Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka deklaruar se ai nuk është kontaktuar nga Milani për ndonjë transferim të mundshëm në verë.“Njoftimet për ndonjë kontakt timin me Milanin, janë vetëm spekulime. Askush nuk ka folur me mua. Mirëpo më se dikush dëshiron të kontaktojë me mua, e di mënyrën se si ta bëjë këtë- së pari duhet të kontaktojë me agjentin tim”. “Marrëveshja ime me Real Madridin skadon në qershor. Por dua të them se Reali nuk është skuadra e vetme në botë”, është cituar Cannavaro nga “Marca”.
Të mërkurën Anglia do të përballet me Ukrainën në kuadër të garave kualifikuese të Grupit të Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010, ndërsa mesfushori anglez Frank Lampard u ka thënë gazetarëve se Tre Luanët duhet të jenë maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje.“Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe ta shndërrojmë Wembleyn në një fortesë të Kombëtares. Ukraina do të jetë shumë më e fuqishme se Sllovakia, prandaj duhet të mundohemi dhe ta fitojmë ndeshjen”.
“Shevchenko është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë rreziku kryesor. Ai mund të shënojë në çdo moment ose të jetë asistues goli”, ka thënë Lampard, i cili mossuksesin e Shevas te Chelsea e ka shpjeguar si pasojë e lëndimeve dhe mospërshtatjes.
Sipas 24oredisport.com, Interi dhe Genoa janë marrë vesh për transferimin e sulmuesit Diego Milito.Mësohet se Interi do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me argjentinasin, i cili do të marrë pagë prej 3.5 milionë eurosh për sezon.
Ende mbeten disa gjëra për t’u detajizuar, ndërsa një pjesë e madhe e marrëveshjes do të varet edhe nga suksesi i Genoas në fund të sezonit, nëse do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve ose jo. Interi mund të përfshijë në marrëveshje edhe këmbimin e ndonjërit nga lojtarët, Julio Cruz, David Suazo ose Luis Jimenez.
“Mendoj se shumëçka do të ndodhë te Reali këtë verë. Do të caktohet presidenti i ri dhe sipas të gjitha gjasave edhe një trajner i ri. Prandaj unë do të pres deri atëherë”, ka thënë 26-vjeçari për “The Sun”.
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka marrë disa lajme shqetësuese para ndeshjes së të mërkurës kundër Maqedonisë.Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, ka marrë një lëndim të shtunën, në fitoren prej 3-0 kundër Skocisë, ndërsa gjatë seancës së sotme stërvitore, ka pasur disa probleme me dhimbje. Pritet që Wesley Sneijder ta zë vendin e Van Persiet nëse lëndimi e detyron atë të rrijë jashtë për ndeshjen kundër Maqedonisë.
Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, thotë se ai ka dëshirë të zjarrtë të luajë dhe fitojë kundër Anglisë edhe pse tek rosonerët është vetëm pjesë e ekipit rezervë.“Ekipi kombëtar ma jep mundësinë ta bëj atë që gjithmonë kam dashur, të luaj futboll. Por për përzgjedhësin nuk është e lehtë të nxjerrë në lojë një futbollist i cili nuk luan për ekipin e tij. Kjo është një ndeshje e madhe për ne”, ka thënë Sheva.“E dimë se Anglia është një prej përfaqësueseve më të mira dhe shpresojmë se do të mund të bëjmë diçka të mirë në Wembley. Ëndërroj të luaj dhe të shënoj, pasi ky do të ishte goli im i 40-të me fanellën e kombëtares. Ëndërroj edhe për një gol që do të na mundësonte të kualifikohemi”, ka shtuar ukrainasi.
Sulmuesi i topçinjve, Emmanuel Adebayor, thotë se absolutisht nuk është bërë pishman që ka qëndruar në klub, pasi dëshirë e tij është të fitojë trofe me Arsenalin.Përfaqësuesi i kombëtares së Togos verën e kaluar u lidh me një largim nga Arsenali, por në fund vendosi t’i besojë trajnerit Arsene Wenger dhe të qëndrojë në Emirates.“Jam i lumtur këtu. Kurrë nuk pendohem për asgjë. Për momentin e kemi ca të vështirë, pasi lëshuam disa ndeshje, por ende jam i lumtur që jam në Arsenal. Kjo është dëshira ime, e kam thënë para të gjithëve dhe këtë do ta them sërish. Dua të mbetem në Arsenal”, ka thënë Adebayor.
Ylli i ri i Zonjës së Vjetër, Sebastian Giovinco, ka thënë se dëshirë e tij është të mbetet në klub dhe të fitojë trofe.Mesfushori 22-vjeçar këtë sezon nuk fiton shumë raste nga trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, por në disa ndeshje që është aktivizuar ka treguar paraqitje të mira.“Thjesht. Në moshën 22-vjeçare nuk mund të kërkoni diçka më të mirë në jetën tuaj. Sigurisht se nuk do t’i kaloj 15 vite në stolin rezervë, por punoj pa ndalur dhe dua të mbetet në Juventus”, ka thënë Giovinco.
Mesfushori francez Patrick Vieira thotë se ai nuk është i sigurt nëse ende do të luajë me Interin në sezonin e ardhshëm.Ish-kapiteni i Arsenalit, nuk ka qenë një startues i rregullt për Interin nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho këtë sezon, dhe ka shprehur dyshimin rreth qëndrimit të tij në Milano. “Më takon mua të punoj shumë, me qëllim të mund ta rikthej formën më të mirë. Nuk do të ankohem, pasi tash kam nevojë të flas më së paku dhe të punoj më shumë”, ka thënë Vieira. “Kam kontratë me Interin deri në vitin 2010 dhe dua ta respektoj atë, dhe ndjehem shumë i afërt me këtë ekip. Sidoqoftë, duhet të pres dhe të shoh, kjo varet edhe nga ajo se çfarë dëshiron klubi të bëjë me mua”, ka shtuar francezi.
Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, i ka porositur të rinjtë e Real Madridit të mos kenë frikë nga largimi në kërkim të ngritjes së karrierave të tyre.“Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh se klubet e mëdha si Real Madrid ose Barcelona nuk janë gjithçka. Ka shumë pak vend për lojtarët, dhe për pozitat specifike si e imja, edhe më pak”, ka thënë Lopez. “Kam vendosur të largohem siç bëri edhe Pepe Reina (tash në Liverpool). Tash jemi së bashku në ekipin kombëtar. Të rinjtë duhet të mësojnë në klube të mëdha, por nuk duhet të kenë frikë të largohen”, ka shtuar portieri spanjoll. Diego Lopez ishte pjesë e të rinjve të Realit para se të kalojë në Villarreal, derisa Pepe Reina ishte pjesë e Barcelonës para kalimit të tij në Villarreal dhe pastaj në Liverpool.
Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, ka hedhur poshtë fjalët se nervozizmi i tij mund t’i kushtojë në ndeshjen e Kupës Botërore.“Jam gjithmonë nën kontroll. Jam një lojtar me më shumë përvojë dhe kam luajtur në ndeshje të mëdha në nivel klubi, që vërtet më ka ndihmuar”, ka thënë Rooney. Sulmuesi anglez do të bëjë paraqitjen e tij të 50-të me Anglinë në ndeshjen e të mërkurës kundër Ukrainës, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010. “Jam i kënaqur që mund të arrij 50-shin, por më shumë dua të fitoj trofe. Shpresoj se në të ardhmen do të arrijmë ta bëjmë këtë”, ka shtuar anglezi.
LeBron James ka shënuar 24 pikë dhe ka kontribuar edhe me 12 asistime, për të udhëhequr ekipin e tij Cleveland Cavaliers të shënojë fitoren e 12-të radhazi, pas triumfit 102-74 ndaj Dallas Mavericks.Maurice Williams shënoi 22 pikë për Cavaliers në ndeshjen e mbrëmshme, derisa te Dallas Mavericks më i saktë ishte gjermani Dirk Nowitzki me 20 pikë. Cavaliers ngrejë kështu rekordin e tyre në NBA në 12 fitore radhazi, që ishte edhe fitorja e 60-të kundrejt 13 humbjeve këtë sezon, i cili raport në shtëpi është 35-1. Clevelard, që kryeson Koferencën Lindore, tash është një ndeshje e gjysmë para Los Angeles Lakers, që ka 58 fitore dhe 14 humbje në krye të Konferencën Perëndimore. Humbja e vetme e Cleveland në shtëpi erdhi pikërisht nga Lakers.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, duhet të harrojë ngritjen e dukshme të pagë nëse ai dëshiron të qëndrojë në Barcelona.Sportivja As thotë se presidenti i Barçës, Joan Laporta, nuk ka synim ta vendosë portierin në një rend me yjet më të paguara të klubit, Lionel Messi dhe Samuel Eto'o. Kontrata aktuale e Valdes skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe agjenti i tij Gines Carvajal, thotë se qetësia po humb sa i takon marrëveshjes së re dhe mund të pritet një largim i portierit.
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk e ka përjashtuar një largim të afërt nga San Siro.Thashethemet se Ancelotti mund të largohet nga klubi italian vazhdojnë të qarkullojnë, me disa që e lidhin atë me kalim në Chelsea dhe disa të tjera me kalim tek Real Madrid. Edhe vetë trajneri është logjik rreth të ardhmes së tij dhe nuk përjashton një largim. “Sigurisht, nuk do të udhëheq Milanin përgjithmonë... gjithçka është e mundshme”, ka thënë ai për Corriere dello Sport. “Do të doja të them lamtumirë menjë përqafim, por tash nuk është momenti dhe raporti jonë i punës është tërësisht në harmoni”, ka shtuar italiani.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, i cili bëri paraqitjen e 50-të me kombëtaren angleze në ndeshjen e mbrëmshme përballë Sllovakisë, ka thënë se shpreson të arrijë dhe të tejkalojë numrin e paraqitjeve të David Beckham.Terry ka qenë i ngazëllyer me shifrën e arritur dhe ka thënë se ëndërron që një ditë ta dyfishojë atë dhe mbase ta tejkalojë edhe Beckhamin, që po dje theu rekordin me paraqitjen e tij të 109 për Anglinë. “Kam qenë ca nën hije, por do ta tejkaloj. Ishte një arritje e madhe për Becks. Ishte edhe një arritje e madhe për mua dhe ky është caku kur së pari filloni të luani”, ka thënë Terry. “I vendosni vetes një qëllim dhe i imi ishte 50 paraqitje, tash që kam arritur këtu dua 100. Nëse vazhdoj të jem i shëndetshëm, do të kem rast”, ka shtuar kapiteni i Chelseat.
















