Pas spekulimeve të shumta për mesfushorin e Werder Bremen, Diego, braziliani ka njoftuar se këtë verë ai do të largohet drejt një skuadre më të madhe.“Mundësitë janë të mëdha që të largohem në verë. I kam kaluar tre vite këtu, ndërsa më kanë mbetur edhe dy të tjera në kontratë. Sido që të jetë, kam pranuar oferta të shumta dhe ka ardhur koha që t’i marr ato seriozisht”. “Tani për tani po mendoj vetëm për Werder Bremenin, ndërsa në maj do të takohem me agjentin tim për të marrë vendimet e duhura”. “Ëndrra ime është që ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe e di se me Werderin do të jetë vështirë të ndodh kjo. Janë disa klube të mëdha të cilat më kanë kontaktuar dhe nuk mund të shtirem kinse asgjë nuk ka ndodhur”, është cituar Diego nga “Corierre dello Sport”. Diego ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar gjigantët evropianë, Juventus, Real Madrid dhe Inter.
Përkundër listës së gjatë të lëndimeve, Juventusi ka arritur të menaxhojë rikuperimin e dyve nga lojtarët kryesorë, Giorgio Chiellini dhe Pavel Nedved, para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Romës.Roma dhe Juventus takohen të martën mbrëma në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërsa pas informatave të reja, trajneri Caludio Ranieri po frymon më lehtë. Chiellini iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike në hundë dhe pritet të jetë në formacionin bazë të bardhezinjve, por mund të mbajë maskë mbrojtëse. Ndërsa Pavel Nedved, i cili u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, pritet të kthehet në mesfushë për t’i mbështetur Alessandro Del Pieron dhe Vincenzo Iaquintan në sulm. Juventusi është dëmtuar shumë nga lëndimet këtë sezon, ndërsa përveç lojtarëve të tjerë, kundër Romës mungojnë Amauri, Mauro Camoranesi, Mohammed Sissoko dhe Nicola Legrottaglie.
“Jam shumë i lumtur për vete, për familjen time dhe shpresoj që tifozët të jenë të lumtur”. “Ishte një vendim shumë i lehtë për mua, sepse është i vetmi klub me të cilin dëshiroja të mbetem”, ka thënë Benitez për “The Liverpool Echo”.
Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, është i gatshëm të kthehet në ndeshjen e fundjavës të cilën Topçinjtë e zhvillojnë si mysafir i Newcastle United.Spanjolli mungoi në ndeshjen e mesjavës për Kupën FA, por të enjten është kthyer në stërvitje, ndërsa pritet që të shtunën stafi mjekësor i Arsenalit t’ia japë dritën e gjelbër për lojë. “Almunia mund të kthehet. Ai ka kaluar një seancë të mirë stërvitore gjatë ditës së sotme dhe duket se ai do të jetë në gjendje të luajë të shtunën”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, për “Arsenal TV Online”. Ndërsa sa i përket Eduardos dhe Fabregasit, Wenger ka pohuar se ata nuk pritet të jenë të gatshëm për lojë këtë fundjavë.
Të premten hidhet shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se skuadra e tij do ta mirëpresë cilëndo skuadër, pasi që Të Kuqtë nuk ia kanë frikën askujt.“Ne nuk ia kemi frikën askujt. Ne do ta mirëpresim këdo dhe më besoni se do ta tejkalojmë”. “Nëse më pyetni për faktorin ‘frikë’ në Ligën e Kampionëve, atëherë mendoj se shtatë skuadrat tjera duhet të shpresojnë që të mos ndeshen me ne”. “Megjithatë, unë e shikoj në atë mënyrë që herët a vonë ne duhet të përballemi me të gjithë më të fortit, prandaj nuk ka rëndësi kur do të luajmë kundër tyre, më herët ose më vonë”, ka thënë mesfushori anglez për “Belfast Telegraph”.
Sipas të përditshmes sportive "Tuttosport", sulmuesi i Interit, Adriano, dëshiron ta zgjidh të ardhmen e tij tek Interi sa më shpejt që është e mundur.Kontrata aktuale e Perandorit skadon në qershor të vitit 2010, ndërsa drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë t’ia vazhdojnë kontratën, pasi që braziliani i është kthyer sërish zanatit të vjetër të ahengjeve. Agjenti i Adrianos, Gilmar Rinaldi, ka qenë të mërkurën në zyrat e Interit për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij, megjithatë Nerazzurët i kanë shtyrë për më vonë bisedimet me qëllim që të përcjellin veprimet e mëtutjeshme të sulmuesit.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili ka fituar tifozë anembanë botës me fjalët e tija të drejtpërdrejta dhe me përkushtimin e madh që ka në fushë, duke qenë i pranishëm në hapjen e një qendre sportive për fëmijë në qytetin e tij të lindjes, Schiavonea, afër Cosenzas, ka folur për uljen e pagave, për pozitën e Milanit dhe për Ligën e Kampionëve.“Në kohë të këtilla, ulja e pagave mund të jetë një akt i domosdoshëm. Unë tashmë kam folur me Gallianin për këtë gjë dhe nëse klubi kërkon diçka nga unë, unë jam i gatshëm ta bëj”, është cituar mesfushori italian nga “Il Corriere dello Sport”. Duke folur për eliminimin e rivalëve të qytetit, Inter, nga Manchester Unitedi, Ringhio është përgjigjur: “Po të përballeshim me Mancheter Unitedin, ne do të fitonim. Liga e Kampionëve është gjithmonë e paparashikueshme, prandaj është jetësore për ne që të kthehemi në këtë garë”.
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka mohuar spekulimet e fundit në lidhje me një largim të mundshëm të sulmuesit David Trezeguet, duke thënë se sulmuesi francez nuk është në shitje.“Mendoj se kjo çështje ka marrë fund me deklaratën e Blanc të shtunën. Të gjitha janë vetëm spekulime të mediave. Ai është njëri nga lojtarët tanë kryesorë dhe ai nuk do të largohet nga këtu”. “Jam takuar me Trezeguet të martën. Ai po stërvitej, ndërsa Ranieri po e përcillte. Ne duhet të përqendrohemi te fitoret dhe shpresoj që Trezeguet të stërvitet mirë dhe të jetë në dispozicion të trajnerit kur ai ta ftojë në ndeshje”, ka thënë Gigli për Affariitaliani.it.
Para ndeshjes së fundjavës kundër Regginas, Interi përballet me probleme serioze në mbrojtje.“Corriere dello Sport” njofton se Nicola Burdisso dhe Ivan Cordoba janë të dyshimtë për këtë përballje, Marco Matterazzi ka nevojë edhe për një javë që të rikuperohet, ndërsa Walter Samuel mungon për shkak të kartonëve. I fundit që është lënduar është Christian Chivu, që lë të kuptohet se i vetmi mbrojtës në dispozicion është Nelson Rivas. Krahas Rivasit në mbrojtje pritet të tërhiqet mesfushori argjentinas Estebian Cambiasso.
Të mërkurën, menaxheri i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, deklaroi se klima aktuale ekonomike nuk do t’i lejojë Rossonerët që të shpenzojnë para në blerjen e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa nëse ndodh kështu atëherë Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i kuqezinjve në të ardhmen.“La Gazzetta dello Sport” njofton se nëse nuk ka përforcime te Milanit në fund të këtij sezoni, atëherë Ancelotti mund të largohet në drejtim të Real Madridit. Mësohet se trajneri i Rossonerëve dëshiron së paku dy emra të mëdhenj në skuadër, një mbrojtës dhe një sulmues. Shënjestra kryesore e mbrojtjes thuhet të jetë qendërmbrojtësi i Chelseat, Alex, ndërsa njëri nga sulmuesit, ai i Barcelonës, Samuel Eto’o, ose ai i Arsenalit, Emanuel Adebayor, plotësojnë planet e Ancelottit në sulm.
Sipas "El Mundo Deportivo", presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që për kundërshtar të radhës në Ligën e Kampionëve t’i ketë kampionët në fuqi të Manchester United.Arsyeja që Laporta i dëshiron Djajtë e Kuq për kundërshtarë, është që t’iu hakmerret për eliminimin që ia shkaktuan sezonin e kaluar në gjysmëfinale. Gjithmonë sipas “El Mundo”, arsyeja tjetër që presidenti i Blaugranëve e dëshiron Unitedin është që t’i mbajë të përgatitur të zgjedhurit e Pep Guardiolas deri në fund të garës, pasi që po të ndesheshin kundër Villarrealit apo Portos, ata do të humbnin paksa në kualitet gjatë rrugës drejt finales. Përcaktimi i çerekfinalistëve dhe përzgjedhja për gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve, do të bëhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është i bindur se skuadra e tij këtë sezon mund ta fitojë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA. Blutë aktualisht janë katër pikë prapa liderit Manchester United në Premier League, do të ndeshen me Arsenalin në gjysmëfinale të FA Cup, ndërsa janë në pritje të kundërshtarit të tyre në Ligën e Kampionëve. “Po kaloj momentet e mia më të mira të sezonit. Chelsea është në garë në të tria garat dhe ka fuqinë t’i fitojë të tria”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
Sipas Calciomercatonews.com, Juventusi dhe Milani janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një këmbim të David Trezeguet dhe Clarence Seedorf.
Sulmuesit francez nuk po i shkojnë mirë gjërat me trajnerin e Juventusit, Claudio Ranieri, për shkak të disa kritikave që i ka bërë Trezegol në media, prandaj duket shumë pranë largimit nga Torino. Ndërkohë Milani ka nevojë për një qendërsulmues klasi si Trezeguet, duke llogaritur lëndimet e vazhdueshme të Marco Borriellos, prandaj Rossonerët me dëshirë do ta sakrifikonin mesfushorin Clarence Seedorf, për të fituar shërbimet e francezit.
Sulmuesit francez nuk po i shkojnë mirë gjërat me trajnerin e Juventusit, Claudio Ranieri, për shkak të disa kritikave që i ka bërë Trezegol në media, prandaj duket shumë pranë largimit nga Torino. Ndërkohë Milani ka nevojë për një qendërsulmues klasi si Trezeguet, duke llogaritur lëndimet e vazhdueshme të Marco Borriellos, prandaj Rossonerët me dëshirë do ta sakrifikonin mesfushorin Clarence Seedorf, për të fituar shërbimet e francezit.
Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, dëshiron të kthehet në fushë këtë fundjavë për t’u ndeshur me Napolin, pikërisht në San Paolo, në stadiumin e idhullit të tij, Diego Maradona.“Dëshiroj të luaj të dielën kundër Napolit në San Paolo, i cili është njëri nga pak stadiumet e mëdha ku nuk kam luajtur”. “Ka qenë stadiumi i idhullit tim të madh, Maradona. Ai ka qenë idhulli i krejt familjes sime kur isha fëmijë. Shtëpia jonë ishte përplot me fotografi të tij”, ka thënë braziliani për “Corriere dello Sport”.
Ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka eliminuar ekipin e shqiptarit i cili aktivizohet për kombëtaren e Serbisë, Miralem Sulejmani, Ajax, për t'u kualifikuar në rundin e ardhshëm të Kupës UEFA.Marseille udhëtoi në Holandë me një gol epërsi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, i cili rezultat u neutralizua pas po thuaj gjysmë ore lojë, kur mesfushori Eyong Enoh shënoi golin e epërsisë për vendasit (33'). Por gëzimi i holandezve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët barazuan pas vetëm dy minutash me anë të sulmuesit Mahmadou Niang. 16 minuta para fundit të kohës së rregullt ishte Miralem Sulejmani ai i cili shënoi për t'i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit vendas, që çoi edhe në lojë shtesë. Por francezët ishin më të përgatitur për minutat e tepërta duke shënuar një herë në portën kundërshtare me anë të mbrojtësit të huazuar Tyrone Mears, në minutën e 19-të të lojës shtesë. Barazimi 2-2 kualifikoi për në 1/8 e finales së Kupës UEFA ekipin e Lorik Canës me rezultat të përgjithshëm 4-3, edhe pse shqiptari nuk ishte pjesë e ekipit të sotëm. Për në rundin e ardhshëm tashmë është kualifikuar edhe Werder Bremeni.
















