Arsenali ka arritur të nxjerrë një barazim të rëndësishëm me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në udhëtim tek Villarrealit.
Vendasit e filluan më fuqishëm lojën duke dominuar dhe duke marrë epërsinë në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk arritën ta ruajnë avantazhin, me Arsenalin që ishte më dominues në pjesën e dytë.

Pjesa e parë

Topçinjtë e Londrës vuajtën gjatë pjesës së parë të ndeshjes, me vendasit që ishin më ngulmues duke krijuar edhe rastet më të mira.Villarreali kaloi në epërsi mjaft herët, me anë të një goditje bombarduese nga largësia e kapitenit Marcos Senna në minutën e dhjetë të lojës, e cila ishte e pambrojtur për portierin Manuel Almunia.
Arsenali pësoi edhe një goditje tjetër, pasi Almunia u detyra të largohet më herët nga loja për shkak të një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga portieri i dytë Lucas Fabiansky.Por nuk mjaftoi kaq, topçinjtë patën edhe një zëvendësim tjetër të detyrueshëm, kur pas 42 minutash lojë William Gallas u dëmtua për t’ia lëshuar vendin Johan Djorou.

Pjesa e dytë

Pas pushimit Arsenali u rikthye më i freskët duke krijuar raste më të shpeshta shënimi që rezultuan edhe me një gol. Ishte sulmuesi i Togos, Emmanuel Adebayor, ai i cili shënoi golin e barazimit, që erdhi 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Topçinjtë vazhduan të sulmojnë duke krijuar raste të cilat nuk u shfrytëzuan nga Adebayor, Nasri e Walcott. Edhe vendasit patën tentime të rralla për të gjetur portën kundërshtare, përfshirë edhe një goditje tjetër të fuqishme të Senna, por që asnjëra nuk përfundoi në rrjetën e Fabiaskyt.Rezultat, megjithëse i barabartë, favorizon Arsenalin për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Emmirates Stadium pas një jave.
Takimi i parë çerekfinal i Ligës së Kampionëve i zhvilluar në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Portos ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Pjesa e parë

Porsa filluan minutat e para të ndeshjes (4’), Cristian Rodriguez i dënoi Djajtë e Kuq, pas një gabimi të mbrojtësit Jonny Evans, i cili luajti në mungesë të mbrojtësit kryesor, Rio Ferdinand. Vendasit u përgjigjën në mënyrë të njëjtë, kur Wayne Rooney shfrytëzoi një gabim amatoresk të mbrojtësit Bruno Alves, për t’i barazuar shifrat. Deri në fund të pjesës së parë skuadra e Portos ishte ekipi dominues në fushë, mirëpo nuk arriti të bëjë më shumë, përveçse regjistroi disa raste të mira para portës kundërshtare.

Pjesa e dytë

Në fraksionin e dytë të lojës, kampionët në fuqi u treguan skuadër më e vendosur dhe më kërkuese e fitores. Trajneri Sir Alex Ferguson bëri disa ndryshime, duke inkuadruar në lojë Ryan Giggsin, Gary Nevillen dhe Carlos Tevezin, ndërsa ky i fundit rezultoi zëvendësim i suksesshëm. Në minutën e 85-të, argjentinasi kaloi në epërsi vendasit pas një super-pasimi të Rooneyt duke ngritur në këmbë të gjithë tifozët në Old Trafford. Mirëpo atëherë kur mendohej se United do të dalë fitues nga kjo përballje, lojtari që zëvendësoi golashënuesin e parë të Portos, Mariano Gonzalez barazoi rezultatin në 2-2 (89’) duke bërë që Porto ta ketë statusin e favoritit në ndeshjen kthyese që luhet pas një jave. Megjithatë, një fitore minimale e Djajve të Kuq në Portugali, do të thoshte se ata do të luajnë në gjysmëfinale.
Pasi ka fituar titujt e ligave, kupat vendore, si dhe Kupën Botërore dhe Kampionatin Evropian, ylli francez tash dëshiron ta shtojë edhe një trofe të suksesshëm në listën e tij të arritjeve.
Thierry Henry ka zbuluar se ambicia e tij kryesore është të fitojë Ligën e Kampionëve, por është i vetëdijshëm se së pari duhet të fokusohet të ndihmojë Barcelonën të eliminojë kundërshtarin e vështirë, Bayernin e Munichut.“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve. Është një garë të cilën kurrë nuk e kam fituar dhe ende jam i ngazëllyer pas saj. Të jem i sinqertë, jam i kënaqur që shmangëm Arsenalin, pasi është një ekip me të cilin nuk dua të përballem”, ka thënë Henry.“Por e di nga e kaluara se sa vështirë është të mposhtësh Munichun. Kur kaloni në çerekfinale të gjitha ekipet kundërshtarë janë shumë të vështira dhe Bayerni është një prej më të mëdhenjve në Evropë”.“Ka lojtarë të cilët mund ta vendosin ndeshjen. E dimë se Miroslav Klose është i lënduar por ata kanë edhe Luca Tonin, Bastian Schweinsteiger dhe, mbi të gjitha Riberyn, Lionel Messin e Bayernit”, ka shtuar francezi.
Mediat italiane shkruajnë për një aventurë të re të sulmuesit italian Christian Vieri, i cili raportohet se është afër për të luajtur me ekipin amerikan LA Galaxy.
Ish-lojtari i Atalantas, Interit, Milanit dhe Juventusit, Christian Vieri ka fluturuar për në Los Angeles për të bërë prova me Galaxy, vetëm disa ditë pasi u largua nga Atalanta.Sulmuesi dhe klubi arritën marrëveshje të dyanshme javën e kaluar për t’i dhënë fund marrëveshjes, për shkak të mungesës së paraqitjeve të tij këtë sezon.Ai tash është i gatshëm të sprovojë veten edhe në ligën amerikane, MLS.Nëse Vieri arrin kontratë me klubin amerikan, do të jetë edhe klubi i 14-të në karrierën e italianit, që daton nga viti 1989. Ai ishte edhe pjesë e Lazios, Fiorentinës, Torinos dhe Monacos.
Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, është i gatshëm të shënojë në ndeshjen e vikendit, në të cilën ekipi i tij do të përballet me rivalin e qytetit, Lazion.
Braziliani ishte autor i golit të fitores kur dy ekipet u takuan në derbin e fundit romak, dhe ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madridit synon të përsërisë paraqitjen e tij.“A do të shënoj edhe një gol në derbi? Po, pse jo, kjo do të jetë gjë e bukur”, ka thënë Baptista para fansave të tij.Roma do të përpiqet të bëjë një hap përpara në tentimin për të siguruar vendin e dytë, duke kërkuar fitoren në ndeshjen përballë Lazios, që po tregon formë të dobët së fundi.
Fituesi i pesëfishtë i MVP-së në NBA, Michael Jordan, është zgjedhur në Basketball Hall of Fame, së bashku me David Robinson dhe John Stockton.
Po ashtu në Shtëpinë e Famës janë zgjedhur edhe trajneri i Utah Jazz, Jerry Sloan, dhe trajnerja e kolegjit të femrave Vivian Stringer, e cila ka 825 fitore në karrierë dhe ka dërguar tre shkolla të ndryshme në Katërshen Finale.Jordan, i cili sipas shumicës shihet si lojtari më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, ka qenë kampion i gjashtëfishtë i NBA-së me Chicago Bulls.Robinson ishte 10 herë pjesë e All-Star në NBA dhe kampion i dyfishtë me San Antonio Spurs, derisa Stockton u bë lideri i të gjitha kohërave i asistimeve gjatë karrierës së tij me Utah Jazz.Pranimi zyrtar i klasës së vitit 2009 do të bëhet në muajin shtator.Jordan, Robinson, Sloan dhe Stockton kanë fituar të drejtën për t’u zgjedhur në Basketball Hall of Fame me të parën herë, derisa Stringer është emëruar finalist edhe në vitet e mëhershme.Finalistët kanë nevojë të marrën 18 nga 24 votat e Komitetit për të qenë pjesë e Shtëpisë së Famës në Springfield, Massachusetts (SHBA).
Cristiano Ronaldo beson se Manchester United është një ekip më i fuqishëm se Porto dhe është i mbushur me vetëbesim para takimit të sotëm të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Old Trafford.
“Porto ka disa lojtarë të mirë dhe një menaxher të mirë, por ne e dimë se jemi ekip më i fuqishëm”, ka thënë Ronaldo para ndeshjes së sotme. United pas fitores së vështirë të vikendit ndaj Aston Villas, përsëri udhëheq tabelën e Ligës Premier, që i ka mbushur me vetëbesim Djajtë e Kuq.“Sipas meje ne jemi ekipi më i mirë në Angli dhe tabela e tregon këtë. Kur kemi një paraqitje të keqe, në ndeshjen e ardhshme duhet t’u tregojmë njerëzve çfarë mund të bëjmë dhe për këtë jemi të aftë”, ka shtuar portugezi.
Juande Ramos do të vazhdojë punën e tij si trajner i Real Madridit edhe pas ardhjes së Florentino Perezit në krye të Mbretërve.
“AS” shkruan se Perez, i cili konsiderohet pretendenti kryesor për ta fituar presidencën e Los Blancos është mbështetës i idesë që trajneri aktual i Merengues ta vazhdojë punën. Ish-trajnerit të Tottenhamit i skadon kontrata në qershor, mirëpo në 14 ndeshjet e fundit ai ka nxjerrë 13 fitore dhe kjo nuk është diçka që nuk duhet të konsiderohet.
Interi është gati të bëjë një ofertë për sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, për ta zëvendësuar sulmuesin problematik Adriano.
“Il Corriere Dello Sport” njofton se Jose Mourinho është një admirues i sulmuesit italian, i cili ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2012 dhe vlen afër 12 milionë euro. Megjithatë zikaltrit duhet të përballen me Romën dhe Juventusin, të cilët prej kohësh janë të interesuar për Quagliarellan.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Arie Haan, do t’i zhvillojë edhe tre ndeshjet e mbetura kualifikuese të Përfaqësuese kuqezi, ndërsa pastaj pritet largimi i tij nga posti i trajnerit të Shqipërisë.
Haan ka zhgënjyer totalisht, ndërsa shkarkimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt, por edhe nëse nuk ndodh shkarkimi, është e sigurt se kontrata nuk do t’i vazhdohet në fund të edicionit. Ndërkohë si pasues të Haan konsiderohen trajneri i dytë te Anderlechti, Besnik Hasi, ish-trajneri i të rinjve të AEK-ut, Bledar Kola dhe legjenda e portës shqiptare, Foto Strakosha
"Corriere dello Sport" njofton se Juventusi i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Daniel Agger.
Për të fituar shërbimet e qendërmbrojtësit, Bianconerët duhet të luftojnë me rivalët e Milanit, të cilët po ashtu janë të interesuar për shërbimet e 24-vjeçarit. Agger ka kontratë me skuadrën nga Liga Premier deri në vitin 2010, megjithatë Juve mendon se ai mund të jetë lojtari i duhur për ta përforcuar mbrojtjen bardhezi.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, shpreson që ta ketë kundërshtar Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, nëse Djajtë e Kuq arrijnë deri atje.
“Shpresoj që të arrijmë në finale dhe të ndeshemi me Barcelonën atje, dhe kjo do të ishte një ndeshje ëndrrash”. “Po ashtu, mendoj se në gjysmëfinale do të jenë tre skuadra angleze, gjë që tregon kualitetin e Ligës Premier”. “Më duhet të them se jam i lumtur që jemi në një situatë që na mban larg Barcelonës. Skuadra spanjolle është rreziku më i madh në këtë garë. Ata janë favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve”, është cituar Ferguson nga “The Sun”.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, planifikon ta sjellë në Stamford Bridge trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti.
“Daily Mail” njofton se Abramovich ia ka ofruar një kontratë trevjeçare trajnerit italian dhe tashmë kanë diskutuar për këtë gjë. Ancelotti vitin e kaluar e ka refuzuar Chelsean për të qëndruar në San Siro, mirëpo tani situata te Milani ka ndryshuar. Drejtuesit e Milanit jo vetëm që nuk po sjellin lojtarë të duhur në skuadër, por ata planifikojnë shitjen e lojtarit kryesor, Leite Kaka. Ndërkohë miliarderi rus ka deklaruar se ai ka tentuar ta mbajë në Stamford Bridge, trajnerin aktual të Chelseat, Guus Hiddink, por ka dështuar ta bëjë këtë. Tifozët e Chelseat e dëshirojnë sërish në krye të skuadrës Jose Mourinhon, mirëpo Abramovichi e dëshiron Ancelottin.
Së shpejti pritet të rindërtohet “mbretëria” e Florentino Perezit te Real Madridi, me shumë emra të mëdhenj në qarkullim të cilët pritet të transferohen në Santiago Bernabeu. Mirëpo, sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka mohuar mundësinë e transferimit të tij te ish-rivalët e qytetit, duke shtuar se as ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, nuk do ta veshë fanellën e Los Blancos.
“Për mua Real Madridi është si çdo skuadër tjetër, si Barcelona, Milani, Bayern Munichu ose Interi”. “Reali nuk më tërheq mua personalisht dhe nuk e shoh veten duke luajtur për ta në të ardhmen. Nuk mund të luaj për Realin, sidomos kur mendoj të kaluarën time me Atleticon. Dhe nëse kthehem ndonjëherë në Spanjë, pa dyshim që do të kthehesha tek Atletico”. “Por para se ta bëj këtë do të doja ta provoj veten në Serie A, për ta kompletuar rrugëtimin tim nëpër tre ligat më të mëdha evropiane. Po ashtu do të më pëlqente të luaja në Bundesliga, sidomos për Bayern Munich”. “Po ashtu, nuk mendoj se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester Unitedi, pasi që ata po kalojnë një formë jashtëzakonisht të mirë. Ndoshta dikur më vonë do të largohet, por jo në një të ardhme të afërt”, ka thënë spanjolli në një intervistë për revistën spanjolle “Don Balon”.
Debati se cili është lojtar më i mirë, Frank Lampard apo Steven Gerrard, vazhdon qe disa vite në Angli, ndërsa Florent Malouda e ka mbajtur anën e bashkëlojtarit të tij, duke kërkuar nga mesfushori i Chelseat eliminimin e Liverpoolit nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.
“Për mua më i miri është Lampard. Kurrë nuk do të ndërroja mendim. Franku është shumë i veçantë, sepse ai gjithmonë përqendrohet te goli i kundërshtarit. Ai vrapon vazhdimisht dhe është përplot energji”. “Franku luan në mesfushë, mirëpo ai e ka mentalitetin e sulmuesit. Ai nuk është i kënaqur nëse nuk shënon. Ai vjen nga prapa dhe për këtë arsye skuadrat e kanë vështirë ta ndalojnë. Ai është vazhdimisht në lëvizje dhe është krijues i rasteve”, është cituar Malouda nga “Guardian”.
Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në San Siro edhe në sezonin e ardhshëm dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre.
Ukrainas ka përjetuar disa ditë të mira, pasi që shënoi të mërkurën kundër Anglisë, ndërsa ishte asistues i golit të Inzaghit të dielën mbrëma kundër Lecces. “Po kaloj momente të mira dhe jam vërtet i lumtur. Dëshiroj të vazhdoj këtë rrugë dhe të jap më të mirën nga vetja deri në fund të sezonit”. “Shpresoj të qëndroj te Milani edhe sezonin e ardhshëm, megjithëse ende nuk e kam marrë vendimin përfundimtar”, ka thënë ish- sulmuesi më i mirë në botë për faqen zyrtare të Milanit.
Edhe krahas spekulimeve të cilat e lidhin me një kalim prej 75 milionë funtesh në Real Madrid, Cristiano Ronaldo thotë se Manchester United është klubi i duhur për të.
Portugezi shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas, të cilën Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 3-2. Manchester United nesër do të ndeshet me Porton në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ronaldo ka shfrytëzuar rastin ta shfaqë besimin e tij ndaj klubit para kësaj përballje. “Gjithmonë i kemi këto pyetje. Jam i lumtur në këtë klub. Mendoj se ky është klubi i duhur për mua”, ka thënë Ronaldo në pyetjen e zakonshme rreth transferimit të tij në Real Madrid.