Lideri i tabelës në Primera Division, Barcelona, ka shënuar fitore minimale si mysafir i Valladolidit.Të vetmin gol në ndeshje e shënoi sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, i cili në minutën e 40-të pranoi një pasim nga Xavi, për ta mposhtur portierin Asenjo. Fitore me rezultat të njëjtë, 1-0, ka shënuar edhe Sevilla si mysafir i Recreativo Huelvas, ndërsa Villarreali është mposhtur me rezultat bindës prej 3-0, nga Almeria.
Kapiteni i Olympique de Marseille, Lorik Cana, ka kërkuar nga trajneri Erik Gerets që të mbetet me skuadrën franceze.“Të punosh me një trajner si ai të bën të ndjehesh krenar, prandaj ne do të dëshironim të punojmë më gjatë me të”. “Ai ka bërë që e gjithë skuadra të përparojë, ndërsa mua më ka ndihmuar që të zhvillohem si lojtar”, ka thënë mesfushori shqiptar për “La Provence”. Gerets pritet që në fund të sezonit të largohet në drejtim të Sevillas, ndërsa Cana ka pohuar se nëse trajneri largohet, qëndrimi i tij te Marseille do të vihet në dyshim. “Fati im nuk është i lidhur me trajnerin, mirëpo largimi i tij do të ketë ndikim të madh në vendimin tim. Megjithatë, aktualisht nuk mendoj për të ardhmen time, por për punën maksimale që duhet ta bëjmë për t’u shpallur kampionë”, ka përfunduar mesfushori kosovar.
Një gol i shënuar nga Yossi Benayoun në minutën e dytë shtesë të ndeshjes i ka dhënë tri pikë të rëndësishme Liverpoolit në përballje me Fulhamin, duke e ngritur kështu në maje të tabelës së Premierligës.Liverpool dominoi si në raste po ashtu edhe në posedim të topit, por nuk arriti të gjejë portën e Mark Schwarzer gjatë 90 minutave të rregullta, për të shënuar fitore vetëm në kohën shtesë, rasti i tetë këtë sezon për të Kuqtë. Liverpooli preku shtyllën katër herë me anë të Andrea Dossena, Xabi Alonso dhe Fernando Torres, por asnjëri rast nuk ndryshoi rezultatin. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me ndarje pikësh, Benayoun, i cili zëvendësoi Dirk Kuyt në minutën e 75-të, dërgoi topin në rrjet për të vulosur fatin e ndeshjes. Ekipi i Rafa Benitez tash gjendet dy pikë mbi Manchester United, por edhe me dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Manchester United nesër do të mund të rimarrë kreun, kur pret në Old Trafford ekipin e Aston Villas.
Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në St James' Park, si mysafir i Newcastle United, duke ia 'rrënuar' ditën e madhe legjendës angleze, Alan Shearer , i cili zhvilloi ndeshjen e parë si trajner i Newcastle.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa mysafirët u treguan të vendosur në pjesën e dytë duke arritur ta tundin dy herë rrjetin e Stephen Harper. Golin e parë e shënoi mesfushori Frank Lampard, i cili me kokë e mposhti portierin vendas (56’), ndërsa mesfushori tjetër Florent Malouda, ishte njeriu i padëshiruar i portierit Harper, i cili dyfishoi rezultatin (65’), pas një pasimi të Lampard. Me këtë fitore Blutë barazohen me pikë me Liverpoolin, dhe tani mbajnë pozitën e dytë, pasi që Liverpooli ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të, kundër Fulhamit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa mysafirët u treguan të vendosur në pjesën e dytë duke arritur ta tundin dy herë rrjetin e Stephen Harper. Golin e parë e shënoi mesfushori Frank Lampard, i cili me kokë e mposhti portierin vendas (56’), ndërsa mesfushori tjetër Florent Malouda, ishte njeriu i padëshiruar i portierit Harper, i cili dyfishoi rezultatin (65’), pas një pasimi të Lampard. Me këtë fitore Blutë barazohen me pikë me Liverpoolin, dhe tani mbajnë pozitën e dytë, pasi që Liverpooli ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të, kundër Fulhamit.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Emirates Stadium, ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt, ka përfunduar me fitoren e Topçinjve, me rezultat prej 2-0.Sulmuesi i rikthyer nga lëndimi, Emmanuel Adebayor, ishte heroi kryesor i ndeshjes, i cili shënoi të dy golat e Arsenalit, por meritor ishte edhe lojtari tjetër i kthyer nga dëmtimi, Cesc Fabregas, i cili ishte asistues për golat e Adebayor. Adebayor shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (8’), ndërsa vetëm katër minuta brenda pjesës së dytë (49’), ai dyfishoi rezultatin duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme Arsenalit, në garën për ta ruajtur një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja kryesore e javës së 26-të në Bundesliga e zhvilluar në Volkswagen Arena, ndërmjet Wolfsburgut dhe Bayern Munichut, ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 5-1.
Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola të shpejtë, nga një për të dyja skuadrat. Christian Gentner hapi serinë e golave për vendasit (44’), ndërsa një minutë më vonë Luca Toni barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, në skenë doli Edin Dzeko, cili shënoi dy herë brenda tre minutash (63’ dhe 66’) për ta ngritur epërsinë në 3-1. Dy golat e radhës i takuan sulmuesit tjetër, Grafite (74’ dhe 77’), i cili i fundosi kampionët. Para këtij takimi Wolfsburgu dhe Bayerni kishin pikë të barabarta, me një pikë më pak se Hertha që mbante kreun. Mirëpo, me këtë fitore Wolfsburgu është ngjitur në krye të tabelës me dy pikë më tepër se Hertha Berlin, e cila është mposhtu në shtëpi nga Borussia Dortmundi me rezultat 1-3.
Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola të shpejtë, nga një për të dyja skuadrat. Christian Gentner hapi serinë e golave për vendasit (44’), ndërsa një minutë më vonë Luca Toni barazoi rezultatin, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, në skenë doli Edin Dzeko, cili shënoi dy herë brenda tre minutash (63’ dhe 66’) për ta ngritur epërsinë në 3-1. Dy golat e radhës i takuan sulmuesit tjetër, Grafite (74’ dhe 77’), i cili i fundosi kampionët. Para këtij takimi Wolfsburgu dhe Bayerni kishin pikë të barabarta, me një pikë më pak se Hertha që mbante kreun. Mirëpo, me këtë fitore Wolfsburgu është ngjitur në krye të tabelës me dy pikë më tepër se Hertha Berlin, e cila është mposhtu në shtëpi nga Borussia Dortmundi me rezultat 1-3.
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta zëvendësojë Samuel Eto'o-n (pasi që pritet largimi i tij në verë), ndërsa Blaugranët po qëndrojnë në pritje nëse sulmuesi Mirko Vucinic do të nënshkruajë kontratë të re me Romën.Sipas “Corriere dello Sport”, malazezi dhe Giallorossët nuk po merren vesh për vazhdimin e kontratës, për shkak të kërkesës së lartë për pagën vjetore të Vucinic. Nëse bisedimet e agjentit, Alessandro Lucci, dhe drejtuesve të Romës dështojnë, atëherë Barcelona do të reagojë me një ofertë konkrete për ta transferuar sulmuesin në Camp Nou.
“Chievo po luan mirë kohëve të fundit dhe është shndërruar në një skuadër e cila vështirë mposhtet”. “Rreziku është i dyanshëm në humbjen e pikëve. Ata rrezikojnë largimin nga Serie A, ndërsa ne humbim garën për titull”. “Nuk është me rëndësi të mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Interit. Nëse e mposhtim Interin dhe dështojmë në ndeshjet tjera, atëherë ajo fitore nuk do të kishte asnjë rëndësi”, ka thënë ish-trajneri i Chelseat.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të kërkojë shërbimet e mbrojtësit veteran të Real Madridit, Fabio Cannavaro, gjatë afatit kalimtar veror.“Fabio Cannavaro nuk bën pjesë në planet tona, pavarësisht se unë jam një admirues i tij si lojtar i madh”. “Sa i përket transferimit të lojtarëve do të flas në fund të sezonit. Ndërsa krejt çka mund të them tani, është se kemi vendosur të blejmë lojtarë kualitativë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Galliani për Sportmediaset.it.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është shprehur i shqetësuar për mosparaqitjen e Adrianos në fushën stërvitore të premten. Sipas "Sky Sport Italia", sulmuesi ende gjendet në Brazil, ndërsa askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij.“Kjo është një situatë shumë serioze për ne. Nuk bëhet fjalë për mungesë disipline, megjithatë nuk dëshiroj t’i komplikoj më shumë gjërat. Jam i pikëlluar jo i hidhëruar, por nuk dua të them asgjë”. “Unë jam i shqetësuar për të si njeri, jo si lojtar. Do të presim të shohim se çka do të ndodhë. Në skuadër ka sulmues të tjerë, miro asnjërit nuk i pëlqen kjo situatë”, ka thënë portugezi për “Sky Sport Italia”.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka deklaruar se ka dëshirë të madhe të shpallet kampion i Ligës Premier, duke u bazuar në formën e jashtëzakonshme të Redsave, të cilët i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë ëndërr realitet.Carragher me Liverpoolin i ka fituar Kupën UEFA, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA, ndërsa tani planifikon që koleksionit të tij t’ia bashkëngjisë edhe medaljen e Ligës Premier. “Të gjithë tifozët tanë e dëshirojnë më shumë se gjithçka këtë titull, ndërsa krejt kjo varet nga ne. Dëshira është e madhe për ta fituar, por jo vetëm për veten tënde por për të gjitha ata tifozë, për të cilët jemi në dijeni se e dëshirojnë shumë këtë trofe”. “Kam folur me Stevien për këtë gjë dhe do të mundohemi ta fitojmë. Megjithatë edhe nëse nuk shpallemi kampionë të Ligës Premier, të dy kemi pasur karriera për të cilat mund të jemi krenar”, ka thënë Carragher për “The Independent”.
Jenson Button do të niset edhe një herë nga pozita e parë, pasi ngasësi i ekipit Brawn GP pati kohën më të shpejtë në garat e sotme kualifikuese në Malaysian Grand Prix.Ngasësi britanik i Formula 1 realizoi kohën më të mirë duke kaluar xhiron për 1 minutë e 35.181 sekonda, për të siguruar pol-pozicionin e pestë në karrierë dhe të dytin këtë sezon, një javë pasi fitoi garën për Çmimin e Madh të Australisë. Jarno Trulli do të jetë në linjën e parë të nisjes krahas Button, pasi arriti kohën e dytë më të shpejtë, duke përfunduar xhiron për 1 minutë e 35.273 sekonda. Timo Glock ka shënuar kohën e pestë më të mirë në rundin e fundit të kualifikimeve, por do të niset nga pozita e tretë me Toyotan e tij, si rezultat i penalizimeve ndaj Sebastian Vettel dhe Rubens Barrichello. Java e tmerrshme e Lewis Hamilton ka vazhduar, pasi kampioni në fuqi do të fillojë nga pozita e 12-të, pas dështimit të futet në rundin e dytë të kualifikimeve. Por befasia më e madhe ndoshta ishte Felipe Massa, i cili do të fillojë pothuajse nga fundi, pasi u rendit i 16-ti me Ferrarin e tij.
Dyshja e Liverpoolit, menaxheri Rafael Benitez dhe kapiteni Steven Gerrard kanë marrë çmimet e menaxherit dhe lojtarit më të mirë të Premierligës për muajin mars.
Të kuqtë patën një sukses të jashtëzakonshëm muajin e kaluar duke iu dhënë shtytje shpresave për të fituar Premierligën me fitoret e thella ndaj kampionit Manchester United dhe ndaj Aston Villas. Liverpool po ashtu mposhti edhe Sunderlandin për të nxjerrë pikët maksimale të muajit mars, dhe për të filluar muajin prill me vetëm një pikë prapa liderit të tabelës. Gerrard, i cili preku rrjetën edhe në fitoren 4-1 ndaj United dhe shënoi hat-trick në fitoren 5-0 ndaj Villas, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë për pestën herë. Edhe për Benitez, kjo është hera e pestë që fiton këtë çmim, dhe e dyta këtë sezon, pas asaj të muajit tetor. Liverpooli sot udhëton në fushë të Fulhamit dhe nëse fiton pikë të plota do të ketë shansin të marrë kreun e Premierligës.
Të kuqtë patën një sukses të jashtëzakonshëm muajin e kaluar duke iu dhënë shtytje shpresave për të fituar Premierligën me fitoret e thella ndaj kampionit Manchester United dhe ndaj Aston Villas. Liverpool po ashtu mposhti edhe Sunderlandin për të nxjerrë pikët maksimale të muajit mars, dhe për të filluar muajin prill me vetëm një pikë prapa liderit të tabelës. Gerrard, i cili preku rrjetën edhe në fitoren 4-1 ndaj United dhe shënoi hat-trick në fitoren 5-0 ndaj Villas, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë për pestën herë. Edhe për Benitez, kjo është hera e pestë që fiton këtë çmim, dhe e dyta këtë sezon, pas asaj të muajit tetor. Liverpooli sot udhëton në fushë të Fulhamit dhe nëse fiton pikë të plota do të ketë shansin të marrë kreun e Premierligës.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se humbjet e njëpasnjëshme i kanë ndihmuar secilit lojtar të rifokusohet.“Kemi pasur një kohë tronditëse që nga udhëtimi në Japoni, marrja e kreut dhe pastaj dëgjimi i të gjithë atyre budallallëqeve se sa të mirë jemi. Jam munduar t’i spërkas gjërat dhe t’i mohoj fjalët se mund të fitojmë pesë trofe. Pastaj ndodhi rezultati me Fulhamin”, ka thënë Ferguson. “Ne duhet t’i sfidojmë edhe pengesat. Mund të barazoni, të humbni. Mund të luani keq ndonjëherë dhe të fitoni, të luani mirë dhe të mos shënoni. Kjo është sepse kemi të bëjmë me ligën më të fortë në botë”. “Është fakt se jemi një pikë para. Nuk është me rëndësi si kemi ardhur këtu, është një pozitë e mirë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të dëshmojmë se mund t’u besojmë këtyre lojtarëve dhe ata mund t’i besojnë njëri-tjetrit”, ka shtuar mes tjerash skocezi.
Sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani gjatë një interviste për mediat italiane, ka thënë se ndeshja e nesërme ndaj Juventusit është ndër sfidat më të vështira.Shqiptari së fundi ka bërë disa paraqitje të mira për skuadrën e tij duke u treguar i dobishëm në ringjalljen e klubit në pjesën e dytë të sezonit. “Ndjehem mirë, punoj shumë gjatë stërvitjeve me qëllim që të siguroj vendin tim për ndeshjen e të dielës. Jam i kënaqur që mund të ndihmoj në këto ndeshje të fundit. Gjëja më e rëndësishme tash është se Chievo është në formë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë sulmuesi shqiptar. “Pavarësisht kush luan apo shënon, ne duhet të mendojmë vetëm për fitore dhe të nxjerrim sa më shumë pikë që mundemi”. Në përpjekjen për t’u larguar edhe më shumë nga pjesa e fundit e tabelës, Chievo do të përballet nesër me Juventusin, të cilin Bodgani e sheh si një ndeshje shumë të vështirë. “Kundër Juventusit do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, si gjithmonë, por duhet të udhëtojmë në Olimpiko dhe të luajmë me të njëjtin nivel, ashtu siç bëmë në Romë kundër Lazios dhe në Firencë kundër Fiorentinës, pavarësisht humbjes”, ka shtuar shtatlarti. Chievo aktualisht qëndron në pozitën e 16-të me 30 pikë nga 29 ndeshje të luajtura, gjashtë pikë mbi zonën e rrezikut.
Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e 60-të të sezonit, duke mposhtur në shtëpi ekipin e Houston Rockets me rezultat 93-81.Pau Gasol shënoi 23 pikë dhe 10 kërcime, derisa Kobe Bryant kontribuoi me 20 pikë dhe shtatë asistime për Lakers. Ron Artest shënoi pikët më të larta për ekipin mysafir, 21 pikë, derisa Yao Ming kontribuoi me 16 pikë dhe 10 kërcime për Rockets, që vuajtën humbjen e dytë radhazi. Los Angeles, me 60 fitore dhe 16 humbje këtë sezon, u rikthye në shtëpi pas shtatë ndeshjeve në udhëtim, nga të cilat nxorri pesë fitore, për t’iu afruar në vetëm një ndeshje liderit të Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers (61-15), për ekipin më të mirë të NBA-së.
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, e ka vënë në pyetje aftësinë e trajnerit të ri të Newcasle United, Alan Shearer, për të shpëtuar klubin nga rënia.Newcastle është në pozitën e tretë nga fundi, me dy pikë më poshtë se pozita e shpëtimin, dhe sot do të presë në St James Park ekipin e Chelseat, që gjendet në pozitën e tretë nga sipër me 4 pikë diferencë nga lideri, Manchester United. “Top-lojtarët mendojnë se për shkak të talentit të tyre gjithçka do të ndodh vetvetiu. Nuk ndodh gjithmonë kur je top lojtar të jesh edhe një top menaxher”, ka thënë Hiddink. “Së pari ai nuk do të luajë dhe nuk do të luaj as unë. Të dy do të jemi të ulur. Nuk është një ndeshje mes menaxherëve. Por ka gjëra tjera që mund të bëjnë menaxherët. Si të përgatisin ekipin, si të realizojnë seanca stërvitore me synime dhe objektiva. Trajnimi nuk është vetëm të kalosh kohën”. “Çdo ditë ka nevojë për një aspekt strategjik, fizik ose taktik të lojës. Kjo është pjesa ku menaxherët duhet të tregojnë dijen e tyre për lojën. Në këtë aspekt, unë e kam përparësinë e përvojës”, ka shtuar holandezi.
Real Madrid është i bindur se do të mund të nënshkruajë me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, në fund të sezonit, për një shumë prej 75 milionë funtesh.Daily Mail thotë se klubi spanjoll është i sigurt se do të mund të sigurojë marrëveshje me lojtarin dhe me kampionin e Anglisë, Evropës dhe Botës. Drejtuesit e Madridit kanë propozuar një marrëveshje të vlefshme 75 milionë funte, e cila shpresojnë të pranohet nga klubi dhe lojtari. Përfaqësues të lojtarit raportohet se kanë zhvilluar bisedime të vazhdueshme me ata të Madridit, duke ua bërë të qartë se Ronaldo nuk ka synim të mbetet në Manchester pas fundit të këtij sezoni. Edhe më herët gjatë sezonit u raportua se Ronaldo tashmë kishte arritur marrëveshje me Realin, gjë e cila ka bërë që ai gjatë gjithë kësaj kohe të mos flasë për “ëndrrën” e tij të luajë tek klubi spanjoll.
Simboli dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, të premten ka nënshkruar kontratë të re me Të Kuqtë, e cila e mban atë në Anfield deri në vitin 2013, duke i kënaqur tifozët e Liverpoolit anekënd botës. Ndërsa as ai vetë nuk ka mundur ta fshehë gëzimin.“Kjo marrëveshje më ka dhënë një ndjenjë fantastike. Kjo është krejt çka kam dashur: Ta kaloj të gjithë karrierën time te Liverpooli! Gjithmonë e kam thënë se derisa klubi të më dëshirojë unë do të mbetem këtu”. “Gjatë gjithë jetës time kam qenë tifoz i Liverpoolit dhe do të jetë e jashtëzakonshme që ta përfundoj karrierën këtu dhe kur ta shikoj të kaluarën do të them se kam qenë gjithmonë me Liverpoolin”. “Ajo që dua më së shumti është të arrij sukseset më të mëdha me skuadrën që e dua. Nëse do të fitojmë shumë trofe së bashku, atëherë do të jem edhe më i lumtur”, është cituar simboli i Redsave nga “Sky Sports News”.
Derisa gara për Scudetto ka arritur në fazën finale, trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, u ka premtuar tifozëve se ai dhe të zgjedhurit e tij do të japin gjithçka nga vetja për t’u shpallur kampionë të Italisë.“Ne po punojmë për ju. Do të jetë një përfundim emocionues, sepse thuajse çdo skuadër ka për çka të luftojë në këtë fundsezoni, dhe asnjëra nga skuadrat nuk do t’i lëshojë pikët lehtë. Do të jetë vështirë, mirëpo kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për ne”, u ka thënë Ranieri tifozëve të Juventusit. Këtë fundjavë, lideri i tabelës, Inter, do të jetë mysafir i Udineses, derisa Juventusi që gjendet shtatë pikë prapa, e pret Chievon në shtëpi.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, dhe trajneri Carlo Ancelotti janë takuar të mërkurën për të diskutuar planet e skuadrës.Sipas Gallianit nuk do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër, derisa ai ka konfirmuar edhe njëherë se Ancelotti do të vazhdojë drejtimin e Rossonerëve, përkundër spekulimeve se ai do të largohet në fund të sezonit. “Trajneri i ardhshëm i Milanit është Ancelotti. Carlo është i vetmi në botë, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve nga dy herë edhe si lojtar edhe si trajner. Prandaj ai nuk duhet të dëshmohet para askujt”, u ka thënë Galliani gazetarëve.
















