Kampioni i Francës, Lyoni, vazhdon me paraqitje të dobëta, duke pësuar humbje kësaj here në fushë të vet nga Auxerre dhe duke rrezikuar edhe kreun e tabelës.
Pole Ireneusz Jelen solli avantazhin për Auxerre në fund të pjesës së parë të ndeshjes (41’), duke shënuar nga afërsia, para se Dane Thomas Kahlenberg të vulosë fitoren, pasi mposhti portierin Hugo Lloris në kohën shtesë (90’).Portieri i Lyonit, kishte mbrojtur një penalti të Cedric Hengbart disa minuta më herët.Lyoni nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit. U eliminua nga Barcelona në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, një javë pasi humbi ndaj Lille në Kupën e Francës.Me këtë humbje, Lyoni e bën më interesante garën për titullin e Francës e edhe më interesante derbin e sotëm francez, ku ish-ekipi i Lorik Canës, Paris Saint Germain, pret në fushë të vet ekipin aktual të kosovarit, Olimpique Marseille.Nëse PSG, që mbledh 52 pikë, shënon fitore në ndeshjen e sotme, do të marrë kreun e Ligue 1 nga Lyoni që ka 53 pikë. Në rast se Marseielle shënon, do të marrë pozitën e dytë, me Lyonin që do të vazhdojë të mbajë kreun.
Pole Ireneusz Jelen solli avantazhin për Auxerre në fund të pjesës së parë të ndeshjes (41’), duke shënuar nga afërsia, para se Dane Thomas Kahlenberg të vulosë fitoren, pasi mposhti portierin Hugo Lloris në kohën shtesë (90’).Portieri i Lyonit, kishte mbrojtur një penalti të Cedric Hengbart disa minuta më herët.Lyoni nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit. U eliminua nga Barcelona në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, një javë pasi humbi ndaj Lille në Kupën e Francës.Me këtë humbje, Lyoni e bën më interesante garën për titullin e Francës e edhe më interesante derbin e sotëm francez, ku ish-ekipi i Lorik Canës, Paris Saint Germain, pret në fushë të vet ekipin aktual të kosovarit, Olimpique Marseille.Nëse PSG, që mbledh 52 pikë, shënon fitore në ndeshjen e sotme, do të marrë kreun e Ligue 1 nga Lyoni që ka 53 pikë. Në rast se Marseielle shënon, do të marrë pozitën e dytë, me Lyonin që do të vazhdojë të mbajë kreun.
Tottenham ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në derbin e Premierligës përballë Aston Villas në Villa Park, duke prishur planet e vendasve për të rimarrë pozitën e katërt.Të zgjedhurit e trajnerit Harry Rednkapp shënuan që në minutën e pestë të ndeshjes, kur Aaron Lennon dërgoj një harkim nga e majta për të gjetur në zonë Jermaine Jenas, i cili mposhti portierin Brad Friedel.Goli i dytë i mysafirëve erdhi po në minutën e pestë të pjesës së dytë, dhe autor i golit kësaj here ishte Daren Bent.Gjithë çfarë arritën vendasit ishte një gol i vetëm i shënuar me kokë nga John Carew pas një harkimi nga e djathta të James Milner, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.Me humbjen e sotme Aston Villa humb edhe vendin e katërt në tabelën e Premierligës, ku tash ngrihet Arsenali, që ka pikë të barabarta, por diferencë më të mirë golash në krahasim me Villan.Totenhami me këtë fitore i ik edhe më shumë zonës së rreptësisë, duke mbajtur vendin e 11-të me 35 pikë, sa ka edhe Manchester City në pozitën e 10-të.
Kapiteni i Olimpique Marseille, Lorik Cana, ka zbuluar se largimi i tij nga klubi spanjoll është vetëm çështje kohe, dhe se dëshirë e tij është të luajë në Bundeligë apo Premierligë.“Kam kontratë me klubin deri në vitin 2010. Ky është një moment i vështirë por vendimtar për mua, pasi gjithçka do të varet nga ofertat që do të bëhen”, ka thënë 25-vjeçari.“Ajo çfarë mund të ju them sigurt është se nuk do ta kaloj të gjithë karrierën time në Marseille, pasi dua të eksploroj edhe ligat e huaja, atë angleze ose gjermane. Do t’i mbush 26 vjet në korrik, andaj nuk e kam asgjë për nguti”.“Lëvizja nuk është e patjetërsueshme. Marseille është si shtëpi për mua. Kam kaluar sezone të shkëlqyeshme me klubin dhe vetëm titulli na mungon”, shton mesfushori i kombëtares shqiptare.Cana sonte do të përballet me ish-ekipin e tij, Paris Saint Germain, në derbin më të rëndësishëm të ligës franceze.
Erjon Bogdani ka shënuar golin e parë për Chievon, që turpëroi Lazion para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat 3-0.Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut si zëvendësues në minutën e 20-të, në vend të të lënduarit Makinwa, dhe shënoi golin parë pas 7 minutash inkuadrimi në lojë (27’). Dy golat tjerë për Chievon i shënoi Sergio Pellisier.Kapiteni dyfishoi avantazhin një minutë pas golit të Bogdanit, duke heshtur turmën e tifozëve vendas. Goli i tretë që vulosi gjithçka, erdhi po nga Pellisier gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.Edhe ekipi tjetër romak, Roma, po ashtu ka dështuar të shënojë fitore dhe të futet në katërshen që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi barazoi 2-2 në fushë të Sampdorias.
Inzaghi ka arritur golin e 300-të në karrierë, derisa ai dhe Pato kanë shkëlqyer duke shënuar nga dy gola secili, për të ndihmuar Milanin të shënojë fitore 5-1 në fushë të Sienës.Pjesa e parë
Rosonerët shënuan pas vetëm shtatë minutash lojë. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori Mathieu Flamini u faulua nga Houssine Kharja në zonën e rreptësisë, ndërsa nga pika e bardhë nuk huqi Andrea Pirlo.Në çastet e fundit të pjesës së parë, një harkim i shkëlqyeshëm nga këndi i David Beckham, gjeti Filippo Inzaghin, i cili nuk huqi për të çuar Milanin në pauzë me avantazh të dyfishtë.
Pjesa e dytë
Furia e mysafirëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur pas dhjetë minutash Pato shënoi edhe golin e tretë për rosonerët nga gati 20 metra largësi (55’). Vendasit ngushtuan në 3-1 pas shtatë minutash tjera me anë të Massimo Macaronne.Për t’i dhënë shkëlqimin Milanit, në skenë dolën sërish Inzaghi dhe Pato. Sulmuesi veteran i rosonerëve shënoi në minutën e 71-të, shtatë minuta para se edhe Pato të gjejë për të dytën herë golin, duke vulosur fitoren 5-1.Me këtë fitore Milani forcon pozitën e tretë me pesë pikë prapa Juventusit, dhe gjashtë mbi Genoan.
Blutë e Chelseat kanë arritur të shënojnë fitore minimale prej 1-0 në Stamford Bridge ndaj Manchester Cityt, duke rimarrë vendin e dytë të tabelës së Premierligës.Vendasit patën rastin të shënojnë që në minutën dytë të lojës, por goli i shënuar nga Lampard ishte nga pozicioni jashtë loje.Por nuk vonoi shumë dhe blutë gjetën golin e avantazhit. Lampard pas një harkimi nga gjuajtja e lirë gjeti në zonë mesfushorin Michael Essien, i cili kalon në avantazh Chelsean.Kjo ishte paraqitja e tretë e Essien pas rikthimit nga lëndimi, dhe goli i tij i parë këtë sezon për Chelsean.Ekipi i Guus Hiddinks me këtë fitore barazon pikët me Liverpoolin, por merr vendin e dytë falë diferencës më të mirë të golave. Dy ekipet tash mbeten vetëm katër pikë prapa liderit Manchester United.
Tony Parker ka shënuar 28 pikë derisa San Antonio Spurs ka mposhtur Houston Rockets me rezultat të ngushtë 88-85.San Antonio (44 fitore dhe 21 humbje) tashmë ka dy ndeshje e gjysmë avantazh ndaj Rockets (43 fitore, 25 humbje), në divizionin Jugperëndimor.Michael Finley shënoi 17 pikë dhe Tim Duncan 15 pikë dhe 12 kërcime për Spurs.Ron Artest udhëhoqi tek Houston me 21 pikë dhe nëntë kërcime, derisa Yao Ming kontribuoi me 18 pikë dhe 11 kërcime.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tashmë ka filluar të bëjë planet e transferimeve për sezonin e ardhshëm.AS shkruan se Guardiola dëshiron t’i ofrojë portierit Albert Jorquera një kontratë të re, derisa përgatitet të shesë mesfushorin Alexandr Hleb, për të cilin interesim ka shprehur Bayern Munich.Po ashtu pritet që trajneri t’ia tregojë derën edhe sulmuesit të ri Bojan Krkic, që sigurisht se do të alarmojë klubet më të mëdha evropiane.
Nëse Chelsea nuk arrin ta fitojë titullin kampion në Ligën Premier ose në Ligën e Kampionëve, atëherë Michael Ballack, Didier Drogba dhe Deco, janë disa nga lojtarët të cilët do të ‘pastrohen’ nga Blutë. “Duket se do të jetë viti i tretë radhazi që Cheslea nuk e ka fituar titullin dhe kjo nuk është mirë”, është cituar Abramovich nga “News of the World”. Sipas burimit të njëjtë, mësohet se vetëm Frank Lampard dhe Ricardo Carvalho, do të qëndrojnë prej lojtarëve të cilët i kanë mbi 30 vjet.
Juventusi pritet t’i ndajë rrugët me sulmuesin francez David Trezeguet në fund të këtij sezoni, ndërsa të dielën “La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se drejtuesit e Zonjës së Vjetër,e konsiderojnë sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, si zëvendësim të përsosur.Trezegol i ka ‘prishur’ punët me trajnerin Claudio Ranieri pas deklaratave të tija kritikuese në adresë të tij, ndërsa tani spekulohet se kjo zënkë do t’i kushtojë me ndërprerjen e qëndrimit në Torino, ku i kaluar nëntë vite. Quagliarella ka qenë njëri nga lojtarët e preferuar për gjigantët italianë sezoneve të fundit, ndërsa këtë verë pritet që Bianconerët të bëjnë një lëvizje serioze për ta transferuar 26-vjeçarin, i cili vlen afër 12 milionë euro.
Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, ka deklaruar se në afatin kalimtar të janarit, Roma kishte kërkuar shërbimet e tij, mirëpo pavarësisht se atij i pëlqen Italia, kosovari me pasaportë zvicerane e ka pasur të vështirë të luajë për Romën, pasi që paraprakisht ka qenë lojtar i Lazios.“Pas largimit nga Lazio, do të ishte e vështirë për mua të kthehesha në një skuadër italiane, sidomos kur flitet për Romën”. “Tash jam në Londër, më pëlqen këtu dhe nuk planifikoj të largohem. Më mungon Italia sepse është një vend i jashtëzakonshëm, por ishte koha për ndryshime, dhe Anglia është e tashmja dhe e ardhmja ime”, ka thënë mesfushori. Behrami i ka lënduar ligamentet e gjurit në fillim të këtij muaji dhe do të mungojë një kohë të gjatë, ndërsa do të ketë kohë për ta ndjekur derbin e kryeqytetit italian që zhvillohet më 11 prill. “Do ta përcjell, sepse kam shumë miq te Lazio. Do të bëj tifo për ata, sepse një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për kualifikimin e mundshëm në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar Behrami.
Sipas njoftimeve më të reja në Spanjë, pretendenti kryesor për president të Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë listën e ngushtë për lojtarët të cilët do t’i transferojë në afatin kalimtar veror.Ish-presidenti madrilen është favoriti kryesor për të marrë udhëheqësinë e Los Merengues, ndërsa “Sport” ka zbuluar listën e lojtarëve, të cilët Perez planifikon t’i sjellë në Bernabeu. Cristiano Ronaldo, Kaka, Steven Gerrard, Xabi Alonso, Fernando Torres, David Villa dhe David Silva përbëjnë listën e superyjeve të cilët i ka në shënjestër Perez.
Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në fitoren e të shtunës mbrëma të Juventusit kundër Bolognas, Hasan Salihamidzic, ka thënë se bardhezinjtë nuk shqetësohen se cili është lideri aktual në Serie A.“Në pjesën e parë (kundër Bolognas) nuk luajtëm mirë, pasi që është vështirë të kthehesh i disponuar nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve. Bologna po luante mirë dhe po i mbyllte të gjitha hapësirat. Mirëpo në pjesën e dytë ne luajtëm mirë dhe kjo dha rezultat”. “Jemi shumë të lumtur me këtë fitore, por tash nuk e shikojmë renditjen tabelore, por duhet ta përcjellim suksesin tonë. Kanë mbetur edhe 30 pikë në garë, prandaj për renditjen do të mendoj kur të afrohet fundi i Kampionatit”, ka thënë boshnjaku për Juventus.com.
Sir Bobby Robson ka thënë se pavarësisht fitores së lartë në Old Trafford kundër Manchester Unitedit, Liverpooli nuk do ta fitojë titullin kampion të ligës më të fortë në botë.“Kur të vijë maji, mendoj se fitorja prej 4-1 e Liverpoolit do jetë vetëm një shifër në librat statistikore dhe kjo nuk do të ndikojë për destinimin e trofeut të Kampionatit”. “Unitedi thjeshtë ka shumë klas dhe përvojë, për të lejuar që një ditë e keqe t’ua dëmtojë objektivat e tyre”, ka thënë 76-vjeçari.
Zinedine Zidane dhe Jorge Valdano do të kthehen te Real Madridi nëse Florentino Perez fiton presidencën e klubit mbretëror.“Sport” njofton se ish-presidenti i Los Blancos është afër konfirmimit të kandidaturës së tij për president, ndërsa nëse fiton do t’i kthejë dy ikonat e klubit në Bernabeu. Zidane, i cili ka kaluar vite të arta në Madridit pritet të caktohet si këshilltar kryesor i presidentit, ndërkohë Valdano, i cili përveç si lojtar ka pasur edhe rolin e drejtorit sportiv, pritet që sërish ta merr të njëjtin rol.
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ka dëshirë që ta transferojë David Beckhamin në skuadrën e tij.Beckham, i cili po përjeton një ‘rilindje’ te Milan, ka vendosur të qëndrojë me Rossonerët deri në qershor dhe dhe pastaj do të kthehet te skuadra amerikane LA Galaxy, ndërsa Redknapp thotë se nëse do ta kishte mundësinë, ai do ta sillte Beckhamin te Spursat. “Unë jam një tifoz i madh i Beckhamit. Ai është një futbollist fantastik dhe një model shumë i rëndësishëm për secilën skuadër. Do ta huazoja në skuadër pa menduar dy herë”, ka thënë Redknapp “Sunday Mirror”.
Real Madridi ka shënuar fitore të lartë si mysafir i Athletic Bilbaos për të mbajtur hapin në garën drejt titullit kampion të La Ligas.Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në San Mames, ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, ka përfunduar me fitoren e Mbretërve me rezultat 5-2. Kampionët spanjollë krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë të ndeshjes me golat e Arjen Robben (22’) dhe Gabriel Heinze (34’), mirëpo vendasit arritën ta barazojnë rezultatin pa përfunduar pjesa e parë. Gabriel Heinze shënoi edhe golin e dytë personal në këtë përballje (36’), por këtë radhë në portën e skuadrës së tij duke ngushtuar epërsinë. Edhe pse nga minuta e 37-të vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, ata arritën ta barazonin rezultatin pa përfunduar gjysma e parë e ndeshjes (45’+1), ndërsa golashënues ishte Fernando Llorente. Në pjesën e dytë Los Merengues dominuan lojën duke arritur të shënojnë tri herë. Porsa filloi gjysma e dytë e ndeshjes (47’), Klaas-Jan Huntelaar krijoi sërish avantazhin për mysafirët. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e katërt për Realin (61’) dhe të dytin personal në këtë përballje. Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes, Gonzalo Higuain, i cili e mposhti portierin Iraizoz nga pika e bardhë (85’). Me këtë fitore, Real Madridi afrohet në vetëm tre pikë diferencë ndaj Barcelonës. Katalunasit të dielën e zhvillojnë ndeshjen e javës së 27-të në udhëtim kundër Almerias.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Bolognas ka përfunduar me fitoren e Zonjës së Vjetër me rezultat prej 4-1.Mysafirët kaluan të parët në avantazh pas një pasimi të mirë të golashënuesit më të mirë në Serie A këtë sezon, Marco Di vAio, në drejtim të Massimo Mutarellit, i cili e mposhti portierin Gigi Buffon (24’). Me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Në pjesën e dytë bardhezinjtë e shkatërruan skuadrën mysafire. Lojtari, i cili ishte pjesëmarrës në të gjitha golat e Juventusit në këtë përballje, boshnjaku Hasan Salihamidzic, barazoi rezultatin porsa filloi pjesa e dytë (48’). Në njëzet minutat e ndeshjes Juventus shënoi edhe tri herë. Sebastian Giovinco krijoi epërsinë e parë për Zonjën e Vjetër (71’), derisa asistues ishte Salihamidzic. Dy golat e radhës për vendasit i shënoi super-Alex Del Piero (75’ dhe 87’), i cili përdori magjinë e tij parapara portës kundërshtarë, ndërkohë asistues edhe në të dy golat e kapitenit bardhezi ishte i njëjti lojtar, Hasan Salihamidzic. Ikona e Juves nuk pati fatin të shënonte hat-trick në këtë përballjes, pasi që përveç rasteve tjera, në minutën e fundit të kohës së rregullt ai e goditi shtyllën. Me këtë fitore Juventus i afrohet Interit në vetëm katër pikë diferencë, derisa Nerazzurët të dielën e zhvillojnë ndeshjen e vështirë kundër Fiorentinës në Giuseppe Meazza.
Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar edhe një herë për ekipin e tij Crystal Palace, që fitoi 3-1 në fushë të Swasea në kuadër të ligës së dytë angleze, Championship.Swansea City pësoi humbjen e dytë në shtëpi, kësaj here nga Crystal Palace, që u ka dhënë edhe një shtytje shpresave për të siguruar vend për në play-off dhe inkuadrim në Premierligë.Victor Moses hapi rezultatin për Palace në fillim të pjesës së dytë (49’), ndërsa Jose Fonte dyfishoi 12 minuta më vonë (61’). Gorka Pintado ngushtoi rezultatin për vendasit (65’), por ishte Shefki Kuqi që vulosi fitoren për Crystal Palace, në minutat shtesë të ndeshjes.Kuqi shënoi edhe në ndeshjen e kaluar të Crystal Palace ndaj Burnley-t, të cilën ndeshje ekipi i tij e humbi me rezultat 4-2.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij, pas fitores bindëse kundër Manchester United në Old Trafford.Liverpooli e mposhti Manchesterin me një rezultat të papritur, 4-1, nga e cila ndeshje menaxheri i ekipit fitues s’ka si të dalë veçse i kënaqur.“Kam futbollistë të mirë me një mentalitet dhe karakter të mirë. Futbollistët kishin vetëbesim para ndeshjes dhe punuan shumë pa u lodhur për të luajtur mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyeshëm”, ka thënë Benitez.“E dinim se duhej të fitonim. Ishte i vështirë goli i pranuar, por arritëm. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme. Mendoj se luajtëm më mirë, jam i kënaqur nga futbollistët”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Edhe krahas humbjes së thellë prej Liverpoolit, Sir Alex Ferguson mendon se ekipi i tij ishte më i mirë në fushë.Manchester United sot pësoi një goditje të rëndë nga Liverpooli në Old Trafford, duke u mposhtur me rezultat 4-1. Megjithatë Ferguson mendon se United ka qenë ekipi më i mirë në ndeshje.“Është vështirë të pranohet humbja, pasi mendoj se ishim ekipi më i mirë. Por rezultati përfundimtar nuk e pasqyroi lojën”, ka thënë Ferguson.“Nuk do të komplikohet situata jonë, humbëm një ndeshje dhe tash duhet t’i përgjigjemi dhe këtë do ta bëjmë”, ka shtuar skocezi.
















