Menaxheri i kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur me hedhjen e shortit të premten, pasi që Manchester United do ta ketë të lehtë ta sigurojë gjysmëfinalen këtë sezon.“Ky është një short i mirë për ne. Nganjëherë është vështirë të mendosh nëse është më mirë ta luash ndeshjen e parë në shtëpi, apo si mysafir, mirëpo e rëndësishmja është që të mos pësosh gol në terren vendas”. “Jemi takuar me Porton edhe në të kaluarën dhe kemi respekt për skuadrat portugeze. Në skuadrën tonë kemi pasur ndikim të madh të futbollit portugez, në fillim me Carlos Quieroz, ndërsa tani me Cristianon dhe Nanin. Prandaj, dua të them se e kuptojmë futbollin portugez”. “Jemi të lumtur me përzgjedhjen dhe po mendojmë për fillimin e përgatitjeve për ndeshjet kundër Portos”, ka thënë skocezi për ManUtd.com.
Rafa Benitez mendon se Liverpooli mund ta eliminojë skuadrën e Chelseat nga Liga e Kampionëve, por me kusht që të shënojë fitore në kështjellën e Të Kuqve, në Anfield.“Është me rëndësi të mendojmë për ndeshjen e parë në Anfield ku do ta kemi mbështetjen e tifozëve tanë, prandaj aty duhet të nxjerrim rezultat pozitiv para se të shkojmë në Stamford Bridge”. “Duhet të sigurohemi që të mos e bëjmë gabimin e njëjtë që e bëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit të kaluar. Na presin dy takime shumë të vështira, por jemi duke luajtur mirë dhe kemi besim të plotë se mund t’ia dalim mbanë”, ka thënë spanjolli.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk i konsideron Topçinjtë favoritë në përballjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit.“Nuk e di nëse Arsenali është favorit, dhe kjo nuk ka shumë rëndësi. Unë besoj se në momentin kur fillon ndeshja nuk ka favoritë”. “Mundësitë janë 50/50. E njohim Villarrealin nga gjysmëfinalja e vitit 2006 dhe kemi një përvojë me ta”. “Suksesi ynë do të varet nga paraqitja e skuadrës si edhe nga lojtarët të cilët do t’i kemi në dispozicion”, ka thënë Wenger.
Chelsea do të ndeshet sërish me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Bluve, Guus Hiddink, thotë se nëse dëshirojnë ta fitojnë trofeun, ata duhet t’i mposhtin më të fortit.“Liga e Kampionëve bëhet gjithnjë e më emocionuese sa më afër fundit që është”. “Nuk është me rëndësi se me cilën skuadër dëshirojmë ne të luajmë, por është me rëndësi që t’i mposhtim më të fortit për të dalë fitues, pa marrë parasysh a është Liverpooli, Manchester Unitedi apo Barcelona”. “Më treguan se Chelsea dhe Liverpooli kanë pasur shumë duele në kuadër të kësaj gare vitet e fundit. Këto përballje e tërheqin vëmendjen botërore dhe kjo është e mirë për futbollin”, ka thënë holandezi për “Sky Sports News”.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e ka lëvduar kapitenin Javier Zanetti gjatë një feste të veçantë në fushën stërvitore të zikaltërve.“Është kënaqësi që pas të gjitha atyre ndeshjeve që ka zhvilluar ai për Interin, unë e kam nderin që ta udhëheq në disa ndeshje të tjera”. “Zannetti ka pasur shumë trajnerë në të kaluarën, prandaj është një nder që të jem trajner aktual i tij. Ai ka fuqi dhe karakter, dy karakteristika të cilat e dallojnë një lojtar”, ka thënë portugezi për “Il Corriere Dello Sport”.
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester United do të ndeshet në çerekfinalen e kësaj gare me fituesin e vitit 2004, Porto – derisa Chelsea do të përballet sërish me Liverpoolin. Barcelona ndërkaq do të ndeshet me ekipin gjerman Bayern Munich, ndërsa Arsenali me Villarrealin.Manchester United ishte mposhtur nga Porto kur ky ekip portugez e kishte fituar këtë garë, në vitin 2004. Megjithatë anglezët synojnë të hakmerren dhe të mbrojnë titullin, për t’u bërë kështu ekipi i parë që ka arritur një gjë të tillë, që nga themelimi i Ligës së Kampionëve, në sezonin 1992/93. Fituesi i këtij derbi do të ndeshet me fituesin që del nga përballja Villarreal-Arsenal. Ekipi anglez duket së ka kaluar mjaft lehtë në këtë short - nëse merret parasysh fakti se, Villareal asnjëherë nuk është gjetur në finalen e kësaj gare të madhe të futbollit. Për dy ekipet të tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool, historia po përsëritet. Këto dy ekipe kanë luajtur në tri gjysmëfinale gjatë katër edicioneve të fundit të kësaj gare. Fituesi i këtij derbi “lokal” do të ndeshet me fituesin e lojës Bayern München-Barcelona, të dy ekipe këto që kanë shënuar më se shumti gola në edicionin e sivjetmë të kësaj gare. Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen më 1/2 dhe 8/9 prill, gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5/6 maj, ndërsa finalja luhet në Stadiumin Olimpico, në Romë, më 27 maj.
Edhe pse ka deklaruar vazhdimisht se është i lumtur te skuadra e tij, superylli i Milanit Leite Kaka është vazhdimisht shënjestra kryesore e shumë skuadrave evropiane, të cilat ofrojnë para të mëdha për të siguruar shërbimet e tij.Lajmet më të reja vijnë nga Spanja, sipas të cilave Real Madridi është gati të bëjë një ofertë shumëmilionëshe për ta transferuar brazilianin në Bernabeu. Sipas “Sport”, pretendenti kryesor për president të Los Blancos, Florentino Perez, është duke përgatitur 70 milionë euro për ta rrëmbyer brazilianin nga San Siro, si dhe do t’i ofrojë një pagë që ka vlerën 12 milionë euro për sezon.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, duhet të paraqitet në gjykatë gjatë të premtes për ta bërë deklaratën e tij në lidhje me incidentit që ndodhi në një lokal nate në dhjetor të vitit të kaluar.“Guardian” njofton se Gerrard do të paraqitet për të dytën herë në gjykatë (për herë të parë u paraqit në janar), si pasojë e përfshirjes në një rrahje. Simboli i Të Kuqve pritet të deklarohet ‘I Pafajshëm’ për të gjitha akuzat kundër tij. Gerrard do të gjykohet së bashku me gjashtë meshkuj të tjerë të cilët ishin të përfshirë në këtë incident.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i bindur se Blutë do ta përsërisin suksesin e sezonit të kaluar dhe do të arrijnë sërish deri në finale të Ligës së Kampionëve.“Pas dy gjysmëfinalesh dhe një finaleje (të humbur), mendoj se tash është koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”. “Mendoj se do ta kemi mundësinë që të arrijmë sërish në finale këtë vit. Jam i bindur se mund të arrijmë deri atje ku arritëm sezonin e kaluar, por këtë herë jemi më kualitativ dhe dallojmë nga viti i kaluar”, është shprehur portieri çek.
Shtypi spanjoll ka spekuluar se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke e përcjellë sulmuesin e rivalëve të përbetuar të Real Madridit, Gonzalo Higuain.Sipas të përditshmes “Marca”, Guardiola dëshiron ta transferojë në Camp Nou sulmuesin e Los Blancos, pasi që trajnerit i pëlqen shumë teknika dhe aftësitë sulmuese të 21-vjeçarit. Higuain po kalon një formë shumë të mirë te Mbretërit, mirëpo përkundër kësaj e ardhmja e tij ende mbetet e pavendosur deri pas zgjedhjeve presidenciale te Reali.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, do të mungojë në ndeshjen e tretë radhazi të Blaugranëve, pasi që dy javë më parë e lëndoi nyjën e majtë në përballjen kundër Athletic Bilbaos.Parashikimet e fillestare të mjekëve ishin që spanjolli do të mungonte tri javë, mirëpo ata shpresojnë që Puyol të jetë i gatshëm në përballjen e Spanjës kundër Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Sipas “Sport”, mbrojtësi katalunas është kthyer të enjten në stërvitje, mirëpo kishte zhvilluar disa ushtrime të kufizuara, ndërsa nuk e kishte prekur aspak topin dhe ishte stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët e tij.
Pas një drame të zhvilluar të enjten mbrëma në takimin kthyes të vlefshëm për Kupën UEFA, ndërmjet Aalborgut dhe Manchester Cityt, skuadra nga Liga Premier e ka vazhduar garën në çerekfinale.Ndeshja e parë e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Mançester, përfundoi me fitoren e ‘pasanikëve’ me rezultat 2-0. Edhe në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Stadiumin e Aalborgut, vendasit arritën që me dy golat e shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt (84’ dhe 90’), t’i sigurojnë vazhdimet, të cilat përfunduan me të njëjtin rezultat dhe mbeti që penalltitë ta vendosin fituesin. Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra e Manchester Cityt u tregua më e saktë nga pika e bardhë duke fituar 4-3.
Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA, pasi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Bragës.Takim i parë i zhvilluar në Francë përfundoi a gola, ndërsa në këtë ndeshje mjaftoi fitorja minimale e mysafirëve, e cila ua siguroi vizën për garat e mëtutjeshme. Të vetmin gol në ndeshje shënoi Guillaume Hoarau (81’), për t’ia siguruar skuadrës së tij çerekfinalen e Kupës UEFA dhe për të penguar zhvillimin e vazhdimeve.
Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore në stadiumin Ali Sami Yen, kundër Galatasarayt për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA.
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Stamboll ndërmjet Galatasarayt dhe Hamburgut, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 3-2. Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë përballë kundërshtarëve gjermanë, me golat e Harry Kewel (42’) nga pika e bardhë dhe Milan Baros, i cili shënoi porsa filloi pjesa e dytë (48’), mirëpo turqit nuk arritën ta mbanin rezultatin deri në fund të takimit dhe u dënuan nga skuadra mysafire. Dy gola të shpejtë të Jose Paolo Guerreros (57’ dhe 60’) sollën baraspeshën e takimit, rezultat me të cilin Hamburgu ishte i kualifikuar. Ndërkaq, Ivica Olic i dha fund çdo dyshimi për skuadrën e kualifikuar në çerekfinale, duke shënuar golin e tretë për Hamburgun (90’).
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Stamboll ndërmjet Galatasarayt dhe Hamburgut, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 3-2. Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë përballë kundërshtarëve gjermanë, me golat e Harry Kewel (42’) nga pika e bardhë dhe Milan Baros, i cili shënoi porsa filloi pjesa e dytë (48’), mirëpo turqit nuk arritën ta mbanin rezultatin deri në fund të takimit dhe u dënuan nga skuadra mysafire. Dy gola të shpejtë të Jose Paolo Guerreros (57’ dhe 60’) sollën baraspeshën e takimit, rezultat me të cilin Hamburgu ishte i kualifikuar. Ndërkaq, Ivica Olic i dha fund çdo dyshimi për skuadrën e kualifikuar në çerekfinale, duke shënuar golin e tretë për Hamburgun (90’).
Skuadra e Udineses është kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA, pasi është treguar skuadër më e suksesshme përballë Zenit St Petersburgut në të dyja ndeshjet e zhvilluara, duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.
Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Petrovsky Stadium ndërmjet, Zenit St Petersburgut dhe Udineses ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase. Ky gol i shënuar nga Anatoily Tymoschuk (34’), nuk mjaftoi që Zeniti të vazhdonte më tutje, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Itali kishte përfunduar me fitoren prej 2-0 të Udineses.
Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Petrovsky Stadium ndërmjet, Zenit St Petersburgut dhe Udineses ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase. Ky gol i shënuar nga Anatoily Tymoschuk (34’), nuk mjaftoi që Zeniti të vazhdonte më tutje, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Itali kishte përfunduar me fitoren prej 2-0 të Udineses.
















