Sulmuesi argjentinas, Mauro Zarata, ka shënuar të dy golat e fitores 2-0 të Lazios ndaj Bolognas, ndeshje që u zhvillua në Olimpiko të Romës.
Zarate shënoi nga një gol secilën pjesë, nga nëntë minuta para fundit të secilës. I riu argjentinas herën e parë mposhti portierin Antonioli pas 36 minutash lojë. Goli i dytë i Zarates erdhi në minutën e 81-të pas një loje të mirë me Tomasso Rocchin. Rastin më të mirë Bologna e pas në minutën e 39-të kur sulmuesi Marco Di Vaio pati rastin ta shënojë golin e 16-të këtë sezon.Me fitoren e fundit Lazio ngrihet në pozitën e shtatë me 38 pikë.
Mesfushori Frank Lampard ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Chelseat në përballje me Wigan Athletic, të cilat pikë e ngritin klubin londinez në pozitën e dytë të Premierligës.
Blutë kaluan në epërsi që në pjesë të parë me anë të një goditjeje të shkëlqyer të kapitenit John Terry (25’), por mysafirët e palodhshëm nuk u dorëzuan dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen tetë minuta para fundit të ndeshjes, kur Olivier Kapo shënoi golin e barazimit.Por kur u duk se gjithçka do të përfundonte me ndarje pikësh, ishte Frank Lampard i cili u gjend në momentin e duhur për të shënuar me kokë, në minutën e parë të kohës shtesë, duke ruajtur tri pikët në Stamford Bridge.Me këtë fitore Chelsea grumbullon 55 pikë në vendin e dytë, sa ka edhe Liveprooli që zbret në të tretin pas humbjes në fushë të Middlesbrough. Manchester United mbetet lider me 62 pikë dhe një ndeshje më pak.
Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga skuadra e parafundit në tabelë, Middlesbrough.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Riverside Stadium, ndërmjet Middlesbrough dhe Liverpool, ka përfunduar me rezultat prej 2-0 në favor të skuadrës vendase. Vendasit kaluan në epërsi pas një goditjeje nga këndi, me ç’rast Xabi Alonso shënoi autogol (32’). Middlesbrough dyfishoi epërsinë me anë të Tuncay Sanli (63’), pasi të gjithë punën e kreu Aliadiere, i cili shmangu dy mbrojtës para se të pasonte te bashkëlojtari i tij. Me këtë fitore Middlesbrough largohet paksa nga fundi i tabelës, së paku deri të dielën. kur i zhvillojnë ndeshjet Blackburn dhe Stoke City. Ndërkaq kjo humbje ia minimizon Liverpooolit mundësitë për t’u shpallur kampion, duke ditur se Manchester United është shtatë pikë para, ndërsa të dielën mund të bëhen dhjetë pikë.
Topçinjtë e Arsenalit vazhdojnë me formën e dobët në sulm, pasi për të katërtën herë radhazi barazuan pa gola në ndeshjen e Premierligës përballë Fulhamit në Emirates Stadium.
Në një lojë mjaft argëtuese me posedim të ekuilibruar të topit, djelmoshat e Arsene Wenger dështuan edhe njëherë të shënojnë, edhe pse patën më shumë raste se mysafirët.Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja anët. Andy Johnson preku shtyllën që në minutën e dytë, derisa Samir Nasri bëri të njëjtë gjë kë anën e kundërt. Edhe pjesa e dytë filloi me dominim e Arsenalit, por që nuk realizoi me ndonjë konkretizim.Arsenali tash mbledh 47 pikë në vendin e pestë të tabelës së Premierligës, dy më shumë se Evertoni sot shënoi fitore ndaj WBA.Aston Villa në pozitën e katërt ka 51 pikë, dhe do të ketë rastin ta forcojë pozitën në ndeshjen e nesërme, kur pret në fushë të vet Stoke Cityn.
Hertha Berlin është ngjitur sërish në krye të tabelës në Bundesligë, pasi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar të shtunën në Berliner Olympiastadion, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Monchengladbach.
Vendasit nga kryeqyteti gjerman krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Andrey Voronin (28’) dhe Pal Dardai (44’), ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1, me golin e Michael Bradley (69’) nga pika e bardhë. Sensacioni i këtij viti në Bundesligë, skuadra e Hoffenheim, duket se e ka humbur shkëlqimi, pasi ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë duke barazuar pa gola në fushën e Borussia Dortmundit.
Ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, ka porositur bashkëvendësin e tij, yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon, të transferohet në Bernabeu.
“Real Madrid është klubi më i rëndësishëm në botë, klubi më i mirë në botë. Mendoj se Ronaldo tashmë ka krijuar imazh në United”, ka thënë Figo për Marca.“Ai ka fituar gjithçka që mund të fitojë me klubin anglez, që është edhe një klub tjetër i madh, por ai duhet të ketë qëllime tjera tash, ambicie tjera, dhe Real Madridi do t’i lejojë atij të arrijë më shumë. Kjo është arsyeja pse i kam thënë. Nuk e di se çfarë mendon ai tash”, shton lojtari i Interit.
Trajneri i Atletico Madridit, Abel Resino, thotë se skuadra e tij mund ta mposhtë Barcelonën në takimin e të dielës në Vicente Calderon.
"Atletico Madrid mund ta mposhtë Barcelonën. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse mund të jetë moment kthyes për skuadrën”. “Ne mund ta mposhtim një skuadër të madhe. Kjo fitore do të na bënte më të fuqishëm dhe do të na ofronte me skuadrat e kreut. Nëse humbim, atëherë do të ketë ndikim shumë negativ te ne”, i ka thënë Resino gazetës “Marca”.
Milani gjithnjë e më shumë po tërhiqet nga objektivat e tyre. Në fillim të sezonit objektiv kryesor ishte Scudetto, pastaj Kupa UEFA, ndërsa tani trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij është që të mbetet në katër vendet e para në tabelë.
“Vitin e ardhshëm e shoh Milanin në Ligën e Kampionëve dhe unë do të jem sërish trajner. Eliminimi nga Werderi na dëmtoi, mirëpo tani ne e dimë qëllimin tonë: të përfundojmë sezonin në vendet e para në tabelë”. “Nuk ka pasur zënka me Gallianin, por ai e ka bërë të qartë, atë që ne tashmë e dimë, dhe duhet ta realizojmë, pra të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin ardhshëm”, ka thënë Ancelotti.
Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, mezi e pret ndeshjen e nesërme përballë Interit dhe thotë se nuk ka frikë nga Adriano dhe Zlatan.
Francezi është në një formë të mirë kohëve të fundit dhe me Juan që mungon për shkak të lëndimit, ai do të jetë lideri i katërshes mbrojtëse para portës së Donit në ndeshjen e nesërme përballë Interit.“Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht dhe mund të na vënë në një presion të madh, veçanërisht që ne gjithmonë kemi pasur një problem me paqëndrueshmërinë. Por me kënaqësi e pranoj një sfidë të tillë. Ibra dhe Adriano nuk më frikojnë”, ka thënë Mexes.
Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e kanë lidhur atë me një kalim në Manchester City.
Mediat gjermane shkruan se City dëshiron ta zëvendësojë trajnerin aktual Mark Hughes me Jurgen Klinsmann. Gjermani është nën presion të madh tek Bayerni për shkak të disa ndeshjeve të dobëta në Bundesligë. Megjithatë, ish-përzgjedhësi i kombëtares gjermane ka mohuar se dëshiron të largohet nga Allianz Arena. “Gjithmonë ju them lojtarëve të mi si Frank Ribery, se spekulimet se një klub tjetër ju dëshiron janë një kompliment për Bayernin dhe vetë ju. Nëse i dëgjoni ofertat, duhet të jeni krenar dhe kjo iu pëlqen edhe menaxherëve dhe trajnerëve si edhe lojtarëve”, thotë Klinsmann.
Manchester City raportohet se është i gatshëm të shesë në fund të sezonit lojtarin më të shtrenjtë të Premierligës, Robinhon.
Daily Mail, duke u bazuar në disa burime të afërta me pronarët arab, thotë se klubi dëshiron t’i zvogëlojë harxhimet e veta nëse do të marrë ndonjë ofertë të pranueshme për sulmuesin. Është e kuptueshme se kompania që ka në pronë Cityn, Abu Dhabi United Group, është e bindur se Robinho nuk ka dëshmuar suksesin të cilin pronarët kanë shpresuar kur e blenë për 32.5 milionë funte nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Forma e Robinhos ka qenë larg nga ajo e pritura dhe ai ka pasur edhe ndikim negativ tek anëtarët tjerë të ekipit së bashku, me brazilianin tjetër Elano. Mark Hughes raportohet se do të pranojë ta shesë brazilianin gjatë verës, pasi edhe vetë 25-vjeçari duket i pakënaqur në Eastlands.
LeBron James është rikthyer nga paraqitja e dobët një natë më parë, për të shënuar 30 pikë dhe 14 kërcime në fitoren e mbrëmshme prej 97-86 të Cleveland Cavaliers ndaj San Antonio Spurs.
Në ndeshjen e mëhershme ndaj Houston Rockets (të enjten) ylli i Cleveland shënoi vetëm shtatë gjuajtje nga 21 tentimet dhe për herë të parë në karrierë nuk bëri ndonjë asistim. Por ai u rikthye në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Spurs duke shënuar 15 pikë vetëm në çerekun e parë. Delonte West shënoi 17 pikë dhe Zydrunas Ilgauskas 10 pikë dhe 10 kërcime për Cavaliers. Katër lojtarë të San Antonios shënuan nga 11 pikë, përfshirë edhe Tony Parker, i cili shënoi vetëm 3 nga 16 tentimet e tij nga loja.
Sulmuesi i Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, thotë se ai do të pëlqente të luajë për rivalin e radhës në finalen e nesërme të Kupës Carling, Manchester United.
“Do të ishte gabim të mos ëndërroje për këtë”, ka thënë Pavlychenko kur është pyetur nëse do të dëshirojë të luajë për United. “Kam kuptuar se Premierliga është saktësisht arsyeja se pse dikush fillon të luajë futboll në radhë të parë. Dhe Manchester United është lideri. Çdokush ëndërron të luajë atje. Kur një ëndërr tjetër realizohet, njeriu fillon të ëndërrojë një cak tjetër”, ka thënë sulmuesi rus.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai konsultohet shpesh me Ryan Giggs para se të marrë vendime të mëdha.
“Ai është pjesë e rendit të dytë jozyrtar të stafit. Kam besim në të dhe marr këshilla prej tij. Ai e kupton klubin dhe lojtarët e rinj më mirë se çdokush tjetër”, ka thënë Ferguson. “Nëse i jepni atij shtatë ditë pushim dhe ai do të jetë si një djalosh i ri. Ai është në formën e më të mirë që ndonjëherë e kam parë”, ka shtuar skocezi.