Mund të duket e pabesueshme, por në Angli besojnë se Kombëtarja shqiptare është një prej pesë arsyeve përse Kristiano Ronaldo nuk duhet të transferohet te Reali i Madridit.Mediat britanike kanë shpjeguar me pak pika, idenë se largimi i mesfushorit nga Manchester United do të ishte një “çmenduri”. “Lojtari më i mirë në botë” rrezikon të qëndrojë jashtë Botërorit 2010, edhe sepse në diferencën prej 7 pikëshnga Danimarka kryesuese e grupit eliminator ka peshë barazimi 0-0 i Portugalisë me Shqipërinë.Kristiano Ronaldo konfirmoi se i vetëm nuk mund ta tërheqë skuadrën, situatë me të cilën do të përballej edhe në “Santiago Bernabeu”.Përkundrazi, te “Djajtë e Kuq”, ai është i rrethuar nga një grup shumë cilësor, që e ndihmon të shfaqë klasin e lartë. Arsyet e tjera janë futbolli i jashtëzakonshëm në Angli, “shkatërrimi” 4-0 i Realit në Champions me Liverpulin, këshillat se lojtarët nuk duhet të ndjekin paratë dhe se Ferguson nuk është më i ri për ta ndjekur hap pas hapi që ta bindë të qëndrojë.
Jose Mourinho eshte i destinuar per t’u bere nje nga trajneret me ndalesat me te rendesishme ne karriere.Pas aventures tek Chelsea ai tashme po stervit Interin, por ne te ardhmen e tij projektohen klube edhe me te medha. Nuk eshte vetem Manchester United qe kerkon te rrembeje portugezin nga stoli zikalter pasi nje tjeter skuader e madhe ka menduar te ule ne pankine karizmatikun luzitan. Behet fjale per Real Madrid qe ne fund te sezonit do laje duart nga Juande Ramos.
Sipas gazetes “AS”, Mourinho ka deshire te madhe te stervise Realin dhe kete ua ka bere te ditur disa miqve te tij te ngushte. Per momentin keto jane vetem fjale por ne rast se Florentino Perez fiton zgjedhjet, atehere Moratti duhet te filloje te shqetesohet pasi veprimet do konkretizohen dhe Interi do rrezikoje te ngelet pa trajner.
Spanja, e cila vazhdon nga fitorja në fitore dhe është e pamposhtur në 31 ndeshje, po ashtu ka thyer një rekord të ri të renditjes botërore të kombëtare sipas FIFA-s.Me një dallim prej më shumë se 350 pikësh në mes tyre dhe rivalëve më të afërt, spanjollët janë liderët më dominues që kur kjo listë për të parën herë ka filluar të publikohet.Në krye të tabelës së kombëtareve më të mira, Kampioni i Evropës ndiqet nga Gjermania dhe Holanda. Brazili dhe Italia kanë pësuar nga një ngritje duke mbajtur tash vendin e katërt, respektivisht të pestë.Argjentina, e cila u thye nga Bolivia në ndeshjen e fundit, pagoi çmimin duke zbritur dy vende, dhe tash gjendet në të gjashtën pozitë, një para Anglisë që është ngritur dy vende. Edhe Franca është rikthyer në dhjetëshe, duke u ngritur dy vende dhe duke qëndruar prapa Kroacisë (e 8-ta) dhe Rusisë (e 9-ta).Ngritjet më të mëdha i kanë bërë Togo me 26 vende (tash në pozitën e 121-të) dhe Bosnja dhe Hercegovina me 20 vende (tash e 38-ta). Shqipëria ka zbritur 11 pozita, dhe tash renditet e 91-ta.Publikimi i ardhshëm i FIFA-s do të bëhet më 6 maj.
Dy humbjet zhgënjyese kundër Hungarisë dhe Danimarkës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2010, i kanë kushtuar kombëtares kuqezi me 11 pozita në listën e FIFA-s.Në renditjen e muajit mars Shqipëria ishte e 80-ta në renditjen e kombëtareve më të mira në botë, ndërsa tash pozicionohet në vendin e 91-të.Humbja minimale prej 1-0 ndaj Hungarisë në Qemal Stafa, pavarësisht një paraqitjeje solide, dhe ‘turpërimi’ prej 3-0 në udhëtim kundër Danimarkës, kanë bërë që ekipi i drejtuar nga trajneri Arie Haan të zbresë 11 vende.Kjo është pozita më e ulët e Shqipërisë për këtë vit dhe më e ulëta që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u rendit në pozitën e 102-të.Prej ekipeve ballkanase, zbritje ka pësuar Maqedonia, 4 pozita, por e cila ende qëndron shumë më lartë se Shqipëria, pasi tash mban vendin e 64-të, si dhe Kroacia me një pozitë më poshtë (tash e 8-ta).Të gjitha ekipet tjera kanë pësuar ngritje. Greqia është ngritur gjashtë pozita (tash e 13-ta), Serbia 13 pozita (tash e 23-ta), Bullgaria shtatë pozita (tash e 20-ta) dhe Bosnja e Hercegovina, që është ngritur plot 20 vende (tash e 38-ta).
Sir Alex Ferguson pranon se Manchester United kundër Portos e pagoi çmimin për shkak të pranimit të luajë me Aston Villan 48 orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.Ferguson pati mundësinë që ndeshjen kundër Aston Villas ta zhvillojë të shtunën, por me ndeshjet ndërkombëtare në mendje, vendosi ta ndryshojë ditën dhe të luajë të dielën.“Treguam lodhje për shkak se rrezikuan në ndeshjen e kaluar, për të cilën unë zgjodha që të luhet të dielën, që nuk ishte e qëlluar. Por u përballëm me një situatë të caktuar dhe e zgjodhëm opsionin më të mirë duke menduar se përballja evropiane do ta ngrit nivelin e adrenalinës”, ka thënë Ferguson për “The Guardian”.“Për shkak të shumë lojtarëve që ishin në detyrë me kombëtaret e tyre, në Bolivi, Rio de Janeiro dhe Kore, mendova se më mirë ishte që ndeshja të zhvillohej të dielën”, shton trajneri i penduar skocez.
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se ekipi i tij nuk do të udhëtojë në Anfield për t’u mbrojtur, në ndeshjen e sotme çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përballë Liverpoolit.“Nuk do të qëndrojnë dhe të presin derisa të mposhtemi. Kjo nuk është mënyra se si luhet futbolli. Kjo nuk është filozofia ime ose koncepti ekipor. Ne nuk do të presim. Do të përpiqemi të kemi iniciativë”, ka thënë Hiddink para ndeshjes së sotme.“70% e ekipeve të cilat shënojnë gol në udhëtim kalojnë në rundin e ardhshëm. Nëse shënoni gol në fushë mysafire, kjo gjithmonë është një goditje e fortë për ekipin vendas. Nëse pranoni gol në shtëpi, gjithmonë është vështirë të riktheheni”, ka përfunduar holandezi.
Trajneri i Bayer Munichut, Jurgen Klinsmann, ka deklaruar se skuadra e tij do të jetë e fuqishme në përpalljen e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës në Camp Nou, pavarësisht mungesës së disa lojtarëve të formacionit bazë (Lucio, Daniel Van Buyten dhe Miroslav Klose).“Kemi pasur mungesa të shumta gjatë sezonit dhe kjo gjë shpesh na ka bërë që të improvizojmë. Jam i bindur se do të kemi një skuadër të fortë e cila do të përballet me Barcelonën”, është cituar Klinsmann për “Sport”. Trajneri gjerman ka siguruar se skuadra e tij do të sulmojë në Camp Nou dhe se tifozët e të dyja skuadrave do të jenë të kënaqur sepse do të shikojnë një ndeshje të bukur të dy skuadrave të mëdha evropiane.
Villarreali dhe Arsenali barazuan, me rezultat 1-1, në El Madrigal, ndërsa golashënuesi i Nëndetëses së Verdhë, Marcos Senna, thotë se skuadra e tij mund të shënojë fitore në shtëpi të Arsenalit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne provuam gjithçka për të shënuar fitore, mirëpo niveli i lojës sonë rra menjëherë pas pauzës”. “Aktualisht Arsenali e ka përparësinë, sepse shënuan gol në terren mysafir, mirëpo nëse fitojmë atje, atëherë do të jemi në gjysmëfinale. Dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Senna.
“Ne provuam gjithçka për të shënuar fitore, mirëpo niveli i lojës sonë rra menjëherë pas pauzës”. “Aktualisht Arsenali e ka përparësinë, sepse shënuan gol në terren mysafir, mirëpo nëse fitojmë atje, atëherë do të jemi në gjysmëfinale. Dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Senna.
Arsenali ka vuajtur të marrtën mbrëma në përballjen e parë çerekfinale ne El Madrigal kundër Villarrealit, mirëpo në fund të ndeshjes ata dolën me rezultat të barabartë, 1-1, duke shënuar gol në terren mysafir që është shumë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.“Ne kemi tifozë të cilët janë gjithmonë me ne në ndeshjet e rëndësishme. Mbështetja e tyre do të jetë shumë e rëndësishme (në ndeshjen e kthimit), mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm që Villarreali është një skuadër e madhe”, ka thënë mesfushori i Topçinjve, Cesc Fabregas. “Tani duhet ta përfundojmë të gjithë punën që e bëmë në ndeshjen e parë. Sido që të jetë e dimë se kemi një skuadër të fuqishme përballë dhe do të jetë shumë vështirë për të shënuar fitore”, ka shtuar sulmuesi kroat Eduardo da Silva.
Juventusi mezi pret fillimin e afatit kalimtar veror për të transferuar disa lojtarë të cilët do t’ia kthenin namin e dikurshëm skuadrës më të suksesshme në Itali.Gazeta spanjolle “Sport” njofton se bardhezinjtë janë vënë pas mbrojtësit të Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi, që konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për mbrojtjen e luhatshme bardhezi. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës ka kontratë me kryeqytetasit deri në vitin 2011, mirëpo klubi i Atleticos planifikon shitjen e disa lojtarëve në fund të sezonin, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Ujfalusi.
Dy ditët e fundit po qarkullojnë një numë ri madh spekulimesh në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje paraprake ndërmjet superyllit të Milanit, Ricardo Kaka, dhe pretendentit kryesor për ta fituar presidencën te Real Madridi, Florentino Perez.E përditshmja spanjolle “Marca” madje ka shkuar aq larg, saqë në numrin e të martës e ka nxjerrë një foto-montim të Kaka me fanellën numër 5, cilën e ka bartur legjenda franceze Zinedine Zidane. Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar duke thënë se super-Kaka nuk është në shitje, mirëpo “AS” njofton se kaka dhe përfaqësuesit e tij tashmë i kanë bërë të ditura kërkesat e ish-futbollistit më të mirë në botë Kaka kërkon 12 milionë euro bruto për sezon, ose nëntë milion neto, që do të thotë afër tre milionë më shumë sesa paga neto e tij te Milani (6.2 milionë). “AS” po ashtu njofton se Perez i ka ofruar Milanit 60 milionë euro për brazilianin, ndërsa Rossonerët kërkojnë 85 milionë, derisa pritet që të caktohet një vlerë e mesme prej 70 milionë eurosh, me ç’rast Kaka do ta vishte fanellën e Los Blancos.
Drejtuesit e FFM-së dhe trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, slloveni Sreçko Katanec, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit me çka prej 1 prillit të këtij viti marrin fund të gjitha obligimet e stafit teknik ndaj ekipit përfaqësues.
Një vendim për largimin e Katanecit nga pankina e përfaqësueses ka rezultuar pas bisedave që kanë pasur njeriu I futbollit vendor Haxhiristevski me trajnerin Katanec. Këta të dy kanë ardhur në përfundimin se që para ndeshjes me Holandën, atmosfera në përfaqësuese nuk është në nivelin e duhur dhe kjo negativisht mund të kontribojë mbi vazhdimin e kualifikimeve për botërorin e 2010-tës, kundër Norvegjisë dhe Islandës në qershor.“Ofrova dorëheqje jo për shkak të disfatës nga Holanda, pasi që ata sipas cilësisë momentale dhe formës së ekipit tonë “tulipanët” ishin favorit absolut. Dorëheqj ofrova për shkak të disiplinës së prishur dhe sjelljes specifike të disa futbollistëve me një pjesë të mediave”, ka thënë Katanec.Në ditën në vazhdim Këshilli Drejtues I FFM-së, do të shqyrtojë situatën e krijuar pas largimit të trajnerit Katanec dhe gjendjes në ekipin përfaqësues.
Një vendim për largimin e Katanecit nga pankina e përfaqësueses ka rezultuar pas bisedave që kanë pasur njeriu I futbollit vendor Haxhiristevski me trajnerin Katanec. Këta të dy kanë ardhur në përfundimin se që para ndeshjes me Holandën, atmosfera në përfaqësuese nuk është në nivelin e duhur dhe kjo negativisht mund të kontribojë mbi vazhdimin e kualifikimeve për botërorin e 2010-tës, kundër Norvegjisë dhe Islandës në qershor.“Ofrova dorëheqje jo për shkak të disfatës nga Holanda, pasi që ata sipas cilësisë momentale dhe formës së ekipit tonë “tulipanët” ishin favorit absolut. Dorëheqj ofrova për shkak të disiplinës së prishur dhe sjelljes specifike të disa futbollistëve me një pjesë të mediave”, ka thënë Katanec.Në ditën në vazhdim Këshilli Drejtues I FFM-së, do të shqyrtojë situatën e krijuar pas largimit të trajnerit Katanec dhe gjendjes në ekipin përfaqësues.
















