Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, zbulon se që të dy gjigantët evropian, Milani dhe Barcelona, kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, por ai vendosi ta shpaguajë veten tek klubi anglez.“E di se Milani dhe Barcelona ishin të interesuar për mua, por në fund unë zgjodha Arsenalin. Ky është klubi ku dua ta shpaguaj veten me fitore të rëndësishme, pasi më mundësoi të bëhem një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë Adebayor.“E gjej veten mirë këtu, edhe pse, siç them shpesh, kurrë nuk mund të dish se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, shton sulmuesi nga Togo.
Kapiteni i Real Madridit, Raul, beson se Cristiano Ronaldo do të jetë i pranueshëm nëse vendos të vijë në Santiago Bernabeu.Klubi mbretëror nuk e ka fshehur synimin për të angazhuar Cristiano Ronaldon, por tentimi i verës së kaluar për të marrë shërbimet e portugezit dështoi.“Mendoj se Ronaldo do të pranohej mirë nëse vjen në Real Madrid. Njerëzit të cilët më herët kanë luajtur me të, thonë se ai është një djalosh i mirë. Me ata që kam folur thonë se ai është një punëtor i madh dhe një personalitet i mirë”, ka thënë Raul.“Kemi pasur emra të mëdhenj të futbollit më herët, Ronaldo, Zidan, Beckham, ata ishin integruar në përbërje, u përshtatën mirë me bashkë-lojtarët dhe tifozët. Unë vet nuk e njoh Cristianon, por besoj në njerëzit të cilët e njohin atë shumë mirë”, ka shtuar kapiteni i kampionit të Spanjës.
Hiddink raportohet se ia ka rekomanduar holandezin pronarit të klubit, Roman Abramovich, duke nxitur edhe spekulimet se ai mund të mbetet edhe më tej në stolin e Chelseat.Por, edhe nëse mbetet apo largohet, Hiddink është i bindur se Van der Vaart do të ishte një përforcim i duhur për ekipin anglez.Oferta të cilën mund ta dërgojë Chelsea në drejtim të Realit për të marrë shërbimet e holandezit, thuhet të jetë afro 8 milionë funte.
Presidenti aktual i Barcelonës, Joan Laporta, e sheh trajnerin aktual të klubit Josep Guardiola si presidentin e ardhshëm.“Nuk e di nëse ai do të mbetet për shumë vite si trajner i Barcelonës, pasi ai është një person jo i qetë, gjithmonë dëshiron të ngrihet dhe funksionojë”, ka thënë Laporta.“Por qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo ai do të jetë i lidhur me klubin të cilin e dëshiron, kjo është e sigurt. Ai është një person i cili do të mund të ishte një president i shkëlqyeshëm i Barcelonës”, ka shtuar spanjolli.
Yao Ming ka shënuar 24 pikë dhe ka bërë 17 kërcime për t’i sjellë fitoren prej 93-83 Houston Rockets në ndeshjen si vendas ndaj Memphis Grizzlies.Yao po ashtu realizoi edhe nëntë bllokime për Rockets që renditen në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore me 41 fitore dhe 23 humbje këtë sezon. Luis Scola ka shënuar 18 pikë dhe 14 kërcime Houston.Tek Memphis Grizzlies që kanë shënuar 16 fitore (një në 11 ndeshjen e fundit) dhe kanë pësuar 46 herë këtë sezon, Rudy Gay ishte më i sakti me 21 pikë.
Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, është i ngazëllyer me tregolëshin e shënuar në fitoren e djeshme ndaj Atalantas, por thotë se tifozët e rosonerëve janë të zhgënjyer këtë sezon.“Jam i lumtur. Mund të luaj një ndeshje në javë. Jam shumë i lumtur që ende kam një vrull dhe që jam në gjendje sërish t’i shfrytëzoj këmbët. Ky ekip dhe këta njerëz më kanë ngjallur dhe më bëjnë të ndjehem si fëmijë. Vërtetë është një kënaqësi e madhe”, ka thënë Inzaghi.“Tifozët janë të hidhëruar. Ne duhej të luftonim për skudeto, por tash duhet të drejtohemi kah qëllimet tjera. Me këto ndeshje që kanë mbetur ne do të përpiqemi të rifitojmë publikun”, ka shtuar italiani.
Sipas "La Gazzetta dello Sport", mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, e ka thyer ashtin metatarsal dhe kështu do të qëndrojë jashtë fushe në dy muajt e ardhshëm, duke munguar edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër kundër Chelseat, që zhvillohet të martën mbrëma në Olimpico të Torinos.“Mohamed Sissoko e ka thyer ashtin metatarsal të këmbës së majtë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit. Mungesa e Sissokos do të jetë një mangësi e madhe në mesfushën e Juventusit, ndërkohë pritet që vendin e tij ta zë 23-vjeçari Claudio Marchisio.
Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, pohon se Liverpooli do të luajë lojë defanzive në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma në Anfield.“Ne Bernabeu, Liverpooli nuk bëri asnjë tentativë për ta fituar ndeshjen. Gjatë gjithë ndeshjes, portieri i tyre (Reina) vazhdimisht dërgonte topa të gjatë në drejtim të Dirk Kuyt. Prandaj jam i sigurt se ata do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në Anfield”. “Megjithatë ne duhet ta zhvillojmë lojën tonë më të mirë dhe duhet të kemi durim, me qëllim që t’i shmangim gabimet në mbrojtje. Nëse shënojmë kundër tyre, atëherë do t’i detyrojmë të luajnë”, ka thënë mbrojtësi italian.
Rafael Benitez pohon se të zgjedhurit e tij kanë vetëm një qëllim të martën mbrëma në Anfield: ta mposhtin Real Madridin.“Është shumë me rëndësi që ta fillojmë ndeshjen me qëllimin për të fituar dhe të mos mendojmë për ndonjë rezultat tjetër”. “Real Madridi është një skuadër shumë e mirë, prandaj nuk duhet t’ia lejojmë vetes luksin të mendojmë se jemi në përparësi. Ne fituam në Bernabeu, gjë që është mirë, por e rëndësishmja është që ta kryejmë punën në Anfield”, u ka thënë Benitez gazetarëve.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se skuadra e tij nuk do ta mbrojë rezultatin në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Romës të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico.Në ndeshjen e parë ndërmjet Arsenalit dhe Romës në Emirates Stadium, Topçinjtë fituan me rezultat minimal prej 1-0, mirëpo menaxheri Wenger kërkon nga lojtarët e tij të shënojnë fitore dhe jo të mundohen të nxjerrin një barazim, i cili do t’i dërgonte në çerekfinale. “Duhet të shkojmë në Romë dhe ta luajmë lojën tonë. Është shumë me rëndësi për ne që të fokusohemi në sulm dhe të shënojmë gola”. “Ata janë një skuadër shumë e mirë në sulm, dhe nëse ne i lejojmë që ata ta kalojnë pjesën më të madhe të ndeshjes në gjysmën tonë, atëherë mund të dënohemi”. “Ne jemi shumë afër çerekfinales, prandaj duhet ta testojmë veten nëse jemi për të vazhduar më tutje, dhe kjo mund të arrihet vetëm me fitore”, ka thënë Wenger.
Fenomeni brazilian i rikthyer në fushë, Ronaldo, në ndeshjen e dytë për skuadrën e tij të re Corinthians, e ka shënuar emrin në listën e golashënuesve duke nxjerrë një pikë në derbin përballë Palmeiras.Në takimin e të dielës mbrëma kundër Palmeiras, Ronaldo u inkuadrua në minutën e 63-të, ndërsa në minutat shtesë të takimit shënoi gol duke penguar humbjen e skuadrës së tij në këtë udhëtim të vështirë. “Jam shumë i kënaqur. Kjo është një ndjenjë e veçantë”, është shprehur Ronaldo.
Barcelona i është kthyer fitores të shtunën mbrëma kur e mposhti Athletic Bilbaon në Camp Nou, ndërsa mesfushori Andres Iniesta është i bindur se trofeu i Kampionatit spanjoll këtë sezon do t’i takojë skuadrës së tij.“Jam i bindur se ne do ta fitojmë La Ligan këtë vit. Besoj plotësisht në fuqinë e skuadrës dhe tashmë i jemi kthyer formës më të mirë. Tash për tash, titulli varet vetëm nga ne”, “Pas ndeshjes kundër Bilbaos jemi shmangur sërish me pikë kundrejt Realit (gjashtë), dhe javët gjithnjë po pakësohen”, ka thënë 24-vjeçari për Radio Catalunya.
“Të gjithë janë maksimalisht të motivuar dhe ne do ta konsiderojmë këtë ndeshje si një finale”. “Lojtarët janë të etshëm për ta përmirësuar gabimin e ndeshjes së parë në Bernabeu dhe ne do të mundohemi me të gjithë fuqinë tonë që të sigurojnë një kualifikim në çerekfinale për t’i gëzuar tifozët tanë”. “Të gjitha mundësitë dhe opsionet do të jenë në fushë. Ndoshta jemi në disavantazh, mirëpo dëshira jonë është e madhe dhe mund të arrijmë gjithçka”, është shprehur Ramos për programin “El Larguero”.
Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, është i bindur në suksesin e Giallorossëve përballë Arsenalit në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Olimpico.Ndeshja e parë e zhvilluar në Emirates përfundoi me fitore minimale të Topçinjve, ndërsa ish-mbrojtësi i Liverpoolit mendon se Armata romake e ka fuqinë për të vazhduar në çerekfinale. “Do të jetë një ndeshje e bukur. Ne jemi të gatshëm, sepse kjo do të jetë një përballje e vërtetë. Do të jetë vështirë, por unë mendoj se ne mund të fitojmë me rezultat prej 2-0 dhe të shkojmë në raundin tjetër”, ka thënë norvegjezi për “Sky”.
Manchester City do të bëjë një tentativë për ta transferuar sulmuesin e Barcelonës, Thierry Henry.Tabloidi britanik “The People” njofton se ‘pasanikët’ po përgatisin 11 milionë euro për ta kthyer francezin në Premier League. Manchester City e ka në radar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, mirëpo ky i fundit ka deklaruar se nëse largohet nga kampionët francezë atëherë do të transferohet në Camp Nou. Prandaj mundësia më e mirë është që t’ia mbushin mendjen ish-sulmuesit të Arsenalit që të kthehet në Premiership.
Sevilla ka shënuar fitore në përballjen të dielës mbrëma në Sanchez Pizjuan duke mposhtur Almerian me rezultat 2-1.Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e pestë kur Frederic Kanoute mposhti portierin Diego Alves. Kanoute ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, por këtë radhë si asistues, pasi që topin në rrjet e dërgoi Renato (62’). Në minutën e 70-të mysafirët ngushtuan epërsinë nga pika e bardhë, me anë të Negredos, por ata nuk arritën të bëjnë më shumë në pjesën e mbetur të ndeshjes. Me këtë fitore Sevilla ruan vendin e tretë me pesë pikë diferencë nga Villarreali që gjendet në vendin e katërt.
















