Manchester City është i gatshëm për të kaluarën shifrën rekorde prej 32 milionë funtesh të cilën e pagoi për Robinhon, duke synuar të transferojnë yllin e Bayern Munich, Franck Ribery.
Daily Star Sunday shkruan se City do të dërgojë një ofertë prej 35 milionë eurosh për Ribery.Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, ka përkrahur pronarët e Abu Dhabi United Group për të bërë ofertë për Lojtarin më të Mirë të Vitit në Francë dhe Gjermani.City shpresonte të marrë Riberyn për një shumë prej 20-25 milionë euro, por vlera e tij është ngritur pasi për të interesim janë duke shprehur edhe Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.
Chelsea raportohet se është duke planifikuar të bëjë një ofertë të vlefshme 15 milionë funte gjatë verës, për anësorin e Aston Villas, Ashley Young.
‘Mail on Sunday’ ka shkruar se Young është etiketuar nga Chelsea si zëvendësim për anësorin francez Florent Malouda, i cili do të huazohet pas dy sezoneve zhgënjyese në Stamford Bridge.Mesfushori i Aston Villas ka lulëzuar nën drejtimin e Martin O’Neill që nga transferimi 8.5 milionë funtësh nga Watford, por lojtari thuhet se dëshiron të shijojë kënaqësinë e të luajturit në Ligën e Kampionëve si dhe të sigurojë vend në kombëtare.
Mesfushori i LA Galaxy, i cili është i huazuar tek Milani deri në fund të sezonit, David Beckham, është i ngazëllyer pas paraqitjes së 109-të me kombëtaren angleze, në fitoren e mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sllovakisë. “Vërtet nuk mund të besoj. Është diçka të cilën gjithmonë e ëndërroni kur jeni fëmijë, të luani për Anglinë. Të arrish një numër të tillë paraqitjesh dhe të qëndrosh mbi Bobby Moore, një legjendë e futbollit anglez, është emocionuese. Kjo do të thotë shumë”, ka thënë Beckham.“Momentet e tilla të bëjnë të ndjehesh i vlerësuar. Gjatë gjithë karrierës të luash në Wembley dhe të luash për vendin tënd. Kam arritur 109 ndeshje dhe jam krenar për këtë”, ka shtuar mesfushori.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, pas fitores në ndeshjen e parë të tij zyrtare, është ndarë tepër i kënaqur dhe ka thënë se lojtarët e tij e kishin dhuruar argëtimin perfekt.
Argjentina shënoi fitore të thellë prej 4-0 ndaj Venezuelës, me golat e Messi, Tevez, Maxi Rodriguez dhe Aguero.“Ishte një ndeshje perfekte për ne, e kishim topin në këmbët tona, krijuam shumë raste për shënim. Djelmoshat e dinin se është e nevojshme të jemi të durueshëm dhe shënuan gol në momentin e duhur”, ka thënë Maradona.“Duhet të pranojmë se Venezuela është shumë më e përmirësuar, sot ndoshta shënuan katër gola, por ndeshja nuk ishte e lehtë. Duhej të punonim shumë”, ka shtuar legjenda e futbollit argjentinas.
Ylli i ri i Interit, Davide Santon, ka zbuluar se ai pothuajse i ishte bashkuar Milanit si junior.
“Lejomëni të them se besoj në fat dhe në faktin se të gjithë ne ndoshta jemi lindur për të arritur diçka të veçantë”, ka thënë mbrojtësi italian për Gazzetta dello Sport.“Kam luajtur në akademinë e të rinjve në Ravenna dhe në moshën 10-vjeçare kisha një provë me Interin. Kur mbusha 14 vjet, ata më shkruan përsëri dhe thanë se më dëshironin”.“Vetëm dy ditë më vonë e njëjta letër arriti nga Milani. Në atë koha isha një tifoz i rosonerëve, por kisha zgjedhur Interin. Zemra mund ta ndërrojë mendjen dhe duke marrë parasysh sa i lumtur kam qenë këtu, kurrë nuk do të mendoja për transferim në një klub tjetër”, ka shtuar Santon.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, pavarësisht se ka qenë i kënaqur me paraqitjen e bashkë-lojtarëve të tij, ka thënë se humbja minimale ndaj Hungarisë është ‘shumë’ e dhimbshme.
“Mendoj se ekipi dha maksimumin në këtë ndeshje. U përpoq gjithë lojës të shënonte, por fatkeqësisht në ato mundësi që na u dhanë nuk realizuam gol”. “Normal, është një humbje shumë e dhimbshme, sidomos ndaj një kundërshtari ndaj të cilit pretendonim të ishim më lartë në tabelë”. “Pas pësimit të golit kishim një rënie në lojën tonë. Megjithatë në pjesën e dytë, pas pushimit u munduam prapë të realizonim, sepse patëm shumë raste, por, por e them edhe njëherë, fatkeqësisht nuk shënuam”, ka thënë Skela për Supersport menjëherë pas ndeshjes.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është i dyshimtë që Giallorossët mund ta zënë një vend që çon në Ligën e Kampionëve, mirëpo i ka siguruar tifozët se skuadra e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë objektiv.
“Ne do të mundohemi ta zëmë pozitën e katërt edhe pse do të jetë punë shumë e rëndë për t’u realizuar”. “”Vendi i katërt është shumë vështirë të arrihet. Pesë pikë janë shumë kur kanë mbetur edhe nëntë javë për t’u luajtur, pasi që rivalët tanë do të mundohen të mos gabojnë”, ka thënë simboli romak.
Çmimi i Madh i Australisë, që hapi sezonin e ri të Formula 1, është mbyllur me fitoren e pilotit të skuderisë "Brown Mercedes", Jenson Button.
Garimi ka qenë i vështire, por piloti ia ka arritur të kryesojë dhe të shkelë i pari vijën e finishit. Pas tij është renditur Barricelo me të njëjtën skuderi, i ndjekur nga Truli me “Toyota” dhe Hamilton, i katërti me “McLaren”. “Ferrari” ka zhgënjyer plotësisht. Piloti i skuderisë italiane Kimi Raikkonen ka zënë vetëm vendin e 16-të. Ndërkohë, piloti i ri gjerman, Sebastian Vettel ka pasur fatin e keq të përplaset me njërin nga rivalët e tij, gjë që i ka shkaktuar një dëmtim serioz në makinë, që ka bërë që nga vendet e para të garës të dalë në vendin e 14-të.
Jose Mourinho mendon se ka qëndruar shumë gjatë te Chelsea dhe ndjehet i penduar që nuk është larguar më herët.
Trajneri aktual i Interit është larguar nga Chelseat në shtator të vitit 2007 pas një sezoni jombresëlënës, mirëpo portugezi mendon se është dashur të largohet më herët nga stoli i Bluve. “Gabimi më i madh që kam bërë si trajner është largimi nga Chelsea në shtator, është dashur të largohem që në korrik”. “Në vend se të isha trajner i një skuadre të madhe, pasi isha vazhdimisht i kërkuar, unë qëndrova duke punuar në rrethana shumë të vështira te Chelsea”, ka thënë Mourinho për “News of the World”.
Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka pranuar se është i mahnitur nga forma e jashtëzakonshme e sulmuesit Wayne Rooney.
Sulmuesi i Manchester Unitedit shënoi dy herë në miqësoren e të shtunës kundër Sllovakisë duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. “Wayne është letra e duhur në xhepin tonë. Ai mund të luaj në cilëndo pozitë dhe është shumë i rëndësishëm për skuadrën”. “I lutem Zotit që ai ta mbajë këtë formë. Ai luajti shumë mirë dhe ne nuk mund të kemi sukses pa të”, ka thënë Capello për “News of the World”.
Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Venezuelës, ndërsa Javier Mascherano thotë se kjo fitore shënon një fazë të re në futbollin e Argjentinës.
“Argjentina luajti mirë, sepse ne vazhdimisht e kontrollonim topin, ndërsa në pjesën e dytë u përmirësuam edhe më shumë dhe këtë e tregon edhe rezultati”. Sipas mesfushorit defanaziv të Liverpoolit, Venezuela u mbajt aq sa mundi, me të gjitha forcat mbrojtëse, me një sistem defanziv të lojës. Me këtë fitore Argjentina gjendet katër pikë prapa liderit të grupit, Paraguai, që të shtunën është mposhtur nga Urugai me rezultat prej 2-0.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka nxitur spekulime për një largim nga Arsenali, pasi ka pranuar se është i ngazëllyer që Barcelona dhe Real Madridi kërkojnë shërbimet e tij.
“Nuk do t’ia mbyll derën askujt. Secili lojtar i analizon gjërat dhe mendon nëse është i lumtur, apo nëse dëshiron të përmirësojë diçka në statusin e tij”. “Nuk mund t’i kontrolloj njerëzit për atë që e thonë për mua. Mirëpo është një nder i madh që dy skuadrat më të mëdha të futbollit botëror po flasin për mua”, ka thënë Fabregas.
Një gol i vetëm i shënuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka sjellë tre pikë të reja kampionit të Evropës, Spanjës, në ndeshjen përballë Turqisë të vlefshme për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja arriti t’i bëjë ballë sulmit të Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, për të shënuar edhe një fitore të rëndësishme dhe për të kryesuar tabelën e Grupit 5 me gjashtë pikë epërsi. Fitorja megjithatë nuk ishte aspak e vështirë për kombëtaren më të mirë në botë sipas FIFA-s. Goli i parë në ndeshjet ndërkombëtare i Gerard Pique, i shënuar pas një ore lojë, ishte vendimtari për tre pikët e reja të Spanjës. Përveç këtij rasti, ekipi vendas rrallë shkaktoi probleme për Turqinë, dhe në të vërtetë ishte Iker Casillas ai i cili ishte më i angazhuar. Portieri i Real Madridit arriti t’u bëjë ballë tentimeve të dyshes Nihat Kahveci dhe Sanli Tuncay, duke frenuar mysafirët.
Spanja tash kryeson me pikë maksimale, 15 nga pesë ndeshje, gjashtë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina, që pas fitores ndaj Belgjikës ngrihet në pozitën e dytë të këtij grupi. Turqia mbetet në pozitën e tretë me tetë pikë dhe do të kërkojë hakmarrjen ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të mërkurën, por kësaj here në Turqi.
Dy nga ekipet favorite për t’u kualifikuar për në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, Portugalia dhe Suedia, kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të grupit të parë.
Yjet e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, Deco dhe Simao Sabrosa, të cilët luajtën në fushë vendore, por nuk arritën të çajnë mbrojtjen e mysafirëve, të cilët ishin pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic. Ky ishte barazimi i tretë radhazi në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2010, për Portugalinë, që do të vendosë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit të kësaj kombëtareje, Carlos Queiroz. Me këtë rezultat, të dyja ekipet mbledhin nga gjashtë pikë, sa ka edhe Shqipëria. Portugalia megjithatë mban pozitën e tretë falë diferencës më të mirë të golave, duke lënë Suedinë dhe Shqipërinë në pozitat vijuese, megjithëse Suedia ka një ndeshje më pak. Danimarka mban kreun e grupit të parë, me 10 pikë, po aq sa ka edhe Hungaria, që mbetet në pozitën e dytë.
Të zgjedhurit e Marcelo Lippit kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0, kundër përfaqësueses së Malit të Zi në Podgoricë, për të vazhduar garën kualifikuese për Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit të Tetë.
Në minutën e 13-të u akordua penallti në favor të skuadrës mysafire, për shkak të prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga malazezët, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Andrea Pirlo. Ishte kjo një mbrëmje me fat për Giampaolo Pazzinin, i cili shënoi golin debutues të tij për Italinë. Pirlo pasoi te Pepe, ndërsa ky i fundit e gjeti Pazzinin, i cili e mposhti Poleksicin (74’) duke shënuar golin e sigurisë për Azzurët. Nga ana tjetër, në takimet tjera të këtij grupi, Irlanda dhe Bullgaria kanë barazuar, 1-1, ndërsa Qiproja e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 2-1.
Përfaqësuesja e Francës ka shënuar fitore minimale si mysafir i Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Shtatë në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme kombëtares së tij, në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Serbia ka shënuar fitore si mysafir i Rumanisë me rezultat 3-2, për të përforcuar kryesimin në Grupin e Shtatë.
Gjermania ka përforcuar pozitën e parë në Grupin e Katërt, pasi ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Lihtenshtajnit.
Gjermanët e filluan furshim takimin, pasi që ende pa kaluar minuta e dhjetë, ata shënuan dy herë. Kapiteni Michael Ballack e filloi serinë e golave (4’), ndërsa pesë minuta më pas Marcell Jansen e dyfishoi rezultatin (9’). Ashtu sikurse në pjesën e parë, porsa filloi gjysma e dytë e ndeshjes, vendasit reaguan shpejtë për të shënuar dy gola të tjerë. Bastian Schweinsteiger shënoi golin e tretë (48’) për gjermanët, ndërsa pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Lukas Podolski vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Në takimet e tjera të Grupit të Katërt, Rusia e ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat Finlanda ka fituar si mysafir i Uellsit.
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale nga përfaqësuesja e Hungarisë, në takimin e vlefshëm për Grupin e Parë në fazën e kualifikuese të Kampionatit Botëror.
Lojtarët kuqezi zhvilluan një ndeshje më të mirë se kundërshtari i tyre, sidomos në pjesën e parë, mirëpo duke mos qenë të aftë të shënojnë në portën kundërshtare dhe në këtë mënyrë u dënuan nga mysafirët. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Torghelle (38’) pas një gabimi të Armend Dallkut brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Në pjesën e dytë kuqezinjtë patën disa raste të pakonkretizuara, megjithatë edhe kjo ishte një lojë tipike e përfaqësues së Shqipërisë, e cila gjatë gjithë kohës mundohet të bëjë diçka, por nuk ka sukses t’i çojë deri në fund aksionet.
Në takimin tjetër të Grupit të Parë, Danimarka ka shënuar fitore prej 3-0, si mysafir i Maltës.
Kombëtarja angleze ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 në miqësoren ndaj Sllovakisë të zhvilluar në Wembley, por ka marrë tre lëndime.
Emile Heskey, Carlton Cole dhe Peter Crouch që të tre janë në dyshim për ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikim në Botërorin 2010, që zhvillohet të mërkurën ndaj Ukrainës.Heskey shënoi golin e fitores pas 7 minutash lojë, por u zëvendësua nga Carlton Cole në minutën e 15-të për shkak të një problemi në këmbë. Zëvendësuesi i tij pësoi të njëjtin fat pas 20 minutash, dhe u zëvendësua nga Crouch, i cili nuk mundi t’i shmangej këtij fati, dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.Wayne Rooney, i cili aktualisht mbetet sulmuesi i vetëm i padëmtuar, shënoi dy gola në këtë ndeshjes, një në minutën e 70-të dhe një në minutat shtesë të ndeshjes, të cilët gola futën në sandviç golin e Frank Lampard, i cili shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.David Beckham u fut në lojë si zëvendësues dhe shkëlqeu në paraqitjen e 109-të të tij për kombëtaren angleze, duke thyer rekordin e Bobby Moore për numrin më të madh të paraqitjeve nga një lojtar (jo portier).
Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar golin e dytë të fitoren 2-0 të Finlandës në udhëtim tek Uellsi, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.
Uellsi dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por dështoi të krijojë shanse të pastra dhe u ndëshkua në fund të pjesës së parë kur Jonathan Johansson i dha avantazhin Finlandës (42’). Sulmuesi i Crystal Palace, Shefki Kuqi, i futur në lojë si zëvendësues një minutë para fundit të kohës së rregullt, vulosi fitoren në çastet e fundit të ndeshjes, me anë të një goditje fantastike mbi portierin Wayne Hennessey.Me tre pikët e reja Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshjet, një më shumë se Uellsi. Në grupin 4 favorit për t’u kualifikuar është Gjermania që mban kreun me 10 pikë, si dhe Rusia që aktualisht ka gjashtë pikë.
Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se temperamenti i nxehtë i sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney, është i rëndësishëm për planet e tij.
“Rooney?”, ka qeshur Capello. “Më pëlqen ai sepse është shumë i rëndësishëm për ekipin. E dini, ndonjëherë kur ekipi luan ngadalë, është personaliteti i tij ai që i shkund. Kjo është gjë e mirë”.“Rooney është një lojtar fantastik dhe një prej më të mirëve për momentin, si edhe Steven Gerrard. Po, ai është shumë gjaknxehtë dhe ka nevojë ta ekuilibrojë. Mendoj se me ndihmën tonë ai do të ekuilibrohet. Ai është i zjarrtë pasi ka shpirt anglezi dhe më pëlqejnë lojtarët që e kanë atë shpirt”, ka shtuar Capello.“Ai është shumë i mirë teknikisht dhe nuk do të ishte mirë nëse e humb atë gjallërinë e tij. Kemi nevojë për atë, por ai duhet të jetë i kujdesshëm po ashtu”, ka thënë më tej italiani.
Ish-menaxheri i Interit, Roberto Mancini, thotë se ai synon t’i rikthehet punës në sezonin e ardhshëm.
“E kam konsideruar këtë kohë si pushimi, megjithëse një më të gjatë se zakonisht”, ka thënë Mancini për Sky Sport 24.“Vërtet ka filluar të më mungojë puna e përditshme e të qenit trajner, andaj do të rikthehem që nga muaji korrik dhe jo gushti”, ka shtuar italiani.Mancini u shkarkua nga kampioni i Italisë në sezonin e kaluar pavarësisht se Interi fitoi titullin e Serie A, dhe u zëvendësua nga trajneri portugez Jose Mourinho.
Ray Allen ka shënuar 22 pikë dhe Glen Davis 19 pikë dhe 12 kërcime, për të ndihmuar Boston Celtics të mposhtë Atlanta Hawks me rezultat 99-92.
Kevin Garnett u pushua gjatë kësaj ndeshjeje, por mungesa e tij nuk u ndje falë kontributit të pjesës tjetër të ekipit. Një lojtar tjetër mjaft i dobishëm ishte Paul Pierce, i cili shënoi 21 pikë për Bostonin.Josh Smith udhëhoqi tek Hawks me 22 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Mike Bibby shënoi 19 pikë. Për Atlanta Hawks kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe e treta në katër ndeshje.
Jenson Button ka shënuar kohën më të mirë në provat e mëngjesit dhe do të niset nga pozita e parë në garën për Çmimin e Madh të Australisë. Anglezi i skuterisë së re Brawn Gp realizoi xhiron për 1 min, 26 sekonda e 202 të qindtat, duke lënë prapa shokun e skuadrës Rubens Barrichello, i cili arriti me 303 të qindta vonesë.I treti më i shpejtë ishte ngasësi i Red Bull, Sebastian Vettel, i cili shënoi kohën 1 minutë e 26 sekonda dhe 830 të qindta.Dy ngasësit e Ferrarit, Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen, u renditen në pozitat shtatë, respektivisht nëntë. Kampioni i botës, Lewis Hamilton, ka pësuar edhe më keq, pasi do të niset nga pozita e 15-të.Gara për Çmimin e Madh të Australisë do të zhvillohet nesër në ora 8 të mëngjesit.
Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, thotë se sekreti prapa suksesit të David Beckham është puna e palodhshme.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një profesionist shumë i madh. Ky është sekreti i tij. Ai jep maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje. Për këtë mundohet ta thyejë rekordin me Anglinë dhe mendoj se meriton të luajë me Milanin”, ka thënë Maldini.“Nëse do të mbetet në Milan? Definitivisht. Ai do të mbetet në Milan, pasi ndjehet sikur në shtëpinë e tij”, ka shtuar kapiteni i rosonerëve.Beckham do të mund të hyjë në historinë e kombëtares angleze duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në këtë kombëtare, nëse sot aktivizohet në ndeshjen përballë Sllovakisë.
Mediat spanjolle përcjellin lajmin se ish-trajneri i Real Madridit, Bern Schuster, është një prej opsioneve për të marrë drejtimin e Atletico Madridit.
Atletico Madrid këtë sezon largoi ish-trajneri Javier Aguirre dhe në vend të tij caktoi ish-legjendën e klubit, Abel Resino.Ky i fundit bëri një punë të mrekullueshme duke e kthyer klubin në mesin e klubeve të kreut, por megjithatë nëse ai nuk përfundon në top-katërsh mund të rrezikojë pozitën e tij.Emri i Bern Schuster përmendet si një prej zgjidhjeve të mundshme dhe është krye të dëshirave të klubit. Thuhet se drejtori i Atleticos, Gil Marin, tashmë ka rënë në kontakt me Schuester dhe ka folur për mundësinë që gjermani ta marrë kreun e klubit.