin fitore shumë të rëndësishme, pasi që nuk kishin fituar që nga ndeshja kundër Lazios në fillim të shkurtit. Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte mesfushori holandez Clarence Seedorf, i cili shfrytëzoi rrëmujën që e shkaktoi Pippo Inzaghi te mbrojtja kundërshtare, dhe shënoi në portën e Cagliarit (65’).
Ish-trajneri i Chelseat, Claudio Ranieri, mbështet idenë që lojtari i dikurshëm i Chelseat, trajneri aktual i West Hamit, Gianfranco Zola, të merr drejtimin e Bluve në fund të sezonit.Pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e caktoi trajnerin e Rusisë, Guus Hiddink, në stolin e Bluve, mirëpo holandezi ka thënë se ai është vetëm zëvendësues i përkohshëm dhe se në fund të sezonit do ta vazhdojë punën me përfaqësuesen e Rusisë. Ndërsa trajneri aktual i Juvntusit, i cili ka qenë për katër vite te Chelsea derisa u zëvendësua nga Jose Mourinho, thotë që Zola do të ishte zgjidhja më e mirë për stolin e Bluve. “Gianfranco Zola po punon shumë mirë si trajner. Mendoj se ai do të ishte zgjedhje e mirë për ta udhëhequr Chelsean. Ai ka një histori shumë të mirë në këtë skuadër, dhe mendoj se tifozët do të ishin shumë të kënaqur”, ka thënë Ranieri për “The Times”.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka shënjestruar mesfushorin defanziv të Fiorentinas, Felipe Melo, si lojtarin kryesor që dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar veror.Paraqitjet e brazilianit me fanellën e Violas, kanë nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane, ndërsa mësohet se Wenger është gati të shpenzojë 20 milionë euro për ta transferuar ish-lojtarin e Almerias në Emirates. Paratë për transferimin 25-vjeçarit, trajneri i Topçinjve do t’i grumbullojë pas shitjes së njërit ose dyve nga yjet e tij, Emmanuel Adebayor, Cesc Fabregas ose Robin van Persie, për të cilët Barcelona ofron shumë para.
Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Espanyolit, edhe atë në Camp Nou, ndërsa portieri Victor Valdes bëri një gabim amatoresk, të cilin e shfrytëzoi Ivan De la Pena për ta shënuar golin e dytë.“Gabimi im, i cili na kushtoi me golin e dytë, pati shumë rëndësi në vazhdimin e lojës. Po ashtu përjashtimi (i Seydou Keitas) ishte momenti kryesor në ndeshje”. “Espanyoli kishte ardhur të luante në mënyrën e tyre dhe ata e prishën lojën. Loja jonë është e bazuar në shpejtësi, ndërsa ata e prishën lojën me metodat e tyre”, ka thënë Valdes.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e ka porositur menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, të ndalojë të ankohet në Manchester United.Mourinho hedh poshtë thëniet e Benitez, se orari i ndeshjeve dhe ndikimi i arbitrave ishin arsye kyçe për dominimin e Manchester United. “Chelsea ishte kampion pasi ishte ekipi më i mirë dhe Manchester United është kampion sepse është ekipi më i mirë. Nëse Liverpooli dëshiron të fitojë, duhet të jetë më i miri. Ekipi më i mirë gjithmonë fiton”, ka thënë Mourinho. I pyetur se pse nuk i pushoi lojtarët kryesor në ndeshjen e djeshme ndaj Bolognas, Mourinho është përgjigjur sërish me një sulm tjetër ndaj Benitez dhe Liverpool. “Nuk i pushuam lojtarët pasi duam ta fitojmë titullin. Klube të mëdha janë ata që luftojnë për tituj dhe Liga e Kampionëve është e njëjtë. Para se të luaja me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në vitin 2007, Liverpooli i pushoi 10 lojtarë kundër Fulhamt dhe humbi, dhe kjo fitore i ndihmoi Fulhamit të dalë nga zona e rrezikut”, ka komentuar Mourinho.
Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, e sheh me pozitivizëm humbjen e mbrëmshme ndaj Espanyolit, duke thënë se kjo duhet të jetë një ‘zgjim’ për ekipin.Ivan de la Pena u rikthye në fushë të ish-klubit të tij për të shënuar dy gola në fitoren e mbrëmshme të Espanyolit ndaj Barcelonës në Nou Camp. Tentimi i 10 lojtarëve vendas të mbetur në fushë nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë ndonjë pikë, edhe pse goli i shënuar nga Yaya Toure iu dha ca kurajë atyre. “Shumë njerëz një kohë të gjatë kanë thënë se La Liga është fituar, por kjo humbje do të na prekë të gjithëve. Nuk jam i shqetësuar për humbjen, por siç thash, kjo duhet të na zgjojë”, ka thënë Guardiola.
Mbrojtësi serb Nemanja Vidic ka thënë se ai kishe zhvilluar bisedime me Liverpoolin para se më në fund të vendoste për të kaluar në Manchester United.“Kam biseduar me Liverpoolin. Isha shumë afër Fiorentinës, pastaj Liverpoolit dhe pas kësaj Manchester United. Mendoj se e kam bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë Vidic për The Independent. “Në atë kohë ishte vështirë të zgjidhja, por nëse shihni tash, brenda tri viteve kemi fituar aq shumë trofe dhe kam luajtur rregullisht”. “Liverpooli filloi takimet, pastaj ndaloi. Nëse do të qëndroja në Spartak Moskë do të kisha më shumë para se që kam në United, pasi ata më ofruan më shumë para të qëndroja. Profesionalisht, të shkoja në Evropë, United ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë serbi.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që lojtarët e tij ta harrojnë sa më shpejt humbjen e mbrëmshme ndaj Espanyolit.“Kemi luajtur shumë me nguti, por duhet ta harrojmë këtë rezultat sa më shpejt që është e mundur dhe të rikujtojmë atë çfarë kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Laporta. “Nuk mund të jemi edhe aq të qetë. Sot ishim ekipi më i mirë, por gjërat nuk shkuan siç i planifikuam”, ka shtuar presidenti i klubit katalanas.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson duke folur para ndeshjes së radhës së Ligës së Kampionëve thotë se Premierligës i mungon trajneri i Interit, Jose Mourinho.“Kam kaluar mirë me Jose dhe kur ai u largua nga Chelsea ishte një humbje e madhe për futbollin anglez. A do të doja ta shoh sërish këtu? Po, por ai duhet të ngutet pasi nuk më ka mbetur edhe shumë kohë. Ndoshta mund të përfundojë sërish në Chelsea, kush e di”, thotë Ferguson “Kam pasur kënaqësinë derisa i kam ndjekur intervistat e tij në televizion. Ai ishte shumë i mirë. Ai ishte kryelartë dhe me vetëbesim dhe ishte shumë i mirë për ndeshjen tonë pasi ishte një karakter i vërtetë”. “Jose ka qenë këndej për të na parë si luajmë disa herë së fundi dhe ai më vizitoi mua për një pije pasi luajtëm me Chelsean dhe ishte në një formë të shkëlqyeshme. Nuk mund t’ia mohoni sukseset njeriut”, ka përfunduar Ferguson.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se për shkak se ai është i lidhur me Barcelonën, dëshiron ta mposhtë rivalin e radhës të Ligës së Kampionëve, gjatë ndeshjes së kësaj jave.“Kam qenë një tifoz i Barcelonës pasi ishte një ekip i babait tim, andaj do të ishte vërtet e veçantë për mua nëse e eliminoj Realin nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Reina. “Jam i bindur se do të arrijmë në çerekfinale. Gara ka qenë shumë e mirë për ne në vitet e fundit dhe dëshirojmë që ky sukses të vazhdojë”. “Çdo lojtar ëndërron të luajë në ndeshje të mëdha dhe në fushat më të mira dhe sigurisht që kjo është një prej tyre. Kam shumë miq në Real, si Sergio Ramos dhe Iker Casillas. Të gjithë jemi të afërt, por kjo nuk më ndalon të dëshiroj rundin e ardhshëm me Liveproolin”, ka shtuar spanjolli.
Pas barazimit të javës së kaluar kundër Sampdorias, Juventusi ka arritur ta mposhtë Palermon në Renzo Barbera, me rezultat 2-0.Lojtarët vendas e nisë furishëm takimin duke krijuar disa raste para portës së Gianluigi Buffon, mirëpo duke mos arritur t’i konkretizonin ato. Ndërkohë me kalimin minutave, Bianconerët filluan ta kontrollojnë lojën. Të zgjedhurit e Ranierit shënuan nga një herë në secilën pjesë për të mbajtur diferencën prej nëntë pikësh me liderin e tabelës Inter. Golin e parë për Juven e shënoi mesfushori shkatërrues Mohammed Sissoko, i cili pasi bëri gjithçka vetë, me forcë e përplasi topin në portën e Amelias (26’). Në këtë takim u kthye me gol edhe sulmuesi francez, David Trezeguet, të cilit i ka munguar goli qe një kohë të gjatë, ndërsa shënoi falë një pasimi të ish-sulmuesit të Palermos, Amauri.
















