Dy penalti të shndërruara në gol nga David Villa kanë ndihmuar Valencian të shënojë fitore të thellë prej 4-1 ndaj Getafes, që ngrihet në pozitën e pestë të tabelës së La Ligës.Vendasit hapën rezultatin pas 20 minutash lojë në Mestalla me golin e Juan Manuel Mata Garcia. Pesë minuta më vonë rezultatin e dyfishoi David Villa, duke shënuar nga pika e bardhë, pasi David Silva ishte fauluar në zonë nga Lucas Licht. Pjesa e dytë filloi në të mirë të Getafes, që katër minuta pas pauzës (49’) ngushtoi rezultatin me anë të penaltisë së shndërruar në gol nga Francisco Casquero. Por kjo ishte gjithë çka mundën mysafirët, pasi pas shtatë minutash tjera vendasit shtuan avantazhin me anë të Raul Albiol. David Villa fitoi dhe shndërroi në gol edhe penaltinë e tretë të akorduar në këtë ndeshje dhe të dytën për Valencian, për të shënuar golin e 21-të këtë sezon. Portieri Jacobo Sanz Ovejero, i cili shkaktoi penaltinë, u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Në ndeshjen tjetër të sotme, Atletico Madrid është turpëruar në Vicente Calderon duke u mposhtur nga Osasuna me rezultat 4-2. Me humbjen e sotme, Atletico mbetet me 43 pikë dhe humb edhe pozitën e pestë në tabelë, ku ngrihet Valencia, që tash ka 46 pikë. Edhe Villarreali që mban pozitën e katërt, dje humbi në fushë të Almerias dhe rrezikon këtë pozitë, pasi tash ka vetëm dy pikë epërsi ndaj Valencias. Barcelona vazhdon të kryesojë La Ligën me 72 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi që ndjek në pozitën e dytë.
Kampionët e Italisë kanë shënuar një fitore shumë të rëndësishme duke e blinduar në këtë mënyre Scudetton edhe për këtë sezon.Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Friuli, ndërmjet Udineses dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat minimal, prej 1-0. I vetmi gol në ndeshje u shënua pas një kombinimi të Ibrahimovicit dhe Vieiras, me ç’rast mbrojtësi i Udineses, Mauricio Isla, gaboi duke shënuar autogol. Këto tri pikë kanë vlerë të madhe, pasi që Zikaltrit janë distancuar në nëntë pikë nga Juventusi dhe janë më afër se kurrë për ta fituar Scudetton e radhës.
Një gol i vonshëm i shënuar nga 17-vjeçari Frederico Macheda, i ka dhënë fitoren 3-2 Mancehster United në ndeshjen dramatike përballë Aston Villas në Old Trafford, si dhe rikthimin në krye të tabelës së Premierligës.Djajtë e Kuq kaluan në epërsi pas 14 minutash lojë me golin e Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirë, por mysafirët u përgjigjën duke barazuar me anë të John Carrew pas gjysmë ore lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Pjesa e dytë solli një ndeshje edhe më atraktive, me Aston Villa që kaloi në avantazh pas 13 minutash lojë pas pauzës. Një harkim i Ashley Young, gjeti saktësisht Agbonlahor, goditja me kokë e të cilit përfundoi në rrjetën e Edvin Van der Sar, që doli nga porta para kohe. Djelmoshat e Sir Alex Ferguson nuk u dorëzuan deri në çastet e fundit të ndeshjes, duke shënuar edhe dy herë. Ronaldo shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, duke gjetur këndin e majtë të portës së Brad Friedel me anë të një goditje për tokë. Heroi i Djajve të Kuq ishte i riu italian Macheda, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e parë shtesë të lojës, për të rikthyer kështu rezultatin dhe për të dërguar Manchesterin sërish në krye të tabelës së Premierligës. Liverpooli, që kryesoi për një ditë tabelën, mbetet një pikë prapa kampionit me 67 pikë, derisa Chelsea në pozitën e tretë ka 64.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka shënuar dy penalti në rikthimin e tij për t’i dhënë në fitore të rëndësishme Romës në përballje me Bolognan në Olimpico.Ekipi i Luciano Spallettit u forcua me të rikthyerit, kapitenin Francesco Totti, Simone Perrotta dhe Daniele De Rossin, që ndihmuan ekipin të shënojë fitoren e radhës. Pas dy ankesave të hershme të Romës për prekje topi me dorë në zonën e rreptësisë, arbitri akordoi penalti për vendasit pas 12 minutash lojë, kur Tonetto dhe Lavecchia u ndeshën në afërsi të golit, edhe pse u duk që topi kishte kaluar vijën. Nga pika e bardhë i saktë ishte Francesco Totti që dërgoi në avantazh të hershëm Romën. Por, në minutën e 25-të rezultati u barazua, kur pas një harkimi nga këndi, zëvendësuesi Massimo Marazzina shënoi në portën e Donit. Rezultati u vulos 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë kur arbitri akordoi penaltinë e dytë, që kësaj here ishte me vend, pasi zëvendësuesi Julio Baptista u faulua në zonë, dhe Totti nuk huqi as kësaj here. Rezultati mban Romën në pozitën e gjashtë, prapa Genoas dhe Fiorentinas, që me fitoret e sotme ruajnë pozitat katër dhe pesë.
Një dramë e vërtetë është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos ku janë takuar Zonja e Vjetër dhe skuadra e Erjon Bogdanit, Chievo Verona.Takimi i zhvilluar të dielën, ndërmjet Juventusit dhe Chievos, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 3-3.
Mysafirët nga Verona u treguan skuadër shumë e rrezikshme sidomos me anë të kundërsulmeve, dhe falë shpejtësisë dhe shkathtësisë së lojtarit të ndeshjes Sergio Pellissier, Chievo arriti të marrë një pikë të artë nga kjo përballje e vështirë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 25-të kur Sergio Pellissier u shkëput në mënyrë të përsosur nga mbrojtja e Juventusit dhe e mposhti Gigi Buffonin. Bianconerët barazuan rezultatin me anë të mbrojtësit Giorgio Chiellini (34’), i cili e shfrytëzoi një top të kthyer nga Mauro Camoranesi, për të çuar në këmbë tifozët në Torino.
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Pellisier bëri një lëvizje paksa të ngjashme me të parën dhe sërish e dënoi Juven duke i çuar skuadrat në pushim me rezultatin 1-2. Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), bardhezinjtë sërish barazuan shifrat, kur një goditje me kokë të Camoranesit, e plasoi në portën e tij mbrojtësi Santiago Morero.
Vendasit vazhduan me sulmet, me ç’rast në minutën e 78-të, arritën që të kalojnë për herë të parë në epërsi, me anë të sulmuesit Vincenzo Iaquinta, i cili pranoi një krosim të Camoranesit për ta mposhtur portierin Sorrentino.
Atëherë kur mendohej se Juventusi do të del fitues nga kjo përballje, sërish doli në skenë Sergio Pellissier, i cili kompletoi hat-trickun e tij (90’+1) duke nxjerrë një pikë të artë për skuadrën mysafire dhe duke ia zbehur shpresat Zonjës së Vjetër për ta fituar Scudetton këtë sezon, kur dihet që Interi gjendet shtatë pikë përpara dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), Pellisier bëri një lëvizje paksa të ngjashme me të parën dhe sërish e dënoi Juven duke i çuar skuadrat në pushim me rezultatin 1-2. Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), bardhezinjtë sërish barazuan shifrat, kur një goditje me kokë të Camoranesit, e plasoi në portën e tij mbrojtësi Santiago Morero.
Vendasit vazhduan me sulmet, me ç’rast në minutën e 78-të, arritën që të kalojnë për herë të parë në epërsi, me anë të sulmuesit Vincenzo Iaquinta, i cili pranoi një krosim të Camoranesit për ta mposhtur portierin Sorrentino.
Atëherë kur mendohej se Juventusi do të del fitues nga kjo përballje, sërish doli në skenë Sergio Pellissier, i cili kompletoi hat-trickun e tij (90’+1) duke nxjerrë një pikë të artë për skuadrën mysafire dhe duke ia zbehur shpresat Zonjës së Vjetër për ta fituar Scudetton këtë sezon, kur dihet që Interi gjendet shtatë pikë përpara dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, sërish ka shprehur zhgënjimin e tij me stafin mjekësor të Milanit.“Milani ka një mënyrë tjetër veprimi, ne kemi tjetër. Kaka gjithmonë është i lënduar në Milan dhe kjo është hera e dytë që ne ua kthejmë të shëruar. Gjithçka patëm nevojë ishin tri ditë që ai të mund të luajë 30 minuta, ndërsa në Milan nuk mund të luante aspak”, ka thënë Dunga. “Ronaldinho është një lojtar tjetër i rëndësishëm për ne dhe dëshirojmë që ai të rikthehet në formën më të mirë për Botërorin 2010. Ai është një kampion i madh dhe do të përpiqemi ta rikthejmë në rrugë të duhur”, ka shtuar trajneri brazilian.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se është vetëm çështje kohe që Rio Ferdinand zyrtarisht ta trashëgojë shiritin e kapitenin në Old Trafford.Mbrojtësi 30-vjeçar sezonet e fundit ka zhvilluar aftësi të mira udhëheqëse në fushë, ndërsa trajneri i Djajve të Kuq mendon se ish-mbrojtësi i Leeds United, tashmë është i gatshëm për të qenë kapiten. “Ai është një lider shumë i mirë dhe kur të pensionohen Neville dhe Giggs, ai do të jetë kapiten i skuadrës”, ka thënë Ferguson.
"Tuttosport" njofton se drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, është duke planifikuar një ‘sulm të dyfishtë’ për të sjellë në Torino dyshen e Valencias, David Silva dhe David Villa.Zonja e Vjetër qe disa muaj ka shprehur interesim për mesfushorin e Los Che, David Silva, i cili mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin në fund të sezonit, ndërsa informatat më të reja pohojnë se bardhezinjtë nuk do të ndalen vetëm me kaq, por ata do të kërkojnë t’ia rrëmbejnë Valencias në krizë, edhe sulmuesin kryesor, David Villa. 27-vjeçari është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferëve, ndërsa Juve duhet të luftojë me Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Chelsean, si edhe t’i përgatisë 30 milionë euro, nëse dëshiron shërbimet e spanjollit.
"News of the World" njofton se edhe Manchester Unitedi i është bashkuar garës për të fituar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.Tabloidi britanik njofton se kampionët anglezë do të konkurrojnë me Barcelonën dhe Interin, për ta transferuar në Old Trafford francezin 25-vjeçar. I njëjti burim pohon se Djajtë e Kuq tashmë kanë filluar bisedimet me Ribery, i cili konsiderohet si zëvendësues i denjë i Cristiano Ronaldos, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet në drejtim të Real Madridit këtë verë.
Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, ka fituar garën dramatike Malaysian Grand Prix, duke dëshmuar se do të jetë kandidat i fuqishëm për të fituar kampionatin e Formula 1 këtë sezon.Gara u ndërpre në xhiron 33-të kur një rrebesh i egër shiu vërshoi qarkun e Sepang, dhe për nuk u vazhdua për shkak të mos-përmirësimit të motit.
Tregimi mbi Ronaldinhon ka marrë edhe një kahe tjetër dramatike, me Real Madridin që raportohet se do të futet në garë për të nënshkruar me brazilianin.Është e qartë se ish-lojtari më i mirë në botë është i pakënaqur në Itali, gjë që u pa edhe nga komentet e tij derisa ishte në detyrë me kombëtaren e Brazilit. Sipas Sport, burimet e afërta me vëllain dhe agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, kanë konfirmuar se dëshiron të ndryshojë vendin, duke kërkuar një klub me një imazh të ngjashëm. Manchester City vazhdon të përmenden si një destinacion i ardhshëm i lojtarit, por duket se lojtari nuk e dëshiron edhe aq këtë klub. Me Florentino Perez që pritet të marrë drejtimin e Realit, Ronaldinho mund të ketë rast të rikthehet në Spanjë. Perez ishte ai që kishte sjellë në Real edhe emra të tjerë që kishin luajtur në Barcelona, si Luis Figon dhe Ronaldon.
Sulmuesi i Real Madrid, Gonzalo Higuain, thotë se fitorja e mbrëmshme ishte e rëndësishme sepse do të vazhdojë presionin ndaj Barcelonës.Higuain ishte autori i golit të vetëm në fitoren e mbrëmshme minimale të Real Madridit ndaj Malagas. “Kam pasur disa raste, por fatmirësisht goli im u tregua të ishte vendimtari. Fitorja do të na ndihmojë të vazhdojmë presionin ndaj Barcelonës”, ka thënë Higuain. “Ishte shumë e rëndësishme për ne, duke marrë parasysh numrin e lëndimeve që kishin nga pauza ndërkombëtare. Shumë lojtar erdhën nga larg dhe nuk ishin në një formë shumë të mirë”, ka shtuar argjentinasi.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka qenë i kënaqur me fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, që erdhi në momentet e fundit të ndeshjes.“Ka qenë një gol shumë, shumë i rëndësishëm në një moment vendimtar. Ishte një lehtësim. Nuk mund të thoni se do të shënoni në minutën e fundit, por ne gjithmonë luajmë në fund”, ka thënë Benitez. Fitorja e çoi Liverpoolin në krye të tabelës, me Manchester United që sot pret në Old Trafford, Aston Villan.
Konkurrenti kryesor i Barcelonës në garën për ta fituar titullin në La Liga, Real Madridi, ka shënuar fitore minimale në stadiumin La Rosaleda, si mysafir i Malagas.Tre pikë shumë të vlefshme Mbretërve ua siguroi argjentinasi, Gonzalo Higuain, i cili e mposhti portierin vendas, Goitia, në minutat e para të pjesës së dytë (49’). Me këtë fitore Real Madridi ruan diferencën prej gjashtë pikësh prapa Barcelonës, që gjendet në vendin e parë, ndërsa qëndron nëntë pikë përpara Sevillas që mban pozitën e tretë.
















