Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se të kuqtë nuk do të luajnë lojë defensive në ndeshjen e sotme të kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në Anfield.
“Mendoj se një gol i dytë në këtë ndeshje do të ishte mjaft i rëndësishëm. Nëse Madrid shënon, ndeshja do të jetë shumë e hapur dhe kjo është diçka të cilën ne nuk e dëshirojmë”, ka thënë Gerrard.“Është e nevojshme që të sigurohemi se ne do të jemi të parët që do të shënojmë gol dhe se do ta zgjedhim rrugën për në fazën e ardhme para kohe”.“I kemi eliminuar ekipet më të mira në disa vitet e fundit dhe është e nevojshme të sigurohemi se kjo do të ndodhë edhe me Real Madridin. Jam i sigurt se ata janë të shqetësuar pasi e dinë se sa të mirë jemi në Evropë”, shton kapiteni i të kuqve.
Ish-ylli i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se Lyoni ka kualitet për ta eliminuar Barcelonën nga gara e mëtejme e Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Francës do të ketë një punë të vështirë në Camp Nou kundër Barcelonës, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Por legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, beson në sukses të Lyonit. Francezi thotë se Lyoni do të luajë barazim 2-2 në udhëtim tek lideri i La Ligës dhe me këtë do të kualifikohet për në rundin e ardhshëm të garës evropiane.“Lyoni do të shkojë më tej. Ata janë të aftë për këtë dhe mund ta paramendoj se si do t’i kundërvihen Barcelonës”, ka thënë Zidane në një intervistë për Canal +.“Si do të jetë rezultati? Barazim 2-2. Jam i bindur se ata do të kualifikohem për në rundin e ardhshëm”, shton më tej legjenda e futbollit.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ekipi i tij do të kërkojë fitore në Anfield si edhe kualifikim për në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Klubi mbretëror arrin në Angli me një gol disavantazh nga ndeshja e parë, por Ramos thotë se ata nuk kishin fat në ndeshjen e parë dhe se superioriteti i tyre në futboll do t’u ndihmojë të kualifikohen për në rundin e ardhshëm të garës evropiane.“Dua ta zhvilloj ndeshjen më të mirë time në karrierë, kurrë nuk kam luajtur në Anfield. Është një stadium magjik ku secili futbollist dëshiron të fitojë atje. Ne duhet të fitojmë ose të fitojmë, nuk ka zgjidhje tjetër. Kjo është një ndeshje për jetë a vdekje”, ka thënë mbrojtësi i Realit.
Richard Hamilton ka shënuar pikët më të larta të ndeshjes, 29 sosh, dhe ka kontribuar edhe me 14 asistime (më të lartat në karrierë), për të ndihmuar Detroit Pistons të shënojë fitore 98-94 ndaj Orlando Magic.
Tayshaun Prince shënoi 20 pikë ndërsa Antonio McDyess 13 pikë dhe 18 kërcime, derisa Detroiti mposhti Orlandon për të dytën herë brenda 10 ditëve.Pistonsat, 32 fitore dhe 30 humbje këtë sezon, tash janë 3-0 me ndeshje kundër Magic këtë sezon dhe kanë fituar 19 nga 24 takimet e rregullta sezonale mes tyre.Dwight Howard ishte më i mirë tek Magic me 27 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Rashard Lewis shënoi 21 pikë. Orlando Magic mbetet në kuotën e 46 fitoreve, ndërsa numri i humbjeve tash rritet në 17.
Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka përgatitur një ofertë të vlefshme 6 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Alexandr Hleb.
Disa burime gjermane kanë bërë të ditur se Bayerni shpreson ta sjellë Hlebin në Alliaz Arena për një çmim më të ulët gjatë kësaj vere, pasi mesfushori dështoi të tregojë veten në Camp Nou pas transferimit të verës së kaluar për 11 milionë euro nga Arsenali.Hleb tha gjatë javës së kaluar se ai ishte ‘i nderuar’ nga interesimi që ka shfaqur Bayerni.
Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, shpreson që Liveprooli ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.
I pyetur nëse dëshiron që Liverpooli ta mposhtë Realin, Keita është përgjigjur: “Personalisht, nuk më pëlqen Real Madridi pasi jam i Barcelonës. Por jo gjithmonë ndodhin ato që dëshiron”. “Shtypi në Madrid mund të shkruajë çfarë të dojë. Ne kishim katër pikë diferencë dhe tash kemi gjashtë, andaj mendoj se ata duhet të merren me gjëra tjera, por ne megjithatë nuk kemi problem e as nuk iu frikohemi atyre”, ka shtuar mesfushori.
Sulmuesi kryesor i Interit, Zlatan Ibrahimovic, dëshiron një vend në çerekfinale për skuadrën e tij dhe ka deklaruar se zikaltrit do të bëjnë gjithçka për ta kaluar barrierën që mban emrin Manchester United.
“Ne jemi të gatshëm të përballemi me një skuadër siç është Manchester United. Do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për të kaluar në çerekfinale”. “Unë nuk jam i shqetësuar dhe i besoj trajnerit tonë. Mourinho është trajner i madh dhe ai e njeh më së mirë atmosferën në Old Trafford se kushdo tjetër”, ka thënë Ibracadabra për “Expressen”.
Mesfushori i Olympique Lyonnais, Ederson, thotë se ndeshja e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës në Camp Nou do të jetë si finale për Lyonin.
“Mundësitë janë ende 50-50. E dimë se ne duhet të shënojmë që paku një gol dhe besojmë se mund ta bëjmë këtë”. “Barcelonës i pëlqen ta mbajë topin, por ne duhet të jemi të mençur dhe të krijomë presion dhe duhet të kemi vetëbesim në këtë përballje. Për neve ndeshja kundër Barcelonës është një finale para finales”, ka thënë Enderson për “l’Equipe”.
Mbrojtësi i Djajve të Kuq, Patrice Evra, ka thënë se kjo skuadër e Manchester Unitedit mund të bëhet skuadra më e mirë e të gjitha kohërave duke fituar pesë trofe.
Unitedi këtë sezon tashmë e ka fituar Kupën e botës për klube dhe trofeun e Kupës së Ligës, dhe janë në rrugë të mirë për ta fituar Kupën FA, Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. “Fitimi i pesë trofeve do të ishte legjendar. Jemi të uritur. Vitin e kaluar e fituam Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë vit dëshirojmë më shumë”. “Ndjehemi të pamposhtur edhe në shtëpi edhe si mysafir dhe kjo na bën të krijojmë shumë vetëbesim”, ka thënë francezi për “France Football”.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, e ka bërë të qartë se kujt ia ka frikën në përballjen e të martës mbrëma në Anfield kundër Liverpoolit, dhe ky është kapiteni Steven Gerrard.
“Po shkojmë atje të fitojmë që nga minuta e parë. E kemi rikthyer dominimin tonë në Spanjë (dy vitet e fundit) dhe tash dëshirojmë ta rindërtojmë hegjemoninë tonë në Evropë”. “Kam dëgjuar se Anfield është një vend i veçantë. Kjo gjë më motivon dhe shpresoj që të shënojmë fitore atje”. “Cilado fitore do të na dërgonte në çerekfinale, kuptohet përveç fitores 1-0 që do të na dërgonte në vazhdime”. “Nëse do të varej nga unë, do ta largoja Steven Gerrardin nga skuadra e tyre. Mirëpo, kur mendoj sërish, edhe pse ai nuk pati ndonjë rol të madh në Bernabeu, Liverpooli prapëseprapë fitoi”, është shprehur portieri spanjoll.
Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, beson se skuadra e tij është më e mirë se kundërshtari i 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, Arsenal, dhe se Giallorossët do të kualifikohen në çerekfinalen e kësaj gare.
“Në ndeshjen e parë ne nuk luajtëm mirë. Prandaj mendoj se në këtë ndeshje nuk mund të luajmë më keq se atje, porse jemi përmirësuar”. “Ata e filluan ndeshjen shumë mirë, ne filluam të përmirësoheshim ka fundi por ishte vonë. Ata shënuan nga një penallti që unë e shkaktova, megjithatë në fund gjithçka shkoi mirë, pasi që ka mundur të jetë rezultati më i lartë se 1-0”. “Mendoj se e rëndësishmja në këtë përballje është që të mos ngutemi dhe të ekspozohemi shumë ndaj kundërsulmeve të tyre. Nëse luajmë ashtu si dimë, padyshim se do të vijnë golat. Nëse jemi të përqendruar dhe të organizuar mirë, do ta vazhdojmë garën”, ka thënë Mexes për “Sky”.
Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, e ka përfshirë të porsakthyerin nga lëndimi i gjatë i gjurit, Michael Essien, në skuadrën e përgjithshme të Bluve që do të ndeshet kundër Juventusit të martën mbrëma në Torino.
Ganezi nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa për të parën herë pas rikthimit është paraqitur në ndeshjen e FA Cup të shtunën kundër Coventry Cityt. “Mendoj së është shumë e rëndësishme të kesh një numër më të madh lojtarësh në dispozicion. Essieni është kthyer dhe tani ne kemi më shumë kualitet në skuadër”, është shprehur Hiddink për “Sky Sports”.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i ka paralajmëruar të zgjedhurit e tij të kenë kujdes nga rreziku që sjellë treshja e Real Madridit, Raul, Robben dhe Higuain.
“Është e domosdoshme t’i kemi në shënjestër Raulin, Higuanin dhe Robbenin. Megjithëse mua nuk më intereson se si do të luajë Reali, por si do të luajmë ne, dhe kjo ka rëndësi”. “Duhet ta zhvillojmë ndeshjen duke pasur në mendje të shënojmë të parët, jo të pranojmë gol dhe pastaj të mundohemi të fitojmë”. “Reali nuk do të sulmojë që në fillim. Ata do të presin të shohin se si do të luajmë ne”, ka thënë ish-trajneri i Valencias.
Mesfushori i Milanit, David Beckham, i cili do të qëndrojë te Rossonerët së paku deri në fund të sezonit, ka premtuar se do t’i ndihmojë skuadrës kuqezi që të sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Do të qëndroj te Milan për t’i ndihmuar skuadrës të kualifikohet në Ligën e Kampionëve”. “Është shumë me rëndësi të jesh pjesë e asaj gare, jo vetëm për përfitime, por për faktin se kjo është në gjenet e secilit klub të madh: që të jetë aty”. “Milani e ka vendin në Ligën e Kampionëve dhe unë jam aty për të ndihmuar në realizimin e këtij objektivi”, ka thënë Beckham për “Sky Sport Italia”.
Pas barazimit pa gola në Giuseppe Meazza kundër Manchester Unitedit, Interi do ta kërkojë golin në Old Trafford, pasi që një barazim me gola do t’i dërgonte zikaltrit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Për këtë arsye, trajneri Jose Mourinho ka vendosur që partner të Zlatan Ibrahimovic në sulm ta inkuadrojë të riun Mario Balotelli, njofton “Italpress”. Dyshja sulmuese shënuan nga një gol në përballjen e të shtunës kundër Genoas, kështu që trajneri i Nerazzurëve mendon se ata përshtaten më mirë në fushë dhe do të ishin më të rrezikshëm për portën e United, sesa dyshja Ibrahimovic-Adriano. Ndërkohë, problemet e Interit janë në mbrojtje, pasi që Cristian Chivu, Marco Materazzi dhe Nicolas Burdisso janë lënë jashtë për shkak të lëndimeve.
Skuadra e Olympique Lyonnais ka marrë një lajm të mirë, pasi që sulmuesi Karim Benzema, i cili ishte i dyshimtë për të udhëtuar në Camp Nou, është përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do të ndeshen me Barcelonën.
Barcelona dhe Lyoni takohen të mërkurën mbrëma në Camp Nou për ndeshjen kthyese të 1/8 të Finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa mësohet se sulmuesi kryesor i skuadrës franceze do të jetë në fushë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lyonit, ndërkohë përveç Benzemas të gatshëm për lojë janë edhe Hugo Lloris dhe Jean-Alain Boumsong, të cilët munguan në humbjen e të shtunës kundër Lille në Ligue 1.

Skuadra e plotë e Lyonit që do të udhëtojë në Camp Nou:


Portierë: Hugo Lloris, Remy Vercoutre
Mbrojtës: Francois Clerc, Jean-Alain Boumsong, Cris, Lamine Gassama, Fabio Grosso Mesfushorë: Jeremy Toulalan, Mathieu Bodmer, Jeam Makoun, Kim Kallstrom, Juninho, Miralem Pjanic, Ederson, Cesar Delgado, Anthony Mounier, Kader Keita
Sulmues: Karim Benzema, Yannis Tafer, Frederic Piquionne.


Mesfushori gjerman Michael Ballack kërkon nga bashkëlojarët e tij të Chelseat që të tentojnë të mposhtin liderin e tabelës, Manchester United, me çdo kusht.
“Është gjithmonë e rëndësishme të fitoni. Fitorja e fundit na ka dhënë besim për Ligën e Kampionëve, por tash ne po ashtu jemi kualifikuar për në rundin e ardhshëm të kupës”, ka thënë Ballack për faqen zyrtare të Chelseat.“Ende vazhdon gara për titull. Sigurisht, të jemi real, United ka shtatë pikë epërsi dhe një ndeshje më pak, dhe nuk është ndonjë ekip tjetër por United. E dimë se është diferencë e madhe, por nëse diçka ndodh, ne jemi aty. Do të përpiqemi deri në fund”, ka shtuar Ballack.
Sulmuesi ukrainas Andriy Voronin, i cili aktualisht është i huazuar nga Liverpooli tek Hertha Berlin, dëshiron që klubi gjerman të vendosë për të ardhmen e tij deri në fund të muajit.
Ai më herët kishte deklaruar se dëshiron të mbetet në Hertha, por tash kërkon që klubi të marrë një vendim të shpejtë rreth të ardhmes së tij, pasi ka interesim edhe nga klubet tjera.“Dua të kem një vendim deri në fund të marsit së paku. Ka shumë oferta nga klube të tjera, dhe nëse zgjat shumë biseda me Herthën, do të zhvilloj negociata me klube të tjera”, ka thënë Voronin.“Secili lojtar ka nevojë për besim, në Hertha ndjej se lojtarët dhe menaxherin kanë besim në mua”, shton më tej sulmuesi.Voronin shënoi hat-trick në fitoren e fundit të Herthës ndaj Energie Cottbus (3-1), fitore që e mban ekipin në krye të tabelës së Bundesligës.