Pasi ka kaluar një periudhë paksa të zbehur në javët e fundit, është kthyer sërish në skenë Barcelona e frikshme, e cila e ka deklasuar Malagan.Ndeshja e të dielës mbrëma e zhvilluar në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Malagas ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 6-0. Serinë e golave hapi Xavi Hernandez (19’), dyfishoi Lionel Messi (25’), ndërsa trefishoi Thierry Henry (32’). Pa përfunduar pjesa e parë (43’), Samuel Eto’o shënoi për rezultatin 4-0, me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Porsa filloi pjesa e dytë (51’), Dani Alves u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa rezultatin përfundimtar prej 6-0, e vendosi golashënuesi më i mirë në La Liga, Samuel Eto’o (57’) me golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur Almerian në Santiago Bernabeu me rezultat prej 3-0.Kampionët krijuan avantazhin në pjesën e parë (23’) me anë të Marcelos, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë Mbretërit shënuan edhe dy herë me anë të holandezit Klaas-Jan Huntelaar (52’ dhe 65’) për të bërë një tjetër hap pozitiv drejt garës për titullin kampion të La Ligas. Me këtë fitore Los Merengues ngushtojnë diferencën në tre pikë me Barcelonën, e cila gjatë të dielës zhvillon ndeshjen e javës së 28-të kundër Malagas.
Tre gola nga Steven Gerrard, kanë ndihmuar Liverpoolin të shkatërrojë ekipin e Aston Villas me rezultat 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në Anfield dhe t’i afrohet në vetëm një pikë kampionit në fuqi Manchester United.Pas Real Madridit dhe Manchester United, Aston Villa ka qenë viktima e radhës në mesin e ekipeve të fuqishme, për të kuqtë të trajnerit Rafael Benitez, që edhe kësaj here fituan me rezultat të thellë.
Pjesa e parë
Të kuqtë dominuan në tërësi pjesën e parë, në të cilën shënuan plot tre gola. Holandezi Dirk Kuyt hapi rezultatin pas vetëm tetë minutash lojë, duke shënuar me anë të një goditje të fuqishme nga afërsia.
Pavarësisht disa rasteve për Aston Villan, ishte sërish Liverpooli që shënoi, kësaj here me anë të një goditje tjetër të fuqishme nga Albert Riera. Topi i hedhur në lojë nga portieri Pepe Reina, arriti tek spanjolli tjetër, i cili nuk fali për të dyfishuar rezultatin. Por vendasit nuk u mjaftuan me kaq dhe gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë shënuan edhe golin e tretë. Autori i golit të dytë, Riera, u faulua në zonën e rreptësisë nga Nigel Reo-Cocker, ndërsa nga penaltia i saktë ishte kapiteni Gerrard (39’).
Pjesa e dytë
Edhe pjesa e dytë filloi mbarë për vendasit, të cilët gjetën portën jo më pak se edhe dy herë të tjera. Steven Gerrard shënoi golin e dytë të tij në ndeshje pesë minuta pas pauzës, kësaj here nga gjuajtja e lirë duke gjetur këndin e djathtë të poshtëm të portës së portierit Blad Friedl (50’). Ishte mu portieri që bëri edhe një gabim tjetër të radhës, kur ndaloi sulmuesin Fernando Torres para golit të tij, ndërsa arbitri nuk ngurroi të tregojë për të dytën herë në ndeshje në pikën e bardhë, ndërsa për më keq përjashtoi me karton të kuq Frield, duke lënë Aston Villan me 10 lojtarë në fushë.
Gerrard arriti të mposhtë edhe portierin e dytë zëvendësues të Aston Villas, Brad Guzan, për të shënuar golin e tij të tretë në ndeshje dhe të dytin nga penaltia (65’), duke vulosur kështu fitoren e të kuqve. Tre pikët e reja e ngritin Liverpoolin në pozitën e dytë të tabelës me 64 pikë, që shtojnë presionin mbi Manchester United që ka një pikë më shumë, por edhe një ndeshje më pak. Chelsea pas humbjes së djeshme nga Tottenhami, bie në pozitën e tretë, me tre pikë më pas se Liverpooli, 61.
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore minimale në shtëpi kundër Sunderlandit.
Mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në minutat e parë të ndeshjes, pasi që George McCartney u përjashtua me karton të kuq (14’). Nga ky moment ‘pasanikët’ ishin të favorizuar në fushë falë një lojtari më tepër, mirëpo ata nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol. Në minutën e 18-të u akordua penallti në favor të Cityt, mirëpo nga pika e bardhë nuk ishte i saktë sulmuesi brazilian Robinho. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Micah Richards në pjesën e dytë (56’) duke bërë që skuadra e tij të merr tre pikë të plota nga kjo përballje.
Mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në minutat e parë të ndeshjes, pasi që George McCartney u përjashtua me karton të kuq (14’). Nga ky moment ‘pasanikët’ ishin të favorizuar në fushë falë një lojtari më tepër, mirëpo ata nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol. Në minutën e 18-të u akordua penallti në favor të Cityt, mirëpo nga pika e bardhë nuk ishte i saktë sulmuesi brazilian Robinho. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Micah Richards në pjesën e dytë (56’) duke bërë që skuadra e tij të merr tre pikë të plota nga kjo përballje.
Ekipi i katërt në tabelë në Serie A, Genoa, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Udineses, për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Udineses, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0. Vendasit e hapën rezultatin në pjesën e dytë (59’), me anë të Giuseppe Scullit, ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), golashënuesi më i mirë i Genoas, Diego Milito, vendosi rezultatin përfundimtar prej 2-0. Me këtë fitore Genoa ruan diferencën prej dy pikësh nga Fiorentina që gjendet në vendin e pestë, ndërkohë që tani është pesë pikë para Romës, pasi që Giallorossët u mposhtën të shtunën nga Juventusi.
Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Udineses, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0. Vendasit e hapën rezultatin në pjesën e dytë (59’), me anë të Giuseppe Scullit, ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), golashënuesi më i mirë i Genoas, Diego Milito, vendosi rezultatin përfundimtar prej 2-0. Me këtë fitore Genoa ruan diferencën prej dy pikësh nga Fiorentina që gjendet në vendin e pestë, ndërkohë që tani është pesë pikë para Romës, pasi që Giallorossët u mposhtën të shtunën nga Juventusi.
Skuadra lidere në Serie A, Inter, ka shënuar fitore të lehtë në Giuseppe Meazza, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, me rezultat prej 3-0.Zikaltrit i dhanë shumë shpejt fund dilemës së fituesit të ndeshjes, pasi që po shkonte vetëm minuta e dhjetë ndërsa ata ishin në avantazh pre 2-0. Golin e parë në ndeshje e shënoi Esteban Cambiasso (6’), duke krijuar epërsi të hershme për vendasit, ndërsa Zlatan Ibrahimovic e dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë vetëm katër minuta më pas (10’). Ibracadabra shënoi edhe golin e dytë personal në këtë përballje (58’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar prej 3-0, dhe njëkohësisht u barazua me gola me Marco di Vaion, në garën për golashënuesin më të mirë në Serie A.
Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se në fund të sezonit do të heqë dorë nga futbolli aktiv, mirëpo agjenti i tij, Mino Raiola, është i mendimit se klienti i tij do të mendojë sërish për planet e tija të pensionimit dhe se do të bindet për ta rinovuar kontratën me Zonjën e vjetër.“Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë dhe mund ta bëjë këtë për shumë vite. Do të bëj gjithçka që mundem, për ta bindur Nedvedin që ta vesh fanellën e Juves edhe sezonin e ardhshëm”. “Ende ekziston shpresa që të ndryshojë mendje. Ai dëshiron thjeshtë të largohet që të lë vend për lojtarët e rinj”, është cituar Raiola për “La Gazzetta dello Sport”.
Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, ka pranuar se mundësitë janë shumë të vogla që Blutë të shpallen kampionë të Ligës Premier këtë sezon, sidomos pas humbjes së të shtunës nga Tottenham Hotspur.“Këto janë ditët kur shikon prapa dhe pendohesh për të gjitha gabimet. Nuk do të heqim dorë nga titulli, mirëpo kjo ishte mundësia ideale për ta ngushtuar diferencën e pikëve ndaj Manchester Unitedit”. “Nuk guxojmë të humbim dy apo tre pikë në asnjë ndeshje, nëse dëshirojmë ta arrijmë Unitedin. Kjo humbje ishte goditje shumë e madhe. Të jem i sinqertë, nëse nuk fiton në momente të këtilla, atëherë duhet ta fajësosh veten për të gjitha”, ka thënë holandezi për BBC Sport.
Shaquille O'Neal ka shënuar 13 pikë për të ndihmuar ekipin e tij Phoenix Suns të shënojë fitore 128-96 ndaj Washington Wizards dhe për t’u bërë shënuesi i pestë më i mirë në histori në NBA-së.O'Neal tejkaloi Moses Malone, duke u renditur i pesti me 27,411 pikë në karrierë. Ai po ashtu kontribuoi edhe me 10 kërcime në ndeshjen e të shtunës mbrëma. “Është një rezultat i mirë, por unë megjithatë vazhdoj të jem i zhgënjyer. Matematikisht kam humbur tri vite të vlefshme të ndeshjeve dhe kam humbur mbase 5 mijë gjuajtje të lira. Nëse do t’i kisha këto, do të isha ndoshta i dyti ose i treti”, ka thënë O’Neill. Jason Richardson kryesoi me 35 pikë në fitoren e Suns, derisa Steve Nash kontribuoi me 17 pikë.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se rrethanat ishin kundër tyre në ndeshjen e mbrëmshme në Olimpico, ku u mposhtën 4-1 nga Juventusi.“Vërtet jam i mërzitur nga humbja me një rezultat kaq të pastër. Shumë lojtarë janë në formë të keqe. Jam i zhgënjyer nga rezultati dhe veçanërisht ndjej keqardhje për tifozët. Djelmoshat u munduan dhe Juventusi është një kundërshtar i cili gjithmonë sjell diçka të veçantë”, ka thënë Spalletti. “Duhet ta pranojmë humbjen, që ishte e merituar, dhe t’i rikthehemi punës, pasi kemi 15 ditë për të stërvitur shumë dhe për t’i rregulluar problemet fizike. Po ashtu do të punojmë edhe në rastet taktike, të cilat shkuan keq sonte”, ka shtuar trajneri italian pas ndeshjes.
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ishte i ngazëllyer me dy golat e Vincenzo Iaquintas në fitoren prej 4-1 ndaj Romës.“Iaquinta duhet të shfrytëzohet me karakteristikat e tij. Ne nënshkruam me Amaurin në mënyrë të duhur pasi ai është një sulmues më ndryshe nga të tjerët që i kemi në disponim, andaj jam i kënaqur me mënyrën se si kanë kontribuar të gjithë këtë sezon”, ka thënë Ranieri. “Unë gjithmonë i nxjerri ata me formën më të mirë në fushë. Mbase Iaquinta gjithmonë i ka pasur ato pengesa para se të luajë, qoftë lëndim apo ftohje. Së fundi ai ka këmbë të freskëta dhe mund të kontribuojë shumë në këta muaj të fundit”, ka shtuar trajneri italian.
Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i pakënaqur me mediat lokale të cilat aq shpesh përmendin largimet e lojtarëve sulmues të klubit në fund të sezonit.“Samuel Eto'o nuk meriton aq shumë spekulime për largimin e tij. Gjatë sezonit po ashtu kam lexuar për nënshkrime me sulmues, ose se Frank Ribery tashmë është i joni”, ka thënë Guardiola. “Mund ta kuptoj këtë kur ekipi dështon, por nuk e di se pse kjo ndodh për momentin. Eto'o nuk e meriton këtë. E ardhmja e tij do të vendoset në kohën e duhur”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Mbrojtësi italian Fabio Cannavaro thotë se Real Madridi ende është i aftë ta tejkalojë liderin e tabelës, Barcelonën.“Është ora 11-të dhe ne do të luftojmë deri në fund pasi nëse luftojmë së bashku me siguri se do ta fitojmë ligën. Jemi ende prapa Barcelonës, andaj ekipi nuk duhet të dështojë sërish pasi e ardhmja jonë varet nga kjo”, thotë Cannavaro. “Ka qenë një sezon i pazakonshëm dhe ne kemi ndryshuar trajnerin dhe presidentin, por duhet të vazhdojmë të punojmë deri në minutën e fundit, në kërkim të një rikthimi, me të cilin tifozët tonë do të jenë krenar”, shton më tej Cannavaro.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, duke folur para ndeshjes së sotme thotë se ai nuk beson se Aston Villa do të mund të përfundojë në top katërshe këtë sezon.“Është shumë vështirë për ta të vazhdojnë të luajnë me të njëjtën tempo për një kohë të gjatë. Ekipet tjera janë top dhe janë shumë të fuqishme”, thotë Benitez. “Villa ka pasur një sezon fantastik dhe ata janë në një pozitë të mirë dhe duhet të përpiqen deri në fund. Por Arsenali luan shumë më mirë dhe situata do të bëhet më e vështirë për Villan. Por edhe më tej ky është një sezon i mirë për ta”, ka shtuar spanjolli. Nëse Liveprooli shënon fitore ndaj Aston Villas në ndeshjen e sotme, do të marrë vendin e dytë të tabelës së Premierligës dhe do t’i afrohet Manchester United në vetëm një pikë.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka qenë plot në lëvdata për Luka Modric, i cili ishte autor i golit të vetëm në fitoren ndaj Chelseat.“Ai është i veçantë dhe ka aftësi të mrekullueshme. Ai nuk është person i lehtë, ai mund të jetë fizikisht i fuqishëm. Ai mund të përzihet me të mëdhenjtë dhe është një lojtar i klasit”, ka thënë Redknapp. Tottenham tash është tre pikë larg vendit të shtatë, që dërgon në Evropë, dhe Redknapp shprehet optimist se do të mund të arrijë synimin. “Ne kemi nxjerrë 18 pikë nga nëntë ndeshje, që do të thotë se luajmë mirë”, ka shtuar trajneri.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se gabimet në këtë shkallë të sezonit mund t’i kushtojnë ekipit të tij.Pas humbjen nga Liverpooli dhe Fulhami, trajneri skocez duket ca i shqetësuar. “Siç kam thënë, kur humbni ndeshje në mars edhe prill kjo mund të ju kushtojë. Mbase kemi një kryesim të lehtë për momentin, por kjo nuk është shumë. Shpresoj se pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare do të rikthehemi në formën më të mirë”, ka thënë Ferguson. “Kemi edhe një ndeshje kundër Aston Villas në shtëpi dhe mendoj se kjo do të jetë vendimtare”, ka shtuar skocezi.
Klubi i pasur i Premierligës, Manchester City, vazhdon të mbetet i interesuar në sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate.Zarate është në huazim tek Lazio nga klubi i Katari,t Al-Sadd, dhe agjenti i tij Jose Alberti thotë se City mund të përpiqet të marrë shërbimet e argjentinasit edhe gjatë verës. “City u interesuar për Zaraten edhe në janar dhe klubi më i pasur i bëtë mund të provojë sërish këtë verë”, thotë Alberti. “Lazio ka sjellë një talent të veçantë në Itali, që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe gjatë dimrit City ishte i gatshëm ta transferojë atë me një ofertë të bujshme”, ka thënë agjenti i tij Jose Alberti. “Lazio, në anën tjetër mund të jetë e qetë pasi kanë marrëveshje me Al-Sadd dhe e kanë lojtarin në duar”, ka shtuar më tej agjenti.
Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore të lehtë kundër Valladolidit në Sanchez Pizjuan me rezultat 4-1.Njeriu i ndeshjes në këtë përballje ishte sulmuesi Frederic Kanoute, i cili shënoi hat-trick kundër Valladolidit. Kanoute e shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (8’), ndërsa Henok Goitom e barazoi rezultatin (22’). Pa përfunduar pjesa e parë (43’), sulmuesi i Sevillas krijoi sërish epërsinë për skuadrën e tij, dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Luis Fabiano shënoi golin e tretë për andaluzianët, ndërsa lojtari i cili e filloi serinë e golave, edhe e mbylli atë, duke kompletuar hat-trickun e tij (70’). Të shtunën fitore ka shënuar edhe Villarreali duke e mposhtur Athletic Bilbaon në El Madrigal me rezultat 2-0. Golat për Villarrealin i shënuan Cazorla (68’) dhe Matias Fernandez (90’).
Vitali Klitschko, vëllai i madh nga dy legjendat e gjalla të boksit, ka mbrojtur titullin në kategorinë WBC, duke mposhtur me nokaut teknik kubanin Juan Carlos Gomez, në meçin e zhvilluar në Stuttgart të Gjermanisë.Vitali Klitschko dominoi po thuajse të gjitha rundet dhe përfundimisht i dha fund përballjes në rundin e nëntë. Të dy boksierët tentuan të marrin luftën në duar që në rundin e parë, me Gomez që mbase ishte më i saktë. Por derisa rundet kalonin Klitschko filloi të jetë shumë më efektiv duke fituar deri në të shtatin, në të cilin ukrainasi e rrëzoi kubanin.
Në rundin e tetë Klitschko vazhdoi të dëshmojë se ai ishte një boksier shumë më superior dhe Gomez ishte gati të dorëzohet në një moment. Fundi erdhi në rundin e nëntë kur Klitschko rrëzoi sërish Gomez-in dhe megjithëse ky i fundit u ngrit, ukrainasi vazhdoi të godasë dhe referi përfundimisht ndaloi luftën.
Me këtë fitore Klitschko ngrit rekordin e tij në 37 fitore (36 me nokaut), kundrejt 2 humbjeve, derisa Gomez bie në 44-2. Nga afër ndeshjen e përcolli edhe boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, i cili ishte edhe në cilësinë e komentatorit ekspert për televizionin gjerman RTL.
Skuadra e Lorik Canës, Olimpique Marseille, është ngjitur në krye të tabelës në Ligën e Parë franceze, pas fitores kundër Nantes.Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stade Velodrome, ndërmjet Olympique de Marseille dhe Nantes Atlantiques, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0. Vendasit arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat e para të pjesës së dytë, me anë të Renato Civellit (54’) dhe Brandaos (59’), për t’i siguruar tre pikë shumë të rëndësishme të cilat e ngrenë Marseillen në krye të tabelës. Aktualisht Marseille gjendet dy pikë para liderit të deritanishëm, Lyon, i cili të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Sochaux. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, bëri një paraqitje të mirë në këtë takim duke luajtur plot nëntëdhjetë minuta.
Kryendeshja e javës së 29-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e lartë të Zonjës së Vjetër, prej 4-1.Juventus e filloi ndeshjen me pretendimin për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Interin, në garën për ta fituar titullin kampion, ndërsa Roma objektiv kryesor ka një pozitë e cila çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Vlen të përmendet që të dyja skuadrat luajtën në mungesë të shumë lojtarëve të formacioneve bazë. Te Roma emrat e spikatur që mungonin ishin: Totti, De Rossi, Juan, Cicinho, Aquilani, Taddei, Perrota etj., derisa te Zonja e Vjetër, veç tjerëve munguan: Camoranesi, Sissoko, Zanetti dhe Amauri.
Pjesa e parë
Pjesa më e madhe e gjysmës së parë të ndeshjes u zhvillua me një ritëm jo shumë të shpejtë, me pak raste, pasi që skuadrat zhvillonin një lojë të mençur, duke u munduar të mos lënë shumë hapësira në fushë.
Megjithatë, Bianconerët arritën që në minutën e 34 ta zhbllokonin rezultatin. Një lëvizje e mirë e sensacionit juventin, Sebastian Giovinco, e gjeti sulmuesin Vincenzo Iaquinta, i cili e mposhti portierin Doni për t’ia dhënë avantazhin skuadrës mysafire, e cila shkoi në pushim me epërsi minimale.
Pjesa e dytë
Porsa filloi pjesa e dytë e ndeshjes (48’), skuadra e Romës barazoi rezultatin me anë të Simone Lorias, mirëpo ky gol vetëm sa i nervozoi lojtarët mysafir.
Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, nuk e lejoi të zgjaste shumë baraspesha, pasi e mposhti për të dytën herë Donin në këtë mbrëmje, duke ia dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij (55’). Një krosim të bukur të Del Pieros nga këndi, e shfrytëzoi më së miri mbrojtësi shtatlartë i Bianconerëve, Olof Mellberg, i cili me kokë krijoi avantazhin e dy golave për skuadrën mysafire (68’).
Goli i katërt i takoi legjendës së Juves, Pavel Nedved, i cili porsa hyri në lojë e përshëndeti portierin romak me një ‘volley’. Me këtë fitore Juventusi mban gjallë shpresat për Scudetto dhe tani është katër pikë prapa Interit që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Regginas.
















