Kampioni aktual i Premierligës, Manchester United, është rikthyer nga disavantazhi prej një goli, për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen përballë Newcasle United të zhvilluar në St. James Park.Peter Lovenkrands tronditi kampionët kur shënoi pas vetëm nëntë minutash lojë, pas një gabimi të tmerrshëm të portierit Edwin van der Sar. Por Wayne Rooney rihapi gjithçka në minutën e 20-të, duke shënuar golin e nëntë në nëntë ndeshje kundër Newcastlet. Vendimtar për fitoren e Djajve të Kuq ishte goli i Dimitar Berbatov në minutën e 56-të të lojës. Pavarësisht fitores, paraqitja e United ishte jo aq bindëse. Kjo fitore ka rikthyer epërsinë prej shtatë pikëve të Manchesterit ndaj dy ndjekësve, Chelseat dhe Liverpoolit, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra e Sampdorias ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Interit.Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë i zhvilluar të mërkurën mbrëma, ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Stadio Ferraris, ka përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase. Golin e parë për vendasit e shënoi Antonio Cassano që në minutat e para të ndeshjes (9’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë Sampdoria shënoi edhe dy herë me anë të Giampaolo Pazzinit (30’ dhe 42’) duke trefishuar rezultatin, ndërsa ky rezultoi të ishte edhe rezultati i fundit i ndeshjes. Deri në fund të takimit zikaltrit nuk arritën të shënojnë as edhe golin e nderit në këtë përballje, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.
Sipas një studimi në Itali, tabela do të dukej më ndryshe po të mos kishte pasur gabime të gjyqtarëve.Në Serie A sërish ka plasur çështja e ‘gabimeve të gjyqtarëve’ si rezultat i barazimit të fundit ndërmjet Interit dhe Romës, ku është akorduar një penallti e pa qenë në dëm të Giallorossëve. Në bazë të një mbikëqyrjeje të realizuar nga “Observations on Arbitration Errors” në bashkëpunim me “Adiconsum”, që nga fillimi i sezonit 2008/2009, 171 pikë do të ishin të riaranzhuara po të mos bëheshin 163 gabime të vërtetuara deri më tani. Në mënyrë hipotetike, Milani vendoset në pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Fiorentina do të ishte në vendin e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Jventusi do ta kishte zënë vendin e tretë pasi ka pasur disa gabime të vogla në favor të tyre, derisa Interi do të ishte në vendin e katër me 11 pikë më pak saqë ka tani.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lëvduar yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Old Trafford, por ka shtuar se skuadra zikaltër do t’i eliminojë kampionët në fuqi nga Liga e Kampionëve.“Ronaldo është lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai po luan shumë mirë. Ai ka fituar Topin e Artë, çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit dhe tre trofe me klubin e tij sezonin që shkoi”. “Unë duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe do të vijë koha për ta fituar edhe Topin e Artë, por më e rëndësishmja është që të fitoj me skuadrën”. “E kemi fituar Kampionatin këto vitet e fundit dhe mendoj se ka ardhur koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”. “Manchester United është një skuadër e fuqishme, por e tillë është edhe Interi. Nëse dëshirojmë ta fitojmë trofeun, atëherë duhet t’i fitojmë ndeshjet e këtilla”. “Nëse jemi kompakt dhe të fokusuar atëherë nuk do ta kemi të vështirë. Duhet të luajmë më mirë dhe të kemi më shumë besim, duke mos gabuar”, ka përfunduar suedezi.
Petr Cech thotë se Manchester United do ta ketë të vështirë që t’i fitojë të gjithë titujt këtë sezon dhe mendon se Djajtë e Kuq nuk do të mbahen deri në fund të sezonit.United tashmë ka fituar dy trofe që nga fillimi i sezonit 2008/2009, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën Carling, ndërsa portieri i skuadrës rivale thotë se kampionët nuk do të mund të vazhdojnë me këtë formë deri në fund. “Është vështirë të tentosh t’i fitosh të gjitha garat, dhe këtë e di nga përvoja sepse edhe ne e kemi provuar të njëjtën gjë më herët”. “Nganjëherë ndodh të humbësh vetëm për fatin e keq. Prandaj për të qenë i suksesshëm në të gjitha garat është gjithmonë vështirë, ndërsa duhet që gjithçka të shkojë në favorin tuaj, duke përfshirë këtu edhe fatin edhe disponimin... Por në realitet rrallë ndodh kështu”, është shprehur çeku.
Sheiku Sulejman Al Fahim ëndërron që t’i shohë Diego Maradonën dhe Lionel Messin te Manchester City.Pronari i Cityt që nga blerja e klubit ka shprehur dëshirë për t’i pasur të gjitha yjet në skuadër, ndërsa tani ka zbuluar dëshirën e tij që një ditë dëshiron ta ketë Maradonën si president të klubit, ndërsa Messin si lojtarin kryesor të skuadrës. “Nuk e di nëse Diego Maradona do të jetë një trajner i mirë. Ajo që unë mendoj është se ai duhet të qëndrojë në pozitën e kryetarit të klubit, dhe ta ketë të drejtën të zgjedhë dhe të blejë lojtarë”. “Kurrë më parë nuk kam bashkëpunuar me Maradonën, por shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti. Ndërsa Messi është një lojtar, i cili më detyron ta dua sërish përfaqësuesen e Argjentinës”, ka thënë Al Fahim për agjencinë “DPA”.
Skuadra nga Liga Premier, Tottenham Hotspur, i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Bojan Krkic.“Mirror” njofton se Spursat dëshirojnë ta marrin 18-vjeçarin në formë huazimi. Spanjolli me prejardhje serbe nuk mund të zë vend në formacionin bazë të Barcelonës këtë sezon duke parë formën e shkëlqyer që kanë treguar tre lojtarët në fazën e sulmit te Blaugranët, prandaj kohëve të fundit po spekulohet për largimin e tij nga Camp Nou.
Kapiteni i Real Madridit, Raul, beson se trajneri Juande Ramos ka bërë një punë të mirë me Los Blancos dhe se ai mund të qëndrojë disa vite në stolin e skuadrës.“Ai ka bërë një punë të madhe. Me ardhjen e tij skuadra është përmirësuar dukshëm dhe po përmirësohemi në çdo ndeshje”. “Punën e tij e kanë parë të gjithë. Ai ka qenë trajner i shkëlqyer dhe mund të qëndrojë në krye të klubit për një kohë të gjatë”, ka thënë kapiteni për “AS”.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka filluar t’i ndërmarrë masat e para për dështimet e fundit të skuadrës së tij. Ai e ka urdhëruar shefin ekzekutiv Adriano Galliani që t’ua zvogëlojë pagat lojtarëve.Milani aktualisht paguan 120 milionë euro për sezon vetëm pagat e lojtarëve, aq sa paguan edhe Interi, ndërsa Juventusi zë vendin e tretë me 115 milionë. Sipas MilanNewës.it, Berlusconi ka kërkuar uljen e pagave për 30% me qëllim që të përballet me gjendjen e vështirë të skuadrës, e cila nuk garon për asnjë trofe dhe rrjedhimisht nuk do të sjellë para të mëdha këtë sezon.
Tentativa e West Ham United për ta siguruar një vend i cili çon në Kupën UEFA, ka marrë një goditje të rëndë, pasi që mësohet se mesfushori shqiptar Valon Behrami nuk do të luajë deri në fund të sezonit.Kosovari me pasaportë zvicerane, e ka lënduar gjurin të dielën në përballjen me Manchester Cityn, ndërkohë që pritej rikthimi i shpejtë i tij në fushë. Por ekzaminimet radiografike, kanë treguar se lëndimi i 23-vjeçarit është shumë serioz dhe ai ndoshta do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta rregulluar problemin. “Sezoni ka marrë fund për mua. Duhet të pres një ditë ose dy, derisa të kuptoj nëse do t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike ose jo”, është cituar Behrami për “The Sun”.
Kontrata e Fabio Cannavaros me Real Madridin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa mbrojtësi italian ka përsëritur dëshirën për kalim te Napoli ku dëshiron ta përfundojë karrierën e tij.“Nuk dëshiroj që kjo të shndërrohet në një telenovelë, sepse kam respekt për udhëheqësit e klubit, lojtarët dhe trajnerin”. “Nëse do të krijohet ndonjë mundësi të luaj te Napoli tani ose pas një viti, kush e di... do ta kisha mirëpritur”, ka thënë ish-mbrojtësi i Juventusit për “Il Mattino”.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se rosonerët janë në krizë e cila mbase është më e keqja në 25 vitet e fundit.“Situata nuk është e mirë. Ne përjetojmë momentet më të këqija në historinë e Milanit në 25 vitet e fundit. Duhet të bëjmë gjithçka për të arritur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gattuso. “Do të ishte tragjedi nëse e humbin sërish. Do të ishte e vështirë, pasi kemi edhe 12 ndeshje përpara, që kërkojnë shumë, por nëse luajmë siç duhet të luajë Milani, nuk do të kemi probleme”, ka shtuar italiani.
Orlando Magic ka shënuar fitore prej 111-99 ndaj Phoenix Suns, gjatë një ndeshje që u karakterizua me një ballafaqim të Dwight Howard dhe Shaquille O'Neal.Howard shënoi 21 pikë dhe tetë kërcime për vendasit, derisa O'Neal shënoi 19 pikë dhe 11 kërcime. Rashard Lewis ishte më i miri tek Magic me 29 pikë dhe 12 kërcime. Hedo Turkoglu shënoi 22 pikë. Tek Phoenix, Jason Richardson ishte më i miri me 27 pikë, ndërsa Steve Nash është rikthyer duke shënuar 20, tetë asistime dhe shtatë kërcime.
Trajneri i Lazios, Delio Rossi, është ndarë më se i kënaqur nga fitorja 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.“Filluam ca më të qetë dhe pranuan një gol të hershëm, dhe një tronditje. Pastaj u rikthyem në pjesën e dytë dhe mendoj se rezultati ishte ajo që ne merituam”, ka thënë Rossi. “Ne u dëshmuam, kishim posedimin më të madh dhe ishim më ngulmues. Jemi një ekip shumë teknik dhe nuk synojmë të luajmë me topa të gjatë, andaj duhet ta luajmë topin rreth e rrotull me qëllim që të ndërtojmë sulmin. Edhe nëse kishim humbur ose barazuar, do të kërkonim fitore në ndeshjen e dytë”, ka shtuar italiani.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me paraqitjen dhe golat e shënuar nga Nicklas Bendtner në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj West Bromwich.“Të dy sulmuesit ia dolën mirë. Bendtner është duke u përmirësuar nga muaji në muaj dhe Arshavin nga ndeshja në ndeshje. Ai ka qenë i pafat në përfundimet. Por ju mund ta shihni klasin e tij në fushë”, ka thënë Wenger. “Është më ndryshe kur luan për Arsenalin. Krahasoheni me lojtarët të cilët kanë luajtur pesë, gjashtë ose dhjetë vite më herët. Por duhet ta pranoni se djemtë 19-20 vjeçar (Bentner) do të jenë më mirë çdo tre muaj, gjashtë muaj. Ai sonte ka treguar se ka talent të jetë lojtar i Arsenalit”, ka shtuar francezi pas fitores së mbrëmshme.
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka lavdëruar fituesin e ndeshjes së mbrëmshme, Didier Drogba, pas paraqitjes së tij ndaj Portsmouth.“Ai është shumë i lumtur me këtë gol. Ai e din se nuk ka shënuar shumë gola këtë sezon”, ka thënë Hiddink. “Kjo çliron ca tensionin tek ai. Kur një lojtar luan në këtë pozitë dhe nuk shënon, atëherë vjen deri tek një shpërthim shumë emocional. Nëse jeni sulmues dëshironi të shënoni. Ata jetojnë për të shënuar dhe asistuar”, ka shtuar Hiddink.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i ngazëllyer me formën e fundit të mesfushorit izraelit Yossi Benayoun.“Kam biseduar me stafin tim për Yossi dhe të gjithë pajtohemi se ai ka luajtur shumë mirë së fundi. Kur arrini në këtë shkallë të sezonit, ndonjëherë lojtarët mund të lodhen, por në rastin e Yossi ai duket mirë dhe po ia del shumë mirë”, ka thënë Benitez. “Ai është një lojtar inteligjent i cili bën disa lëvizje të mira. Ai mund t’i mposhtë lojtarët, ai mund ta mbajë topin në mes linjave dhe është shumë i mirë për të gjetur mundësinë për pasimin e fundit”. “Ai mund të asistojë për lojtarët e tjerë dhe po ashtu mund të shënojë shumë gola. Siç thash ai është një lojtar me kualitete dhe inteligjencë loje. Ai mund ta ndryshojë lojën”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, thotë se Edwin van der Sar e ka dëshmuar veten si një prej portierëve më të mëdhenj.“Për të qenë portieri i Manchester United, duhet të kesh disa kualitete bazike. Të bësh atë që ka bërë Ewin van der Sar, ta ruash portën e paprekur për 14 ndeshje, duhet të kesh diçka të veçantë”, ka shkruar Schmeichel në një artikull për Daily Mail. “Van der Sar një kohë ka qenë një prej portierëve më të mirë, sipas meje. Në shumë raste para se ai të arrijë në klub, e kam përmendur emrin e tij nëpër intervista dhe artikuj. Tash jam i gëzuar që ai është në këtë klub”, ka shtuar ish-portieri i Manchesterit.
Liverpooli iu është rikthyer fitoreve pas dështimit të vikendit, duke mposhtur Sunderlandin në Anfield me rezultat 2-0.Mysafirët po thuajse kaluan në epërsi befasuese në minutën e katërt të ndeshjes. Por pjesa e parë megjithatë përfundoi pa gola. Pas një loje të mirë nga Steven Gerrard, topi gjeti sulmuesin francez David N'Gog, goditja e të cilit përfundoi në portën kundërshtare duke thyer rezultatin në Anfield, pas 52 minutash lojë. Goli ishte i pari në Premierligë për N’Gog. Pas golit të parë Liverpooli mori timonin dhe dyfishoi epërsinë pas 65-tash lojë me anë të Yossi Benayoun, me të cilin rezultat, 2-0, edhe përfundoi ndeshja. Rezultati e mban Liverpoolin në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Chelsean, dhe katër më pak se lideri Manchester United, që megjithatë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka shënuar golin e fitores në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi në Fratton Park kundër Portsmouthit.Drogba shënoi pas 79 minutash lojë, pas një dështimi të mbrojtësit të Portsmouth, Sol Campbell, të ndalojë një harkim të Jose Bosingwas. Fitorja e pestë radhazi e Chelseat mban gjallë shpresat për titull të ekipit londinez, që e ngushton diferencën ndaj liderit, Manchester United, në katër pikë. Rezultati ruajti rekordin perfekt të Guus Hiddink që nga arritja e tij, por si edhe ajo prej 2-1 në fundjavë ndaj Wiganit, edhe kjo fitore ishte mjaft e vështirë për Chelsean që është larg nga forma më e mirë.
Nicklas Bendtner ka shënuar dy gola për t’i ndihmuar Arsenalit të shënojë fitore 3-1 në ndeshjen e Premierligës përballë West Bromwich.Danezi gjeti hapësirë të mjaftueshme që në minutën e katërt të lojës, duke i dhënë Arsenalit një avantazh të hershëm. Por vendasit barazuan shumë shpejtë, pas vetëm tre minutash të tjera, kur Chris Brunt shënoi nga gjuajtja e lirë. Por topçinjtë sërish rikthyen avantazhin në minutën e 38-të, kur Kolo Toure dërgoi topin në rrjetë, pas harkimit të sulmuesit rus Andrei Arshavin. Një minutë para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë të ndeshjes, Bendtner shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Arsenalin, që ishte edhe goli i fundit i ndeshjes. Fitorja është e para në Premierligë për Arsenalin pas pesë barazimeve. Fitorja e fundit e topçinjve ishte më 17 janar ndaj Hull Cityt. Topçinjtë tash mbledhin 49 pikë pikë në pozitën e pestë, tre më pak se Aston Villa që nesër luan në fushë të Manchester Cityt.
Lazio është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Juventusit.
Ekipi i Claudio Ranierit, i cili pushoi disa prej lojtarëve kryesor, kaloi i pari në epërsi me anë të golit të shënuar nga mesfushori Marco Marchionni, pas 34 minutash lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Goli i barazimit për Lazion erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes, kur Goran Pandev më në fund theu rezistencën e portierit Maninger. Austriaku largoi një goditje të Lichsteiner, por nuk arriti të mbrojë edhe gjuajtjen tjetër të maqedonasit. Portieri i Juves u thye edhe një herë 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur kapiteni i Lazios Tomasso Rocchi shënoi nga afërsia, për t’i sjellë ekipit romak fitoren. Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Italisë do të zhvillohet nesër, kur Sampdorias do të presë në fushë të vet kampionin e Italisë, Interin.
Ekipi i Claudio Ranierit, i cili pushoi disa prej lojtarëve kryesor, kaloi i pari në epërsi me anë të golit të shënuar nga mesfushori Marco Marchionni, pas 34 minutash lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Goli i barazimit për Lazion erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes, kur Goran Pandev më në fund theu rezistencën e portierit Maninger. Austriaku largoi një goditje të Lichsteiner, por nuk arriti të mbrojë edhe gjuajtjen tjetër të maqedonasit. Portieri i Juves u thye edhe një herë 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur kapiteni i Lazios Tomasso Rocchi shënoi nga afërsia, për t’i sjellë ekipit romak fitoren. Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Italisë do të zhvillohet nesër, kur Sampdorias do të presë në fushë të vet kampionin e Italisë, Interin.
















